SI DO Të BËHET HALLI YNË QË NA SHKATËRRUAN INTRIGAT E KOHËS SË FUNDIT DHE SI MUND TË MBROHEMI PREJ TYRE ?

 Duke dhënë përgjigjen e kësaj do të bëjmë dobi edhe nga libri i M Abdylfettah Shahinit:  

 Në shekullin e xix zullumqarët e jashtëm i pushtuan shtetet e muslimanëve dhe titulli i kësaj çështjeje duhet të mbartë emrin: “Hegjemonia e mendimeve të liga të perëndimit që besimtarët i mori nëpër këmbë”. Megjithëse dikur u tërhoqën, por më pas hipokritët që ne na patën okupuar në fushën fizike na dëmtuan keq me farërat e helmit, që mbrapa duke lulëzuar na imponuan të gjithë ato imoralitete që mund të të vijnë ndërmend. A e shihni që jemi duke përjetuar shekullin e pafat, gjendjen më të poshtër të njerëzimit. Nga ajo që ka mbetur ne na djegën e na pjekën si në xhehennem të gjithë thëngjijtë e tradhëtarëve intrigues, sepse nuk është vetëm një, ato janë me qindra. Tani rinia e sotme është duke pyetur me çfarë t’u bëjmë ballë këtyre. Të them të drejtën këto pyetje më gëzojnë shumë. Kjo për ta është një përparim sepse po ndjejnë nevojën që të pyesin. Sepse fronti i mosbesimit, plumbin e parë e ka hedhur përmbi besimin tek Zoti (xh.sh.). Bile në një periudhë të gjatë ka mundur të na fusë shumë dyshime ndaj ekzistencës së një Krijuesi të vetëm, bile kemi përjetuar edhe ato ditë që ka qenë moda të mohosh Zotin dhe t’i poshtërosh të gjitha gjërat e amshuara të fesë.
U përpoqën me një sistem të fortë që ta shpërngulin besimin nga zemra e popullit të na largojnë nga Kur’ani famëlartë. Në vendin e Tij nëpër ndërgjegje mundoheshin që të vendosin dashamirësinë e librave të tjerë. Nëpër gjokse të muslimanëve duke patur vendin e veçantë emri i Profetit (a.s.m.) janë përpjekur që në vendin e Tij të vendosin emra të tjerë . Derisa përpiqeshin të vizitohen tjera vende në vendin e “Qabës” ku muslimanët shkojnë për të bërë haxhillëk. Kështu, në këtë mënyrë, janë munduar që të largojnë brezin tonë nga origjinali duke e futur nëpër kaos aq sa nuk dilet. Megjithëse të gjithë këto përpjekje në secilin nuk kanë mundur të ndikojnë, por në rininë e brezave të rinj ka ndikuar shumë, sepse ato janë të pa fuqishëm për t’i bërë ballë mendimeve të liga dhe komplet bosh nga dija shpirtërore. Sot nga intrigat e armiqëve janë bërë shumë shpirta të plagosur, shumë koka invalide dhe shumë ndërgjegje kanë mbetur në errësirën e zezë. Nuk mundesh të numërosh se sa vetë e kanë braktisur fenë… Vetëm emrat e tyre, pra Profeta (a.s.m.), Evlija e dijetarët gjeni duke qenë shkak i mjaftueshëm për të sakrifikuar shpirtin për ta, por ndaj emrave dhe ndaj veprave të tyre armiqësia e shumë vetëve tejkaloi mizorinë