“Unë besoj 100% se ka një jetë tjetër dhe do të jap llogari dhe sipas besimit tim unë adhuroj. Ti më trego, se unë që bëj adhurim në qoftë se nuk ka llogari çfarë humbas që eci i pastër as këmbët e as duart e mia nuk janë  të ndyra dhe s’kanë as erë të keqe? Por ti duke mos besuar nuk adhuron. Ti çfarë fiton në qoftë se nuk ka llogari? Por po qe se ekziston një gjykim që unë 100% i besoj, atëherë ti, a mund të më tregosh si do të shpëtosh? Mjerisht sot afër secili shtet të popullit musliman duke qeverisur me sisteme laike. Qeveritë e këtyre popujve për t’i larguar njerëzit nga feja islame me parime të ndryshme të sistemeve të arsimit, përpiqen që ta largojnë rininë nga feja. Ndonjëri prind e ka edukuar pak fëmijën, ndonjëri nuk ka mundur aspak që t’i japë kulturën e fesë fëmijëve, vetëm edukimin e shkencave fizike. Kjo është arsyeja që duke larguar gjeneratën e re nga dija e besimit të fesë islame ia rrëzon moralin e saj në nivele shumë të ulëta. është e ditur se nëpër vendet e muslimanëve kryetarët e shteteve laike për të bërë popullin afetar dhe për t’i edukuar fëmijët me mendimet e tija, së pari filluan të përgatisin mësues afetarë. Njëherë një mësues që kishte dalë nga këto shkolla afetare kishte marrë nxënësit që t’i shetiste në piknik. Para se të dalë nga shtëpia i kishte mbushur xhepat me sheqera. dikur në pyell  i ndalë fëmijët dhe u thotë: O djem a ka zot? - Ka - i thonë fëmijët. Ku është? - i pyet mësuesi? I rrudhin krahët fëmijët dhe i thonë: Nuk e dimë. Meqë thoni se është Zoti, krkoni duke thënë: O zot na jep sheqera? Kërkojnë fëmijët dhe… s’ka sheqer. Mësuesi vazhdon: Mos i besoni gjërave që nuk i shihni, se ato janë mite e përrallëza. Përsëri u thotë: Kërkoni prej meje! Fëmijët thonë: O zoti mësues na jep sheqera? - Urdhëroni - u thotë mësuesi dhe ua jep duke u thënë: Mos kërkoni prej gjerave që nuk duken!
Në këtë rast një nxënës e ngre gishtin dhe i thotë: Zoti mësues! - Urdhëro? - A më lejon të afrohem tek ti? - i thotë: Arfrohu! - i afrohet nxënësi mësuesit dhe u thotë fëmijëve: O shokë! A jeni duke e parë mësuesin? Ata i thojnë po. A jeni duke ia parë dorën e mësuesit? Po. Po sytë, veshët, hundën? - pyet një nga një? - i thojnë po. Po a ia shihni mendjen e mësuesit? I thojnë jo: Nuk ka mend, për këtë nuk ia shihni!
Të nderuar lexues a e patë All-llahu i madhëruar si e lë nën turp atë që përpiqet t’i shtojë kundërshtarët ndaj Tij, bile edhe para fëmijëve të vegjël.
Ja pra, materialisti në qoftë se nuk don, le të mos besojë. Njeriu është i lidhur me Universin, dëshirat e tij janë shpërndarë nëpër të gjithë botën bile deri në përjetësi. Që nga dielli e deri në të gjithë qeniet që janë në tokë, të gjithë janë për dobinë e tij. Malet, detërat, fushat, kafshët e bimët nuk janë vetëm dizenjat e botës së njeriut, njëkohësisht janë edhe nevojat e tij që nuk mund të heqë dorë prej tyre. Po qe se i heqim disa nga ato, njeriu nuk e ka mundur të jetojë. Jo ta heqim diellin por pak ta largojmë, apo ta afrojmë nga ne bëhet fundi i jetës sonë. Po qe se tërhiqen erërat apo vranësirat apo të shpohet pak më tepër shtresa ozon e atmoferës, përsëri bëhet rrezik për jetën tonë.
