Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
– Fatma ti je? - pyeti.
Ishte mikja e nënës, zonja Neriman që rrinte një kat sipër nesh. Ajo e kishte ndihmuar shumë nënën, e kishte çuar disa herë në spitale dhe ia kishte marrë ilaçet që i duheshin. Kur erdhëm ballë për ballë me të, nuk munda ta shoh në sy këtë grua kaq të pastër dhe të mirë. Mendova që një vajzë si unë e ndyrë nga sëmundjet e shoqërisë, nuk kishte të drejtë që me shikimin e saj ta njolloste. Ndynte shikimin e pastër të plakës. Por ajo më përqafoi gjithë dashuri dhe ngrohtësi.
– Shpirt, ku je? Kam për të shpjeguar shumë gjëra, eja lart.
Më kapi për krahu dhe më ngjiti lart. Më uli dhe më dha për të ngrënë. Pas shumë muajve do të haja një gjellë të bërë me bismilah dhe gjithë ngrohtësi. Kjo gjellë më dukej sikur nuk shkonte në stomak por në damarët shpirtërorë. U ul përballë meje, ku mua më dukej vetja shumë e vogël para saj. Kur kuptoi gjendjen time tha:
– Rri e qetë bija ime, edhe unë jam si nëna jote. Pse sillesh si një e huaj? Haje këtë gjellë. Kam vënë edhe pak çaj në oxhak. Edhe pimë çaj edhe bisedojmë për ato që më tha nëna jote para se të vdiste.
Kuptova edhe një herë që me të vërtetë nëna kishte vdekur dhe në zemër sikur kisha një zjarr që më digjte ngadalë. Shpirti im ishte aq i nxirë, aq i errët, saqë nuk kishte mbetur vend për dashurinë, dhimbjen, mëshirën. Për mua çdo gjë ishte e keqe, e rrezikshme dhe errësirë.
Pasi përfundova së ngrëni, znj. Neriman mori gotat e çajit, i vendosi në tavolinë, ndërkohë që sytë e saj ishin mbushur me lot. Gjatë ngrënies së gjellës, ishte përpjekur të mos ma zinte me gojë nënën, që të mos mërzitesha më tepër. Në shikimin e saj të mprehtë dukej sikur e kishte kuptuar se do të vrisja veten.
– Bija ime ti duhet ta dish se si ty, ashtu edhe nënën tënde, nuk ju kam dalluar nga fëmijët e mi. Zoti më tregoi ditë të mira dhe të këqija. Pak a shumë arrij t’i njoh njerëzit qoftë edhe nga fytyrat e tyre. Fatma unë e di se po kalon ditë të vështira. A kujton se nuk i di ato që heq duke bredhur rrugëve e vetme dhe e varfër? Megjithatë pas gjithë vështirësive ke mbetur një vajzë e fortë, e durueshme. Po të ishte dikush tjetër në vendin tënd, kushedi se çfarë do të bënte.
Zonja Neriman ishte një njeri i përkryer. Edhe pse e dinte rrugën që kisha marrë, përsëri sillej butë, e më përkëdhelte me dashuri. Me të vërtetë që ishte e pashkolluar por jeta ishte bërë shkolla e saj.
– Jam në pritje të mësoj se çfarë ju tha nëna? - i thashë.
Përsëri me ato sytë e saj të përlotur tha:
– Fatma, mos u mërzit, nëna vdiq në një mënyrë aq të bukur, që inshallah Zoti na e bën të mundur edhe neve.
Fjala “vdekje” më binte si një bajloz i fortë mbi kokë. Vdekja a mund të ishte e bukur? Të vdesësh, të ikësh nga kjo botë. Kjo ishte e gjitha. Si mund të ndahej nga kjo botë me një vdekje të bukur? Të vdesësh nga mbytja, zjarri, sëmundja ishte po e njëjta gjë. Të gjitha këto e çojnë njeriun drejt dheut. Ku qëndronte bukuria e vdekjes?
Zonja Neriman po tregonte se si kishte vdekur nëna.
– Fatma, nëna afërsisht para katër muajve kishte parë një ëndërr. Atë natë ishte natë e madhe. Nëna, ti e di për shkak të sëmundjes nuk mund të kryente ibadetet. Atë natë, në shtëpinë tonë falëm namaz bashkë, lexuam Kur’an dhe iu lutëm Zotit deri në mëngjes. Shpresojmë se Zoti të na e ketë pranuar. Nëna (pastë rahmet) atë ditë pa në ëndërr një njeri të ditur.
Ai njeri i kishte thënë nënës:
– Bijë, vdekja të është afruar. Mos e lë adhurimin. Vuajtjet e tua do të shlyejnë gabimet e bëra. Unë bëj dua për ty.
Ndërsa nëna:
– Nga sëmundja kam shumë gjynahe. Nuk mund të kryej obligimet fetare, kam shumë frikë.
Njeriu i ndritur:
– Mos u frikëso. Mëshira e Allahut mjafton për të t’i falur mëkatet, pavarësisht se sa mund të kesh. Ti drejtohu Allahut, kërko mëshirë prej Tij, pendohu dhe premto se nuk do të bësh më të njëjtat gabime. Ai i fal të gjithë, mëshira e Tij i mjafton çdo njeriu.
Znj. Neriman e shpjegonte në mënyrë aq prekëse saqë ishte e pamundur të mos emocionoheshe. Ishte një mrekulli. Një shpresë e pandjerë deri tani. Një dritë në errësirë... Një rrugë shpëtimi nga të këqijat... Shpëtim nga mëkatet. Kjo do të thotë që Zoti falka të gjitha mëkatet tona po u penduam. Ky ishte një lajm i mirë. Ndoshta për herë të parë brenda meje kishte lindur një rreze shprese.
– Kush ishte njeriu që nëna kishte parë në ëndërr? - e pyeta.
– Ishte zotëri Saidi.
– Kush është ky z. Said? - pyeta.
– Nuk e di, por duhet të jetë një njeri i ditur.
Znj. Neriman vazhdoi të tregonte.
– Nëna aq shumë ndryshoi saqë nuk ta merr mendja. U mbulua, filloi namazin. Filloi të falte dhe të agjëronte borxhet e mëparshme. Mbas kësaj sikur u përmirësua dhe u lehtësua nga ana shpirtërore. Ia dha veten Zotit dhe u përgatit për vdekjen. Por gjëja që e brente ishe ti. Nuk të hiqte nga goja qoftë edhe për një çast.
Ah nëna ime sa shumë të kam mërzitur me sjelljen time. Para se të vdesësh ia paske dhënë veten Zotit dhe qenke përgatitur për vdekjen. Të japësh veten Zotit dhe të përgatitesh për vdekjen... Kjo gjë e kishte qetësuar nënën... Po vetëvrasja ime... Kjo gjë më solli mua vetëm vuajtje, trishtim, mosbesim, ma mori mendjen. Kjo do të thotë që çdo vdekje nuk është e njëjtë.
Znj. Neriman vazhdonte të tregonte kujtimet e fundit:
– U ula poshtë ta shikoja. Atë ditë sikur ishte tjetërsuar. Sikur i kishin mbaruar dhimbjet, mërzitë, kishte mbaruar të gjitha punët në këtë botë dhe po përgatitej për udhëtim. Në fytyrë kishte një dritë që e kishte përfshirë të tërën.
– Si jeni znj. Jasemin? - e pyeta.
– Faleminderit Zotit mbrëmë fjeta e qetë, i bëra dua Zotit gjer në agim. Iu luta për vajzën, shpresoj që Zoti ta udhëzojë edhe atë.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>