Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Jeta i kishte kaluar me gjak, vdekje, grindje dhe stres. Një njeri që kishte humbur besimin çfarë mund të linte pa pyetur. Për ekzistencën e Zotit, jetën pas vdekjes, ringjalljen, etj. dhe kur merrte përgjigje rreth këtyre çështjeve, emocionohej shumë. Ishte shumë i zgjuar dhe kuptonte shumë mirë. Brenda 10 ditëve kishte një ndryshim të paparashikuar. Ai që gëzohej më tepër për këtë, ishte kujdestari i burgut. Drejtori që dëgjoi për miqësinë tonë me Byniamin erdhi tek dhoma dhe më tha:
– Zoti ua shpërbleftë. Ky njeri çdo ditë krijonte zhurmë dhe turbullira në burg. Tani është qetësuar. Si arritët ta bënit këtë gjë?
– Duke i treguar librat “Mesazhet e dritës”. Vetëm këto lexuam. Kuptoi se çfarë jemi, përse jeton, ku do të shkojë, aq më tepër kuptoi se ekziston dita e gjykimit. Kaq!
Drejtori i habitur: - O Zot. Nuk e kuptoj. Juve ju burgosin se lexoni këto libra, ndërsa burgjet rregullohen kur lexojnë ato. Nuk e di të mërzitem, apo të gëzohem? Më në fund Byniamini kishte marrë një vendim që po e prisnim me padurim, kishte vendosur të falte namaz.
– Tashmë edhe unë dua të fal namaz. Më mëso të falem,- tha.
U gëzuam shumë. Mbas disa ditësh filloi namazin. Burgu kishte një mesxhid (vend faljeje) të vogël. Një ditë shkova vonë në mesxhid, e çfarë të shoh, Byniamini kishte vënë ballin në sexhde dhe qante me dënesë. Ishte aq i trishtuar saqë nuk mund ta përshkruaj.
Me zë të lartë:
– O Zot, më fal, pendohem një mijë herë për ato që kam bërë.
I shkova pranë. E thirra.
Ngriti kokën nga sexhdeja. Sytë i ishin skuqur, lotët ia kishin larë fytyrën. E përqafova:
– Dogan, vëlla. Unë kam shumë gjynahe, si do të m’i falë Zoti?
d
Po, vrasësi i pamëshirshëm, ai që kishte derdhur vetëm gjak, i lutej Zotit si një fëmijë. Kur e dëgjova këtë ngjarje u emocionova shumë. Kjo tregon se ekziston mundësia që t’iu shpjegojmë njerëzve se për çfarë jetojnë, cili është qëllimi i tyre në këtë jetë dhe se ku do të shkojnë. “Përbindëshi” Byniamin nuk është më përbindësh. Ai tashmë është një mik, musliman i sinqertë, një njeri i pjekur dhe serioz.
Dy njerëz si engjëj
Me rastin e muajit të Ramazanit isha e ftuar në Stamboll në një panair libri. Të rinjtë besimtarë të interesuar me këta libra pasqyronin të ardhmen e begatë të këtij vendi. Ndjenin një interes të madh për Kur’anin, besimin, popullin, shtetin. Në mesin e lexuesve më bëri përshtypje një çift. Nuk u ndanë nga unë për orë të tëra. Kuptova se donin të më shpjegonin çështje të rëndësishme. Në mes të atij kallaballeku nuk u bë e mundur të takoheshim. Ngaqë po afrohej iftari, programi duhej të mbyllej. Organizuesit dëshironin të na ftonin për iftar. Ndërsa çifti që ju thashë, ngulte këmbë që të fliste me mua. Përveç kësaj pas iftarit më duhej të niseja për në Ankara. Atëherë vendosa që të shkoja deri tek stacioni së bashku me ta. Ata dy të rinj të sapomartuar, ishin një shpirt në dy trupa, një ideal në dy zemra, një mendim e ide në dy mendje dhe një qëllim në dy njerëz.