Si thashë edhe në një vend, muslimanët për arsye se nuk kanë mundur ta mësojnë fenë e tyre apo nga mendimet djallëzore apo duke u mashtruar fjalëve të armiqve, disa për kritikë disa për të mësuar shtrojnë këto pyetje që thashë më lartë.
 Sepse, në krijimin e gjithësisë, që nga krijimi i një atomi të vogël e deri në planete sundon një vullnet e qëllim. Krijuesi i tyre Fuqiplotë i ka krijuar me vetëdije, ato dhe të gjitha ç’ka i duhen atij për të plotësuar nevojat e njeriut. Pra, Ai di dhe duke ditur dhe me preçize të holla, secilin send e mban nën sundimin e Tij. Sikur sundimi i Tij të tërhiqet vetëm një minutë, nga Universi, menjëherë secili send zhduket. Në qoftë se besojmë dhe në qoftë se nuk besojmë kjo është e vërtetë. Mosbesimi ynë nuk është një argument për mos ekzistencën e Tij! sepse “feja islame ështe si diell, atë nuk mund ta shuash me frymë, është si dita, ti duke i mbyllur sytë ndaj saj nuk mund të bësh natë, ai që i mbyllë sytë vetëm për veten e tij e ka bërë natë”.   

ÇFARË TU THEMI ATYRE QË THONË SE SI MUND TË NA QEVERISË KUR’ANI QË ËSHTË LIBËR I FORMUAR PARA 14 SHEKUJSH?

Përgjigje: Këtë fjalë e flasin shkollarët musliman të shkencave ekzakte që nga feja islame nuk kanë fare dijeni, veçanërisht shqiptarët e tanë që nuk e njohin Atë. Së pari duhet ta dimë se kushtetutën, ligjin apo katalogun e një arti apo makine, mund ta formojë vetëm shpikësi i tij e jo ndonjë tjetër, sikur se ligjin e përdorimit të “Mercedesit” tjetër kush nuk mund të formojë vetëm se inxhinieri i tij. Ndërsa në degën e mjekësisë nuk ka fare rëndësi dhe nuk vlen fare fjala e një inxhinieri të ndërtesës, bile as sa e një infermiereje që punon në spital. Pra edhe për njeriun, ligj mund të formojë vetëm Krijuesi i tij! Sepse, secila fjalë mban vulën e folësit të saj, megjithëse gjuha e secilit përngjan me njëra-tjetrën, përsëri mbanin aftësi të ndryshme. Zëri i njeriut që është duke bërtitur lajmëron të zotin e tij. P.sh: Ne të gjithë flasim shqip, por askush nuk mund t’i rradhisë vjershat e Naim Frashërit. Kur e dëgjojmë prej vargjeve të tij ndonjë varg menjëherë mund ta dallojmë se ai nuk është i tjetërkujt, vetëm se i Naimit. Domethënë, nëpër ato fjalë, përtej gjuhës shqipe është edhe tjetër send: dija, gojëtari e stili i tij që ndahet nga të tanët. Po qe se çdo fjalë mbanë vulën e zotit të vet, atëherë fjalët e njerëzve ndaj fjalës së Fuqiplotit të Gjithëdijshëm janë një hije e dobët. Sekretin e kësaj që disa nuk e kuptojnë e që nuk e dinë aftësinë e vet thonë: Meqë Kur’ani është në gjuhën arabe “Për çfarë arsye nuk arrihet të shpiket një i ngjashëm?” Megjithëse më sipër ua kemi dhënë përgjigjen e saj përsëri t’i afrojmë mendjes edhe më një shembull tjetër të tillë:
Njeriu mund të krijojë prej drurit, që e ka krijuar All-llahu (xh.sh.), tavolinë e karrige. Por Fuqiploti absolut nga druri  mund të krijojë fruta, lule, domethënë nuk është puna tek druri por tek mjeshtri. Njëlloj, njerëzit nga dheu mund të krijojnë vorba e qypa, kurse All-llahu nga dheu mund të krijojë njeri dhe fruta të llojllojshme. Ka nevojë t’i përgjigjemi edhe atyre që thonë se Kur’anin vet e ka shkruar Muhammedi (a.s.). Atyre u themi se, si mund të shkruaj Kur’anin një person që Atij All-llahu xh.sh.nuk e ka lejuar të mësoje që të shkruajë apo të lexojë, që Kur’ani është një libër mrekullie që u bë që prej 1400 vjetësh dhe askush nuk ka mundur të shkruaj një të përngjashëm si ai, jo një libër, por nuk kanë mundur të shkruajnë as një Ajet, kurse All-llahu me ajetin Kur’anor dyshuesve u thotë: “E në qoftë se jeni në dyshim në atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit tonë, atëherë sillni ju një kaptinë të ngjajshme si Ai (Kur’ani) dhe thirrni (për ndihmë) dëshmitarët tuaj  (zotërit) pos All-llahut, nëse jeni të sinqertë (në thenien tuaj se Kur’ani nuk është prej Zotit)”.
