Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
A ËSHTË E MUNDUR RINGJALLJA?
Për këtë pyetje përgjigjen më të mirë mund ta merrni në librin “Ringjallja” të Bediuzzamanit që kam përkthyer unë . Këtu do tua parashtrojmë vetëm te vërtetën e nëntë të këtij libri:
E VËRTETA E NËNTË: është Ai, që i ngjallë dhe i merr jetët. është pasqyrimi i Emrit Hajj, Kajjum, Muhji dhe Mumit.
A nuk është e vërtetë se Ai tregon Fuqinë e Vet të Mbinatyrshme, duke ringjallur faqen e tokës së vdekur, që është e mbuluar nga sipër me treqindmijë lloj krijesash? Ashtu siç çdo ringjallje e tyre edhe ringjallja njerëzore, duke qenë e ngatërruar dhe e pasistemuar, a nuk sistemohet dhe seleksionohet sipas çdo specie me zotësi dhe durim të madh? A nuk tregon kjo se Ai shfaq Diturinë e Tij të madhe dhe të pafundme? Pikëpamjet e njerëzve i kthen nga jeta e Përjetshme, për në Tubimin e Madh. Me Fuqinë e Vet të gjithë Profetët i ka sinjalizuar, u ka premtuar dhe ka sjellë, që të gjitha qeniet, kokë më kokë, krah për krah dhe dorë më dorë, të bashkohen nën urdhërin dhe dëshirën e Tij. Të ndihmojnë njëra-tjetrën sepse Ai prandaj i ka krijuar të tilla. Me Madhështinë e Vet, Ai njeriun e ka krijuar përmbi të gjitha krijesat, si më të plotën, si më të kuptueshmen, si një frut të Bukur dhe të Edukuar. E ka zgjedhur atë, si dëgjues dhe plotësues të dëshirave të Tija, ndaj dhe i ka dhënë prioritet të veçantë. Ai, All-llahu xh.sh. është me të vërtetë një Dijetar i mrekullueshëm dhe Mëshirëplotë.
Prandaj nuk është e mundur, që tubimin pas Ringjalljes, të mos e mbajë dhe njerëzit që i krijoi të mos i ringjallë! S’ka mundësi të mos vendosë një Gjykim të Madh dhe të mos krijojë Xhennet dhe Xhehennem. Kjo nuk është e pranueshme! Bujari i madh, ka dhënë shumë shembuj për ditën e Ringjalljes dhe të Kijametit. Në këtë botë të vogël, në faqen e saj për Ringjalljen, ka dhënë shembuj konkretë në ditët, vitet dhe shekujt që kanë kaluar. Në të gjitha këto shembuj Ai i ka paraqitur ato si argumente të Ringjalljes.
Në ringjalljen e pranverës shohim se brenda pesë apo gjashtë ditësh, të gjitha kafshët apo bimët, të mëdha apo të vogla qofshin, përmbi treqindmijë lloje të ndryshme, i ngjall dhe i shpall. Të gjitha rrënjët e drurëve dhe të kafshëve disa prej tyre i krijon identike siç kanë qenë më parë, ndërsa disa të tjera i krijon dhe i sajon nga e para me pak dallim nga njëra tjetra. Këto krijime është shumë e lehtë për t’i ngatërruar, por Ai me një rregullsi të habitshme ika mbrojtur dhe nuk ika ngatruar , brenda gjashtë ditëve, apo gjashtë javëve,i jep jetë farërave të cilat kanë shumë pak dallim nga njëra tjetra. A është e mundur pra të mos i ringjallë njerëzit? A ka kush aftësi ta mohojë këtë të vërtetë?
Për një shkrimtar gjenial, që mund të shkruajë treqindmijë libra brenda një ore, shko e thuaj, se ky shkrimtar librin e vet që i është djegur, s’mund ta shkruajë për një kohë të shkurtër të një ore . Kjo është e pabesueshme. Ose, një sundimtar për të treguar fuqinë e Tij ngre malet me një shenjë, shndërron vendin dhe rrotullon detërat. Ti pasi i sheh të gjitha këto mrekulli, vëren se një gur i madh duke u rrotulluar ndërpret rrugën e miqve të ftuar dhe nuk i lejon të kalojnë. Njëri ty të thotë se ai sundues atë gur të madh me një shenjë të gishtit e ngre dhe e shkatërron dhe nuk i lë vizitorët e vet në mes të rrugës. Kështu ti a mund të thuash që nuk mund ta ngrejë atë?
