Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Meqenëse sot njerëzit kanë përparuar me teknikë, përse nuk kanë mundur t’ia garantojnë qetësinë e popullit? A nuk jeni duke parë në jetën shoqërore se në çfarë niveli ka rënë mëshira, dashamirësia e drejtësia e popullit, ku vendin e virtyteve të bukura e ka zënë mizoria, dhuna dhe anarkizmi?! A nuk duhet të mendojmë se përse plagët e shoqërisë së sotme nuk mund t’i shërojë asnjë doktrinë e deklarim i filozofëve, për më tepër disa doktrina të tyre po bëhen shkak i zullumit dhe i dhunës. Të gjitha këto janë arsyet që nuk trokasin në derën e shkollës së Profetit Muhammed (a.s.m.) dhe të bëhen studentet e Tij.
E pesta, është mospërfillja që vjen nga ndikimi i propogandave materialiste.
Edhe më parë kam sqaruar se njeriu ndikohet mënjëherë. është interesant hadithi i Profetit (a.s.m.) që thotë: “Nuk kam parë ndonjë gjë tjetër që ndikohet sa njeriu”, domethënë njeriu patjetër mbetet nën ndikimin e ndonjë sendi. Për këtë hadithi tjetër thotë: “Njeriu është në fenë e shokut të tij”. Këtë, për veten e tyre shume popuj kanë bërë fjalë të urtë që thuajknë? “ Ti tregoma shoçin unë të tregoi se kush je ti”. Ai i ngjan një ene që është bosh, që nëse ajo nuk mbushet me mendimet pozitive atëherë patjetër atë do ta mbushin ideologjitë negative. A nuk është ky shkak që e ka tronditur rininë duke e futur në sëmundje nervore? Ja pra, për të shpëtuar nga këto sëmundje është vetëm një rrugë, ajo që mendja, zemra e shpirti të futet nën dritën e të vërtetave që u ka sjellë Kur’ani. Mjerisht shumica po u mashtrohen mendjeve e recepteve magjepsëse, duke menduar se do t’i shpëtojnë ato, ndërsa misionerët materialistë duke i mashtruar ata që s’janë inteligjentë, për t’i tërhequr nga vetja, u paraqesin propagandë të rreme “Drejtësi e bashkim” pastaj në kokën e këtyre simpatizanëve u fusin dyshime të rrepta, vazhdimisht atyre u paraqesin mendime të ndryshme të ndonjë materialisti dhe ateisti. Në këtë mënyrë ata djem dhe vajza të reja bëhen si një robot dhe secilit send u afrohen me paragjykim. Por është realitet që edhe një shtëpi e keqe nuk bëhet pa mjeshtër, ndërsa ata thojnë për universin madhështor se është bërë vetëvetiu dhe se nuk ka Zot, kur asnjë shkronjë nuk mund të shkruhet vetëvetiu. Ata thonë se secila germë e universit duke mbartur shkenca preçize është shkruajtur vetëvetiu. Kështu edhe për bimët, kafshët e njerëzit thonë se i ka krijuar natyra e verbër, e shurdhër, e pamend që nuk është e gjallë, apo që janë krijuar rastësisht. Edhe për veten e tyre mendojnë se janë krijuar pa kurrfarë qëllimi dhe janë pa zot. Po qe se s’i shohin forcat e qeverisë ata mund të bëjnë çfarë të dojë shpirti i tyre, që ajo për ta është një devijim i trishtueshëm.
Ata nuk mund ta shohin gjendjen e tmerrshme të mosbesimit që njeriun e rrëzon nga shkalla më e lartë e gradës diamant, në nivelin e grimcave të qelqit të thyer. Duke u fshirë nga koka e tyre të gjitha vlerat e njerëzimit, gjendja e tyre ato i rrëzon nën nivelin e kafshës, kurse mosbesimi i tyre nuk mund t’ua sqarojë të vërtetat e mëdha.
Këto pyetje e shqetësojnë vazhdimisht secilin njeri.
Kush e krijoi këtë gjithësi në të cilën jetojnë krijesat e panumërta?
Kush i sjell këto sisteme të kozmosit që sillen me një rregull të përsosur?
Rruzulli tokësor që është i pajisur me kodra e vreshta, detëra e lumenj, me dheun e ajrin, kush e detyron që t’i shërbejë njerëzimit?
Kush i krijoi kafshët që me një ekuilibrim të përsosur trupi i tyre përshtatet me shpirtin?
Kush e krijoi njeriun në shkallën më të lartë, shpirtin e tij të veshur me një trup që i përshtatet atij dhe pajisur me vlera që secila shqisë i kushton sa vetë bota?
