Njeriu që kërkonte vetveten si e gjeti veten

“Njeriu që kërkon vetveten...” libri që fliste edhe për mua, libri që më bëri të qaj... Edhe unë jam prej atyre që thonë se ky ibër sikur është shkruar për mua. Sepse flet edhe për mua, bën fjalë për ndjenjat e mia dhe komenton pikëpamjet e jetës time.
“Njeriu që kërkon vetveten”, bën fjalë për kthimin e një marksisti të famshëm. Ndoshta unë nuk jam aq i famshëm dhe me moshë sa ai, por meqenëse i përkisnim të njëjtat rrugëve, të njëjtat mendimeve dhe pikëpamjeve, ai libër flet edhe për mua.
“Njeriu që kërkon vetveten” përgatiti shkatërrimin e idealeve të mia që shtriheshin në një periudhë kohe prej shkollës tetë-vjeçare, deri në universitet... Historia është e gjatë...
Ishim zhveshur nga feja dhe detyrimet e saj, nga ligjet, principet, traditat, etj.. Nga kush nuk hoqëm dorë gjoja për lirinë dhe barazinë...
Braktisa shtëpinë. Vite të rinisë time që kaluan nëpër organizata, parti, rrugë dhe sheshe... Cilin kemi lënë pa rrahur dhe prej kujt nuk jemi rrahur? Me të vërtetë e pamundur për t’i kujtuar...
Të ndalosh lirinë në emër të lirisë, të pengosh drejtësinë në emër të drejtësisë, për të shpëtuar nga shtypja të shtypësh, në emër të barazisë të marrësh pjesën më të madhe, në emër të vëllazërimit t’i thyesh zemrën vëllait, në emër të miqësisë të krijosh vazhdimisht armiq... Ja kontradiktat që më sollën në buzë të greminës... Diçka ishte mangut, por çfarë?
Xhepat plot, zemra jo e qetë... Shokë plot, miq jo... Mbrojmë tezën e vëllazërimit botëror, shkatërrojmë vëllazërimin dhe familjen tonë. Çdo ditë që kalon, në vend që të mbarojnë problemet tona, ato shtohen edhe më tepër. Edhe vendet dhe liderët e vendeve të tjera, të cilëve u besuam së tepërmi, në plan të parë nxirrnin nacionalizmin e tyre. Të gjitha këto ishin që ma thelluan edhe më tepër boshllekun në kokën time, duke më lënë pa përgjigje për ditë të tëra pyetjet e mia.
Mos vallë gabimin e bëmë që në filim? Apo mos vallë kur themi të shpëtojmë shoqërinë, humbëm vetveten atje thellë në botën tonë të brendshme.
Qënia pesimiste e shokëve përreth meje, mospasja e asaj force të magjishme që quhet qetësie shpirtërore, tregonte fytyrën e vërtetë të idealeve të cilat përfaqësonim.
E kam pyetur veten me mijëra herë, “në qoftë se këto njerëz që mundohem t’i shpëtoj, bëhen si unë, me shpirt të trazuar, jo të lumtur, paragjykues dhe ofendues, a nuk është më mirë të rrinë në botën e vet?”
Nuk mund ta merrni me mend se sa dëshiroja t’i buzëqeshja njerëzve dhe t’i shtrëngoja duart, duke ndjerë ngrohtësinë shpirtërore... Por e pamundur.
Më ishte krijuar një psikologji sikur të gjithë më ishin bërë armiq, të gjithë më ngrenë kurthe dhe të gjithë sikur mundohen të më lënë në vështirësi. Më kishte humbur besimi tek njerëzit...
Atëherë cilin kisha mik? Fatkeqësisht asnjërin.
Sa keq që unë isha duke kërkuar vetveten. Kush jam unë? Ku ndodhem? Kjo humnerë, ky boshllek, kjo errësirë...
Një njeri i shkretë dhe i mjerë, i humbur brenda vetvetes.
Njeriu që kërkon vetveten...
Ja pra unë isha ai.
Më kujtohet dita kur më ra në dorë libri.
Ishte dasma e një kushëriri në të cilën shkova me zor...
Për inatin tim ishte plot me njerëz të lumtur dhe në fakt ata që e shtyjnë jetën me optimizëm janë të shumtë me gjithë pengesat e jetës.
