ÇFARË U THEMI MATERIALISTËVE QË NUK I ZËNË BESË ASAJ QË SE SHOHIN ME SY.

Përgjigje: Ja pra njeriu kur e përdor mendjen e tij mund të pranojë ekzistencën e Zotit (xh.sh.) duke menduar thotë se sikurse asnjë vepër apo shtëpi që nuk bëhet pa mjeshtër edhe unë sigurisht jam pronë e një Zoti, njësoj edhe në këtë hapësirë të kozmosit edhe në sipërfaqen e tokës, sigurisht sundon një Zot dhe sundimi i Tij i koncepton edhe ato... Por logjika e tij nuk arrin ta kuptojë personalitetin e shenjtë të amshuar të All-llahut (xh.sh.) bile edhe në qoftë se është shumë i mençur nuk duhet dhe nuk mundet ta kuptojë Atë.
Sepse, është e ditur se të besosh ekzistencën e një gjëje është tjetër, të njohësh çfarë cilësish mbanë ai është diçka krejt tjetër. Me saktë, mendja jonë e ka pranuar ekzistencën e shumë qenieve në këtë gjithësi, por gjendjen e tyre shpirtërore nuk mund ta konceptojë dot. Shpirtin, ligjin e forcës tërheqëse të tokës, imagjinatën, rrymën elektrike dhe mëshirën dhe shumë gjëra që janë si këto, padyshim duhet besuar ekzistencës së tyre, por është e vërtetë që për cilësitë e tyre nuk kemi njohuri. Në qoftë se mundohemi t’i kuptojmë ato kemi bërë një gafë dhe jemi mashtruar dhe në qoftë se e vazhdojmë jetën me këtë mendim vetëm se futemi nëpër shtigje dhish dhe shkatërrojmë vetveten tonë.
Sikurse vepra që nuk mund ta njohë mjeshtrin e saj, njësoj edhe mendja nuk mund ta konceptojë se çfarë është Krijuesi i saj. Sepse, si të gjithë krijesat edhe forca e mendjes është e kufizuar, shikimi, dëgjimi e tërë shqisat në hapësirën e qarkullimit konceptimin e kanë të kufizuar njësoj edhe mendja është e kufizuar që edhe shenjtëria shpirtërore e personalitetit të All-llahut nuk kufizohet me mendjen. Megjithëse për këtë edhe shembujt mbesin të vobektë. Përsëri po ju paraqesim një shembull: Si thashë edhe më parë a mundeni ju të më tregoni se sa mund ta njohë balenën një mikrob i saj.
Duhet pranuar se ne, jo personalitetin e All-llahut, por edhe gjendjen e shpirtit tonë nuk mund ta dimë, sepse ai nuk mban trup fizik. P.sh: Megjithëse imagjinata është shërbëtori i mendjes, por mendja atë nuk mund ta dijë se sa është e gjatë apo e shkurtër, a është e thatë apo e njomë, a është e madhe apo e vogël. Megjithatë askush nuk mund ta mohojë imagjinatën.
Meqë ky njeri është aq i dobët sa që nuk mund ta dijë as veten e tij, atëherë si mund ta dijë All-llahun e Madhëruar që është Ai që i ka krijuar mendjen dhe imagjinatat, ndjeshmëritë, ndërgjegjet, kujtesat, engjëjt dhe botërat shpirtërore. Pra, një njeri që mundohet që ta kuptojë personalitetin e amshuar të All-llahut (xh.sh.) ai ka bërë injorancën më të madhe.
Ne duhet të dimë se të gjithë funksionet e All-llahut (xh.sh.) janë absolute, që e konceptojnë secilin send që nuk kanë as fillim e as mbarim. Njeriu duke i patur të kufizuara aftësitë e tij, nuk duhet të futet në secilin vend, nga ku nuk mund të dalë. Besimtari duhet të zëjë besë se ekzistenca e All-llahut (xh.sh.) është patjetër; Fuqia, Dija e sundimi i Tij është absolute dhe nuk konceptohet.
Pra shenjtërinë shpirtërore të All-llahut me këta mjete të kufizuara nuk mund ta dimë.
Ja pra, detyra e njeriut nuk është të kontribojë që të mësojë shenjtërinë shpirtërore të personalitetit të Tij, por të sodisë dhe të mendojë se ku janë duke u pasqyruar funksionet, fuqia dhe mëshira e pafundme e Tij nëpër krijesa. Këto mësime që ua radhitëm deri tani janë të vërteta të pamohueshme, sepse njeriu kur ta krahasojë një send me diçka ato duhet të përngjanin sado pak në ndonjë pikë me njëri-tjetrin.
