Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
– Ah, fëmijët e mi, çdo gjë është në dorën e Allahut. Ai asnjëherë nuk i bën keq robit të tij. Bëni durim. Këto vuajtje do të jenë si një synim për jetën tuaj të bukur e të qetë në të ardhmen.
Ditën tjetër mësuesi, si mua ashtu dhe vëllait tim na kishte marrë këpucë, pantallona, çorape dhe nga një xhaketë. Këto ishin rrobat e para të reja që kisha veshur. Fluturoja nga gëzimi dhe në atë çast e gjithë bota ishte e imja. Kështu ne së bashku me nënën shkuam tek mësuesi për ta falenderuar.
– Ju faleminderit, Zoti jua shpërbleftë. M’i keni ndihmuar fëmijët në ditët më të vështira. Por ne nuk mund të pranojmë diçka pa shpërblim. Më tregoni se sa ju kanë kushtuar, në pranverë do t’ju jap shumën e caktuar, - i tha nëna.
Mësuesi i habitur:
– Në asnjë mënyrë. Sot ato kishin nevojë për këto rroba, nesër ndoshta fëmijët e mi do të kenë nevojë. Unë i ndihmova ato për hir të Allahut në mënyrë që edhe mua të më japë një ndihmë në ditët e vështira dhe kur të kemi nevojë. Ju lutem nuk mund ta pranoj një gjë të tillë.
Çfarë fjalësh të mrekullueshme! Nëna na mësonte që të mos merrnim asgjë pa e paguar, ndërsa mësuesi na shpaloste cilësitë e një njeriu që bën bamirësi. Një vit më pas mësuesin më të dashur për mua e emëruan në një vend tjetër. Njeriu që na ndihmonte, edukonte, na mësonte të mirën nuk ishte më. Por shpresa dhe mësimi që na kishte dhënë mësuesi ishte një mësim jete.
– Mësoni bijtë e mi. Qëllimi më i madh dhe më i shtrenjtë është të mësosh. Allahu asnjëherë nuk e kthen mbrapsht fitesën e lejuar. Pa dyshim do të na e japë shpërblimin. Mos u mërzisni se jeni të varfër dhe jetimë. Mbrapa jetimit dhe të varfërit qëndron mëshira e pafund e Allahut. Besojini Atij. Miku më i mirë për ju le të jetë Allahu. Në qoftë se bëni mikun më të shtrenjtë Allahun edhe Ai do t’ju bëjë juve mik me çdo njeri, do t’ju heqë të gjitha pengesat. Mos iu afroni gjërave të ndaluara. Harami është si krimbi i një peme, ai do t’ju brejë gjatë gjithë jetës.
Mësuesi ishte me të vërtetë një njeri me vlerë. Gjatë orës së mësimit vazhdimisht na këshillonte për të mirë. E mbaruam shkollën. Allahu kishte pranuar lutjet e nënës dhe unë tashmë isha mësues. Shkollën e mbarova me mesataren më të mirë në shkollë. Atë vit shteti për të shpërblyer nxënësit më të mirë, na thirrën në Ankara dhe më dhanë dhurata. Na çuan në brigjet e detit Mesdhe për të shëtitur, pastaj ishim për shëtitje edhe në Izmir. Mësuesi, udhëheqësi i grupit më dërgoi t’i merrja një paketë cigare. Kur mora cigaret, më bëri përshtypje zëri i burrit që shiste aty. Ky zë nuk ishte i huaj për mua. E pashë me vëmendje, një fytyrë e bardhë, me syze, me flokë të thinjur. Ai e kuptoi vështrimin tim dhe tha:
– Çfarë keni, më ngjasuat me ndokënd?
Pak i turpëruar iu përgjigja:
– Zëri juaj më duket shumë i njohur, më duket se ju njoh.
Zotëria m’i kishte ngulur sytë gjithë vëmendje dhe me një zë të ëmbël më pyeti:
– A mund të më thuash prej nga je?
I tregova rrethin dhe qytetin ku kisha lindur.
– Ah, ti qenke nga vendi ku kam qenë mësues!
O Zot, për një çast u stepa. Nga syzet, flokët e bardhë dhe 12 vitet e kaluara nuk munda ta njoh.
Ju quheni Said? - e pyeta.
– Po, - m’u përgjigj i emocionuar.
– Ju jeni mësuesi im.
Nga emocionet nuk munda të flas gjë tjetër vetëm i thashë:
– Unë jam Haliti. Dhe filluam të dy të qanim nga përmallimi.
– Ti je Haliti?!... A do t’i shihja ndonjëherë edhe këto ditë, - tha mësuesi.
Kur mësoi se kisha mbaruar shkollën i pari, u gëzua edhe më tepër. U gëzua sikur të ishte për djalin e tij. Unë i isha shumë borxhli këtij njeriu, që më kishte ndihmuar, edukuar dhe mësuar të jetoj me ndershmëri.
– Si mund t’jua shpërblej gjithë atë që keni bërë për mua?
– Jo Halit. Ti nuk ke ndonjë borxh përballë meje. Borxhi yt qëndron ndaj kësaj shoqërie, këtij kombi dhe në radhë të parë ndaj Allahut. Në qoftë se ti ia shpërblen atyre, atëherë më ke shpërblyer edhe mua. Në qoftë se nuk bën një gjë të tillë, atëherë çfarë vlere do të kishte shpërblimi ndaj meje?
Mësuesi kishte të drejtë. Kjo ishte një e vërtetë që nuk duhej harruar nga asnjëri. Zoti i Madh më bëri të mundur të kem me mijëra nxënës. Shpresoj që ndaj tyre, popullit dhe pikë së pari ndaj Allahut të jem i drejtë.
Halit Ertugrul
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>