A ËSHTË E VËRTETË QË THONË SE, PROFETI (a.s.m.) KA THËNË SE BOTA ËSHTË MBI KAUN E PESHKUN

“Përgjigje: Si ajetet e Kur’anit që mbanin disa kuptime, ashtu edhe secili hadith Profetit (a.s.m.) nuk e ka kuptimin qartë. Kjo është arsyeja që, disa kanë thënë s’është hadith, disa kanë thënë se është marrë nga rrëfime të Israilitëve dhe janë rrëfime nga mite të vjetra etj. Ja pra feja islame është e botëkuptimtë që në asnjë vend nuk bie në kundërshtim me shkencat. Sot secili e di se shkenca e astronomisë thotë se: Bota sillet si ndonjë mizë përreth diellit. Këtu do ta shihni se si përputhet ajo me mendjen kur ta shpjegojë eksperti i degës së saj. Pra kur ta shihni shpjegimin e Bediuzzamanit do të bindeni se ajo ishte e vërtetë. Kështu që:

Ibni Abbasi transmeton hadithin e vërtetë dhe thotë: “Nga i Dërguari i All-llahut kur e pyetën se: “Bota mbi ç’ka qëndron?” u thotë “Përmbi kaun e peshkun”, njëherë ka thënë vetëm përmbi “Kaun” një tjetër herë vetëm përmbi “Peshkun”. Ne, këtë hadith do ta sqarojmë shkurtimisht me tre themele. Themeli i parë: Disa dijetarë të vjetër të Beni-Islailëve pasi janë bërë Muslimanë kanë sjellur me vete edhe dituritë e tyre të mëparshme. Me të vërtetë nëpër ato dijet e vjetra ka edhe gabime që nuk janë të fesë sonë.
E dyta: Duke kaluar koha edhe çështjet të paraqitura me shembuj nga duart e shkollarëve kur kalojnë në duart e xhahilëve, atëherë edhe mitet konsiderohen si të vërteta. Kur kam qenë unë fëmijë njëherë u zu hëna. E pyeta nënën për çfarë u bë kështu? Dhe ajo më tha: “E ka përpirë gjarpëri.” Unë i thashë: “përsëri po duket pak?” Ajo më tha: “Atje gjarpërinjtë janë si xham dhe i duket brendësia e tyre” Shumë kohë mendoja këtë fjalë të nënës sime dhe duke i thënë vetes me vete se si ka mundësi të flasë nëna këtë mit? Derisa kur erdhi koha dhe unë duke studiuar shkencën e astronomisë, e pashë se shumë vetë thonin si nëna ime. Sepse, gradat e mëdha në diell që dihen me horoskop që, dielli me hënën kur vijnë njëri përmbi tjetrin bëhen dy lakore dhe astronomia me një shprehje të bukur atyre, dy vijave u thotë gjarpërinj. Tani e patë se si bëhet një gjë e vërtetë kur të hyjë nëpër gojë të njerëzve të thjeshtë. Tani a e kuptuat se si e shndërruan Hadithin e Pejgamberit (a.s.m.) që ka thënë botën e bartin dy melekë (engjëj) të mëdhenj, njëri duke pasur emrin “Thevr” (Ka), tjetri “Hutë” peshk). Njerëzit ato duke i shndërruar i bëjnë dy kafshë të mëdha, njëri peshk tjetri ka. Si thashë edhe më parë edhe Kur’ani edhe hadithet nuk mund t’i kuptojë secili. Si kam treguar edhe më lartë erdhi vendi ta tregoi edhe këtu përshembull: Njëherë Profeti Muhammed (a.s.m.) duke ndenjur me Sahabët dëgjohet një zhurmë e thellë. I Dërguari i Zotit tha: Ky është zëri i një guri që ka 70 vjet që rrokulliset dhe në këtë moment ka rënë në fundin e xhehennemit. Pas disa minutash erdhi një Sahabe duke dhënë  një lajm  tha: Tani kishte vdekur ai hipokriti me moshën shtatëdhjetë vjeçare. Dhe u zbulua sekreti i fjalës së Profetit (a.s.m.).