Ata dy njerëz ndikuan shumë tek unë. Si ishte e mundur që dy njerëzit më të mirë në botë ishin bashkuar? O Zot, sa shembull i bukur... Çdo çast i jetës së tyre ishte i mbushur me shërbim ndaj islamit. I kalonin ditët duke thirrur njerëzit në dritën e besimit. Gjithë ky shërbim, gjithë kjo dashuri dhe gjithë kjo energji... Ata kishin aq metoda të bukura thirrëse në islam, saqë nuk durova dhe fillova të shkruaj. Lëri më ëndrrat që më tregoi vajza. O Zot, të mrekullueshme... Një pjesë të këtyre ëndrrave do ua tregoj, në të njëjtën kohë dhashë fjalën se nuk do t’i shkruaj emrat e tyre.
“I nderuar zotëri! Si jeni? Në qoftë se më pyesni mua: “Elhamdulillah, ala kul-li hal sival kufri veddalal” (Falenderojmë Allahun, për çdo gjendje përveç mosbesimit dhe devijimit). Duke shkruar këtë letër më erdhi në mendje filmi “Mesazhi islam”. Tani më janë mbushur sytë me lotë. Nga brenda më vjen një zë që thotë:
“O më i dashuri i të gjithëve, o Resulallah (i Dërguari i Allahut), ata që janë pranë teje, janë me shumë fat. A e mendojnë një gjë të tillë, a e kuptojnë se ata që do të vijnë pas tyre do t’i marrë malli për ty, o Resulallah. Kur ti ndërrove jetë Bilali nuk mundi ta këndojë ezanin kur erdhi tek pjesa “Esh-hedu enne Muhammeden Resulullah”. Kur e mësova këtë thashë me vete: Po ne o Bilal çfarë të bëjmë?
Po Vejsel Karanit çfarë do t’i thojmë? Kur e ëma e kishte dërguar atë tek Pejgamberi (a.s.) nuk e kishte gjetur shtëpinë dhe ishte kthyer. Atëherë ai i kishte thënë nënës:
– Do t’i dhimbsem njerëzve deri në ditën e gjykimit.
Po ne çfarë të bëjmë? Sa herë kam parë diellin dhe kam thënë:
– O diell! Ti linde përmbi robin më të dashur, Pejgamberin tonë. Atë nuk e pashë, por ashtu siç u ngushëlluan tabi’inët* duke parë sabahet edhe unë për të shkrirë malet me akuj të shpirtit tim, gjej ngushëllim duke të parë ty o diell. Mosndriçimi yt vjen nga rrezatimi i fytyrës së tij, mosnxehtësia jote vjen nga malli që ndjejmë.
Sa herë i kam parë retë e qiellit dhe i kam thënë:
– O re! A keni kaluar mbi Qaben time? A i morët erë? Po mëshirën e të gjithë botërave a e keni parë? Si ishte, ma tregoni pak mua? A ishin njerëzit rreth tij, apo Ebu Lehebi po i hidhte ferra në rrugë? Fluturo ti o erë dhe ato ferra hidhja atyre që kanë përqafuar injorancën.
Netëve për të parë ndriçimin tënd, pashë hënën o i Dërguari i Allahut... Hëna ishte më me fat se unë. Me duart e bukura i hodhe melhem plagës së hënës. Duke parë errësirën e netëve të mosbesimit, ti e mohove besimin në idhujtari të njerëzve, duke thënë:
– Jo. Allahu nuk më ka krijuar për këtë. Unë nuk mund t’i besoj idhujve tuaj, - the dhe erdhe tek hëna që digjej, e ndave atë në dysh. Malli që kam po më djeg. Brenda meje ekziston vetëm malli për të Madhin Zot dhe për ty. Me një shpresë të vogël e fsheh mallin deri në ditën e kijametit.
