Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Një ditë shkova për vizitë tek z. Shefik. Bashkëshortja e tij nuk punonte për shkak të ndalesës së shamisë. Vajza Nurije 14 vjeçare vuante nga një sëmundje në mushkërinë e zezë. Për këtë arsye do të vizitoja z. Shefik dhe t’i uroja shërim të shpejtë vajzës së tij. Hyra në poliklinikë dhe në mes të njerëzve që qanin, rënkonin, e pyetnin, dr. Shefiku përpiqej me durimin më të madh që të ndihmonte secilin prej tyre. U ula dhe për një çast vështrova këtë zhurmë. Unë u ndikova tej mase nga përpjekjet dhe sakrifica e z. Shefik. Thoja me vete: Ah o doktorë, çfarë do të bëhej sikur vetëm një pjesë e juaja të ishte si Shefiku. Atëherë do të mbaronin hallet e njerëzve, do të pakësoheshin ankesat dhe në vend të sharjeve do të merrnit dua nga njerëzit.
Poliklinika e dr. Shefikut u lirua pak në mbrëmje. Bashkë me të biseduam gjerë e gjatë rreth viteve të kaluara. Pas gjithë kësaj sakrifice dhe lodhjeje të shumtë, pashë se Shefiku nuk ankohej nga gjendja e tij:
“Kjo është një botë sprove. Zoti çdo njeri e sprovon në mënyra të ndryshme. Edhe sprova jonë do të ishte e tillë... Ne jemi të detyruar që të durojmë dhe të falenderojmë. E drejta jonë është falenderimi dhe jo ankesa. Ne jemi të krijuar. Ai është Krijuesi. Ne nuk e kemi të drejtën të ankojmë.”
Unë kisha menduar se Shefiku do të ankohej nga hallet e familjes e të punës. Ai më kishte dhënë një mësim të mirë me sjelljen e tij. Gjatë bisedës ai më pyeti:
– A i kupton ëndrrat?
– Jo i thashë. Çfarë mund të të thotë një njeri që nuk sheh ëndrra?
Qeshëm. Ai donte të më shpjegonte një ëndërr serioze. Kur e kuptova këtë i thashë:
– Nuk kuptoj por mund të të dëgjoj.
Shefiku sikur u step mbas fjalëve të mia. Sytë i ngriti lart dhe për të shmangur lotët e mundshëm i mbylli për ca sekonda. Por ai nuk mundi të pengonte rrjedhjen e tyre në faqe. U përpoqa që të mos e shqetësoja dhe i thashë:
– Qoftë mirë (hajër) kjo punë inshallah.
Ai i emocionuar dhe me një zë të prerë tha:
– Inshallah.
Me këmbënguljen time ai nisi të shpjegonte ëndrrën.
– Çdo herë që shkoja në Ankara vizitoja xhaminë “Haxhi Bajram” dhe aty falesha. Në ëndërr po falesha tek e njëjta xhami. Kur mbarova së faluri, nisi një zhurmë e vogël. “Hz. Aliu është këtu,” thërrisnin njerëzit dhe ecnin drejt mihrabit. Edhe unë eca me ta. Papritur para mihrabit qëndronte një njeri i gjatë, me mjekër të bardhë dhe me një fytyrë gjithë dritë.
Ai tha: - Prisni!
Drita që rrezatonte nga ai sikur verbonte sytë tanë dhe ne nuk mund ta shihnim krejt.
“Vëllezër, unë jam Imam Aliu. Erdha t’ju vizitoj juve. Nuk kam kohë shumë dhe nuk mund të flas gjatë me ju, por nëse mes jush ka ndonjë që ka dëshirë të pyesë, le të pyesë”. Në grumbull u krijua një zhurmë e madhe, kishin ndrojtje. Duke mos pyetur askush, u hodha unë i pari dhe fillova ta pyesja:
-Zotëri, janë disa njerëz që e quajnë vehten “alevi” (shii) dhe pretendojnë se ecin në rrugën tuaj. Çfarë mund të thoni për to? Ajo fytyrë e ndriçuar papritmas u nevrikos:
– Rruga jonë është rruga e Allahut dhe e Pejgamberit, është rruga e Kur’anit. Ne jemi me ata që janë në këtë rrugë. Ata që nuk janë në këtë rrugë mos ta konsiderojnë veten në grupin tonë.
– Si mund ta shpjegoni përçarjen e muslimanëve këto kohët e fundit? Ata nuk janë të bashkuar, çfarë duhet bërë për bashkimin e tyre?
Kësaj pyetjeje iu përgjigj më i qetë.
