8. ALL-LLAHU DHE UNIVERSI PLOT ME SEKRETE

Prof. Dr. John William Clots. Profesor i gjenetikës dhe fiziologjisë.
Ka doktoruar ne Universitetin Petersburg. Në 1949 ka qenë Profesor i biologjisë dhe fiziologjisë dhe është ekspert i gjenetikës.
Profesori në 8 faqe duke argumentuar se për çfarë beson, thotë:
- Ato që jemi duke përjetuar, nuk është e mundur t’ia japim rastësisë. Këto patjetër i nevojiten ekzistencës së një Krijuesi. Këto krijesa janë krijuar me një sekret të jashtëzakonshëm. Krijimin e tyre me një saktësi të padyshimtë nuk është e mundur t’ia braktisim rastësisë. është e padyshimtë se, për t’i njohur më mirë shkencat, ne më mirë na shtyjnë që t’i hetojmë dhe t’i njohim fenomenet. Në këtë mënyrë, për ta forcuar besimin tonë, më mirë do të kemi mundësi ta kuptojmë Madhërinë e All-llahut (xh.sh.).

9. NJË PROVË ME PËRMBAJTJEN E GJERË

Pof. Dr. Robert Moris. Eksperti i fizikës dhe zbulues i radarit.
Profesori këtu duke argumentuar se për çfarë beson thotë:
- Njeriu në zemrën e tij për të forcuar kushtet e besimit, me tërë fuqinë e tij, ai duhet të mësojë se në çfarë po beson dhe në këtë rast atë nuk mund të bartë kush që të dojë të mdonjë send tjetër, sepse ai duke mësuar e ka zotëruar besimin që e shndrit zemrën e tij, ndërsa ky besim i tij do ta ndikojë në tërë jetën e vet në zemrën e tij, duke mos i lënë asnjë dyshim. Në këtë rast Zoti për të është më pranë se vetja e tij. Vetëm kështu njeriu më mirë mund ta ndiejë kënaqësinë e besimit.

10. ÇFARË MESIMI JEP FIDANI I TRËNDAFILIT

Prof. Dr. Maritte Stanlej Cangden. Shkencëtar i filozofisë dhe fizikës, ka doktoruar në Universitetin Burton, në Tirinty të Floridas. Ka qenë profesor i degës së vetë. Në Amerikë është anëtar bashkëpunimi për hulumtime të fizikës dhe filozofisë së feve.
Profesori në 7 faqe, duke paraqitur argumente për besimin e tij, së fundi thotë:
Në këtë gjithësi secili send është dëshmitar për ekzistencën e All-llahut. Ne shkollarët duke bërë analizë ngjarjet e gjithësisë, nuk mundëm të gjejmë ndonjë rrugëdalje që të mos pranojmë Madhërinë e All-llahut. Tek Ai nuk mund të arrihet as me mjete të fizikës as me metoda të shkencës së sotme. Ndërsa për të arritur tek Ai në secilin atom të qelizave të brendësisë sonë, mund të gjejmë argumente të forta.
PER FENIE ISLAME SI THUAJNE PROFESORET E FAMSHËM TË EUROPËS DHE TË AMERIKËS
Këtu do të keni mundësi ta shihni se si e lavdrojnë ato fen islame, Kur’anin famëlartë dhe Hazreti Muhammedin alejhissalatu ves-selam.
(Princ bismaru thotë)
O MUHAMMED (A.S.M.), PËR ARSYE SE NUK KAM PASUR FATIN TE PËRJETOJ SHEKULLIN TËND, JAM SHUMË I MJERUAR!
Megjithëse gjerësisht i kam hetuar të gjitha librat që thuhen se janë hyjnorë dhe qiellorë, për arsye se janë përballuar me fallsifikime, tek asnjëri nuk kam mundur të gjej përpikmërinë që kam kërkuar. Në fund mora vendimin se këto libra jo një popull, por as lumturinë e një familjeje nuk mund ta garantojnë. Kurse Kur’ani i muhammedinëve ishte larg prej këtyre. Sepse unë e hetova Kur’anin gjithësisht dhe në secilën fjalë u përballova me dobi dhe të vërteta të mëdha, megjithëse armiqtë e muhammedinëve thonë se Muhammedi (a.s.m.) vetë e ka shkruar. Por mendja e pastër ato thënie nuk i pranon kurrë, sepse asnjë logjikë superiore nuk mund të japë këtë prodhim. Ky mendim kundërshtohet me të vërtetën dhe diturinë reale, sepse në qoftë se dikush mbyll sytë ndaj të vërtetave të pamohueshme, ka bërë një gabim të madh. Unë pohoj se Muhammedi (a.s.m.) është një fuqi e posaçme. Sepse diçka e tillë nuk është e mundur në botën e qënieve. Le të paraqitet një fuqi tjetër si ky.
O Muhammed (a.s.m.), për arsye se nuk kam pasur fatin të përjetoj shekullin tënd, jam shumë i mjeruar. Ti që je mësuesi dhe shpallësi i Kur’anit Famëlartë, ai nuk është prodhimi i yt, por është një libër hyjnor. Ta mohosh këtë fakt, është një marrëzi dhe i ngjan mohimit të të gjitha shkencave. Kështu, Ty njerëzimi njëherë të ka parë, nuk është e mundur më të të shohë. Unë duke shpallur nderime, dashuri të sinqertë dhe të përsosura, të përulem ty.
Princ BISMARKU