Ja dhe një shembull tjetër akoma: Ti po thua se një gjeneral nuk mund t’i mbledhë ushtarët e shpërndarë me një zë të “borisë” së tij. Kurse ai gjeneral, për një ditë sërish e ka mbledhur ushtrinë. Ti si mund të thuash se nuk është e mundur?
Po qe se ti i shikon këta shembuj, dëgjo dhe kupto! Para syve Skenografi i Pafillimtë, fletën e bardhë të dimrit po e palos dhe po hap atë të pranverës dhe verës së gjelbër. Treqindmijë llojet e krijesave dhe luleve mbi faqen e tokës po i shtrirë në stilin më të përkyer dhe pa i ngatërruar me njëra tjetrën edhe pse ngjasojnë mjaft. Këto krijesa I krijon pa I ngatruar fare, megjithëse ato njëri me tjetrin përngjasin shumë , Ai nuk gabon aspak. Kjo nuk është për t’u habitur. Shiko se si “Hakimi Hafiz”, Edukatori i shpirtërave, programin e shpirtit të një druri, se si në një pikë të bërthamës e ka përmbledhur dhe e mbron. A mund t’i thuhet këtij Zoti, se nuk i mbron shpirtërat?
Zoti i Plotfuqishëm botën e madhe, si gurin e hobes e sill dhe jo më pastaj të mos ngrejë e shkatërrojë kur të dojë botën. Të mos ndërtojë nga asgjëja atomet dhe qelizat, që janë si batalione të panumërt në organizmat e gjalla. A ka mundësi të ndodhë kjo? Jo!
Ai, Zoti i Plotfuqishëm, i ka rregulluar ato me një mjet të përsosur dhe urdhër të veçantë, siç është mesazhi i Kur’anit
“Bëhu dhe ai mënjëherë bëhet”.
Kjo është shkruar dhe vulosur. Ai Zot, që në çast grumbullon ushtrinë dhe batalionet, atomet e elementeve të ndryshëm,i nxjerr dhe i fut në organizmin e qenieve dhe i bën të ditura. A mund të thuhet tani se Ai s’është i zoti të bëjë të gjitha këto vetëm me një urdhër?
Shembujt e Ringjalljes gjenden tek pranvera, sjellja e botës, dhe e shekullit, tek nata me ditën, si dhe tek krijimi dhe shpërndarja e reve,të cilat tregojnë qartë për ato ç’ka kemi thënë. Këta shembuj mjaftojnë dhe janë një argument për ekzistencën e Ringjalljes.
Si këta shumë e shumë argumente mund të gjesh në këtë Gjithësi, duke i parë me sytë e tu. Duke e menduar veten njëmijë vjet më parë, do të dallosh dy periudha; të kaluarën dhe të ardhmen. Sikur të kesh llogaritur numrin e ditëve, viteve dhe shekujve, po aq shembuj të Ringjalljes do të gjesh. Të bësh këto llogari, të shohësh kaq e kaq shembuj dhe përsëri të mohosh, kjo është çmenduria më e madhe.
Dëgjo tregimin e mëposhtëm të ajetit Kur’anor për të kuptuar mesazhin Famëlartë.
“Shiko pra gjurmët e mëshirës së All-llahut, se si e ngjall tokën pas vdekjes së saj, e s’ka dyshim se Ai është që do t’i ngjallë të vdekurit, pse Ai për çdo send është i Plotfuqishëm”.