e shumë faraonëve, që veprat e tyre të këqija, nuk mund të arrijnë veprat e as të një mizori të ndonjë shekulli tjetër. Në këtë periudhë parashtrohet vetëm se materia e kësaj jete i shtyn të duan shumë ato sende që e shtyjnë nga shijet fizike të trupit. Shumë njerëz, përballë ahiretit e blejnë një jetë që është kalimtare dhe e përkohshme. Sepse pikësynimi i shumicës ishte në këtë qendër. Dhe secili me dije apo me padije pati hyrë në këtë garë dhe e poshtronin atë që pëlqente ahiretin duke fituar respektin e mohuesve. Të gjithë këto kanë qenë nga një intrigë që njeriun e largon nga feja…
Tani e patë se nga cila urë e siratit mbeti i detyruar të kalojë brezi ynë. Ajo është një urë e siratit që, në një anë femra, një çengel në rrugë për t’i varur të rinjtë, në një anë tjetër alkooli, në tjetrën anë bixhozi, ryshfeti, tradhëtia, fajdeja- kamata etj… Ja pra të gjithë këto janë nga një çengel për t’i varur njerëzit, veçanërisht të rinjtë, që i patën vendosur ato në një rrugë që secili është detyruar të kalojë nëpër të. Duke kaluar edhe po të shpëtojë nga ndonjë urë, sigurisht në tjetrën ka për të rrëshqitur. Ato që do të mundeshin të kalojnë do të ishin pakica e pakicës… Njëri ka rënë në një pus, tjetri nuk kishte mundësi të dilte vetëm nëpër atë rrugë që ka hyrë... Tani, këtë të vërtetë ka mundur ta kuptojë prijësi dhe gjeniali i epokës (Bediuzzaman Said Nursiu) që përmirësimin e filloi nga ato pika që rrëzuan ata. Filozofët materialistë dëshiruan që ta kallin në zjarr dhe Vullneti i All-llahut dëshironte të shuhet zjarri i intrigave të tyre. Meqë ngadhënjimi gjithmonë është i All-llahut nga vrima që është përhapur projekti i shuarjes së besimit, nga e njëjta vrimë All-llahu me dorën e këtij dijetari (Bediuzzamanit) i ka rikthyer prapa intrigat e tyre. (Domethënë: Intrigat e filozofëve na sulmuan me shkencë, Bediuzzamani duke u përgjigjur me shkencë ia prishi planin e tyre). Kur ta kthejmë kokën në praktikimin e kushteve të besimit, me ndihmën e Zotit të Madhëruar do të bëjmë sukses vetëm me një kusht, kur të lëvizim në rrugën e Kur’anit dhe të Pejgamberit dhe duke u kujdesur me sinqeritet kur i lexojmë dhe marrim mësim nga veprat e (Risale-i Nurit) me atë ujë të Keutherit do të mundohemi që ta shuajmë flakën e zjarrit të tradhëtarëve që përpiqen që të na lënë pa besim. Por është edhe një e vërtetë që në këtë subjekt kemi nevojë që të marrim forcë tek komuniteti. Sepse secila intrigë po vjen përmbi ne si një ushtri. Këtyre nuk mundemi t’i bëjmë ballë individualisht, bile është e pamundur sepse gjithmonë ku është xhemati aty është edhe mëshira e All-llahut (xh.sh.)