Së pari do të vij tek ti o Resulallah! Pastaj me ty do të vizitoj shokët e tu. Fillimisht do të shkoj tek Ebu Bekri. Do të shoh atë që të mbrojti dhe ishte me ty atë ditë në shpellë kundër mushrikëve (mosbesimtarëve). Do të shoh Sad Ibn Ebi Vakkasin, atë të cilit i ke thënë: “Nëna dhe babai im të qofshin falë ty o Sad...” Pastaj do të shkoj tek Talha bin Ubejdullah dhe do t’i them:
– O Talha! Ti plagose duart tuaja për të mbrojtur të Dërguarin e Allahut. Unë nuk e pata këtë nder. Por po deshe ja merri duart e mia, qofshin të tuat...”
Më falni. Nuk e di se pse i shkrova këto gjëra. Emocionohem kur shkruaj qoftë edhe emrin e tij. Sot është nata e Kadrit dhe ora është 10 ºº e mëngjesit. Ju kam dhënë fjalën se do t’ju shkruaja. Shpresoj që të më mirëkuptoni në ndonjë gabim që mund të bëj.
Unë kam lindur në Rize. Më vonë u shpërngulëm në Stamboll. Bashkë me familjen time kaluam shumë vështirësi. Shtëpia ishte e vogël, disa kushërinj jetonin me ne, babai ishte gjithnjë i vrazhdë, ndërsa nëna ishte më e duruara. Në shtëpi gjithnjë jetoja stresin e të qenurit fëmija më i madh. Isha bërë një fëmijë që gjithçka e mbante përbrenda, nuk ia shpjegoja askujt dhe qante vazhdimisht. Edhe shaminë (mbulesën) e kisha vënë pa dëshirë. Nuk e doja fare, kur babai nuk ishte në shtëpi e hiqja, kur ai vinte mbulohesha. Një ditë babai nuk ishte në shtëpi dhe unë duke përfituar nga rasti shkova tek një shoqe e zbuluar dhe me një bluzë me mëngë të shkurtëra. Pastaj çfarë të shoh, babai ishte kthyer në shtëpi më herët. Mund ta imagjinoni grindjen që ndodhi. Gjithë këto ngjarje më shtynë që të bëj shumë pyetje rreth fesë.
Gjithnjë më pyetnin se a e doja Allahun. I përgjigjesha që “po”. Por brenda meje brente pyetja se pse duhet dashur Allahu. Këtë pyetje asnjëherë nuk ia kam bërë kujt. Kisha hyrë në një depresion. Gjithçka më ishte ngatërruar. Zgjidhjen e gjeta duke folur. Isha bërë një llafazane e zonja. Kur flisja shumë më qortonin dhe për këtë arsye vazhdimisht qaja. Kur mbusha 15 vjeç hyra në medrese. Për fat të mirë kisha shkuar aty. Ajo shkollë më dha shumë gjëra. Në këtë kohë ishte hapur kanali televiziv TGRT, që jepte filma me tema fetare. Filmi i parë që pashë ka qenë “Jeta e Aziz Mahmud Hüdai-së”, një dijetar islam. Më la mbresa të forta. Kisha gjetur një botë krejt tjetër.
Por përsëri pyetjet nuk më linin vetëm. Pse jetoj? Çdo të jetë fundi im? A ka Zot? Në qoftë se ka si mund ta njoh? Dëshiroja të falja namaz. Por nga ana tjetër nuk dija se përse faleja. Rreth meje nuk kisha askënd që të më udhëzonte. Kërkoja diçka tek çdo njeri, sepse unë nuk kisha gjetur vetveten. Zoti është aq i mëshirshëm, saqë edhe ashtu ma pranoi duanë. Kisha nevojë të pendohesha, të falja namaz...
Shtëpia mbante lagështirë dhe në mur ishte shkruar emri im. Ishte shkruar nga dikush. Për të mos gabuar thirra nënën. Nëna më tha:
– Nuk ke ç’të bësh gjë tjetër përveç të shkruarit emrat?!