Por si mund të ndodhë vallë?
Fillova të debatoja me një kushëri që kisha pranë.
“Ajo gjë e vetme që e bën jetën të kuptimtë, njerëzit të lumtur dhe miq njëri me tjetrin, është njohja e ekzistencës së Zotit dhe kërkesave të Tij” - më tha ai.
Duke e ndërprerë i thashë: “Mos llomotit se këto që thua janë një besim që i përket shekujve të kaluar dhe njerëzve të prapambetur. S’ka diçka të tillë... Feja dhe vlerat e saj e kufizojnë lirinë e njerëzve dhe të pengojnë nga kënaqësitë e jetës...”
Kushëriri me një buzëqeshje të hidhur tha:
“Ti që ke mbaruar shkollë të lartë, ti që di, duhet ta dish më mirë se çdokush tjetër njeriun, shoqërinë, vlerat e gjykimit dhe psikologjinë e tyre, por si është e mundur që mund ta shohësh në një mënyrë të tillë të vërtetën rreth Zotit dhe fesë.”
Debati zgjati...
Dolëm bashkë... Duke ecur trotuareve të mbushura plot me njerëz, ndaluam në një prej librarive më të mëdha të Ankarasë...
Tashmë e kisha kuptuar se kushëriri më kishte sjellur me një qëllim të caktuar aty.
Në mes të shumë librave që kishte në vitrinë, njëri prej tyre më tërhoqi vëmendjen më tepër...
Njeriu që kërkon vetveten...
Ndërmjet meje që kërkoja vetveten dhe emrit të librit, sikur u bë një elektrizim. Duhet ta merrja dhe ta shihja.
Vallë ai person si e kërkon vetveten?
Kushëriri:
- A dëshiron të ta dhuroj këtë librin këtu “Njeriu që kërkon vetveten”?
Për një çast u hutova... Sikur po më lexonte mendimet. Apo mos vallë ishte nga vështrimet kureshtare që po i hidhja librit...
U njoha me “Njeriun që kërkon vetveten”. Ky ishte libri i parë që përmbante pikëpamje të ndryshme nga idealet e mia dhe po e lexoja.    
Kur dikush prej rrethit tonë largohej nga idealet për një qëllim apo një tjetër, ne nxeheshim shumë ndaj tij, duke e quajtur “të kthyer”. Por për herë të parë e kuptova se ai “i kthyer” kishte bërë me të vërtetë një “kthesë” të rëndësishme.
Atë natë që po lexoja atë libër, ngjarjet e përshkruara i përjetova njëkohësisht edhe unë. Një përjetim i ashpër... Një dyluftim i ashpër i “Njeriut që kërkon vetveten” me mua, i cili po e kërkoja vetveten... Kur mbaroi libri, shumë gjëra kishin mbaruar. Të paktën për mua kishin dalë në pah dy gjëra...
Një, Krijuesi dhe e dyta, krijesat...
Ja pra thelbi që kisha vite që e kërkoja brenda vetes... Tashmë isha shpirtërisht i qetë, sepse me “Njeriun që kërkon vetveten” fitova aftësinë të vërej që bota jashtë asaj times, paska qenë më e ngrohtë dhe më me kuptim.
Deri tani kisha derdhur vetëm lotë smire, urrejtje dhe dhimbjeje. Ato lotë duke më bërë akoma më të egër, më kishin zhvilluar ndjenjën e armiqësisë. Kurse lotët e asaj nate ishin krejt ndryshe...
Njohja me “gjënë” që e kisha kërkuar, por pa e ditur se ç’kërkoja dhe kënaqësia e thënies “ja pra kjo ishte ajo që kërkoja”, më kishte dhënë qetësinë shpirtërore... Duke qarë lehtësohesha dhe qetësohesha... Kjo ishte një e qarë ndryshe prej atyre kohëve që qaja nga rrahjet dhe nga të qarat që fitoja prej tyre në vitet e dhimbshme të së kaluarës...
“Njeriu që kërkon vetveten” më kishte njohur me të Dashurin e Përhershëm.   
Hë pra ç’po prisni? Lexojeni... Për hatër të një personi si unë, që ka vuajtur për vite të tëra...
A nuk dëshironi ta zbuloni vetveten për së pari?
Zotëri Halit!

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>