Dhe nga ka ardhur ky njeri që është aq i vlefshëm dhe çfarë detyrë ka ai në këtë botë dhe më në fund ku do të shkojë?
Pra njeriu mund të qetësohet vetëm atëherë kur gjen përgjigjen e këtyre pyetjeve dhe vetëm në këtë mënyrë mund të jetojë në qetësi. Dhe vetëm kështu mund të gëzojë lumturinë përrallore në jetën tjetër, sepse e meriton meqenëse ka gjetur Krijuesin e këtij universi, që secilin send e shpenzon ku të dojë Ai.
E gjashta, një pakujdesi vjen nga që All-llahun, Krijuesin e Madhëruar e krahasojnë me krijesat.
Ky mendim e hedh njeriun në mashtrim, duke e futur në batakun e devijimit. Ekzistenca e All-llahut është “vaxhib’ul-vuxhud” (Ekzistenca e Tij është e domosdoshme) dhe Ai është i Pafillimtë edhe i Pambarimtë dhe të gjithë funksionet e Tij janë në majën e përsosmërisë. Dobësia, nevoja, koha e vendi nuk janë të nevojshme për Allahun. Pra, a është e mundur të krahasosh All-llahun e Madhëruar me krijesat e përkohshme që janë të ulëta e të dobëta, të krijuara më pas nga ana e Tij. Dihet se kur i krahason dy sende, ato duhet të kenë pikët e përbashkëta. Si shembull, cilësitë e njeriut kurrë nuk mund t’i krahasosh me të bimëve edhe orën me mjeshtrin e saj edhe rrobaqepësi nuk ngjan me xhaketën që ke në trup.
E shtata: Njeriu bëhet i pakujdesshëm nga moskryerja e detyrimeve të zakonshme ndaj All-llahut (xh.sh.) pra ibadetin (adhurimin).
All-llahu i madhëruar në këtë gjithësi secilin send e ka krijuar në shërbim të njerëzve dhe njeriun e ka krijuar si qëllim kryesor dhe rezultat të krijimit të universit. Patjetër edhe njeriu duhet të ketë një qëllim mbi gjithësinë. Ai qëllim nuk është tjetër vetëm se t’i zëjë besë All-llahut (xh.sh.) dhe duke u bindur ta adhurojë Atë. Adhurimi e shtyn njeriun të lartësohet dhe të lakohet ndaj mirësive të Tij të panumërta duke u pastruar nga të metat. Adhurimi për njeriun është një falenderim që me atë ai mund të lartësohet në vendin e duhur të njerëzimit. Sepse vetëm adhurimi mund t’i kufizojë dëshirat shtazore të njeriut, duke i marrë ato nën kontroll. Adhurimi duke e afruar njeriun tek i Adhuruari i Vërtetë, ia realizon forcat mendore, nervore e epshore dhe duke ia lulëzuar shpirtin ia pastron zemrën e zotit të vet dhe ia garanton moralin më të mirë.
Ja pra detyra kryesore e njeriut është adhurimi. Kush e braktis atë ka rënë në batakun më të madh duke hyrë nën gjykimin e veseve të veta shtazore. Ky njeri edhe në jetën shoqërore bëhet një agresor, nuk dëgjon kurrfarë drejtësie dhe shpirtërisht rrëzohet dhe jeton duke mos parë shëmtimin në brendësinë e mëkateve. Mëkatet e bëra e çojnë atë për ditë nga një hap drejt në mohim. Duke bërë mëkatet pak e nga pak zemra dhe ndërgjegjja e ndjeshmëritë e tij nxihen dhe shuhen dhe mbrapa bëhet i pagjykimtë ndaj të vërtetave. Me në fund ndaj të gjitha gjërave pozitive bëhet i paaftë.
