DUKE QENË FE E VËRTETË FEJA ISLAME SI E KA LEJUAR SKLLAVËRINË

 Skllavët, janë njerëz që janë robëruar duke luftuar me armiqtë. Zullumqarët i kanë shtypur ata pa mëshirë në një mënyrë që njerëzimit nuk i ka hije. Në historinë e vjetër të Romës dhe të Egjiptit i lexojmë duke u trishtuar ndëshkimet e ndjekjet e skllevërve. Mizorët qeveritarë për t’u argëtuar nëpër arena i kanë përleshur luanin me skllevërit, bile skllevërit në qafë kanë patur qaforet e turpshme. Ne, duke i lexuar këto i refuzojmë me mëri e urrejtje ata që i kanë futur këta njerëz në këtë gjendje sklavërie. Nuk janë vetëm ata. Edhe në historinë e afërt shohim se, ata që nuk kanë besuar në Zotin e Madhëruar dhe në Ringjalljen, vazhdimisht i kanë shtypur të varfërit dhe të dobëtit. Si në kampet e robërve, pushtimet e vendeve dhe rethuar në koloni, të gjitha janë rezultat i zullumqarëve, ateistë që nuk besojnë që do të japin llogari. Nga kjo arsye raca jonë trishtohet nga skllavëria. Por disa të paditur shpifin kundër muslimanëve. Kjo vetëm se është një padrejtësi e madhe e jo tjetër. Sepse skllavëria siç nuk ka buruar nga muslimanët, njësoj edhe ekzistenca e saj nuk ka vazhduar me islamin. Kush ka marrë pjesë nga historia e dinë se skllavëria ka buruar nga shtetet jo islame.
Skllavët janë prodhim i luftrave, zullumqarët janë ata që i kanë mbajtur në atë gjendje .
Muslimanët pasi e ngadhënjyen Egjiptin, aty gjetën mundësi që të shohin fëlliqësinë e skllavërisë. Robërit si një mall duke u shitur nëpër tregje, burrat edhe gratë lidhur me zinxhira, ato duke u rrahur çoheshin nëpër tregje. Vendbanimi i tyre ishin vende të thella ku s’jetohej dot. Kjo gjendje e tyre ndikoi shumë tek myslimanët. Në secilin vend që shkuan, me parime të islamit filluan t’i kurojnë ato. Duke u treguar atyre se njeriu nuk është pronë tregtie dhe atyre ua treguan principet e fesë islame, hadithet e pejgamberit: “Kush e mbyt skllavin e vet, atë e mbysim ne, kush e burgos apo nuk ia jep ushqimin, atë e burgosim dhe atij ia presim ushqimin, kush i tredh ato edhe ne atë e tredhim” (Buhari, Muslim, Tiramzi). “Ju jeni bijtë e Ademit e Ademi nga dhéu është krijuar” (Muslim). Me këto parime të varfërit u qetësuan pak. Feja islame shumë njerëzve të shkatërruar, i ka garantur vlerën, duke urdhëruar padronët t’i respektojnë ata. Hz. Umeri (r.a) ka thënë “Bilali është zotëria jonë.” Duke e blerë, atë e liroi Hz. Ebu Bekeri (r.a). A e patë si e ka lartësuar islami skllavin, dhe para secilit send, All-llahu me ajetin Kur’anor “S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër” (huxhurat 10) ia ka mbrojtur hakun e tyre dhe shërbëtorët dhe skllevërit janë vëllëzërit tuaj nën dorën e dikujt që është ndonjë vëlla. Ç’ka të hajë vetë edhe atij le t’i japë, çka të veshë vetë edhe vëllaut t’ia veshë, të mos urdhërojë një send që nuk mund të bëjë ai. Po qe se ia urdheroni me ndonjë barrë të rëndë patjetër ndihmojeni atë.” (Buhari) “Asnjëri prej jush të mos thojë ky është skllavi apo skllavja ime, por le t’i thojë djali, bija apo vëllai im.” (Muslim Ebu Davud). Në këtë mënyrë Hz Umeri që t’ia dorëzojnë Mesxhidi Aksanë kur ka shkuar me shërbëtorin e tij duke ndërruar deven kanë hipur herë ai e herë shërbëtori dhe kështu kanë shkuar atje. Hz. Osmani kur ka qenë kryetar i shtetit vetëm se i ka tërhequr pak veshin e shërbëtorit, ka mbledhur popullin dhe para turmës e ka urdhëruar shërbëtorin që t’ia tërheqë veshin vetë Hz. Osmanit. Hz. Ebu Zerri gjysmën e kompletit të stofit të rrobave të reja të tij ia ka ndarë  shërbëtorit qv ta qepe edhe ai një pallë rrobë përvete dhe gjysmën ka lënë vetes.
Të gjitha këto që treguam deri tani, na tregojnë se feja islame skllavin e shërbëtorin i ka konsideruar të barabartë pa asnjë farë dallimi nga njëri-tjetri.
