Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Shkollën e mbaroi në kushte të vështira. Kur mbaroi shkollën dhe u bë mësues kishte kaluar gjithë natën duke u falur, duke falenderuar Zotin (xh.sh.). Ndërsa nëna kishte derdhur lotët e mallit të të gjithë atyre viteve. Më në fund Zoti (xh.sh.) ia realizoi ëndrrën...
Kur filloi profesionin e mësuesit mori edhe nënën pranë vetes. Pas disa kohëve u martua me vajzën e mësuesit të historisë. Ai nuk i harronte kurrë fjalët që i kishte thënë z. Musa vajzës së tij ditën kur e martoi. Me vete i dha një Kur’an dhe Risale-i Nur. Fjalët e tij ishin:
“Faleni me rregull namazin. Çdo ditë lexoni pjesë nga Kur’ani. Ndiqni me rregull edhe librat e Risale-i Nurit. Në këto kohë Risale-i Nur është një koment i madh dhe i fuqishëm i Kur’anit. Ka marrë në shqyrtim çështje të besimit. Ata që i lexojnë shpëtojnë besimin ose e forcojnë atë. Do të kesh kujdes edhe për nënën. Në qoftë se marr vesh që nëna është mërzitur unë do të mërzitem më shumë.”
Krijuan një familje të qetë dhe të lumtur. Zbatoheshin fjalë për fjalë këshillat e z. Musa. Hasani kujdesej për nënën dhe lexonte rregullisht Risale-i Nur. Mirësitë e këtyre librave përpiqej t’ia shpjegonte shokëve, nxënësve dhe të afërmëve të tij. Bashkë me shokët e tij atë mbrëmje bënë biseda fetare dhe lexuan të vërteta të rëndësishme nga Risale-i Nur. Pikërisht atë natë në ëndërr kishte marrë përgjigjen e një pyetjeje që e mundonte. Në ëndërr sheh sikur shkon të vizitojë Said Nursiun në krahinën e Barlas. Aty bën një bisedë me të:
Bediuzzaman Said Nursiu i thotë:
“I dashur Hasan, gjithnjë ke pyetur veten se pse babai na braktisi, apo jo? Edhe kjo ngjarje ka dobitë e saj.
Në qoftë se nëna jote dhe ti do të shkonit në Ankara, do të rrezikohej besimi juaj. Rruga e babait tënd nuk është rruga e Kur’anit. Ai shkoi në Ankara, harroi adhurimet dhe hyri në rrugë të gabuar. Zoti (xh.sh.) iu largoi nga rruga e gabuar dhe iu pajisi me të vërtetat e besimit. Vuajtjet tuaja shërbyen për diçka. Ishin çmimi i mëkateve tuaja. Inshallah ky do të jetë shkak për fitimin e xhennetit. Në qoftë se do të hiqej perdja e fshehtë, do të shihnit gjendjen e babait dhe në vend që të gëzoheshit, do të hidhëroheshit shumë. Unë ju pranova si nxënës ty dhe nënën tënde. Nëna është një besimtare e vërtetë. Lutjet e saj u pranuan...”
Pasi sheh këtë ëndërr Hasani ndryshon të gjithë botëkuptimin. Fillon të kuptojë rëndësinë e Risale-i Nurit, ndihmon më tepër nënën e tij dhe lutet për shpëtimin e babait. Përveç këtyre nga njëra anë ka një mall që nuk di të mbarojë për babain. Dëshirën ta shohë, ta përqafojë, t’i puth dorën dhe të heqë mallin e fëmijërisë. Për të mos mërzitur nënën e tij mundohet që t’ia fsheh brengën që ka. Nëna e tij pas një sëmundje të rëndë jep shpirt duke lexuar suren Jasin, në natën e madhe të Kadrit. Në momentet e fundit sytë i shndritën dhe pëshpëriti me vete duke drejtuar sytë nga dera:
“A erdhe nënë?” Nënën të cilën e kishte humbur në moshën katër vjeçare. Duke u përqafuar me të jep shpirt. Përveç kësaj në momentin e fundit me gjithë vuajtjet e përjetuara, ia bën hallall të shoqit për gjithçka. Azraili i cili erdhi me fytyrën e nënës së saj, jep lajmin se ajo shkoi plot me besim në varr. Kur z. Hasan po tregonte për këtë u mbyt në të qara dhe e humbi veten. Kjo ngjarje e cila tregonte fundin e një njeriu besimtar, ishte shumë kuptimplotë. Në bisedën tonë me Hasanin kemi pyetur se çfarë bëhej me babain e tij.
