Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Ai nxënës pasi pa që unë u shtanga përpara kësaj pyetjeje, më tha:
“Nëse dëshironi ju ftojmë edhe juve një ditë. Ejani dhe shikoni. Pyesni, debatoni dhe dëgjoni ç’të doni. Përfundimin nxirreni vetë. Me zor as nuk e detyron kënd, as nuk ia fiton dot zemrën e tij.”
Çfarë mund t’i thoja mendimeve dhe fjalëve të tilla kaq të spikatura? Kështu një ditë të dielë shkova tek ata. Ishte një sallon plot me nxënës. Më tërhoqi vëmendjen pastërtia e atij ambienti dhe edukata e atyre nxënësve. Aty njeriut sikur i gufonin ndjenjat dhe i qetësohej shpirti.
Neve kur shkonim nëpër ato ambjentet tona, gjenim vetëm rrëmujë, tym cigareje, njerëz të shthurur dhe fjalë të ndyra. Me të vërtetë krijohej një ambient që të mbyt dhe të mërzit.
Në sallon hyri një person që ishte disa vite më i madh se ne dhe që kishte profesionin e arsimtarit. Pasi na përshëndeti u ul në një kolltuk ku përpara kishte një tavolinë me një libër. Në fillim u prezantuam me radhë. Kur unë thashë emrin tim, fytyra e mësuesit mori një pamje që donte të thoshte se e kishte dëgjuar këtë emër më parë. U kuptua që emrin dhe aktivitetin tim e njihnin pak a shumë të gjithë. Filloi të fliste duke thënë:
“Kjo vepër është koment i Kur’anit. E ka shkruar Bediuzzaman Said Nursiu. Shpjegon problemet e shekullit dhe kohës sonë. I jep përgjigje shumë mëdyshjeve, dyshimeve dhe paqartësive në mendjet tona. Në shpjegimin e temave përdor metodën e logjikës dhe të diturisë.”
Pasi bëri një hyrje të tillë vazhdoi:
“Ne këtu zgjedhim çdo javë një temë mbi të cilën bëjmë shpjegimin përkatës, duke e parë nga çdo këndvështrim... Tema e sotme do të jetë “Ringjallja”, pra besimi mbi ringjalljen pas vdekjes. Këtë besim do ta zbërthejmë në të gjitha detajet.”
Unë nuk po duroja dot më dhe menjëherë u hodha:
“Mësues, një sekond. Përpara se të filloni, kam disa gjëra për të thënë dhe për të pyetur.”
Mësuesi me edukatën e tij, ma dha fjalën duke thënë: “Pa dyshim, flisni ju lutem, në mënyrë që të përfitojmë edhe prej jush.”
Nxënësit e tjerë nuk u ndien mirë në atë moment. E vërejta që u nxehën sepse menduan që sërish do të kundërshtoja dhe përrallisja si gjithmonë.
“Mësues! Ata që më ftuan këtu më thanë që këtu i jepet përgjigje çdo pyetjeje.”
Mësuesi duke qeshur:
“E paskan ekzegjeruar pak, sepse unë nuk kam aftësi të tilla, por duke lexuar nga libra të tillë, mundohemi t’i japim përgjigje dhe zgjidhje problemeve.
Por ju vazhdoni dhe pyesni ç’të doni, sepse përgjigjen do ta gjejmë në këto libra. Kështu që çdo gjë do të rregullohet.”
Mësuesi e njihte mirë psikologjinë e njeriut. Duke më inkurajuar mua, nuk i linte kujt nevojën e ndërhyrjes nga të pranishmit, duke u munduar që të krijohej një dialog i ngrohtë. Këtë gjë e kisha kuptuar shumë mirë.
I radhita në kokë pyetjet që do të pyesja. U mundova të gjej pyetjet më të vështira për t’i ç’inkurajuar ata. Por përpara se të vija në dukje influencën time i thashë:
“Mësues, para se të hyjmë në bisedë kam një propozim. është kjo:
- Nëse i përgjigjeni pyetjeve dhe ma mbushni mendjen, vërtetë atëherë jap fjalën e nderit, që nuk do të të lë nxënës të Akademisë së Arteve pa e ftuar këtu.