Dihet se për detyrat e urdhëruara që s’i ka bërë nëpunësi, së pari turpërohet ndaj shefit. Po qe se kjo gjendje vazhdon ende, mosbindja i shtohet ndaj tij, e atëherë ajo kthehet në armiqësi dhe kundërshtim. Njësoj si ky shembull, njeriu për arsye se nuk i ka bërë detyrat e adhurimit ndaj Krijuesit të vet, së pari i vjen keq e turpërohet dhe më pas duke vazhduar jetën me mëkate, në zemrën e tij i fshihet dashuria dhe frika ndaj All-llahut (xh.sh.) dhe në vend të tyre ndaj Zotit u shtohen armiqësitë dhe ndaj adhurimit u shtohen urrejtjet, fillon të shpifë ndaj Zotit duke thënë se çfarë mëshire ka Zoti që tjetrin e ka bërë padron kurse mua të varfër dhe ia merr shpirtrat fëmijëve të vegjël. Fatziu jeton duke mos e falenderuar Atë që e ka krijuar në shkallën më të lartë të krijesave pa asnjë mangësi, (sepse ka qenë e mundur ta krijojë një bretkosë, një gjarpër e një gomar), se secili send duhet të falenderojë për gjendjen e tij që nuk ka mbetur tek asgjëja edhe guri falenderon për gjendjen e tij që ka dalë në shesh. Pra njeriu nga pakujdesia duke mos vlerësuar mirësitë me të cilat është përballuar, bëhet gati të pranojë çdo propagandë që bëhet kundra fesë islame. Ky njeri tashmë është gati që të mashtrohet prej fjalëve që mohojnë ekzistencën e Zotit, jetën tjetër, ringjalljen, etj., duke u mashtruar edhe nga fjalë të tjera që nuk kanë kurrfarë argumenti. Me këtë mendon se ka shpëtuar nga përgjegjësia. Fraksionet e komitetet e intrigave të ndryshme, këta njerëz i fusin shumë lehtë në rrugën e tyre të ligë.
E teta, është një pakujdesi e madhe që për të vërtetat e fesë islame të mos pyesësh ekspertin.
Në ditët e sotme njerëzit për çështjet e tyre më të drejta, meqenëse ndaj çështjeve të fesë këto janë të parëndësishme, interesohen të pyesin personat që janë ekspertë të degëve të tyre. Por për çështjet e fesë, përkundrazi, fatkeqësisht i besojnë mendjes së vet apo duke mos i dhënë rëndësi i besojnë personave që nuk janë ekspertë të asaj dege.
Ndërsa ai që nuk e njeh fenë mirë edhe në qoftë se është ekspert në degë të tjera fjala e tij këtu nuk vlen fare. është e ditur se një person që është ekspert i një dege, në një degë tjetër ai mund të jetë ipa informuar dhe fjala e tij aty nuk merret parasysh. P.sh. një doktor sado që të përparojë në mjekësi, nuk vlen fare në fushën e ndërtimeve. Duke qenë e vërteta në këtë drejtim, njeriu përpiqet me mendjen e vet që t’i mësojë të vërtetat e besimit të Kur’anit e të fesë islame, por nëse nuk është ekspert i kësaj fushe, asnjërit nuk duhet t’i zëjmë besë e t’ia dëgjojmë fjalët e tij. Ne duhet t’i lexojmë vetëm librat e ekspertëve të asaj dege, bile për të qenë ndikuese tek ne, duhet t’i dëgjojmë fjalët e t’i lexojmë librat e atyre që teorinë e tyre e vënë edhe në praktikë. Sepse shkenca e fesë islame nuk është teori e thatë, ajo mund të bëhet ndikuese vetëm me praktikë, përndryshe njeriu mund të mashtrohet e të largohet nga të vërtetat, që ajo njeriut si këtu e veçanërisht për atje i kushton shumë shtrenjtë.
Ja pra, po jetojmë në një kohë që vazhdimisht përballemi me propaganda të ndryshme dhe demagogji. Gjëra të pathemelta na i paraqesin si të vërteta, njëlloj edhe të vërtetat duke i shtjelluar me perde na i paraqesin si gjëra boshe. Me këto pyetje janë duke mashtruar ashpër shumë njerëz, veçanërisht rininë. Këto pyetje që përbëhen nga imagjinata e idealistëve të fraksioneve të jashtme, që janë demagogji e mitologji, ata mundohen të na imponojnë si diçka të vërtetë, ata po i mashtrojnë shumë njerëzit duke ia veshur gjërave të pathemelta petkun e vërtetë.
Këta materialistë, të rinjve të brishtë, atyre që shkolla nuk ka mundur t’ia garantojë diturinë e duhur për të mbrojtur besimin, atyre iu paraqesin pyetje të ndryshme që nuk kanë lidhje fare me të vërtetat dhe kështu të rinjtë e pafat duke u mashtruar prej këtyre pyetjeve mbesin nën dyshime.
Ja pra është e ditur se pyetjet ato nuk i paraqesin që të mësojnë ndonjë çështje që kanë mbetur pa e mësuar, por ata duke bërë demagogji përpiqen që t’i mashtrojnë duke u imponuar mosbesimin të rinjve. Kurse është e vërtetë se ata kurrë nuk do të mundin t’i mashtrojnë ato që kanë besim të fortë. Por mjerisht për arsye se në këtë kohë një pakicë shumë e vogël kanë mundur ta forcojnë atë, ne këtu do t’u mësojmë atyre si t’i përgjigjen pyetjeve të materialistëve...
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>