SI KRENOHET NJERIU NDAJ  KRIJUESIT TË TIJ  DHE NGA RRJEDH  KY  EGOIZËM?

Përgjigje: All-llahu i Madhëruar përveç njerëzve, të gjithë qeniet i edukoi me Gjithëdijen e Tij dhe i mësoi ato me frymëzimin e Tij, duke i përgatitur e i kumtuar të gjitha kushtet e jetës së tyre, peshkun si të notojë, shpendin si të fluturojë dhe të gjitha ato duke i veshur me rroba të pëlqyera i dërgoi në këtë botë. Por njerëzit jo. Njeriu pas dy viteve që lind me vështirësi mund të ecë, deri njëzet vjet me ndihmën e tjetërkujt me vështirësi mund të ndajë të dobishmen nga e dëmshmja. Duke e krijuar atë, për ta provuar atij i dha tri forca të pakufizuara më qëllim që ta provojë se ku e ka përdorur vullnetin, fuqitë mendore, nervore dhe epshore, në qoftë se bëjnë tregti e marrëdhënie me të tjerët ta mbajnë rrugën e drejtë duke mos bërë tradhëti. Ai pati nevojë për një ligj të përgjithshëm. Për këtë arsye Zoti i Madhëruar atë e drejtoii me drejtësinë e fesë. Të gjithë njerëzve ua urdhëroi adhurimin ndaj All-llahut (xh.sh.), kush nuk e adhuron Zotin e Madhëruar ai adhuron egon e tij që e poshtëron atë, por kush e adhuron All-llahun (xh.sh.), ai ndaj kryelartëve e mbron nderin dhe ndaj të tjerëve vazhdimisht është modest dhe ndaj secilit send është i ndjeshëm. Bile në këtë kohë duke na tronditur shumë na shqetëson gjendja e muslimanëve nga që u është ligështuar besimi i tyre. Pjesërisht edhe ato janë bërë egosit që vrapojnë e përpiqen vetëm për familjen e tyre shumë pak janë ato që përpiqen për dobinë e popullit e të fesë islame. Në kohën e luftës së Kosovës një turk kishte shkuar në Zvicër dhe kishte pyetur shqiptarët e Maqedonisë e të Serbisë që punojnë atje duke i thënë ai ndihmoni kosovarët ato që i shkatërruan Serbët? Shqiptarët tanë u përgjigjen kështu turkut: Po si jo more i ndihmojmë 3% nga rroga ia japim atyre. A dini se çfarë i tha turku atyre? Pra ju 3% i doni kosovarët. A e patë se sa e donte shqiptari egoist vëllanë shqiptar në gjendjen e tij më të vështirë? Ndërsa feja islame na urdhëron që unë të të dua ty dhe ti të kujdesesh për interesat e mia të më duash mua. Gjendja e egoizmit të muslimanëve të sotëm është shkak që bëhen peng për lartësimin materalisht ashtu edhe për lartësimin e fesë islame. Ato duke mos mundur të bashkëpunojnë në ndonjë punë fizike, mbesin të varfër duke mos ditur urdhërat e fesë islame që atyre ua urdhëron që në secilën punë të jetës shoqërore të bashkëpunojnë dhe në punët e tyre të kuvendin me ekspertët, njëri me tjetrin të përqafohen fort, secili për të larguar nga egoizmi veten e tij ka të drejtë të kritikojë sa më shumë. Por vëllezërit e vet që janë musliman asnjëherë nuk mund ti kritikojë veçanërisht mbas shpindës, nuk ka të drejtë t’i kritikojë duke i marë nëpër gojë ato, se kjo është e ndaluar rreptësisht nga ana e fesë.Sepse ajo ështe “Gijbet” Shkaku i parë për të përparuar muslimanët, është vëllazërimi i përbashkët. Unë në Makedoni duke diskutuar me një ateist ithashë: Populli shqiptarë nuk mund të përparojnë deri të mos përqafen mirë njëri me tjetrin. A edini se çfare më tha ateisti shqiptarë; ajo fjala e jote është kot, secili duhet të këqyre interesin e tij, kurse muslimani nuk mund të flejë i ngopur duke qenë të uritur fqinjët e tij. Ne muslimanët duhet t’i ndihmojmë vëllezërit shqiptarë në çdo gjendje të vështirë të tyre, duhet të përballojmë me të mirë jo vetëm të mirat e tyre por edhe të këqijat e tyre. Sot askush nuk e do përçarjen. Secili e do bashkimin. Por, mjerisht secili duke u paraqitur me egon e tij thotë të bashkohemi, por si them unë, e jo si thua ti. Secili duhet të pranojë këtë parim që thotë: “Për qetësinë e popullit, personat duhet të sakrifikojnë rehatinë e tyre.” Për të fituar një liqen të madh duhet ta hedh egon e tij në liqenin e popullit (në personalitetin e madh shpirtëror) sepse vetvetiu egoja nuk kushton tepër vetëm se është një copë akulli që mund të shkrihet e të mbetesh pa të.” Shtrohet pyetja: Nga cili shkak sot janë pakësuar shumë persona që zbatojnë këto parime të vyera që parashtruam më lart? Mendja e njeriut nuk e lejon atë që të punojnë pa shpërblim, se një person nuk punon fare, po qe se nuk beson që do ta marrë shpërblimin e punës që është duke punuar në ndonjë fabrikë. Por, po qe se atij, drejtoria e fabrikës duke e bindur i premton që do t’i japin një rrogë tre herë më të madhe se sa ka marrë më përpara, atëherë mund ta imagjinoni vetë se me çfarë zelli do të punojë ky punëtor. Pra për ta besuar All-llahun e Madhëruar dhe xhennetin që muslimanëve na ka premtuar Ai, ndryshe nuk bëhet vetëm se duhet të ketë njohuri për të, sepse “njeriu është armik i asaj çështjeje që nuk e njeh”. Si thashë edhe më parë në këtë jetë që kemi ardhur për të dhënë provimin, duhet të dimë se veset e këqia epshore bashkëpunojnë me djallin që të shtyn të mohosh ato që thashë e ta humbësh provimin e ta meritosh dënimin e ashpër të ferrit. Në anën tjetër shpirti dëshiron që të veprosh me urdhërin e mendjes duke përdorur vullnetin që të ka dhënë All-llahu i Madhëruar dhe ta meritosh të mirën e jo të keqen. Në këtë rast mendja kur merr diturinë e shkencave fizike bashkë me ato të fesë atëherë 100% do ta meritojë që ta marrë shpërblimin e punëve të mira që i ka bërë këtu, atëherë ai ndaj All-llahut bëhet i sinqertë, kurse ndaj njerëzve e sakrifikues. Për këtë arsye ju porosis që t’i lexoni shumë librat e Risale-i Nurit që i kam përkthyer për hirë të All-llahut në dobinë e popullit tim shqiptar pa pritur kurrfarë shpërblimi material dhe pa e lejuar në fytin tim të hyje donjë kafshore prej fitimit të tij, sepse ato libra janë argument tërësisht që ju vërtetojnë se në këtë Univers është një Krijues dhe frutin e gjithësisë Ai patjetër do ta ringjallë për ta gjykuar. Dhe më në fund: Njeriu sigurisht beson që ka mundur të zotërojë njohuri ndaj All-llahut të Madhëruar dhe do të jetë i sinqertë, këto që thashë nuk janë një teori por një fakt i gjallë që janë në shesh miliona nxënësit e tij që janë për t’i pasur lakmi nga jeta e tyre, ti në qoftë se e ke besimin e fortë ato më tepër ta forcojnë edhe ta zgjerojnë, po qe se edhe më parë ke qenë i sinqertë, do të bëhesh edhe sakrifikues. Në këtë rast shqiptarët tanë po qe se zotërojnë këto cilësi vetëm me këto virtyte patjetër që do të përparojnë. Kështu që, po qe se ka nevojë për shërbim për ndonjë punë, secili do të thotë: unë e bëj atë, por po qe se aty ka shpërblim secili do të thotë: atë le ta marrë vëllai im se ai ka më tepër nevojë për të. Këtë shembull që dhashë, shokët e Profetit fisnik (a.s.m.) këtë kanë zbatuar duke marrur mësim nga ajetit të All-llahut që thotë: “Madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për të, ata u japin të tjerëve” (Hashr ajet 9) pra Sahabet në jetën e tyre duke zbatuar këtë e kanë sqaruar me vepër në shekullin e lumtur të Dërguarit fisnik (a.s.m.).
           

