I nderuar zotëri Halit!
Tani po përpiqem ta mbaj në këmbë jetën time me Risale dhe adhurime. Më në fund jetën time ia dhuroj shërbimit të besimit. Bota ime nuk është më kjo botë, por ahireti (bota pas vdekjes)...
Pres duatë (lutjet) tuaja. Më bëni dua mua, vajzës dhe motrës tuaj. Edhe unë lutem për ju. Allahu i dhëntë forcë lapsit tuaj, duke u bërë shkas për shpëtimin e besimit.

21.03.2000
Vajza juaj Sevnur

Si shpëtoi nga falimentimi
Kriza ekonomike kishte goditur edhe zotëri Rrahmiun. Në fillim humbi punën, më pas edhe shtëpinë... Së bashku me fëmijët e tij të vegjël, bashkëshorten dhe të ëmën e moshuar, kishin mbetur në mes të rrugës, sepse falimentimi i kishte marrë të gjitha mundësitë materiale. Ata banonin në hyrjen më të mirë të një pallati. Ishte një apartament shumë luksoz. Çdo javë në shtëpinë e tyre vinte shërbyesja, kurse nevojat ditore kryheshin nga portieri. Rrahmiu ishte një njeri shumë zemërmirë dhe i dashur me të tjerët. Në rrethin e tij shoqëror ai thirrej si “Rrahmi zemërmiri”. Të varfërit e atjeshëm Rrahmiun e njihnin shumë mirë. Komshinjtë nuk donin ta lëshonin Rrahmiun. Por apartamenti, orenditë dhe mundësitë financiare u shkrinë një nga një. Më në fund u bë portier në të njëjtën banesë. Kjo i kishte ardhur aq rëndë saqë bashkëshortja dhe e ëma kishin qarë me ditë të tëra, duke mos dashur ta pranonin këtë gjendje. Por nuk i kishte mbetur tjetër alternativë.
Rrahmiu u jepte bursë dhjetë nxënësve dhe për shkak të kësaj krize ekonomike, u detyrua t’i priste edhe këto. Por midis këtyre nxënësve ishte një vajzë, për të cilë bëri të pamundurën për të mos ia prerë bursën. Kjo ishte Shykrani, e cila studionte në juridik. Nënën dhe babanë i kishte humbur në tërmetin e Izmirit. Rrahmiu këtë vajzë e kishte marrë nën mbikqyrjen e vet dhe e shikonte si sytë e ballit. Shykrani vizitonte shtëpinë e Rrahmiut në fillim të çdo muaji, merrte edhe bursën dhe qante edhe hallet me nënën e Rrahmiut, Zahiden dhe të shoqen e tij Nurijen, i ngushëllonte dhe i jepte zemër atyre. Shykrani banonte në konvikt dhe shpenzimet ia paguante Rrahmiu.
Por që prej dy muajsh nuk po mblidheshin ashtu siç duhet as bursa dhe as të ardhurat për shpenzimet e konviktit.
Rrahmiu kishte biseduar sërish me nënën dhe gruan e tij rreth kësaj çështjeje. Ata po i mbante në këmbë rroga e vogël e një portieri dhe përkrahja e pronarit të banesës. Kështu që tashmë ishte e pamundur ndihma për Shykranin. Por në këtë mënyrë as Shykrani nuk do të mundte ta vazhdonte dot shkollën. Dhe akoma më keq jeta e një vajze të re do të futej në rrezik. Për një moment nuk e mori dot veten. Ky shqetësim i brente vazhdimisht. Tani çfarë do të bënin?
Një nënë e sëmurë, dy fëmijë që shkonin në shkollë, një shtëpi që pret bukë... Po borxhet që akoma nuk kishin mbaruar? Ku ishin miqtë në ditë të vështira? Askush nuk dukej.
“O Zot ç’do të bëjmë tani?”- bërtiti.
Mes një mijë problemeve që i kishin sulmuar trurin, të bërtiturën as vetë nuk e dëgjoi. Vetëm të thirrurat e së shoqes u dëgjuan. Edhe e ëma gjithashtu përpiqej ta ngushëllonte të birin, e cila duke e kapur për krahu i tha:
– Nuk ndërpritet shpresa nga Allahu. Bëj durim... Nuk kemi humbur gjithçka. Ajo çka shkoi ishte mall, pasuri... Shiko, faleminderit Zotit jemi gjallë... Zoti është Bujar. Me siguri që do të na hapë një derë.
Në këtë kohë ra zilja. Me t’u hapur dera u dukën dy të panjohur. Njëri prej tyre pyeti për Rrahmiun. Bashkëshortja u hodh menjëherë dhe i priti në këmbë e para duke i thënë:
– Edhe ju keni ardhur për të kërkuar borxhet? Keni frikë nga Zoti. Edhe orenditë e shtëpisë sonë po shkojnë. Mjaft më, edhe shpirtin do të na merrni?
Dy mysafirët mbetën të habitur nga kjo sjellje. Më vonë u kuptua se njëri ishte turk dhe tjetri i huaj. Edhe mysafirët e ardhur edhe të zotët e shtëpisë po përpiqeshin t’i jepnin kuptim kësaj gjendjeje.
Rrahmiu i pyeti se si qëndronte çështja.