Ai na tregoi në vazhdimin e historisë e cila na la me gojë të hapur. Pas vdekjes së nënës, Hasani shkon në Ankara dhe vendos të kërkojë babain e tij. Më në fund arrin ta gjejë shtëpinë ku banonte. Pas 24 vjetësh i bie ziles me emocionin e takimit me vëllezërit e tjerë dhe me gruan e dytë të babait, por askush nuk përgjigjet. Pas pak del fqinji përballë. Njihet me të dhe i tregon shkakun e ardhjes. Fjalët e zotërisë së moshuar e emocionojnë dhe e trembin më tepër atë. Ai i tregon se para 10 ditësh, si pasojë e helmimit nga soba e gazit kishin vdekur dy fëmijët dhe nëna e tyre. Ndërsa babai ishte i shtruar në spital në gjendje të rëndë. Hasani vrapon i frikësuar drejt babait të tij. I lutet shumë Zotit që ta shpëtonte atë për të cilin kishte ëndërruar kaq vite me radhë, që ta shihte, ta prekte dhe ta përqafonte. Kur shkon në spital mëson se babai i tij kishte vdekur dhe se trupin e tij e kishin çuar në morg. Hasani mërzitet tepër dhe nuk i mbetet tjetër vetëm se të pranojë kaderin e Allahut (xh.sh.). Pasi shkon ta shohë kufomën, shikon me vëmendje fytyrën e të atit, sytë e mbyllur, flokët e zbardhur nga thinjat. Në mendjen e tij përzihen kujtime të ndryshme, kujton mallin për të dhe fjalët i mbesin brenda, nuk di çfarë të thotë. Ai me lotë në sy mund t’i thotë vetëm këto fjalë:
“Nëna ta ka bërë hallall për gjithçka, po ashtu edhe unë baba.”
Trupin e tij e varrosi pranë së ëmës. Së bashku me të shoqen e tij Kerimen dhe dy djemtë Saidin dhe Bajramin, Hasani shkon edhe i viziton ata ndonjëherë. Saidi dhe Bajrami japin fjalën se çdo ditë të xhuma do të lexojnë Jasin dhe do të luten (bëjnë dua) për gjyshërit e tyre. Kjo histori e dhimbshme e Hasanit, na jep para nesh shembullin e mirë të moshumbjes së shpresës në momentet më të vështira. Ata të cilët kanë humbur shpresën nga jeta duhet të marrin si shembull prof. Hasanin.
Isha një grua armike e fesë
Profesor Halit Ertugrul!
Nuk kam shumë kohë që jam njohur me librat tuaj... I lexova të gjitha. Zoti qoftë i kënaqur me ju. Si mund t’ua tregoj se sa kuptimplotë dhe të vlefshëm janë librat tuaj për mua.
Së bashku me tim shoq, jetonim një jetë bosh dhe pa kuptim, larg fesë dhe besimit. Në sajë të librave tuaj njohëm ekzistencën e Allahut, kuptuam vlerën e besimit dhe të islamit. Ky ishte një kthim i jashtëzakonshëm për ne. Ata që nuk e kanë jetuar jetën tonë, nuk mund ta kuptojnë këtë.
Kjo që gjetëm ne i përngjan gjetjes së bukës nga një i uritur, ose gjetja e ujit nga një i etur për vdekje, ose si një i sëmurë në minutat e fundit i cili arrin të ngrihet në këmbë.
Le ta shtjellojmë pak më tepër këtë temë.
Unë së bashku me bashkëshortin tim punonim si mësues në të njëjtën shkollë. Për ne jeta kishte vetëm një kuptim. Të kënaqeshim dhe të jetonim si të donim. Por nuk ishim të lumtur. Nuk pushonin grindjet tona nga shkaqe të kota... E lëndonim shpesh njëri-tjetrin. Në jetën tonë të parregullt familjare nuk ekzistonin fjalët “fe” dhe “besim”. Fjalën “gjynah” (mëkat) e kalonim duke qeshur, ndërsa për adhurimet dhe bisedat fetare shtrembëroheshin buzët. Brenda nesh ekzistonte një turbullirë e fshehtë shpirtërore, që nuk donim ta pranonin, e cila largonte shijen e jetës dhe pengonte lumturinë tonë.
Kur bashkëshorti im shkoi në një seminar të organizuar nga Ministria e Arsimit, pesëmbëdhjetë ditë mbetëm larg njëri-tjetrit. Kur u kthye u përballova me një surprizë që nuk e prisja.
Im shoq në çantë kishte sexhade dhe disa libra fetarë. U habita shumë. Fjala “fe” që për ne ishte e huaj, ç’lidhje kishte kjo gjendje tani? Bashkëshorti mua më dha librat tuaj.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>