– Muslimanët iu besuan dhe iu mbështetën fitoreve të mëparshme dhe hynë në vorbullën e dembelizmit. Mosbesimtarët ndërkohë zhvilluan shumë mirë teknikat e tyre në shkatërrimin e muslimanëve. Muslimanët duhet të zgjedhin rrugën e bashkimit. Ata që zgjodhën këtë rrugë janë njerëzit e të drejtës. Mos lejoni që mosbesimtarët t’iu përçajnë. Pikëqëndrimi juaj të jetë Kur’ani dhe besimi. Në qoftë se veproni sipas Kur’anit, do të jeni të bashkuar.
Njëri prej grupit pyeti:
– A ka shpresë për të ardhmen?
Hz. Aliu kësaj pyetjeje ju përgjigj i gëzuar:
– Të jetoni gjithmonë me shpresë. Fuqia më e madhe e të ardhmes do të jetë Kur’ani. Në të ardhmen do të udhëheqë Kur’ani dhe besimi.
Para se të jepja shembull nga përmbledhja e Risale-i Nurit, Hz. Aliu e theksoi para se të pyesja unë.
– Këtë të vërtetë e ka kuptuar edhe i shquari jonë Bediuzzaman Said Nursiu.
Siç ka thënë edhe ai, në qoftë se muslimanët duke harruar detyrat e tyre do të jepen pas botës materiale, do të gëzojnë pabesimtarët dhe Allahu do ta shkurtojë jetën e botës. Në vend të Kur’anit vjen shkatërrimi. Dhe të vetmit përgjegjës për këtë do të jenë muslimanët.
– Për çfarë do të jenë përgjegjës muslimanët në ahirzaman (kohën e fundit)?
Kësaj pyetjeje zotëria i dha një përgjigje të tillë:
– Do të jenë përgjegjës për zbatimin e Kur’anit, kryerjen e detyrave fetare, zhdukjen e përçarjes, pasqyrimin e të drejtave kur’anore dhe për rritjen e fëmijëve të tyre si muslimanë.
“U bënë edhe pyetje të tjera por nga emocioni që provova në ëndërr nuk i mbaj mend mirë përgjigjet.”
Me të vërtetë një ëndërr e mrekullueshme. Një ëndërr e mbushur plot mesazhe për problemet e ditëve të sotme. Mesazhe nga goja e një personi të ditur. Këshillat e tij do të jenë bazë për shoqërinë muslimane. Janë një rrugëdalje për ata të cilët e kanë humbur rrugën e tyre. Metoda të kohës së sahabeve. Metoda të pavdekshme dhe të vërteta të përhershme. Një jetë plot tolerancë, besim, pa fyer askënd, të kuptuarit e vetvetes, i detyrave përkatëse (obligimeve), drejtimi drejt dijes dhe besimit, rregullimi jo vetëm i vehtes por edhe i shoqërisë përreth, rritja e çdo fëmije me baza morale nga ana e familjes... Një jetë e kërkuar dhe e pritur prej shekujsh...
Qëllimi i vizitës sime ishte të ngushëlloja Shefikun, por në të vërtetë ngushëllimin më të madh e mora unë. Suksesi i tij, pastërtia e botës shpirtërore, hapi horizonte të reja për mua. Bota e tij e brendshme ishte e mbushur me aq dritë saqë mund ta shihje në shpjegimin emocional të ëndrrës. Ai bën një jetë të vështirë profesionale dhe është nën një sprovë të fortë. Kur kërkova leje që ta shkruaja këtë kujtim më tha:
– Kur të më të tregosh mua, ma ndrysho emrin... Edhe unë veprova në atë mënyrë. Emri i z. Shefik është i sajuar. Kujtimi i z. Shefik nuk mbaroi me kaq. Habia dhe çudia më e madhe është bërë në varrimin e së bijës (Nurije) të sëmurë nga mushkëritë. Nurija flet me babain e saj një ditë para vdekjes:
– Baba, sot në drekë ra telefoni dhe unë e hapa. Zëri që dëgjova ishte një zë i ndryshëm, i veçantë, magjik. Me një zë të ëmbël një burrë më tha:
– Bëhu gati, nesër do të bëjmë një udhëtim.
– Çfarë udhëtimi? – i thashë. – Unë nuk mund të çohem nga shtrati.
– Nesër do të jesh shumë mirë, nuk do të kesh asnjë shenjë të sëmundjes. Do të të marrim për shëtitje. Do të gëzohesh shumë kur të shohësh se në çfarë vendesh do të shëtisësh.
– Mirë, po ju kush jeni? A di gjë babai për këtë udhëtim?
– Ne jemi njerëzit e Hz. Aliut. Do të lajmërojmë babain tënd nesër në orën 12ºº. Kjo telefonatë si për Nurijen ashtu dhe për z. Shefik dhe të shoqen përmban të fshehta. Interpretimet janë të ndryshme. Nurija i tha babait që nesër do të vdiste. Një ditë më pas Nurija u rëndua shumë (12.ºº). Papritur Nurija tha:
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>