E PARA: Kur’anin që e kanë sot në dorë, është pa fare ndryshim dhe orgjinal siç i është zbritur Muhammedit (a.s.). Kurse ndaj Teuratit dhe Ungjillit janë paraqitur shumë dyshime.
E DYTA: Muslimanët Kur’anin e dinë si mbrojtësin më të madh të gjuhës arabe dhe për ta parashtruar në gjendjen praktike, atë e pranojnë si burim të fesë së vërtetë. Prandaj Monsieur Renaud në qoftë se e korrigjon përkthimin e tij gabim, (Kur’anin), njerëzimin do ta ndihmojë për t’u ndriçuar shumë dhe për të prishur kufijtë e besimeve të kota.
Doktor MAURICE

Pastërtia dhe shprehjet e larta të Kur’anit ndaj All-llahut të Madhëruar.
Ky është filozofi i dyzetegjashtë që është regjistruar në Çezmen e Dritës, pjesë e Risale-i Nurit.
Mister John Davenport, në librin e tij që titullohet “Hazreti Muhammed (a.s.m.) dhe Kur’ani”, thotë këto fjalë:
Në veçantitë e panumërta të Kur’anit, dy gjëra janë jashtëzakonisht të rëndësishme:
1. Me lartësinë e ekuilibrimit të ajeteve, në momentin kur shpreh emrin e All-llahut të Madhëruar, Kur’ani Famëlartë e lartëson All-llahun (xh.sh.), duke mos i veshur ndonjë të metë njerëzore.
2. Kur’ani, nga fillimi deri në fund është i pastër nga fjalët e pamoralshme dhe nga ato të thjeshta e të paedukuara. Në të nuk mund të gjesh fjali, apo përrallëza të palogjikshme, përveç gojtarisë së paarritur.
Këto mangësi janë të bollshme në librat e amshuar të të krishterëve.
JOHN DAVENPORT

Kur’ani është i mbushur me seriozitet dhe sinqeritet.
Carlyle thotë kështu:
Po qe se vetëm një herë e lexon me kujdes (Kur’anin), do të vëresh se si sqarohen cilësitë e veçanta të tij. Bukuritë e Kur’anit janë përmbi të gjitha veprat letrare të tjera. Kryesorja e cilësive të veçanta të saj, është mbrojtja e origjinalitetit të tij. Unë në këtë mendim jam i bindur se Kur’ani prej fillimit e deri në fund është plot e përplot me të vërteta të sinqerta. Kurse Hazreti Muhammed (a.s.m.) me ftesën e tij, ka ftuar të gjithë botën tek feja e vërtetë.
CARLYLE

Feja Islame e refuzon besimin në trinitet dhe besimet tek gjërat materiale.
Më i madhi autor nga autorët e famshëm anglez EDWARD GIBBON, në librin “Vetvrasja dhe rrëzimi i Parandorisë  Romake”, thotë kështu:
Vendet nga lumi Ganj deri tek oqeani Atlantik, Kur’anin Famëlartë e kanë pranuar si kushtetutë dhe ligj të jetës. Sepse në pikëpamjen e Kur’anit nuk kanë dallim një udhëheqës ngadhënjimtar me një të varfër të mjerë. Kur’ani ka vendosur një sistem të tillë jetësor, që në rruzullin tokësor nuk mund t’ia gjesh shokun. Themelet e besimit Islam refuzojnë bindjen në trinitet dhe veshjen Zotit trup material. Dhe gjithashtu udhëzojnë të mos adhurosh tjetër gjë përveç All-llahut (xh.sh.). Këto mendime mistike përpiqen të përhapin mendimet e trinitetit dhe për Mesihun (Isain a.s.), thonë se është bir i Zotit. Kurrë! Por këto mendime vetëm nga mendjet e të krishterëve fanatikë mund të pranohen, kurse Kur’ani i famshëm është i pastër prej këtyre bindjeve të ngatërruara dhe të dyshimta. Kur’ani është më i madhi argument për ekzistencën e All-llahut (xh.sh.). Kush beson në një Zot dhe zotëron një logjikë të shëndoshë filozofike, pa menduar fare e pranon pikëpamjen e fesë Islame. Sepse feja Islame është më lart se sa mendimet e sotme të zbuluara.
EDWARD GIBBON