Tani ta shohim se me çfarë sebepi All-llahu ua ka dhënë melekëve që e bartin botën këta emra “Ka” dhe “Peshk”. Ajo është për arsye se banorët e kësaj bote disa jetojnë me peshk, kurse disa jetojnë duke lëvruar arën me kaun dhe nga kjo arsye është se  Fisniku Muhammed ka thënë: “Bota qëndron mbi Kaun edhe Peshkun” janë të përshtatshme. Për shembull: Po të pyesësh dikë mbi ç’ka qëndron shteti? Dhe po qe se ai të përgjigjet duke thënë mbi shpatën edhe lapsin a ka gabim? Jo! Pse jo? Se shteti mbrohet me shpatën dhe administrimi i brendshëm bëhet me laps. Pra, shteti si qëndron mbi shpatën e lapsin, njësoj edhe bota qëndron mbi kaun edhe peshkun. A e patë me çfarë mrekullie ka folë Profeti Muhammed (a.s.m). Sepse kau kur nuk punon dhe peshku kur nuk bën një milion vezë përnjëherë atëhere njeriu s’mund të jetojë dhe jeta shuhet (nuk prish punë se dje ka qenë kau e sot traktori). Me këtë të vërtetë del në shesh se jeta e njeriut është e lidhur me jetën e kafshëve.
Një tjetër anë e kësaj çështjeje: Astronomët e vjetër kanë thënë se dielli po sillet. Në secilin 30 gradësh të diellit kanë konsideruar një horoskop. Po qe se mes yllësive të yjeve vihen vija të imagjinuara, ai vend nganjëherë e merr formën e një luani, nganjëherë e mer formën e një terezije peshore, nganjëherë ka e nganjëherë e merr formën e peshkut. Ndërsa astronomët e sotëm që kanë konstatuar se dielli nuk sillet, por bota sillet. Në këtë mënyrë duke u sjellur bota nën hijen e yllësive të qiellit, ato vende në secilin muaj marrin 12 forma të ndryshme, formën e kaut, peshkut apo të luanit etj.. Tani është kjo arsyeja që, Profeti Muhammed (a.s.m) në këto që treguam ka sqaruar edhe një mrekulli tjetër që nuk sillet dielli por bota, duke paralajmëruar se, një ditë shkencëtarët do ta konstatojnë atë. Pas një kohe kur pyesin Profetin (a.s.m.) se bota përmbi kujt është, u thotë përmbi kaun, përsëri një tjetër herë në momentin kur ishte bota në horoskopin e peshkut pyesin bota përmbi kujt është u thotë përmbi peshkun. A e patë se Profeti (a.s.m.) me mrekullinë e Tij në horoskopin e qiellit si e ka parë formën e kaut edhe të peshkut, që shkenca e astronomisë pas shumë shekujsh me mjete të përsosura ka mundur ta konstatojë atë, pra yllësitë e qiellit që marrin formën e peshkut, kaut apo luanit.



SI T’U PËRGJIGJEMI NATYRALISTËVE
Përgjigje: Saktësisht mund t’u them se përgjigjen e saj shumë mirë mund ta gjeni në libërthin e Bediüzzaman Said Nursiut që quhet “Përgjigje natyralistëve” që kam përkthyer unë . Ndërsa përsëri edhe këtu do t’ju parashtroj disa pika: Së pari secili njeri duhet të interesohet se cili është qëllimi i jetës dhe cila është e vërteta. Sepse secila fjalë që flitet dhe çdo mendim që i paraqitet, ose do t’i mbështetet së vërtetës, ose është një propozim dhe një vepër që i intereson vetëm folësin personalisht. Në këtë mënyrë njeriut i duhej një e vërtetë e tillë që sa herë mendimet i mbështeten asaj janë të drejta dhe sa herë ndahen nga ajo përballen me gabime. Sepse, e vërteta dhe mentaliteti asnjëherë nuk ndryshon. Tani njeriu për t’u bërë fetar ka nevojë të bindet në atë që po beson, por mohuesit nuk i duhet bindje sepse në të nuk ka obligim. Ndërsa për t’i besuar ekzistencës së Krijuesit duhet të mjaftojë vetëm mendimi që kjo Gjithësi duhet të ketë një Zot, kurse për një send që nuk ekziston askush nuk