Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Ne duke mos shpenzuar kohën kot, së pari duhet të përmirësojmë veten tonë, duke lexuar librat që na argumentojnë kushtet e besimit dhe duke dëgjuar fjalët e dijetarëve që nuk janë reformista por janë ehli sunnet dhe duhet shoqëruar me shokët e mirë, besimtarë. Kushtet e besimit janë porta për të hyrë në fenë islame. Kush ka dyshim në njërin prej tyre ai e ka humbur begatinë në madhësinë e kësaj bote. Të mos harrojmë se sot mosbesimi po vjen nga dituria, shkenca dhe filozofia, jo nga injoranca, sepse Darvini, Marxi, Engellsi e Lenjini nuk kanë qenë xhahil, por dija e tyre siç ika devijuar vehten e tyre, bile ato janë shkak që miliona njerëz kanë rë në devijim. Pra për ta përballuar atë duhet të dish shumë dhe të gjesh plot argumente materiale. Sepse në realitet janë dy Kur’anë, njëri është Kur’ani i Famshëm që me anën e engjëllit Xhebrail (a.s.) All-llahu i Madhëruar ia ka zbritur Profetit Muhammed (a.s.m.). Tjetri është Kur’ani i Madh i Gjithësisë, që ajo me shkronja të mëdha na argumenton Krijuesin tonë, Ringjalljen, etj.. Ndërsa edhe Kur’ani Famëlartë na kthen kokën nga ai i Madhi duke thënë se: Shikoni, a s’po shihni, në faqen 190, Ali Imran thotë: “Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt”. Një njeri që thotë unë kur e mohoj origjnalin e Tij “hasha” (ruajna Zot), që ju atij i thoni Zot, ti për çfarë ma parashtron fjalën e Tij, pra ma lexon Tekstin?! Ti për ta bindur këtë njeri cilin ajet ia lexon atij?
Të nderuar vëllezër dhe motra! Ka nevojë që këtij njeriu t’ia afrojmë në sy argumentet e mëdha të gjithësisë, pra Diellin, Hënën dhe duhe të pysmi ateistin përreth dielit që të formohen stinët kush e qarkullon 108000 k.m në orë rruzullin e botës, galaktikat, yjet kush i formoj dhe le ta shohë se me çfarë ekuilibrimi qarkullojnë këto dhe t’ia njoftojmë krijimin e tij. Pra njeriut që është përmbledhja dhe fruti i drurit të gjithësisë një teshë e gjallë formuar nga atoma të vdekur dhe është mrekullia më e madhe që Krijuesi atë e ka krijuar me ndiejshmeri dhe shqisa të llojllojshme, që janë në madhësinë minimale dhe vetëm në trurin e tij Fuqiploti ka vendosur 88 fonksione, ai në këtë botë ka ardhur për të dhënë provimin që të meritojë lumturinë e paskajshme. Pra ato që parashtruam më parë janë argumente të pamohueshme, për të besuar në Krijuesin dhe kushtet e tjera të besimit. Kurse për atë që është gati t’i afrohet çështjeve pa paragjykim ato janë argumente të forta. Këtu del në shesh kuptimi i thënies së shenjtë që thotë: “Kush e njeh veten e tij ai e njeh edhe Edukatorin e Madhëruar”, pra jo të njohim veten duke dalë përpara pasqyrës, por duke e hulumturar atë, sepse filozifia materialiste duke e mohuar mendjen, detyrën e saj ia ka dhënë syrit, kurse syri ka tjetër detyrë. Ne shumë gjëra nuk i kemi parë me sy, por mendja nuk na lejon që t’i mohojmë ato. Kur ta shohim një art menjëherë duhet të mendojmë për mjeshtrin e tij. E jo të mendojmë si ateistet që thojnë: Unë pa e parë mjeshtrin e saj nuk zë besë për të.