 Shumë skllevër, për arsye se tek “sahabët” (shokët e Pejgamberit) kanë qenë më të lirë se tek babai i vet, me gjithë se i kanë liruar, nuk kanë dashur të shkojnë tek prindërit e vet dhe nuk kanë shkuar. Kjo, duke filluar me Zejd bin Harisin dhe ka vazhduar edhe më tej. Hz. Muhammedi kur e ka liruar atë që të shkojë tek prindërit, ai nuk ka shkuar duke pëlqyer jetën pranë profetit Muhammed (a.s.m). Jo vetëm ai, por shumë skllevër që janë liruar nga shokët e Profetit (s.a.m.) nuk kanë dashur të shkojnë tek prindërit duke parapëlqyer jetën pranë sahabëve, sepse sahabët ata i quanin pjestarë të familjes së tyre. është i qartë urdhëri i Hadithit “Kush e mbyt skllavin e tij edhe ne atë e mbysim, kush burgos dhe e lë të uritur e burgosim edhe ne dhe e lëmë të uritur atë”. (Buhari. Muslim)
Kush ka lexuar historinë Islame ai duhet të dijë se, shokët e Profetit Muhammed (a.s.m.) kanë harxhuar shumë para duke i blerë skllevërit për t’i liruar ata. Hz. Muhammed (a.s.m) dhe shoku i tij i ngushtë Hz Ebu Bekeri, kur formuan, shtetin formuluan shumë ligje për t’i liruar skllevërit si për shembull: Hz. Muhammedi (a.s.m) “Cili skllav u mëson 10 vetëve të shkruajnë e të lexojnë atë e lirojmë”. Më pas në kohën e Umer Abdul-azizit edhe Zekatin e kanë harxhuar për t’i liruar skllevërit. A ka mundësi që Islami i cili shkuli me rrëmbim nga brendësia e njerëzve moralet e liga që u ishin futur nëpër deje, të mos dënojë skllaverinë?!
 Kush e kritikon Islamin për këtë ai ose është xhahil ose ka rënë devijim. Disa për të pastruar veten, përpiqen që të kritikojnë Islamin.
Tani të shqyrtojmë se çfarë është skllavëria. Ne do të hapim luftë me një shtet. Disa nga kundërshtarët i zemë robër ashtu si edhe ata zënë nga të tanët. Çfarë gjendje do të zbatohet ndaj tyre:
1. Do t’i vrasim të gjithë siç bëjnë disa kryetarë despotë.
2. Apo duke u kujdesur do t’i mbrojmë nëpër kampe të robërve.
3. Apo do t’i lirojmë të ikin në atdheun e vet.
4. Apo do t’i ndajmë nëpër besimtarët që t’i shërbejnë atyre si trashëgimi lufte.
Përgjigjja e parë: E cila ndërgjegje e besimtarëve nuk i lejon të vrasim gra e burra, fëmijë e robër, siç ka bërë Bahtunnaseri i Egjiptit para islamizmit.
2. A nuk duhet të trishtohemi nga kampet e robërve të shekullit tonë. Le të merret parasysh edhe dhuna që është ushtruar në shume vende, që kanë prerë gjinjtë e grave të robëruara, dhe burra të braktisur që të vdesin urie dhe ata nga urija kanë ngrënë lëvoret e drurëve. Ata që kanë vuajtur ndëshkimin dhe torturat nëpër kampe nuk janë të pakët dhe bota ato i ka parë shumë mirë dhe e ka përjetuar me luftën e Dytë Botërore.
Këto për ne myslimanët janë ngjarje të papranueshme.
3. T’i kthesh mbas robërit e armiqve është mirë. Por po qe se armiqtë i ndëshkojnë dhe i mbysin tanët, ndërsa ne i lëshojmë robërit e tyre, puna jonë a nuk është një tradhti ndaj tanëve që tek ata vuajnë ndëshkime?
4. është ajo që, përkohësisht t’i ndash robërit nëpër shtëpitë e muslimanëve që t’i shërbejnë atyre.
Skllevër u thuhet robërve që  janë zënë nëpër luftra. Skllevërit, pra robërit nëpër shtëpitë e muslimanëve kanë qenë në studime që të marrin kulturën e njerëzimit. Në këtë rast ata kanë pasur mundësi të shohin të bukurën, të drejtën nga afër që të ngazëllehet zemra e tyre, e më pas edhe ata të bëjnë dobi nga bukuritë e njerëzimit siç bëjnë muslimanët e tjerë. Mijëra persona të ndryshëm të skllevërve kanë arritur të bëhen të përsosur nga kjo rrugë duke filluar prej Nafiut që ka qenë sheh,i Imami Malikut, Tavus bin Kejsani, Mesruku e qindra Imamë që janë mes tyre. Nuk janë vetëm ata, por është një karvan i madh i tyre.   
      Për këtë temë deri këtu kemi bërë dobi edhe nga libri i M. Abdulfettah Shahin-it

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>