Ja pra, njeriu me atributin e pesë shqisave nuk mund ta masë vlerën e gjërave që s’duken,  duke i kontrolluar ato mund të mashtrohet. Pra, edhe ky është një shkak për të mos mohuar ato që nuk i sheh, sepse nuk ekzistojnë vetëm ato që duken.
është e ditur se njeriu me shqisën e shikimit mund të shohë vetëm gjërat fizike. Edhe gjuha shijet, veshi zërat, hunda erërat. Ndërsa ne nuk i shohim e nuk e dëgjojmë rrymën elektrike dhe forcën tërheqëse por nuk mund t’i mohojmë aspak ato.
Ndërsa, njerëzit që janë të pakujdesshëm ndaj këtyre të vërtetave thonë “Unë nuk i besoj asaj që nuk e shoh” dhe kjo është një armiqësi e madhe ndaj jetës së pafundme kurse, mosdukja e një sendi nuk është shkaku i mosekzistencës së saj.
 P.sh: As syri të veshit, as hunda detyrën e gjuhës nuk e dinë dhe kurrë njeri prej tyre nuk mund ta kryejë detyrën e tjetrit. Përsëri nuk mund ta mohosh se kur syri është duke parë një mjeshtri apo art, atëherë mjeshtrin e tyre pa e parë syri fare e sheh mendja. Ai që mohon atë që se ka parë, duhet të mohojë edhe mjeshtërit e shumë arteve që i ka parasysh.
Njëlloj me këtë, një njeri është duke parë e duke soditur këto mrekulli të Fuqiplotit, prandaj si mund të mohojë mjeshtrin e tyre, duke thënë se meqë nuk e shoh mjeshtrin andaj edhe e mohoj. Ky njeri me këtë, nuk ka bërë tjetër veç një çmenduri të madhe.
Me çfarë mund ti shpjegojë ai këto fakte të gjalla që duken si dielli sepse në çdo çast krijohen e furnizohen krijesa të panumërta?
Ja pra “Kush kërkon ta shohe çdo send në çështjet fizike, atij i ka rënë mendja në sy, kurse syri i tij është i verbër ndaj çështjeve shpirtërore”. Në kohën e sotme materialistit nuk do t’i lexojmë as ajetet e Zotit xh.sh. apo ndonjë hadith të Pejgamberit (a.s.m.), atij do t’i paraqesim vetëm argumente të fizikës. E di mirë se do të pyesni duke thënë se: Ajetet e All-llahut (xh.sh.) dhe hadithet e Pejgamberit a nuk janë argument? Ato janë argumentet e forta vetëm për besimtarët, por për ata që janë zhytur në pellgun e materialistëve nuk janë, atyre do t’u parashtrojmë argumente të fizikës. Pra secili art apo mjeshtri jep shenjë dhe tregon për mjeshtrin e saj edhe në qoftë se ajo është ndonjë gjë e thjeshtë. Në qoftë se unë e mohoj rrobaqepësin e këmishës që kam në trup menjëherë thonë për mua se ky është i çmendur. Materialisti duke u habitur kur sodit aeraplanin që e ka krijuar njeriu, përse nuk mendon se ai njeri që ka krijuar aeroplanin nuk mund të krijojë një mushkonjë, përse nuk mendon se ata janë edhe aeroplanë por edhe mrekulli e All-llahut dhe se krijimi nga njeriu është i kufizuar?! Me çfarë mendjeje kalaveshin(vilen) e rrushit mundin t’ia japin thuprës së tij të thatë, me çfarë mendjeje krijimin e pjeprit dhe specit djegës mund t’ia japim dheut, ndërsa farërat e tyre edhe sikur të ishin mbjellur afër njeri-tjetrit, pësëri njëri do të bëhet me erë të këndshme dhe me shije të habitshme, kurse tjetri aq i idhët që ta përvëlon shpirtin, ndërsa dheu as është djegës, as i ëmbël s’ka as shije dhe as erë. Cila rastësi e materies e di që, trupi im dimrit ka nevojë për vitamin C per t’u mbrojtur nga sëmundjet e ftohtit. Pra mandarinën, portokallin dhe limonin e krijoi si frute të dimrit. Dhe cila materie e rastësi e diti që në stinën e verës trupi im ka shumë nevojë për ujë dhe nga 15-20 kile e krijoi shalqinin që të ma shuajë etjen e ujit, bile duke krijuar