Më së miri feja Islame i ka treguar të drejtat mes All-llahut dhe njerëzve.
Ajo është një përmbledhje e moraleve më të bukura që dalin nga Kur’ani dhe sqarimet e Hz. Muhammedit (a.s.m.). Nevojat e vendeve të ndryshme përballohen duke sqaruar themelet e Kur’anit. është e pamundur të mohohet se kush ka dashur t’i afrohet All-llahut, më së miri me Të e ka lidhur Kur’ani. Haku i Krijuesit me ato të krijesave të Tij, më së miri sqarohet në Fenë Islame. Këtë fakt jo vetëm muslimanët, por edhe të krishterët dhe musevitë (izraelitët) e pohojnë.
MARMADUKE PICKTAHALL

Kur’ani është një libër që pa fare dallim përshtatet me ligjet e natyrës dhe zbulimet e reja.
Me ndihmën e diturisë së shkencave të zbuluara, apo akoma të pazbuluara, asnjë çështje nuk kundërshtohet me themelet e besimit Islam. Përkundrazi me mundimet tona, krishtërimin përpiqemi ta sqarojmë që nuk është kundër ligjeve të natyrës. Ligjet e Kur’anit pa fare dallim, përputhen me ato të natyrës. Pra ai është një libër që meriton nderimin.
LEVAZAUNE

Kur’ani përmban themelet e të gjitha të mirave dhe njeriun e largon nga të gjitha rrugët e errëta.
Kur’ani njerëzve në një formë më të qartë u ka mësuar se çfarë të drejte kemi ndaj All-llahut (xh.sh.), qeniet çfarë lidhje kanë me All-llahun dhe çfarë shpërblimi presin nga Krijuesi i tyre. Kur’ani përfshin dhe shpjegon sjelljet e mira, themelet e filozofisë, nderin, paturpësinë, dobitë, dëmet, shkurtimisht ai ka sqaruar cilësitë e të gjitha çështjeve në mënyrë të përmbledhur. Përmbledhja e diturisë së shkencave që është barazjetesa, bamirësia, virtytet e bukura dhe humanizmi, janë ushtruar tek Ai. Kur’ani duke e mbrojtur nga rrugët e errësirës dhe veseve të pamoralshme, e ka mësuar njeriun që të vazhdojë jetën në rrugën e mesme të ekonomisë dhe të moralit më të lartë e të ndritur. Duke i përmirësuar gabimet e njeriut, atë e lartëson ne vende të larta.
Orientalisti SEDIO

Kur’ani është një zë i Pejgamberit që mund ta dëgjojë e gjithë bota. Jehona e saj tingëllon nëpër saraje, shkretëtira, qytete dhe shtete!...
Kur’ani a është poemë? Nuk është i tillë, por është e vështirë ta dallosh nga poema sepse është më lart se ajo. Në këtë mënyrë Kur’ani nuk është libër historie, apo një përmbledhje e gjendjes së sotme, apo një varg këshillash si ata që ka mbajtur Isai (a.s.) në mal. Kur’ani nuk i ngjan as mësimeve budiste, apo librave që japin mësime logjike, apo të Platonit që cilat kanë dhënë këshilla. Ky është zëri i një Profeti. Një zë i tillë që e gjithë bota mund ta dëgjojë. Jehonat e tij tingëllojnë edhe nëpër vila, edhe nëpër shkretëtira edhe nëpër qytete edhe nëpër shtete!... Feja që e ka formuar këtë zë, së pari ka gjetur shpallës të vet, shpirtëdashës të ndritur me ndërtesë të një jete të re. Nën hijen e kësaj feje, është formuar një dritë, prej bashkimit të Azisë me grekët, duke e çarë errësirën e Europës. Kjo ngjarje ka ndodhur në kohën kur të krishterët kanë përjetuar errësirën më të madhe, mesjetën.
Dr. JOHNSON

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>