Më e drejtë dhe më pastër është feja Islame!
Autori i famshëm, orientalisti, eksperti i letërsisë arabe dhe përkthyesi i Kur’anit të famshëm, doktor MAURICE thotë:
Të krishterët e Romës mund t’i nxjerrë nga rruga pa dalje ku kanë rënë, vetëm zëri që është lartësuar në malin e Hirës së arabëve. Ai mal është që zërin hyjnor e ka lartësuar në vendin e duhur, në atë të më të lartëve. Por rumët (romakët), këtë zë nuk e kanë dëgjuar kurrë. Kurse ky zë njerëzve ua ushtron fenë më të pastër dhe më të drejtë. Ajo fe që ndaj njerëzve të tillë si Gundö Firej Hesin, hetues i shquar, me të drejtë të plotë ka thënë këto fjalë: “Uji i bekuar, rrobat e shenjta, kryqet dhe shenjtorët, besimet që janë të lidhura fort tek gjëra të zhveshura nga veprat e mira, fjalë që supozohen të vlefshme në çastin e vdekjes, apo lutje të tjetërkujt për t’u bërë shkak shpëtimi për mëkatarët,nuk ekzistojnë në fenë islame. Këto besime të kota janë shkak i poshtërimit të tyre”.
Sa më tepër kalon koha, aq më tepër zbulohen sekretet e Kur’anit.
Doktor Maurice (Morris) ne gazetën e titulluar “Le parler Française Roman”, i është përgjigjur kështu kritikuesit Selman Ruhah, përkthyes i Kur’anit në gjuhën franceze:
Çfarë është Kur’ani? Kur’ani është një mrekulli, një elokuencë dhe gojtari e madhe mbi të gjitha kritikat. Kur’ani është një shkak mburrje të drejtë në gjoksat e treqind e pesëdhjetë milionë muslimanëve. Jo me kaq, por mund të vazhdojmë edhe më tej:
Fuqia e përjetshme e All-llahut (xh.sh.), Kur’anin e madhëruar e ka zgjedhur si librin më të bukur për njerëzit, në pikëpamjen e rehatisë së njerëzimit. Kur’ani Famëlartë është shumë më i lartë se sa tregimet e filozofëve grekë. Ai është plot e përplot me falenderime ndaj Krijuesit të tokës dhe të qiejve. Secila fjalë e Kur’anit është fjala e Zotit (xh.sh.), Fuqia e të Cilit mund të krijojë çdo gjë. Për ata që merren me letërsi, Kur’ani është një libër letrar. Për ata që janë ekspertë të gjuhës, Ai është një thesar i shprehjeve. Për poetët është një peshore harmonie. Përveç këtyre që treguam, në bazën e gjykimeve të drejtësisë, Ai është një fushë diturie. Po ta marrësh nga koha e Profetit Daut (a.s.), e deri në kohën e Jan Talmusit, asnjë libër i dërguar nuk ka mundur të hyjë në konkurrencë me ajetet e Kur’anit. Për këtë arsye klasat e sipërme të muslimanëve, në pikëpamjen e jetës sa më tepër që të përparojnë, aq më tepër lidhin kontakt me Kur’anin Famëlartë. Përparimi tek muslimanët barazpeshohet me shpalljen e nderimit të tyre ndaj Kur’anit Famëlartë.
Në këtë mënyrë ditë përditë, ndaj Kur’anit u shtohet nderi muslimanëve. Bile shkrimtarët islamë, i zbukurojnë, duke i frymëzuar shkrimet e tyre me ajetet e Kur’anit të famshëm. Besimtarët sa më tepër lartësohen duke studiuar dhe u edukuar, aq më tepër mendimet e veta mbështeten në Kur’anin Famëlartë. Muslimanët janë dashuruar me librin e vet dhe me sinqeritet të zemrës, Kur’anin e quajnë si libër të amshueshëm. Kurse popuj të feve të tjera qiellore, as i japin librave rëndësi e as nuk i nderojnë librat e tyre. Por muslimanët nuk barazohen me ta, sepse librat e tyre i nderojnë për shkak se janë të bindur se gjykimi i Tij, sundon deri sa të qëndrojë bota dhe në këtë mënyrë nuk do të nevojiten udhërrëfyes të tjerë kurrë. Në të vërtetë elokuenca, gojtaria dhe pastërtia e Kur’anit, atë e ngre në një pozitë të posaçme, për këtë arsye ata nuk kërkojnë ndonjë gojtari tjetër. është e ditur se gjenitë e letërsisë dhe poetët e lartë kanë shpallur dobësinë, duke u përkulur para Kur’anit Famëlartë. Çdo ditë dritat e bukurisë së Kur’anit, po shkojnë duke shkëlqyer dhe vlera e Tij po del në pah më tepër, duke mos u sosur të fshehtat e tij. Muslimanët duke qenë popuj të famshëm në prozë dhe poezi, ndaj stilit të Tij janë detyruar të bien në gjunjë. Muslimanët besojnë se Kur’ani posaçërinë e Tij do ta përjetojë deri në ditën e mah’sherit. Dhe kanë të drejtë në mendimin e tyre. Muslimanët atë e përngjasojnë me një lum që gufon dhe frymëzohet me fjalët e gojtarisë dhe të kuptimeve të holla. Nëse Monsieur Renaudit i bie rasti të takohet me botën islame, muslimanët do t’i shikonte në formën më të ndritur dhe të edukuar, sepse ata parashtrojnë nderime të larta ndaj Kur’anit dhe i bëjnë ballë me respekt të jashtëzakonshëm urdhërave të Tij. Ata duke u përpjekur të mos dalin jashtë moralit dhe ligjit të Kur’anit, arrijnë në vendin e duhur të njerëzimit. Bile edhe studentët që kanë kryer shkollën e shkencave të sotme, nuk munden të durojnë ndonjë fjalë intrige kundra Kur’anit. Sepse Kur’ani ka merituar në dy anë këtë respekt:

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>