Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
ÇFARË FAJI KANË ATA QË ALL-LLAHU I KA KRIJUAR TË SAKATOSUR
“Zoti i pronave është All-llahu. Pronën e Tij Ai e shpenzon si të dojë dhe ku të doje. Ai është i lirë në punën e Tij, që mund të veprojë si të dojë. Në shpenzimin e mallrave të Tij askush nuk mund të bëjë ndërhyrje. Qelizat dhe molequlet e trupit tënd Ai i ka krijuar nga lloj-lloj elemente dhe atoma të të pa shirt dhe të ka përmbledhur duke të formuar e pajisu me shumë shqisa e ndejshmeri si njeri. Për këto mirësi që të ka sjellur All-llahu (xh.sh.) ti a i ke dhënë diçka Atij më përpara se të kërkosh hakun që s’e ke fare?
Ti përballë këtyre mirësive që të ka dhënë All-llahu (xh.sh.) në qoftë se më përpara i ke dhënë diçka, atëherë ke të drejtë të thuash: “ Më jep dy, për çfarë më dhe një sy, se kur bëjmë marrëveshje, mund të themi se kemi pasur fjalën ashtu. Jo një dorë, por marrëveshje ka qenë për dy.” Apo “Për çfarë më dhe një kembë etj”. Ndërsa ti All-llahut (xh.sh.) nuk i ke dhënë asgjë që thua (është larg tyre) se ka bërë pa drejtësi që atij i ka dhënë dy këmbë e mua një. Pra padrejtësia vjen nga mosshpërblimi i një hakut. Ti çfarë ke hak tek Ai që po ankohesh duke thënë se a nuk është padrejtësi, atij i ka dhënë dy kembë e mua një.
All-llahu i Madhëruar ty të ka krijuar nga hiçi e të ka xjerrur në shesh, bile si njeri... Në qoftë se i shikon me kujdes shumë krijesa, do të shohësh se janë më poshtë se ti.
Ndonjëherë All-llahu njeriut ia merr këmbën, përballë saj në tjetrën jetë t’i japë shumë sende. Ai kujt ia merr këmbën, po ta vëresh me kujdes, e shtynë atë të ndiejë se është i dobët e i varfër dhe duke ia sjellë zemrën nga vetë All-llahu ia sjellë edhe lulëzimin e shqisave të tij. Atij duke i marrë pak, i jep shumë sende. Megjithëse kjo nuk duket qartë, por kjo është një shenjë që, po të dojë All-llahu (xh.sh.) njësoj si dëshmorëve që ia merr shpirtin për t’i çuar ata në xhennet. Një njeri duke luftuar me armiqtë bëhet dëshmorë. Kjo për to është një shkak për t’u lartësuar në jetën tjetër. Me këtë shpenzim të pakët ai i tejkalon shumë njerëz të mirë që, jetës së tij si njeri shumë i devotshëm ia kanë lakmi dhe vetëm me veten e tyre thonë: Ah, ishte shumë më mirë që All-llahu të na kishte marrë edhe neve shpirtin nëpër luftra.
Në këtë mënyrë ky njeri edhe sikur të ishte sakatosur, përsëri nuk ka humbur shumë gjë, ndoshta përballë humbjes, shumë më tepër ka fituar.
Shumë rrallë bëhet ajo që i sakatosuri të kundërshtojë urdhërat e All-llahut (xh.sh.). Ndërsa shumica e këtyre që i ka sakatosur All-llahu, për ta ky sakatim u bë shkak që të lidhen më afër me mëshirën e All-llahut (xh.sh.), përveç disa njerëz që janë si ndonjë egërsirë që ankohen, duke thënë: Oh! Ç’më gjeti mua?! Çfarë faji kam unë që më ka krijuar kështu të sakatosur?!
Qëllimi kryesor i këtyre mangësive të trupit është për të lulëzuar dashamirësitë e njeriut ndaj Krijuesit, sepse njeriu është anëtari i përjetësisë. Këto mangësi mbartin dy kuptime. Njërin e treguam më parë. Por tjetri është për ata që janë shëndoshë e mirë. Ata duke parë këta me shëndet gjysmakë, duhen të mbledhin mendjen që të mos krenohen duke menduar se All-llahu edhe mua mund të më krijonte kështu. Ja pra, a nuk jeni duke parë se: Rinia, shëndeti, bukuria dhe malli duke qenë një mirësi e All-llahut (xh.sh.) ato janë duke u shpërdoruar nga njerëzit. Mirësitë po bëhen shkak që i zoti i tyre të bjerë në devijim...
PËR ÇFARË DISA BESIMTARË NUK I SHKOLLOJNË FËMIJËT?