ÇFARË ËSHTË NJERIU?

Zoti i madhëruar për çfarë i krijoi njerëzit?
Fuqiploti i Madhëruar me bujarinë dhe Gjithëdijen e Tij të Pafillimtë për të sqaruar fuqinë e Tij absolute ndaj frutit të vetëdijshëm, të drurit të gjithësisë, pra njeriut. Më parë e krijoi drurin e madh, pra Universin. Dhe për të mbjellë nëpër të njerëzit, botën e shkëputi nga dielli.  Disa miliona vjet e solli atë rreth diellit. Madje që të ftohet, atë e largoi nga gjendja e tij e rrjedhshme dhe që të bëhet i dobishëm e mbrojti atë edhe nga gjendja e gaztë. Në këtë rast, kur bota u formua dhe u mundësua që të jetojnë dhe të shumëzohen njerëzit në të, atëherë dërgoi mashkullin dhe femrën. Dhe është shumë interesante se fuqiploti me një ekuilibrim të jashtëzakonshëm duke i dhënë një familjeje një vajzë, tjetrës gjashtë djem një tjetre s’i ka dhënë fare, përsëri asnjë kontinent nuk ka 60% vajza e 40% djem, nuk është edhe e kundërta. Vetëm nga abuzimi i kushteve të fesë domethënë nga liria e pakufishme të femrave në ndonjë vend duke ngadhënjyer burrat e vet, femrat i tërheqin fëmijët nga gjinia e tyre dhe për këtë arsye në ndonjë vend lindin 55 % vajza e 45 % djem. Pra këtë ekuilibrim nuk mundeni të ma shpjegoni me as një forcë të ligjeve fizike.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>