A nuk duhet të mendojmë se, Kur’ani është një mrekulli e All-llahut (xh.sh.) si thashë edhe më parë që ka mundur të shpallë 350.000 komente voluminoze bile edhe në ditët sotshme ka mundur të mbroj veten që të mos mundin t’ia prekin as një pikë të saj, duke pasur aftësi që t’i përballojë nevojat e çdo shekulli, duke mos i turbulluar mendjen as njerëzve në momentin që ka ardhur dhe as njerëzve të shekullit tonë. Ai, në secilin ajet duke mbajtur nga 5 kuptime, na tregon se është një kushtetutë që nuk i përngjan as një kushtetute. Ai është një katalog-ligj për të përdorur për këtë makinë të këtij njeriu që është fruti vetëdijëshem të drurit të Gjithësisë. Ne në jetën tonë duhet ta zbatojmë jo pjesërisht por tërësisht Atë, për të parë hajrin e Tij. Atëherë, ne muslimanëve do të na e kenë lakmi edhe anëtarët e feve të tjera. Sepse sundimi i asnjë kushtetute të njerëzve nuk ka mundur të qendrojë jo një shekull, por as gjysëm shekulli dhe janë detyruar të formojnë një tjetër, për arsye se njeriu është krijesë e tjetërkujt. Ju që keni lakmi anëtarët e feve të tjera që në këtë shekull kanë përparuar materialisht, a e dini se dijetarët e tyre kur kanë thënë se bota sillet rreth diellit?! Të krishterët e priftërinjtë e tyre nga fanatizmi e kanë ekzekutuar Galileun në gjyqet e tyre të vështira. Kurse dijetarët e fesë islame që moti e kanë zgjidhur këtë problem duke thënë se: Në secilën gjendje të namazit është e domosdoshme t’i drejtohesh Kibles, kurse edhe duke bërë ruku që lakohemi te poshtë,duhet ti drejtohemi Qabes, ngaqë bota është e rrumbullakët dhe sillet edhe  kur bëjmë ruku përpara kemi Qaben. Tani ta shohim se për sjelljen e diellit çfarë thotë Kur’ani: Si thamë edhe më parë Kur’ani është libër që vlera e gykimi i Tij vazhdon deri në kijamet. Për këtë arsyeja është se ajetet e Kur’anit siç nuk duhet t’i turbullojnë mendjen e njerëzve që kanë qenë në momentin kur ka zbritur Ai, njësoj duhet të mos kundërshtojë edhe shkencat bashkohore të shekullit tonë. Ajeti duke thënë: “veshshemsi texhri limustekarril-leha” (dielli sillet në kufirin e vet) njerëzit e parë sjelljen e saj e kanë ditur andej lind e këtej perëndon, kurse shkenca e sotme e dinë se dielli duke u sjellur në boshtin e tij i sjellë edhe planetet e tjera. Pra ajeti i Kur’anit ashtu siç nuk ka turbulluar mendjet e njerëzve të parë, nuk ka kundërshtuar edhe shkencën e shekullit tonë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>