shalqin nuk ka harruar t’iaka vendosë edhe farërat për vitin tjetër. Jo vetëm këto dy shembuj që dhashë, por në secilin send që është në këtë univers ka kuptim e mentalitet. Secili duhet të dijë se rastësia me mentalitetin nuk pajtohen kurrë, meqë në secilin send ka mentalitete atëherë rastësia në të nuk ka vend. A ka mundësi një njeri që nuk ka qenë në Amerikë ta shtysh që ta mohojë Amerikën? Hapi sytë mirë e shikoji telat që janë plot me rrymë elektrike. Çfarë mund të shohësh në të? Vetëm se mund ta mohosh forcën e rrymës që mbanë ai tel i hollë dhe më thua se aty nuk duket asgjë. Por mohimi yt nuk ka vlerë aspak sepse ajo forcë ekziston në të. Njësoj mund ta mohosh edhe shpirtin, por kot e ke. Sepse edhe njeriu i vdekur i ka ato këmbë duar kokë e vegla të tjera, por nuk lëviz sepse nuk e kanë shpirtin. Duke shtuar shembujt mund të vazhdojmë. Kur shikojmë që po buron uji në majën e kodrës duhet të kundërshtojmë duke thënë se uji duhet të kullohet e të zbresë në nivelin e sipërfaqes së detit e jo të qëndrojë 1000 metra lartë nga sipërfaqja e detit. Por, kot e kanë materialistët, se Fuqiploti, për ta përballuar nevojën më të madhe të njerëzve, e ka hypur ujin nëpër vende të larta ku jetojnë njerëzit. Me ç’arsye shpjegohet sjellja e shiut që bie pika-pika? Përse nuk bie këtu me sasi e masë të madhe si reka kur rjedhë? Në çfarë depoje qëndron uji në qiell, kur e dimë nga biologjia që thotë se në qiell ka ujë 1000 herë më tepër se në rruzullin tonë? Përse në oqeane e shkretëtira bien pak shi. Pse bie më tepër në vende prodhuese? Për arsye se aty ka nevojë për shiun. Verës kur bëhet gati që të bjerë shiu duke bubulluar paralajmëron që të largohen qeniet e gjalla që të mos lagen dhe të fshehen krijesat e gjalla që janë duke përpjekur të fitojnë rriskun e tyre dhe nga arsyeja që dimrit gjallesat janë brenda, dimrit kur bie shiu, rrallë ndonjëherë bubullon, sepse Ai që i sjellë ato e di se në stinën e dimrit, milingonat, insektet e kafshët janë brenda edhe njerëzit nuk janë duke punuar nëpër fushë, pra dimrit nuk ka nevojë të bie shi duke bubulluar që t’i lajmërojë që të ikin. Materializmi, natyralizmi dhe evolucionizmi  kanë rrjedhur nga filozofët mohues janë material për ateizmin. Mendoni vet se çfarë shkaku fizik e ka vendosur atmosferën si një çati e botës sonë. Si do të bëhej halli jonë po të mos ishte ajo ashtu si një çati ngaqë vazhdimisht do të binin meteorët (gurët e mëdhenj sa kodra)? Nuk është vetëm kjo! Po të mos ishte ajo zjarri nuk digjet, era nuk frynë, shiu nuk bjen, zëri nuk shkon, drita nuk hapet dhe vazhdimisht bota do të ishte përballuar me rrezet kozmike X dhe gama që për jetën tonë janë të rrezikshme. Përsëri ju them: Kush e vendosi si një çadër atmosferën e botës? A nuk do të mendojmë se, kush e ka krijuar botën. Ai e ka vendosur edhe atmosferën, sigurisht edhe njeriun Ai e ka krijuar, duke ditur se ajo për njerëzit është e nevojshme. Dhe për këto kush thotë se janë gjëra të rastësishme çfare duhet t’i thuajmë atyre mendoni vetë. Ato që mohojnë me shume llojë demogogjie ne mundohon që të imponojnë dyshime. Ne atyre duhet t’i përgjigjemi me fjalët e Hz. Alisë (r.a.) që duke diskutuar më një çifut dhe çifuti atij i thoshte: Për çfarë adhuroni, ndoshta nuk ringjallemi dhe nuk ka gjykim e llogari. Kështu i përgjigjet çifutit Hz. Alija:

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>