Asgjë për ekzistencën e Ringjalljes nuk mund të bëhet pengesë. Ekzistencën e saj e ka të nevojshme çdo krijesë.Kjo botë është si një Mah’sher dhe grumbullim i çuditshëm. Zoti ringjall dhe i merr jetët si të një kafshe të thjeshtë, me lehtësinë më të madhe. Gjithashtu kjo botë për njerëzit dhe kafshët, është krijuar si një vend i kënaqësive, tamam si një anije e mrekullueshme dhe e bukur. Ka krijuar Diellin, si mjet ngrohje për bimët, kafshët dhe për njerëzit, por edhe si një llambë ndriçuese. Melekëve u ka përgatitur planetët për të jetuar. Pra kështu një Zot Fuqiplotë, një Edukator i Pafillimtë, në këtë gradë Sunduesi Madhështor, me të vërtetë nuk ka mundësi të vendoset në një botë të përkohshme.
Domethënë: Për mbretërinë e Tij, duhet një vend i përshtatshëm, që nuk shpërbëhet dhe nuk humbet. Atij, Zotit, nuk i mungon një botë e tillë. Për në atë vend na shtyn të punojmë. Atje na fton dhe atje do të shkojmë, por për këtë, më parë duhet të pastrohemi nga veset e liga. Vetëm kështu e fitojmë jetën e Përjetshme.
Ata që zotërojnë shpirtërat dhe mendjet e ndritura së bashku thonë: Atje është përgatitur një vend i kënaqësive dhe i lumturisë. Ky nuk është vetëm një premtim bosh dhe kërcënim që ne ju transmetojmë, por një e vërtetë e shenjtë. Premtimin e shpërblimit e mohon vetëm ai, i poshtri dhe shpirtligu. Këto thashetheme dashakeqe, për të Pastrin e Madhërishëm nuk mund të ndodhin kurrë. Mohimi i Premtimit, vjen vetëm nga dobësia. Mosbesimi në premtimet e dënimit të Zotit është një krim i paskrupullt, që s’mund të falet. All-llahu është i aftë për të bërë ato që ka premtuar vetë, Lartësia e Tij e Plotëfuqishme.
Mosbesimi e rrëzon vlerën e njeriut. Shpifjet e çfarëdoshme e çorodisin mendjen e njerëzve, me fjalë të pakuptimta. Qeniet, prej pasqyrimit të Emrave të Zotit, i rrëzon duke i akuzuar. Zhduk aftësinë e njeriut për të besuar dhe dobinë e këtij besimi nuk e pranon. Ky është një krim i madh, se ka hyrë në hakun e njerëzve, pra të krijesave të Zotit. Për të marrë hak, për këta lloj njerëzish, All-llahu xh.sh. do t’i dërgojë të gjithë bukshkalësit në Xhehennem dhe t’i dënojë. Mosbesuesit, shqisat e veta i kanë të verbëra dhe nuk janë të aftë të bëjnë vepra të dobishme. Pra, kufri (mosbesimi) nuk mund të falet dhe do të dënohet.
Ajeti thotë: “Mos i përshkruaj All-llahut shok, sepse ajo (idhujtaria) është padrejtësia më e madhe”.
Dëshmitarët dhe studiuesit e profesioneve të ndryshme, për këtë çështje kanë pasur një mendim unik. Ky përbën një argument bindës, nga njerëzit e zgjedhur dhe me pozita shoqërore. Secili nga ata është përfaqësues i elitës së njerëzimit. Këta njerëz të shquar janë ajka dhe syri i përbashkët i një populli. Ata janë specialistë kompetentë të këtyre problemeve. Dijet e dy njerëzve të shquar, vlejnë më tepër se sa logjika e mijëra të paditurve. Dy burra kur të shohin hënën në fillim të muajit Ramazan, pas kësaj mijëra të tjerë nuk mund ta mohojnë këtë thënie të tyre, pasi nuk kanë prova.
Shkurt: Në këtë botë, prej këtyre shembujve të Ringjalljes, nuk mund të ketë një sihariq më të saktë, një ide më të sigurtë dhe më të vërtetë.
Sigurisht që kjo botë është një arë, Mah’sheri (Tubimi i Ringjalljes) është një lëm i madh, kurse Xhenneti dhe Xhehennemi, janë nga një hambar për këtë lloj drithi. ?
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>