Ja pra, lirinë e duhur e të vetme njerëzve ua ka garantuar Islami. Për arsye se u është ligështuar besimi i muslimanëve të sotëm, ata nuk zbatojnë fenë e tyre dhe nuk mund te bëhen pasqyrë e fesë islame. Pra muslimani që nuk e ka zbatuar fenë është tjetër dhe feja islame është diçka tjetër. Ti nuk mund t’ia hedhësh fajin ilaçit që s’e ke pirë fare. Mosbesimtarët i kanë shtypur shumë njerëzit e punëtorët, deri vonë sa mezi ngrihen në këmbë. Sot ndoshta akoma në ndonjë vend festojnë 1 majin si dita e lirisë së punëtorëve që janë liruar nga borgjezët mizorë por është për tu habitur se komunizmi i Marksizmit-Leninizmit që gjoja i shpëtoi punëtorët nga burgjezët, se çfarë luksi u ka garantuar më pas atyre do ta shohim më poshtë:
ShemseddinTurkani në numrin e 2056 të gazetës “Jeni Asja” të Turqisë në një artikull thotë kështu:
Egërsira e komunizmit me numra: (vetëm në Rusi)
1917-21: Kanë mbytur 4,5 milion kundërshtarë.
1921-22: 6 milion kanë vdekur nga uria.
1917-23: Kanë mbytur 160 mijë akademikë, profesorë, specialistë, fotografistë e mësues. 50 mijë milicë, 740 kazakë, 1,5 milion fetarë.
1923-30 Në GPU të Çekosllovakisë mbytën 2 milion.
1930-33 Nga uria kanë vdekur 7 milion.
1930-33 Sabotueset që nga thatësia nuk kanë dashur të punojnë, pushkatojnë 750 mijë.
1933-37 Nga ana e Organizatës së fshehtë të GPU-NKVD mbytën 1,6 milion.
1937-38 Në pastrimin në NKVD u pushkatuan shkollarë 635 mijë, anëtarë të partisë komuniste 340 mijë, anëtarë të Ushtrisë së Kuqe, politikanë 30 mijë.
1938-47 Nga ana NKVD mbytur nëpër kampe e burgje 472 mijë fetarë dhe të Ushtrisë së Kuqe 23 mijë.
1917-47 Nëpër kampe e burgje vdiqën 21 milion.
1917-19 Në Finlandë, Letoni, Estoni dhe në Lituani u pushkatuan 160 mijë.
1920 Kur e pushtuan Lehistanin mbytën 600 mijë.
1921-22 Në pushtimin e Gurxhistanit mbytën 20 mijë.
1925-31 Duke luftuar me Kinën 30 mijë.
1930-39 Duke luftuar me spanjollët 85 mijë.
1939 Duke pushtuar Poloninë, Finlandën 463 mijë.
1941-45 Në Luftën e Dytë Botërore 13 milion.
Shuma del 63.301.000
Europianët nga rusija kur e shpëtuan shkrimtarin e madh Aleksandër Solzhenitsin e pyetën atë. Sa ka robër në Rusi? Përgjigjja është interesante: 2 milion nuk janë robër. Domethënë gjithë të tjerët ishin robër. Dihet se, mosbesimtari të drejtën e sheh tek forca, kurse besimtari forcën e sheh tek e drejta.
Në këtë shkrim që keni në dorë mund të gjeni argumente të mjaftueshme për të parë se çfarë është skllavëria dhe nga ka rrjedhur.

