NJË BISEDË ME VËLLEZËRIT TONË SHQIPTARË
Të nderuar vëllezër dhe motra shqiptare! Unë duke ditur që, nga arsyeja që prindërit e tanë të shqiptqrëve kanë përjetuar periudhën e sistemeve laike dhe të censurës, si ata që vetë nuk kanë mundur ta marrin arsimin e duhur edhe të rinjve nuk kanë mundur t’ia japin edukimin që i takon. Nga kjo arsye, unë gjithnjë të rinjtë i dua pak më tepër, veçanërisht vëllezërit shqiptarë që janë të zgjuar dhe atribojnë t’i bashkojnë dituritë ekzakte me ato të fesë që të lulëzojë kultura për njohuritë e shkencave ekzakte bashkë me dituritë e besimit në Krijuesin e gjithësisë duke mosmohuar edhe gjërat shpirtërore. Ja pra! Duhet të kujdesemi mirë për moshën që po na shkon shumë shpejt, se ne përveç saj nuk kemi tjetër kapital. Që t’i përkushtohemi asaj, ne na duhet të dimë se çfarë është ajo, atëherë duke i dhënë rëndësi mund ta vlerësojmë atë që të mos shkojë nga dora pa dhënë rezultatin e duhur. Sepse po qe se nuk e vlerësojmë është dëm i madh për ne njerëzit që na regjistrohet tërësisht jeta. Se njeriu sipas meritës, ose do të shpërblehet me lumturinë përrallore më një jetë, begatitë e së cilës nuk sosen kurrë ose, Zoti na ruajtë, sipas meritës në një jetë të pavdekshme do të vuajmë torturën e zjarrit të xhehennemit të tmerrshëm. Domethënë ky njeri që është fruti i vetëdijëshëm i drurit të universit dhe anëtari i përjetësisë nuk do të mund të jetojë sikur kafsha që kur ia heqin kapistrën shkon e kullot ku të dojë. Ky njeri në krijimin e tij mbanë tre forca të pa kufizuara, që ato janë mendore, nervore dhe epshore. Këto po qe se nuk kufizohen për njerëzimin është shkatërrim. Shtrohet pyetja si kufizohen ato? Këto kurrë nuk mund të kufizohen me ligjet e parimet e njerëzve, sepse njeriu mund të formojë ligj për atë send që e ka shpikur vetë. Ne kemi nevojë të dijmë se tërë gjithësinë edhe njeriun si fruta e gjithësisë Ai e ka krijuar dhe nën urdhërin e Tij janë tërë atomet e gjithësisë. Njeriut, të cilin e ka krijuar që ta provojë, ia ka dhënë në shërbim të gjitha qeniet dhe që të mos habitet se çfarë është, atij ia ka dërguar kushtetutën dhe duke zgjedhur një person fisnik nga njerëzit që t’ua shpjegojë librin, pra Kur’anin që ua ka dërguar Ai. Pra, me këto begati që është krijuar ky njeri, bile edhe logjika thotë se njeriu pa e dhënë llogarinë fije për fije nuk do të mund të kalojë. Kurse nga kjo jetë po ikin të barabartë i shtypuri bashkë me zullumqarin më të madh, po ikin pa marrë hakun njëri nga tjetri, pra me siguri do të gjykohen në gjyqin ku sundon drejtësia absolute. Megjithëse për të na rregjistruar jetën tonë janë detyruar dy ëngjëj, përsëri të jemi i bindur se të gjithë lëvizjet tona po merren edhe në kamera. Kurrë, asnjëherë të mos harrojmë, se atje nuk do të mundim të mbrojmë veten si avokat që e mbrojmë këtu duke u munduar t’ia hedhim fajin tjetërkujt, ndërsa mizorët atje kur do të dalim në gjyq, në vend që të flasë goja, ajo do të mbyllet, e do të flasin gishtat, dhe këmbët do të dëshmojnë për veprat e tij që ka bërë. Ne sot po jetojmë në një kohë që shumë njerëzëve që u takon të qajnë, mjerisht ato po qeshin. Ndërsa është për të qarë për atë njeri që e konsideron xhevahir gjarpërin që ka sjellur rreth qafës së tij. Sot fatkeqësisht babai dhe nëna e shumë bijve duke u krenuar me fëmijën e tij që nuk i kanë