I thashë që nuk e kisha shkruar unë. U largua duke qeshur. Zoti nuk më la vetëm në këtë periudhë të vështirë. Lotëve të mi i dhanë përgjigje ëndrrat e mrekullueshme që pashë. Disa herë kam parë në ëndërr Pejgamberin (a.s.). Në vitin 1993 daja ra shehid (dëshmor) kur ishte ushtar. Një natë lexova Kur’an për shpirtin e tij. Atë natë në ëndërr pashë Pejgamberin (a.s.). Para meje qëndronte shpella Hira dhe sipër e shdritshme qëndronte Mesxhid-i Aksa. Sipër kishte një gjysëm hëne të mveshur me ar. Në një çast nga prapa del Pejgamberi (a.s.). Duke fluturuar vjen afër meje. Çfarë bukurie! Përveç fytyrës, çdo pjesë e trupit i shndriste. Edhe fytyra ishte shumë e bukur. Pastaj m’i zgjati duart mua. Ia dhashë dorën pastaj më tërhoqi drejt qiellit. Gjyshja dhe gjyshi që kishin dhënë djalin e tyre shehid, u kapën pas meje dhe u ngjitëm së bashku. Re, vetëm re. Pashë poshtë, ishim në errësirë. Pashë tokën. Pjesa mbi Evropë ishte mbushur me dritë. O Zot! Më bën mua shkas që njerëzit të pranojnë islamin.
U zgjova nga ëndrra. Kur i mbylla sytë më dilte përpara Hz. Muhammedi (a.s.). Dridhesha.
Le të vimë tek Risale-i Nur. Zoti është aq i madh saqë kur dëshiron diçka, ajo ndodh patjetër. Pas shkolle bashkë me shoqet po shkonim në një vend. Na bëri përshtypje një njeri. Shoqet e njihnin dhe më thanë që lexon librat e Said Nursiut. Për herë të parë e dëgjoja këtë emër. Kaloi një periudhë kohe. Duke shëtitur në një panair libri, më tërhoqën disa kartolina. Ishin shumë të bukura. Sipër shkruhej: “Një fshat nuk mund të drejtohet pa një kryeplak, një gjilpërë e ka krijuesin e vet, një shkronjë nuk mund të jetë pa një shkrues. Si mundet pra që kjo botë të jetë pa një Krijues.”
Ah, njeriu që e ka shkruar paska qenë me të vërtetë i zgjuar, - thashë. E mora atë kartolinë dhe e ngjita në fletore. Kjo ishte i vetmi burim që kisha nga Risale-i Nur. Një natë u bëra shumë keq. Sikur afër meje ishte dikush dhe thoshte që nuk ka Zot. Nuk mund të merrja frymë. Unë duke thënë që ka, ai e ngriste zërin dhe po ashtu edhe unë më lart. I bërtisja nënës që të vinte të më ndihmonte, përndryshe do ikte edhe ai besim që kisha. Nuk mund ta pushoja atë zë. Atë çast më erdhi në ndihmë kartolina. Kur fillova ta lexoj, ai zë pushoi.
– Ka Zot dhe Ai është i Mëshirshëm ndaj robërve të Tij.
Që atë ditë rrugët e mia u bashkuan me ato të Risale-i Nurit. Me këtë takim m’u zhdukën të gjitha pyetjet, duke gjetur përgjigjet. Para se të martohesha shkova në umre me familjen time (vizitë në Qabe, jashta kohës së haxhit). Përjetuam emocione të paharruara. Edhe nëna me babain kishin ndryshuar. Babai para se të vdiste i kishte thënë një shoku të tij që ndihej krenar me mua. Ai vdiq pas një viti që u kthyem nga umreja. Ai vdiq i kthyer nga kibleja, me abdest dhe duke iu lutur Allahut. Unë atëherë sapo isha martuar. ëndrrat ishin të njëjta. Kur e shoh në ëndërr i them:
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>