Pra vëllëzërit të dashur! Unë po ju uroj me të gjithë shokët tuaj që përpiqeni që të afroheni nga rruga e drejtë e fesë islame të “siratul mustekimit” (rrugës së drejtë), duke u larguar nga devijimi. Me të vërtetë unë i dua shumë të rinjtë, bile edhe sikur t’i shoh ato në ndonjë rrugë të ligë, përsëri më dhimbsen shumë. Atyre nuk mund t’i mbaj hidhërim, sepse ato nuk kanë faj, faji është tek prindërit e tyre apo tek sistemi i shtetit që atyre nuk ua ka dhënë kulturën e duhur që të bëhen të sjellshëm. Sot hajdutërinë më të madhe nuk e bëjnë xhahilët por shkollarët ateistë, që nuk i besojnë ringjalljes. Ndërsa në një anë kanë të drejtë, sepse ateisti meqë nuk beson në jetën tjetër, që e merr shpërblimin e punëve të mira, ai duke besuar se jeta e tij është deri tek varri. Vallë ai a nuk duhet të plotësojë dëshirat duke u kënaqur? Atij rroga nuk i mjafton, po si të garantojë mbrojtjen që të mos shihet nga personat e sigurimit, ai do të vjedhë, do të bëjë çdo dhunë e tradhti, pra ky njeri ne qoftë se nuk vjedhë sigurishtë është ndonjë budalla, sepse ai nuk beson që në jetën tjetër ka për t’u gjykuar për çdo punë. Ndërsa tek muslimani ajo ndryshon shumë, sepse ai beson që ka një All-llah që në natën e zezë e sheh edhe milingonën e zezë, ia dëgjon çapitjet e këmbëve të tij. Pra ai beson se e sheh dhe e kontrollon dikush dhe se në jetën tjetër ka për t’u gjykuar, se tërë jeta e tij i merret në video dhe sipas këtij besimi vepron.
Vellëzër dhe motra shqiptare! Mëshira e All-llahut që më ka hyrë në zemër më shtynë duke u lutur tek Ai të kërkoj udhëzimin e njerëzimit. Dhe për të gjithë muslimanët dhe veçanërisht për ne shqiptarët kërkoj paqe e të mira, sukses në punët e dobishme që të kënaqemi në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Ndërsa humbja më e madhe tek ne muslimanët shqiptarë, përjetimi i periudhave të ndryshme, censurat e tradhëtitë e mizorëve që të mos mundim të mësojmë të vërtetat që na takojnë, përkundër tyre na mësuan që ta shajmë bamirësin, që të kundërshtojmë prindërit tanë duke u thënë atyre se ju nuk dini gjë, ju jeni të prapambetur, duhet ta mohoni Zotin e krijesave, Mjeshtrin e arteve, pra ta mohoni mendjen e t’i zini besë vetëm asaj që e shihni me sy. Pra ky është shkaku që muslimanët kanë rënë në këtë hall që po shohim. Mjerisht, fëmijëve akoma pa arritur në moshën madhore ua mësojnë seksin, të rinjve të sotëm i vjen e vështirë puna e bëhen vagabondë, vajzat më dhimbsen shumë se kanë mbetur pa nder e respekt të ngratët kan mbetur pa zot ajo duke qenë si një letër sekrete atë ta lexoje vetëm burri i saj, babai i saj nuk i del zot e ajo shkon ku ti duaje qejfi i saj, gjendja e pleqve në një anë mospajtimi me moralin e fëmijëve, nga ana tjetër arsyeja që u janë afruar vdekjes jetojnë si kufoma në këmbë, pa shpresë dhe të pikëlluar. Por njeriu, po qe se zotëron një besim të plotë, kurrë nuk mund të mbetet pa shpresë sepse atë e shtynë të besoje se në këtë jetë ka ardhur për të dhënë provimin. Zakonisht ai që hyn në provim nuk e dinë se me cilën pyetje do të provohet, por padyshim ai është i detyruar t’i mësojë të gjitha dhe t’i japë