– Baba më ka marrë malli shumë, të dua shumë, ah ti nuk paske vdekur.
Ndërsa ai:
– Bija ime e dashur edhe mua më ka marrë malli, të dua shumë.
Zgjohem. Shoh përreth për ta parë por nuk është më. E kam të vështirë të mësohem me mungesën e tij. Por takohem me të sa herë që lexoj Kur’an. Sepse engjëjt i dërgojnë selam nga unë kur lexoj Kur’an. Para tre vjetësh ishte ora gjashtë e mëngjesit të natës së Kadrit. Vajza ime ishte tre muajshe. Qante vazhdimisht dhe nuk pushonte. Isha mërzitur, në qoftë se ajo do të qante, atë natë nuk do të mund ta shfrytëzoja duke iu lutur Zotit. Po më vinte gjumë, isha duke tundur shtratin, por vajza nuk flinte. Në atë çast jam e bindur se nuk ishte ëndërr, sytë i kisha gjysëm të mbyllur. Në një çast pashë Pejgamberin bashkë me një evlija. Më thanë: “Ti fli, do ta përkundim ne vajzën”. Menjëherë ia shpjegova burrit këto që pashë dhe më tha që të mos t’ia them kujt. Dhe unë nuk ia tregova askujt. Pastaj kam fjetur. Kur u zgjova ishte ora 12ºº. Kisha fjetur plot gjashtë orë. Asnjëherë nuk kisha fjetur kaq shumë pa u zgjuar fare.
Me këmbënguljen e burrit një mbrëmje vendosa të lexoj librin tuaj “Njeriu që kërkon vetveten”. Atë natë kishim mysafirë disa shokë të tij. Edhe unë përgatita një ëmbëlsirë me kakao. Tani mos më thoni se çfarë lidhje ka. Përpiquni ta përfytyroni para syve. ëmbëlsira ishte me ngjyrë të errët (kafe), ndërsa filxhani i bardhë. Kur mysafirët ikën, unë po lexoja në dhomë, kur burri erdhi pranë meje.
– Edhe unë solla nga një buding për ne të dy. Unë qaja. Nuk qaja për budingun por për librin. Po thërriste ezani. Fjalët “Allahu ekber” nuk më kishin ardhur asnjëherë kaq të ëmbëla. O Zot, - thashë. Na bën të mundur ne ta kuptojmë rëndësinë e këtyre fjalëve dhe t’ua mësojmë edhe të tjerëve. Të ndihmojmë të tjerët duke filluar me vetveten. Një njeri që nuk edukon veten e tij, nuk mund të edukojë të tjerët.
Kur im shoq e pa që unë po qaja më tha:
– A të thashë që më përpara ta lexosh këtë libër?
Edhe unë nuk i kisha dhënë ndonjë rëndësi të madhe. Kur ti nuk do si mund të ta japë Zoti? Nga njëra anë flisnim nga ana tjetër hanim budingun. Unë nuk e shihja fare pjatën. Kur e mbarova, para se ta vija në tavolinë, në mes të pjatës vura re diçka interesante, një gjë të njohur. Kjo ishte dhurata më e bukur për një sy. Po, emri “Allah”, në mes të pjatës shkruhej “Allah”  (¬?dG në arabisht). Pa e kuptuar fare me lëvizjet e lugës kisha gërvishtur, shkruar emrin Allah. Në fillim kujtova se ishte vetëm një përfytyrim i imi. Por nuk ishte i tillë. Im shoq filloi të qante, ndërsa mua më ra të fikët. Kjo ishte një dëshmi për ata të cilët nuk e dinë se çfarë humbin dhe për ata që duke kërkuar nuk e dinë se çfarë do të gjejnë.
Sa bukur t’i përulesh një Zoti të tillë apo jo?  Risale-i Nur ndikoi shumë dhe më ndihmoi të kuptoj rëndësinë e Kur’anit. Më bëri të mundur të njoh veten.
Unë nuk e ndiej veten asnjëherë vetëm. Pres gjithmonë ndihmën prej të Madhit Zot. Kam vënë re diçka. Njeriu duhet të edukohet vetë, sepse në qoftë se e edukon Allahu e edukon në mënyrë të rreptë...
“Allahummexh’alna min ibadike’l – muhlisinel’muhlisin.”
Allahu im, na bën prej robëve që vazhdimisht janë të sinqertë.
Na bëj të gjithëve të tillë. Amin. Ja Rabbi. Amin.
Më bëni dua. Mirupafshim.