mësuar fare për Krijuesin e tyre, me atë mëshirë që atyre ua ka dhënë Krijuesi i tyre ndaj tyre përpiqen ditë e natë duke atribuar që tua garantojnë fëmijëve të vet një jetë luksuze vetëm në këtë jetë të shkurtër që nuk është e caktuar fare se sa zgjatë mosha e tyre, por si secilit edhe për mohuesin e ringjalljes ajo sigurisht do të përfundohet në periudhën përmes lindjes dhe njëqind vjetëve të moshës së tij, kurse shum rall dikush po mund të jetoje deri njëqindë vjetë, pra dera e varrit dhe vdekja për mosbesimtarin është si një trekëmbësh që iu ka ngulur në mes të rrugës për të varur ato. Tani çfarë thoni? Po qe se rruga që shkohet në trekëmbëshin e varjes shtrohet me lule e halija të mëndafshta dhe bakllavaja a e kënaq njeriun, i mençuri a nuk duhet të mendojë,duke thënë se  a nuk ka ndonjë shpëtim prej saj. Prindërit duke menduar që t’i shkollojnë djalin dhe vajzën, përpiqen t’i ndërtojnë shtëpi, t’i blejnë maqinë. Të pafatët, duke mos menduar fare se si thashë pak më parë edhe dashurinë dhe mëshirën e tij për fëmijët që ka, atij ua ka dhënë Ai All-llah xh.sh., kurse në realitet fëmijët e tyre nuk janë malli i tyre, babai apo nëna vetëm se janë nga një shkak, ato nuk kanë mundur t’ia krijojnë fëmijëve as një qime, dhëmbë apo gisht. Nëna dhe babai janë martuar për qejfin e tyre. All-llahu i Madhëruar atyre ua ka dhuruar fëmijën si një dhuratë më të bukur, pa fare mangësi, me këmbë, duar, sy e me mend. Fëmijëve u ka urdhëruar që të mos i hidhërojnë fare prindërit. Fatkeqësisht, prindërit në vend që të falenderojnë dhënësin e dhuratës më të bukur, ato duke abuzuar nuk plotësojnë këtë detyrë, sikurse thashë edhe pak më parë ato vetëm se janë nga një shkak që nuk kanë funksion, duan të bëjnë një djalë e i lindë vajzë. Duke dëshiruar që të jetë inteligjent i lind një fëmi të çmendur, kjo bëhet rrallë që të mendojnë të tjerët se ka qenë e mundur si ajo të bëhen edhe të tjerë. Babai fatkeq vetëm se krenohet me fëmijë duke thënë se djalin e kam profesor apo vajzën drejtoreshë. Unë besoj se këto fjalë nuk po m’i kuptoni për keq. Unë shkollarin e dua së tepërmi. Por çfarë t’i bëj asaj shkolle që për ditë je duke pritur fundin e saj. Studimi vlen shumë vetëm atëherë kur i bashkon me ato shpirtërore, kur fëmijëve ia njofton Krijuesin e tij të vërtetë, kur ia mëson të jetojë duke u kujdesur se pas vdekjes Krijuesi do ta ringjallë atë dhe për të gjithë jetën e tij do të japë llogari. Mjerisht, sot shumë prindër duke mos falenderuar Mëshirplotin, për djalin e mirë njësoj edhe për vajzën e bukur që atyreve ua ka dhuruar All-llahu i Madhëruar, nga pakujdesia apo devijimi nuk mendojnë fare që t’ia ushqejnë shpirtin dhe zemrën e fëmijëve të tyre dhe t’i garantojnë një besim duke ditur se njeriu nuk përbëhet vetëm prej gjërave fizike. Një kimist që e kishte hulumtuar anën materiale të njeriut e kishte nxjerr këtë përfundim: “Nga vaji i njeriut bëhet shtatë kallëp sapun, nga hekuri i tij përbëhet një gozhdë, nga gëlqerja e tij lyhet një kotec i pulave, fosfori i tij mund të djegë disa shkrepsa, kurse edhe potasiumi i tij  mund të djegë barutin e një topi të vogël”. Mund ta llogarisni vetë se sa kushtojnë këto. Ne duke mos menduar fare se njeriut kur t’i dalë shpirti ai mbetet fare pa vlerë, atij mishi nuk i hahet, nga lëkura e tij këpucë apo rrip nuk bëhet, momentalisht