Përgjigje:Ajeti i parë ka zbritur duke thënë”lexo”. Pra themeli i një feje që është i tillë, i botëkuptimtë. Si ka mundësi të refuzojë studimin? Ky ajet i Kur’anit domethënë periudha që do të gjykojë Kur’ani do të ishte koha e studimit dhe e shkencave. Kuptimin e ajetit që thotë: “O ju me libra” Bediuzzamani e komenton atë duke thënë se, kuptimi i saj për këtë kohë është: “O ju studenta, o ju shkencëtarë”. Kurse në gramatikën arabe “Kur’ani” dhe “Ikra” e kanë të njëjtën (lexo). Jo me kaq, por nëpër ajete të Kur’anit janë 87 fjalë që me lexim e kanë të njëjtin burim dhe në tre vende thotë: “lexo” dhe nëpër tre ajete të tjerë thotë: “lexoni” dhe në gjashëdhjetë e tetë vende thotë: “të lexohet”. Në një ajet thotë: “Nuk janë të njëjtë ata që dijnë me ata që s’dijnë”. Pra Kur’ani nuk i gjykon ata që nuk kanë mend. Tani të shohim se çfarë ka thënë Profeti për studimin dhe dijen:
Kush ka dalë të udhëtojë për të studiuar dhe deri sa të kthehet ai është në rrugën e All-llahut (xh.sh.).
Kush ka dalë të udhëtojë për të studiuar atij i lehtësohet rruga e xhennetit çfarë ka në qiell e në tokë deri edhe peshqit luten ndaj All-llahu (xh.sh.) që t’i falen gabimet e tij.
Studimi dhe shkenca janë vendosur mbi pyetje e përgjigje.
Studimin fillojeni më herët.
Kush nuk mëson edhe tjetërkënd në jetën tjetër për të, ka dënim.
Për njeriun, studimi është shkak që t’i falen gabimet e mëparshme.
E ka vendin e lartë ai që studion, mëson edhe tjetërkënd.
Cilësia e besimtarit të fortë është studimi.
“Hikmeti” çfarëdo që është i dobishëm merre se është malli i muslimanit (Këto hadithe janë marur nga libri kutubi sitte) Gjashtë libër themelorë i haditheve të Pejgamberit (a.s.m.).
H.z Alija thotë: “Ai që mua më mëson një shkronjë të vetme, unë bëhem skllavi i tij.”
A e patë në çfarë drejtimi janë parimet e fesë islame. Tani si bëhet që babai fetar të ndalojë studimin. Ky është gabim. Djalin apo vajzën kush e ndalon nga studimi ai nuk e ndalon nga studimi, por e ndalon nga edukimi i njëanshëm. Ai mundohet ta ndaloje që të mos bëhet fëmija ateistë, duke ditur se njeriu nuk përbëhet vetëm nga një trup fizik por ato e ndalojnë dhe mundohen që t’i japin edhe ushqimin e shpirtit, jo vetëm edukimin e filozofëve meterialistë. Po e shihni edhe vetë gjendjen e sotme të popullit. Pakica e të rive po mundet të qëndrojë pak në këmbë ne qoftë se ka mundur të marrë një edukatë familjare, imoraliteti i të tjerëve është në shesh. Shqiptari musliman që fenë islame e ka pranuar disa shekuj më parë sot nuk është e mundur të bashkohet me mendimet e disa vetëve që të mendojnë vetëm për sot, duke shpenzuar tërë orvatjet vetëm për këtë jetë kur nuk dihet se sa do të qëndrosh në të, ndoshta pas një jave, ndoshta pas një ore do të ikësh në një jetë që është e përjetshme dhe a është mençuri që të mos bësh kurrfarë përgatitjeje për atë jetë? Ju në çdo vend të këtij libri do të shihni se si ju porosisim studimin, përparimin, por jo si shpendi me një krah, por të bëhemi me dy krahë që t’i studiojmë shkencat ekzakte bashkë me ato të fesë. Sepse a ka ndonjë burrë që mund të thotë se unë nuk do të vdes? Vdekja a nuk është çështja më e madhe e njeriut? I mençuri a nuk duhet të mendojë duke thënë se si do të bëhet halli im pas vdekjes? Feja na urdhëron të studiojmë, por fillimin e studimit të mos e bëjmë me emrin e Marksit e Engelsit, por “Me Emrin e Zotit që na ka krijuar nga hiçi”. Në fenë islame sa vlen dija, nuk vlen asnjë send sepse para se të bësh urdhërat e All-llahut duhet të dish si t’i bësh ato. Këtë çështje mund ta kuptojmë më mirë kur përpiqemi ta kuptojmë se çfarë është tortura përgjithmonë të digjesh në zjarrin e xhehennemit edhe kur e ulni kokën që ta mendoni se çfarë lumturie është kënaqësia e xhennetit kur në të kurrë nuk soset rinia, nuk ka kurrfarë brenge apo fatkeqësira. Vetëm atëherë rreptësisht mund të largoheni nga mosbesimi e mëkatet dhe shumë më tepër do të vraponi pas sevapeve.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>