I huaji filloi të shpjegohej se ç’kërkonin. Turku që i rrinte pranë filloi të përkthente:
– Zotëri Rrahmi, unë jam student në Ankara. Quhem Jusuf. Zotëria pranë meje është David Moore. Para dhjetë vjetësh ky zotëri së bashku me të shoqen bënë aksident, duke ardhur nga Urfa për në Adijaman. Në këtë moment ju i keni ndihmuar ata.
Psikologjia e mbaruar dhe e shterruar e Rrahmiut, në moment u rigjallërua dhe imagjinata rrëshqiti në ato ditë. E drejtë, një ngjarje e tillë kishte ndodhur. Atëherë duke shkuar familjarisht për në Urfa, kishin parë një makinë me targa të huaja që kishte bërë aksident. Një burrë dhe një grua të mbetur brenda në makinë përpëliteshin mes dhimbjeve gati për të dhënë shpirt. Duke i shpëtuar nga kjo gjendje i kishin çuar në spital, duke u marrë me mjekimin e tyre dhe rregullimin e makinës. Pas dhjetë ditësh që zgjati ky kurim, e kishin përcjellë këtë çift amerikan. Këta njerëz aq shumë kishin mbetur të kënaqur nga kjo përkujdesje, saqë kur ishin ndarë ishin përqafuar duke qarë.
Ja pas dhjetë vjetësh, heroi i ngjarjes David Moore qëndronte përballë paksa i habitur dhe i emocionuar.
Rrahmiu hapi krahët i mallëngjyer.
– Ju jeni zotëri David? Mirë se erdhët! - i tha.
Edhe Davidi e përqafoi Rrahmiun me freskinë dhe ngrohtësinë e asaj dite.
Mes tyre hyri Jusufi.
“Zotëri Rrahmi”, - tha. “Tani emri i Davidit është Muhammed.”
Rrahmiu u habit edhe më tepër.
“Si? është bërë musliman?...”
Me këtë gëzim u përqafuan edhe një herë. Këtë “tabllo” po e vështronin të habitur njerëzit e shtëpisë dhe nëpunësit e konfiskimit të orendive të shtëpisë që kishin ardhur në të njëjtën kohë me mysafirët e tjerë.
Muhammedi filloi të tregonte me sytë e mbushur me lot dhe Jusufi përkthente.
“Ne nuk e harruam ndihmën dhe mirësinë tuaj kur u kthyem në Amerikë. Ne vumë re se kjo sjellje e bukur e juaja rrjedh nga feja dhe besimi i juaj. Së bashku me bashkëshorten bëmë kërkime rreth islamit. Në këtë kërkim tonin Jusufi na dha një ndihmë shumë të madhe, na tregoi rrugën. Kështu ne para dy vjetësh u bëmë muslimanë. Me anë të revistës “Drita” në anglisht ne u njohëm me Bediuzzaman Said Nursiun dhe me librate tij “Mesazhet e Dritës” të përkthyera në anglisht.”
Duke dëgjuar këto, Rrahmiu ndoshta për herë të parë në këto muaj, qetësohej shpirtërisht dhe në fytyrë i përhapej një buzëqeshje e ëmbël. Edhe nëna e tij falenderonte Zotin për këtë ngjarje.
Muhammedi vazhdoi të tregonte:
“Një vit më parë humba bashkëshorten time. Varrimin e saj e morën përsipër muslimanët që janë atje, të cilët më mbështeten shumë. Kurse këtë vit erdha në Turqi për një vizitë të veçantë. Erdha t’ju vizitoj juve dhe vëllezërit këtu që të përfitoj nga dituria e tyre. Por kur dëgjova për falimentimin tuaj u mërzita shumë.
Ju jo vetëm na shpëtuat jetën, por u bëtë shkas që të njiheshim edhe me islamin. Kështu që na shpëtuat edhe këtë botë edhe atë tjetrën, të përhershmen (ahiretin).   
Juve ju jam në borxh sa s’mund t’ju tregoj. Kësaj gjendjes tuaj duhet t’i gjejmë një rrugëzgjidhje. Tani e kuptoj më mirë se Zoti i Madh nuk më dërgoi kot këtu. Detyra që na bie neve, është që të mos ju lëmë vetëm në këto ditë të vështira. Ju nuk ju lë dot në këtë gjendje.”
 Mori telefonin në dorë, formoi numrin dhe filloi një bisedë të zjarrtë me atë që telefonoi.
Me Rrahmiun në krye, të gjithë pjesëtarët e familjes dëgjonin pa kuptuar gjë, atë çka thoshte ky i huaj i sapoardhur dhe emocioni sa vinte e shtohej.
Muhammedi e mbylli telefonin dhe filloi të fliste me një buzëqeshje të ëmbël, sikur do të jepte një lajm të gëzuar.
“Zotëri Rrahmi,” - tha duke i kthyer sytë nga ai. “Ju na dhuruat një pasuri të paçmueshme dhe që nuk blihet kurrë. Na ndihmuat që të shpëtojmë si në këtë botë, ashtu edhe në atë tjetrën. Si një vëlla i juaji edhe unë dua t’ju ndihmoj juve.”
Rrahmiu i qartësoi vështrimet sikur donte të thoshte: “Ç’lloj ndihme?”

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>