PA TJETËR ËSHË NJË  BOTË TJETËR.

“Patjetër është një tjetër botë”. Sikur në ndonjë inkubator  për 21 ditë t’i ngrohim vezët e pulës apo të rosës kur dalin zogjtë, e pulës e fillon të çukisë dhe zogu i rosës po qe se gjen ujë diku menjëherë fillon të notojë. Kjo na tregon se është një tjetër botë që zogu i rosës aty e ka mësuar notimin që në momentin që po del nga veza menjëherë fillon të notojë.
Patjetër është një botë tjetër që, kur fotografohet veza me ndonjë aparat të veçantë, ajo do të duket në formën e ndonjë arti. Po qe se për ta prishur e shkundim vezën atëherë nuk mund të dalë zogu, po qe se nuk e prishim vezën, atëherë zogu del si më mirë nga brenda vezës me cjep, me krahët, me këmbët e me veglat e brenshme. Brenda vezës së pulës që e ka vendosur All-llahu i Madhëruar zogun. Përsëri Ai Zot sigurisht që pranë kësaj bote e ka vendosur edhe ahiretin megjithëse ne nuk po e shohim, ndërsa i vdekuri mundet ta shohë, meqë i kanë shndërruar frekuencat e syrit. Por për arsye se frekuencat e syve tanë këtu e kanë hapësirën e caktuar ne nuk mund të dalim jashtë saj. Ndërsa nuk janë vetëm këto, ka shumë gjëra të tjera që, ne nuk mund t’i shohim si shembull: Ahiretin, melekët e levhi mahfudhin ( Panorama e fshehtë).
Patjetër është një botë tjetër pasi bleta në momentin që del nga lëvozhga e saj duke fluturuar shkon qindra metra larg e si t’i kishte lënë me dorën e vet e gjen lulen e ia merr pjesët e duhura të asaj luleje dhe na jep mjaltë. Mjaltin që na jep ajo, asnjë dijetar e asnjë shkencëtar nuk mund ta krijojnë. Bile na habit shumë se si mund ta ndërtojë strofkën gjashtëkëndëshe që sot i habitë edhe shkenctarët e gjeometrisë dhe thellësirat të tyre i ka krijuar me masa minimale që asnjëra nuk është një milimetër më e thellë se shoqja e saj. Domethënë bleta duke marrë frymëzimin nga Fuqiploti ka studiuar në një botë tjetër dhe këtu vetëm se i praktikon ato.
Secili shpend e ka strofkën e veçantë, bylbyli strofkën e ndërton si çorap, një tjetër gërryen drurin dhe bënë një strofkë brenda tij. Duke parë këto edhe inxhinierët e ndërtimit do t’i pranojnë ata si mjeshtra dhe do të besojnë se është një botë tjetër. Sepse kafshët nuk kanë ardhur për të arritur dhe të evulojnë në këtë botë. Ato vijnë me dituritë të kufizuara që i duhen atyre dhe pasi na tregojnë se është një botë tjetër, ikin nga kjo botë.
Shiheni insektin që krijon mëndafshin, shihe peshkun që e çon dhe i vendosë vezët nëpër të tjera detra, shih merimangën si prodhon pëlhurën që bëhet shkak të furnizohet, shih bretkosat si e vazhdojnë racën me dhjetra mijë vezë. A nuk i dëgjoni zërat e tyre që bërtasin duke thënë se edhe ne marrim pjesë në këtë univers për ta vërtetuar se në këtë gjithësi është një Hyjni, për të treguar realitetin e Tij se Ai i ka krijuar gjithçka që na duhet për këtë jetë.
Patjetër është një botë tjetër që, nëpër ëndrra ecim pa këmbë, punojmë pa duar. Duke mos hapur sytë shohim dhe për një kohë të shkurtër, jetojmë me periudha shumë të gjata. Duke mos hapur gojën flasim, fare pa ngrënë ndonjë gjë marrim shije, gëzohemi edhe friksohemi, bile kuptimi i disa ëndrave realizohet pas pak kohe. Domethënë ka një botë tjetër sepse duke patur trupin në shtrat shpirti ynë shetit dhe jetojmë një jetë të ngjashme me jetën e ahiretit (pas ringjalljes). Domethënë ka një botë tjetër që, atje ngjarjet rregullohen, nëpër ëndrra për t’i praktikuar ato dikur këtu do të dalin në shesh. Ai, Allahu që në një farë të vogël sa një pikë e ka fshehur drurin e një fiku gjigand, prapë Ai në një botë tjetër i fsheh veprimet tona dhe pa dyshim një ditë ato të gjitha do të dalin në shesh, si përmbi ujë.
Patjetër është një botë tjetër nga ku kokat vijnë të desenjuara, në barkun e nënës fëmijën duke e ushqyer me gjëra të papëlqyera, ashtu po përgatiten me një formë që si drita Mashaâll-llah po lind një djalë. Mes gjakut e jashtëqitjes rrjedh një qumësht i bardhë që s’ta merr mendja. Ja pra disa herë pa pasur vullnet, tërhiqemi nëpër ndodhi të ndryshme. Ti mos ki dyshim se planet e tyre në një botë tjetër tjetërkush i bën.
Ai, Fuqiploti që na ka dhënë një vullnet, për të na sqaruar  se me vullnetin e Tij absolut Ai na përpunon veglat e shqisat e trupit tonë. Jashtë vullnetit tonë trupi dhe jeta jonë hyn nëpër forma të ndryshme. Nga kjo arsye ne themi se të nesërmen nuk e dimë. Në të vërtetë ne ardhshmërinë nuk dimë, por Ai Fuqiploti që e di ardhmërinë edhe këtu na tregon ndonjë send, që ne mund t’i shohim nëpër ëndrra.
Njerëzit shumë gjëra nuk i dinë, por Ai Fuqiploti secilin send e di, sepse çdo send Ai e ka krijuar. Dija është funksioni i Tij. Në trurin që na e ka krijuar All-llahu ka vendosur edhe një copë dije. Disa sende ne nuk i shikojm por, mos shikimi dhe mos dija e njeriut nuk janë argument për mos ekzistencën e atyre çështjeje. Kush e mohon Ahiretin (jetën tjetër) dhe shpirtin ai nuk bën tjetër vetëm se e sqaron injorancën e tij”.                     Hekimoglu Ismail

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>