PËR ÇFARË PROFETI YNË (a.s.m.) ËSHTË MARTUAR ME DISA GRA
 
“Përgjigje: Kjo është normale që, siç në secilin shekull edhe në kokat e njerëzve të shekullit tonë kanë lindur probleme si rezultat i kulturave të ndryshme që kanë rrjedhur nga vende të ndryshme.
Për këtë duhet të dimë se, si në çështje të fesë ashtu edhe në çështje të tjera, mendimet jo të stabilizuara e kanë ngatërruar ashpër botën e meditimit dhe nga kjo ka rrjedhur edhe shkatërrimi i jetës shoqërore. Dhe është e qartë se ky shkatërrim që është drejtuar t’ia zhdukë moralin e popullit ditëpërditë është duke marrë hov. Në shekullin tonë kur populli është futur nëpër kuptime të ndryshme me siguri që ajo do të pjellë mendime të ndryshme dhe përçarje të popullit. Këto që thashë pas një kohe të shkurtër do të humbin vendin e tyre duke braktisur despotizmit. Sepse  një çështje e saktë që nuk duhet të shndërrohet sipas kuptimeve, atë kur e lëkundin, ajo e jep prodhimin e keq të përçarjes. Sipas mendimit tim sot që e vërteta, e sakta, mentaliteti është shumëzuar me sasinë e kokëve. Ne në këto gjendje nuk duhet të biem, por në qoftë se njerëzimi ka rënë patjetër do të përpiqemi që t’a shpëtojmë atë. Ky atribut duhet të sillet vetëm rreth “besimit” e jo ndaj tjetërkujt.
Duke marrë mësim nga kjo hyrje e vogël shohim se shumë njerëz janë futur nëpër vende që s’duhet. Dhe një prej tyre është se, në vend që kur përmendet emri i Profetit Fisnk (a.s.m.) duhet të ngrihemi në këmbë, ne prodhojmë mendime që ta kritikojmë Atë, janë një pakicë që pyesin  për të mësuar realitetin dhe shtrohet pyetje për martesën e Fisnikut (a.s.m.).
Së pari duhet të dimë se, Ai personaliteti i pastër, deri në 25 vjet ka jetuar si beqar i pa martuar,  që në ato vende të nxehta shumë më herët ngjallen veset e njeriut. Kurse Ai me një vullnet të mprehtë ka mundur të jetojë pa i rrëzuar hije nderit të vet, sepse armiqtë e atëhershëm dhe të sotëm të Profetit (a.s.m.) duke shpifur me lloj-lloje shpifje në këtë çështje nuk kanë mundur të flasin asnjë fjalë.
Profeti Muhammed (a.s.m.) martesën e parë e ka bërë më një zonjë të vejë Hazreti Hatixhën (r.a.ha.), që më parë ka qenë e martuar në dy vende të tjera dhe me të ka jetuar një jetë të lumtur të gjatë që ka zgjatur 23 vjet dhe kur ka vdekur ka lënë disa jetima. Profeti Muhammed  4-5 vjet nuk është martuar dhe për fëmijët e vet u bë edhe nënë edhe babë dhe po të ishte ashtu si thonë të tjerët do të ishte martuar, bile menjëherë sepse ka qenë Profeti i fesë islame dhe ka pasur mundësi t’i gjejë tek kushdo një grua, por jo, mosha e Tij. Kur u bë 55 vjeç e pas kësaj moshe u martua me disa femra megjithëse në ato vende të nxehta pas 50 vjetëve shuhet dëshira për martesë dhe në pamjen fizike martesa pas kësaj moshe për Të ka qenë një dert( brengë), një barrë e jo tjetër.
Por kur e kthejmë nga ana shpirtërore Atë personalitet e shohim se, që të mos kundërshtojë detyrën e vet që ka ardhur nga All-llahu (xh.sh.) ka përballuar çdo vështirësi. (Secili duhet të dijë se, nëna dhe gjysma e popullit janë femrat). Kurse Profeti Muhammed në një hadith ka thënë “Dija është farz për secilin besimtarë dhe besimtare”. Pra për tua dhënë shkollën e fesë islame edhe femrave të muslimanëve Profeti (a.s.m.) është martuar me disa zonja që t’i mësojë ato, më pas edhe ato t’i mësojnë gratë të muslimanëve, se ka shumë gjëra sekrete që ndodhen ndërmjet burrit e gruas që, për besimtarin ato janë shumë të nevojshme. Ndërsa pas martesës së Profetit (a.s.m.) ato sekretet kanë dalur në shesh, për këtë arsye zonjat e Profetit (a.s.m.) duke mësuar fenë nga Mësuesi i tyre (a.s.m.) ua kanë dhënë më pas mësim edhe grave të muslimanëve.
Martesa e dytë e Hz. Muhammedit (a.s.m.) ka ndodhur me Hz. Aishe-në (r.a ha.) që ishte inteligjente dhe vajza e shokut të parë të Profetit Hz. Ebu Bekrit që Ai vetë ia ka dhënë duke besuar se kur t’ia jap vajzën time për Hz. Muhammedin (a.s.m.) dyfishohet dashamirësia ime për Të, që duke qenë Profeti i fesë sime bëhet edhe dhëndrri im që kënaqësia ime më rritet në atë gradë që s’mund t’ua tregoj, sepse ajo e ndershmja nëna jonë me një formë më të mirë ka shpjeguar veprimtarinë e Muhammedit (a.s.m.) dhe ka transmetuar përmbi njëmijë hadithe të Pejgamberit (a.s.m.) që kur e pyesin Hz. Aishe-i Sëddikën për moralin e Pejgamberit (a.s.m.) u përgjigjet duke thenë: “Ju a nuk po lexoni Kur’anin që morali i Tij është morali i Kur’anit famëlartë”.
Edhe një martesë e ka bërë me Ummu Seleme-në (r.a.ha.) të fisit Mahzun që ka qenë prej muslimaneve të rradhës së parë dhe ka ikur nga presionet e mosbesimtarëve të Mekes në Abis, më pas nga Abisia në Medinë, bile edhe aty nën kushte të vështira ka qëndruar në rradhën e parë të besimtarëve dhe i vdiq burri me disa fëmijë dhe mbeti e vejë në dheun e huaj. Profeti (a.s.m.) u martua me të për t’i mbrojtur nderin dhe t’i dalë zot fëmijëve. Tani, a shihni me çfarë mëshire është paraqitur për të marrë barrën e disa martesave.
Kur ta mendoni se martesa me disa zonja për Profetin tonë ka qenë shpirtërisht e nevojshme është edhe nga arsyeja që ka qenë nevoja të lidhë miqësi me disa fise për t’u pakësuar armiqësitë e tyre ndaj fese islame dhe t’i dalin zot, që edhe tek ne shqiptarët është ajo traditë që ndaj dhëndrrit të një vendi, secili individ i atij vendi ndjenë miqësi ndaj tij.. Tani më duket se nuk ka nevojë që t’u tregoj për të tjera martesa që ka marrë barrë më tepër përmbi vete duke menduar se keni marrë përgjigjen e duhur për pyetjet tuaja.Shumë rrallë dikush prej tanëve ka mundur të lexojë gazetën apo revistën që para disa vjetësh, ka sqaruar për çeshtjen që evropianët nga fillimi i njerëzimit e deri tani që kanë përmbledhur veprimet e 100 njerëzve të shquar dhe kur i llogarisin se veprimi  i kujt ka qënë më i mirë, a e dini se kush ka qenë i pari?
Po! Hz. Muhammed Mustafaja (s.a.v.). Së fundi, unë e di mirë se, këto kritika që bëjnë muslimanët që të ngratët nuk i kanë prej vetes, këto fjalë rrjedhin vetëm nga imponimet e intrigjeve të huaja. Ne jo ta kritikojmë dashamirin tonë më të madh por duhet të lavdërohemi shumë që jemi popull “ummeti” Muhammedit (a.s.m.).

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>