bën diskutim. Ndërsa sot, ngaqë njerëzit kanë mbetur pa dije shpirtërore, po mashtrohen shumë prej reklamave të rremë të filozofëve materialistë duke mos kujtuar se ato janë vetëm një propozim që kanë  mbetur vetëm në teori,  në kohët e lashta kanë mohuar vetëm xhahilat. Megjithëse nga zanafilla e këtej ata që kanë pëlqyer rrugën e djallit të veseve të këqija kanë mohuar, ata që kanë pëlqyer rrugën që ua ka urdhëruar logjika ata i janë përulur parimeve të fesë së tyre. Tani do t’u tregojmë a ka mundësi të krijojë natyra, apo të bëhet rastësisht, apo të krijohet vetëvetiu. Këtë çështje serioze duhet ta marim nga zanafilla. Nëpër libra të gjeologëve shihet se, për krijimin e historisë së botës së pari ka shkruajtur libër një francez që quhej Buffon që ka jetuar me 1707-1788. Sipas mendimit të tij bota është një grumbull, kometi duke u sjellë përreth diellit me shpejtësi shumë të madhe dhe ka bë aksident me-diellin dhe e ka shkëputur këtë botë. Por për ne ajo nuk është interesante, ndoshta është shkëputur nga dielli apo është një përmbledhje e shtrëngimeve të masave të gazit. Përfundimi është i qartë se, zanafilla e tij ka qenë pa ajër, pa ujë, pa dhé, pra thuaj po deshe se ka qenë një masë grumbulli i gurit, apo thuaj ka qenë një grumbull i madh mineralesh. Dikush thotë se disa miliona, dikush thotë disa miliardë vite është sjell rreth diellit dhe kur u bë gati që të jetojnë Krijesat e gjalla në të, pikërisht atëherë All-llahu i Madhëruar njerëzit dhe krijesat e tjera të gjalla i ka krijuar dhe i ka dërguar në të. Sepse çdo send që i duhej njeriut dhe gjërave të gjalla  është në të. Dielli a ka benzin, gaz natyrore, qymyr, bakër, ujë e kryp? Jo. po si u bë? Nuk ka përgjigje!. Tani a nuk ka nevojë të mendojmë se si ky gur kaq i madh, apo se si kjo masë e madhe u bë e tillë, që nëpër të u bënë detra, u formua atmosfera dhe nëpër të u shpërndanë mijëra lloj gjallesa. Çfarë thotë logjika jonë? A do të themi se ajo është një gjë e rastësishme, apo do të themi se nuk është e mundur që rastësia t’i bëjë këto dhe se kjo vetëm është vepër e një të Fuqiploti që sheh e dëgjon dhe është i gjithëdijshëm për secilin send, pra All-llahu i Madhëruar. Meqë Ai ka mundur të krijojë pa asnjë gabim këtë Univers madhështor, atëherë është e padyshimtë se Ai është i Fuqishëm të krijojë edhe një vend tjetër të pashndërrueshëm dhe të paskajshëm. Pra krijimi i parë është argument për krijimin e dytë. Propozojmë se u bë kijameti dhe secili send u bë hi e pluhur, përsëri Fuqiploti ka fuqi që t’i krijojë të gjitha krijesat e gjalla. Duke përdorur vullnetin e Tij mund të bëjë mirë apo keq, duke shpallur një gjyq të madh për t’i dënuar mizorët e mëkatarët që nuk e kanë zbatuar ligjin e Tij. Njësoj është i aftë të krijojë një xhennet-parajsë me begati përrallore që t’i kënaqë ata që duke besuar kanë zbatuar ligjin e All-llahut të Madhëruar.
Tani ta shohim se kush është natyra.
Në këtë univers kemi katër lloj krijesash:
1. Janë gurët, dhé, mineralet dhe trupat qiellorë që vetëm se janë energji e jo tjetër. Domethënë këto vetvetiu asnjë send nuk mund të krijojnë dot.
2. Janë bimët e drurët që janë gjërat më të thjeshta të gjallesave, pra bimët janë që i shërbejnë kafshëve, mund të mendosh vetë se çfarë roli mund të luajnë bimët në krijimin e diçkaje.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>