Por nëse nuk ma mbush mendjen duke mos i dhënë përgjigje pyetjeve, nuk do të shihni më këtu asnjë nga nxënësit e shkollës, se atëherë edhe ju duhet ta lëni këtë detyrë.”
Kësaj parathënie time që më tepër i ngjante një kërcënimi, mësuesi iu përgjigj duke buzëqeshur:
“Mos u mërzisni. Shpresoj që nuk do të hasim ndonjë problem të tillë, si mosbindje tuajën apo mosardhje të nxënësve të tjerë.”
Kjo përgjigje e qetë dhe dashamirëse e mësuesit ndaj kërcënimit tim, më turpëroi fare.
Mësuesi vazhdoi:
“Nëse më lejoni kam edhe unë një parathënie. Për këtë çështje duhet të jem i qartë. Kur të shqyrtojmë temat bashkë, do të doja të mos i përballojmë me inat vërtetësitë e shkencës, mendjes dhe logjikës. Pra ashtu siç dy herë dy bëjnë katër (2x2=4). Kurse këto nxënësit në sallon, të bëhen gjykatës. Nëse themi ndonjë gjë të gabuar, të na ndërhyjnë. Të drejtit le t’i thojnë drejt dhe të gabuarit gabim.
Në rregull?”
Nuk mund të shpëtoja nga këto fjalë të tijat. Nëse do të kundërshtoja do të humbja betejën pa e filluar akoma. Për më tepër kisha shumë besim tek vetja.
“Në rregull,” - i thashë.
Fillova me pyetjet:
“Pika kryesore e ndryshimit midis njëri-tjetrit është se ju mbroni idenë e ekzistencës së një Krijuesi, kurse ne jo. Dhe idealet tona janë ndërtuar mbi këto themele.
Unë jam kurioz të di për Zotin (Allahun). Si është ky Zot që thoni se ka krijuar këtë botë? Çfarë gjëje ose kujt i ngjan?”
Në sallon mbizotëronte një qetësi e plotë, duke pritur përgjigjen. Përqark kisha edhe 5-6 shokë në idetë e mia që i kisha marrë me vete. Kisha filluar të besoja se kjo bisedë do të kalonte me shumë ngjyra.
Mësuesi sërish me gjakftohtësi dhe me atë buzëqeshjen e tij të ëmbël filloi të fliste:
“Ti e fillove me një pyetje të gabuar.”
“Pse,” - e pyeta.
“Në fillim duhet të marrim vesh se, a i beson këtij Zoti që pyet se çfarë gjëje ose kujt i ngjan?” - tha.
“Jo, nuk i besoj,” - i thashë.
“Mirë atëherë përse të intereson aq shumë, forma apo ngjashmëria e diçkaje që nuk e beson se ekziston? Kaq të rëndësishme qenka dijet rreth një gjëje të cilën nuk e besoni?”
U këputa. Po thoshte të vërtetën. Në të njëjtën kohë edhe mbroj tezën se nuk besoj, por edhe isha kurioz të dija për ekzistencën e Tij. Ky ishte një mendim i palogjikshëm. Mësuesi këtë pikë të dobët e kishte kapur me sukses.
Mësuesi vazhdoi:
“Ne si fillim të njohim Zotin, të shikojmë ekzistencën e Tij. Pasi t’i kemi zgjidhur të gjitha dyshimet mbi ekzistencën e Zotit, atëherë mund të flasim se kujt i ngjan dhe se si është Ai.”
Këtë gjë e konfirmuan edhe nxënësit në sallon. Unë për të mos e humbur fillin shtova:
“Siç duket nuk e shpjegova mirë, ose nuk u kuptua qëllimi i pyetjes, sepse edhe unë këtë doja të pyesja.
Kështu e përsërita pyetjen në një version tjetër:
“D.m.th. patjetër që kjo botë duhet të ketë një Krijues?”
Mësuesi pasi mori në dorë një libër, e hapi në një vend.
“Do t’ju lexoj një vend në lidhje me këtë. Që të kuptohet më mirë tema, do t’ju lutesha që të dëgjonit me kujdes” - tha.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>