provimet. Për të dhënë këtë provim ai do të përgatitet e do të punojë më tepër se mosbesimtari sepse periudha e studimit të tij është nga djepi e deri në varr, ai nuk i ngjanë materjalisteve që studjojnë vetëm për diplomë që të garantojnë jetën materjale, kurse besimtari punon edhe për diplom, por studimi i tij nuk është i kufizuar, ai duhet të studjoje deri tek varri që të mos mbese xhahil . Ai duke studiuar shkencat e fizikës nuk do t’i braktisë edhe dituritë e fesë ai për ekzistencën e All-llahut nuk e pyet mësuesin por i pyet shkencat që është duke studjuar dhe ato duke hulymtuar e sheh se këto ekuilibrime atyre sigurishtë uaka vendosur një Fuqiplotsi i dijëshem , sepse ai jeton duke u bindur se jo vetëm ato shpirtërore, bile edhe skanjet e përparimit të fizikës me mrekullitë që ua ka dhënë Zoti i Madhëruar i kanë vizatuar profetët e All-llahut, si shembull mund ta japim “Miraxhin”e Profetit tonë (a.s.m.) që me një kohë të shkurtër pa kurrfarë mjetesh ka hipur në vende shumë të larta. E Hz. Sylejmani (a.s.) që momentalisht me një xhinë eka sjellur pranë vehtes fronin e saj, prap edhe Belkisin e ka sjell pranë vetes, se Hz. Sylejmani ka mund të urdhëruar edhe frymës dhe fronin e tij megjithë shokët duke bartur fryma ia ka dëgjuar zërin e kryetarit të milingonjes ku ua ka urdhëruar milingonëve “të hyrin në vrimë se po kalon Hz. Sylejmani duke mos na shohin ka mundësi, na marin nëpër këmbë sepse jemi të vexhli, ndoshta zbritin e nuk na shohin.” E Hz Isau (a.s.) për një kohë të shkurtër e ka ngjallur të vdekurin. E Hz. Ibrahimin (a.s.) qafirët e kanë hedhur në zjarr dhe zjarri nuk e ka djegur atë etj. Pra besimtari duhet të lexojë historinë dhe të shohë se besimtarët kur kanë përjetuar fenë e tyre vazhdimisht kanë përparuar dhe kanë qenë ngadhënjimtarë dhe duhet të bindemi se feja islame nuk është shkaku i prapambetjes, por përkundrazi ajo është shkak i përparimit. Më duket se edhe intelektualët tanë nuk dinë se, në Marok në qytetin Fes universitetin e parë më 659 e kanë hapur myslimanët. Në Spanjë bibliotekën e parë me gjashtëqindmijë libra prap muslimanët e kanë hapur, në Kordovën e Spanjës fakultetin e parë të mjekësisë përsëri muslimanët e kanë hapur, bota ibni Sinaun e quan babai i mjekësisë, të cilit tani atë e quajnë Avi cena që ka qenë musliman. Për këtë arsye besimtari nuk duhet të mashtrohet prej imponimeve te huaja, por ai duke hulumtuar duhet të studiojë fenë e tij që të mos bëhet dyshues, tradhëtar apo mohues, gjithashtu duhet të studiojë edhe shkencat fizike që të mos bëhet fanatik. Në këtë rast bëhet si shpendi me dy krahë që për të përparuar fluturon vazhdimisht.
Tani duke dhënë fund ua kumtoi shpresën time duke thënë Inshall-llah i zhdukim dhe i bëjmë kurban të gjitha imoralitetet e mëkatshme që na sulmojnë si një kulçedër që të na zhdukin këtë jetë së bashku me atë të përjetshmen. Bekimi dhe paqja e Zotit qofshin mbi ju dhe mbi ata që lëvizin në bulevardin e fesë, ndërsa megjithëse neve nuk na vjen mirë, por hidhërimet pikëllimet i presin mohuesit që lëvizin në rrugën e devijimit.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>