ia hapin një gropë të thellë dhe përmbi tij ia hedhin dhjetë tonë dhé. Në këtë rast soset provimi i tij, fillon jeta e pambaruar dhe fillon koha e marrjes së rezultatit të punëve që ka bërë këtu. Pas kijametit do të na ringjallë Ai që së pari herë na krijoi nga hiçi, nga qeliza e vogël. Tani mendoni se a është e vërtetë mendimi i atyre që thonë se pas vdekjes mbaroi puna e tij. Vëlla i dashur! Këtij njeriu i vlejnë vetëm anët shpirtërore, kurse syri ështe një gjë shpirtërore që unë sikur të të japë ty Shkupin nuk m’i jep sytë, njësoj edhe mendja aq mban vlera shpirtërore që sikur ta jepja ty botën nuk ma falë. Po qe se të pyesin se nv cilin treg dhe sa i ke blerë ato çfarë më thua? Pra, njeriu për çfarë krenohet me begatitë e huaja. Në këtë rast ndaj të gjithë këtyre mirësive a s’është çmenduri e madhe të mos falenderojmë duke zbatuar urdhërat e Krijuesit tonë tek i cili një ditë do të shkojmë patjetër? Ndërsa filozofia materialiste , njërëzve duke ua zbritur mendjen në sy i ka shtyrë të mohojnë mjeshtrin e arteve dhe të besojnë vetëm atë që shohin, megjithë se mentaliteti nuk e pranon këtë. Që të largojnë njeriun nga obligimi i duhur ndaj Krijuesit, veset djallëzore shumë njerëz i kanë futur në batakun e devijimit më të madh të ateizmit që, për njeriun ajo është një shkak për të humbur një begati sa kjo botë edhe jo e përkohshme si kjo botë që jemi duke përjetuar këtu, por e përjetshme. Vëllezër! Kur do të pranojmë se shpërblimi bëhet sipas meritimit, atëherë do të llogarisim se sa Falenderime meriton Krijuesi ynë. Së pari do t’ua parashtroj një shembull. Sa mirënjohës do t’i ishte një person ndaj njërit që e ka ndihmuar kur atij i është prishur makina në rrugë, por atij a nuk duhet t’i shtohet mirënjohja në qoftë se ajo ngjarje ka qenë në ndonjë vend të keq, të shkretë, apo në rrugën me borë ku makinat kalojnë shumë rrallë?! Një tjetër shembull: Në një mëngjes të ditëve të dimrit, kur dalim përpara derës në rrugë, të shohim një njeri lakuriq që dridhet e kollitet. Në këtë rast, ne që në këtë rastë ishim duke u shqetësuar dhe u pikëlluar për të, papritur arriti një pasanik bujar me “Mercedes” dhe atij i tha: “Hip në Makinë” e mori dhe e çoi në banjo e lau dhe e veshi me rroba të bukura duke i vendosur edhe një kravatë dhe e çoi drejt e në spital. Pas disa ditë mjekimesh, e mori dhe e çoi në një vilë të bukur duke pasur me vete edhe noterin me prokurë ia lëshoi vilën atij. Në rastin që do të ndahet nga ai duke thënë: ”Mirë u pafshim!”- ia futi në xhep 100.000 dollarë dhe iku. Tani a mundeni të ma shpjegoni se çfarë mirënjohje duhet të ndjejë ky i varfër ndaj atij bujari fisnik. Me siguri edhe në ëndërr përveç tij nuk do të shihte tjetër send?! Kurse ka mundësi të vdese pas një ore.   Tani do të kthehemi që të hetojmë se çfarë na ka dhënë neve Mëshirëploti Bujar: Së pari nga hiçi Ai na ka nxjerrë në shesh, ka mundur që të na bëjë një gur në pyll, një ferr, një gjarpër, një gomar, e një njeri pa këmbë e pa sy, e i çmendur. Duke na nxjerrë nga të gjithë këto shkallë të liga, që të na hipë në majën e mirësive na ka krijuar si përmbledhje e Universit dhe fruti i vetëdijshëm i gjithësisë. Unë besoj se një lloj si unë edhe  ju nuk e keni çuar ndonjë lutje diku për t’u bërë një njeri i tillë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>