26 janar 2001    
lexuesja juaj nga Stambolli

Jeta në pikëpamjen e islamit
I dashur zotëri Halit!
Këtë letër unë e diktoj dhe shoqja ime Selvi po e shkruan, sepse unë jam e verbër.
Në fillim dua t’ju shpreh falenderimet, dashurinë dhe respektin që kam për ju. Ju dhe librat tuaj jeni shumë të rëndësishëm për mua. Kjo është edhe arsyeja që po jua shkruaj këtë letër.
Mësova që ju jeni mësues, por edhe që keni fëmijë. Ndaj shpresoj që do të më kuptoni.
Babanë e kam humbur në luftën e Qipros. Në atë kohë isha një vjeçe. Kur isha 15 vjeçe më vdiq edhe nëna nga kanceri. Por drama dhe dhimbja jonë nuk mbaroi me kaq.
Ne ishim dy fëmijë. Pas vdekjes së prindërve gjetëm ngrohtësi tek dajat dhe vazhduam të jetonim nën përkrahjen e tyre. Një ditë kur po ktheheshim nga shkolla për në shtëpi bashkë me vëllain tim dy vjet më të madh se unë, na përplasi një kamion. Vëllai im vdiq kurse unë u plagosa rëndë, duke qëndruar për një kohë të gjatë në spital. Kalova operacione njëra pas tjetrës. Unë shpëtova por humba shikimin. Atëherë isha 17 vjeçe, në vitin e fundit të gjimnazit. Kjo ishte një dhimbje mjaft e madhe për mua. Edhe i fejuari më braktisi. Mos i dhëntë Zoti kujt dhimbje të tilla.
Dhimbjet e mia nuk mbaruan me kaq. Daja që më kishte marrë nën kujdes, vdiq nga kanceri i mushkërive. Ai pinte shumë duhan dhe alkol. Ashtu si fëmijët e tij edhe unë mbeta mes rrugëve. Mendoni mësues një vajzë e re, e verbër dhe pa përkrahje se me çfarë rreziqesh mund të përballet. Nuk mund të duroja më dhe mendova të vras veten. Nuk mund të jetoja kështu. Kisha një shoqe që nga shkolla fillore, Selvinë. Vetëm ajo ishte përkrahja dhe bashkudhëtarja e fshehtësive të mia. Kur e kuptoi se do të vrisja veten, ajo më qëndroi shumë pranë, duke iu bërë pengesë qëllimit tim.
Megjithatë për mua jeta nuk kishte asnjë kuptim. Dhe meqë nuk kisha një iman (besim) të fortë, as nga ana shpirtërore nuk e ngushëlloja veten. Përkundrazi duke ngritur krye kundër Zotit, bërtisja dhe thërrisja që përse më solli në këtë gjendje.
Shoqes sime Selvi i kishin dhuruar dy libra të titulluar “Mehmeti nga Dyzxhe” dhe “Ajsel”. Ajo pasi i kishte lexuar, erdhi me vrap tek unë:
“Kam gjetur libra të mrekullueshëm, më kanë pëlqyer dhe më kanë lënë përshtypje shumë të mira. Të t’i lexoj edhe ty,”- këmbënguli.
I lexoi. Si të të tregoj. Nuk e di nga t’ia filloj. Shkurt çdo gjë ndryshoi rrënjësisht në jetën time ku isha deri në atë moment. E ndërtuam botën tonë sërish. Erdhëm në vetvete. Sytë e mi të verbër sikur filluan të shikojnë një botë krejt tjetër.
Po lexojmë edhe librat tjerë tuaj. Zoti qoftë i kënaqur me punën tuaj. Juve ju kam borxh një jetë. Nëse Allahu i pranon duatë e një njeriu të mjerë si unë, gjithmonë për ju bëj dua. Dikur ditën e filloja me një zemërim dhe një urrejtje të madhe. Tani e falenderoj Allahun gjithnjë. Tashmë kam dy shoqe, Selvinë dhe adhurimet e mia...
Ndihmësi ynë qoftë Allahu (xh.sh.). Sërish dashuri, nderime dhe falenderime ndaj jush.

10.4.2002
Zybejde Akën

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>