Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Ndërkohë mbarova gjimnazin. Në gjendjen që isha nuk munda të hyj në provim për shkollë të lartë. Kur u hapën shkollat, në fshat erdhi një mësuese e re. Ajo mori shtëpi pranë shtëpisë sonë. Qëndronte bashkë me të ëmën. Përballë kësaj vajze simpatike të mbuluar ndjeva një ngrohtësi. Si rrjedhojë fillova të takohem shpesh me të. U përpoq të më ngushëllonte. Më këshillonte dhe më jepte ca libra për të lexuar. Mes këtyre librave ai që më ka bërë më tepër përshtypje ka qenë libri i juaj.
Ne si familje jemi përpjekur të shijojmë të bukurat e kësaj bote dhe asnjëherë nuk na ka interesuar se ç’është feja, Zoti, Kur’ani, qëllimi i njeriut, prej nga erdhi, ku do të shkojë ose çështje të tjera të rëndësishme si këto. Në të njëjtën kohë isha kureshtare për shumë gjëra. Në gjendjen që isha, libri që më ka ndihmuar dhe këshilluar më tepër, ka qenë libri juaj. Librin e lexova për dy orë. Pasi e lexova fillova të pyes vetveten: Kush jam unë? Nga erdha? Përse? Ku po shkoj? Ai që më ka dërguar, ç’kërkon prej meje? Kujt dhe si do i jap llogari? Çfarë duhet të bëj para se të vdes? Në qoftë se nuk mendoj Allahun dhe ahiretin (jetën e përtejme), çfarë do të fitoj?
Duke i bërë vetes pyetje të tilla ishte gdhirë. Librin e lexova dy herë. Tani kisha përpara meje edhe faqen tjetër të jetës. Ai që e ka krijuar natyrën, e ka mbushur me mirësi dhe që dërgoi njeriun në këtë botë, duhet të na japë mesazhe të rëndësishme. Si mundet që njeriu të jetë kaq i papërgjegjshëm përballë gjithë këtyre mirësive të pafund? Sigurisht që pas vdekjes do të japë llogari për të gjitha.
Po, kisha filluar të njihja fytyrën tjetër të jetës. Libri “Njeriu që kërkon vetveten” ishte përgjigje e shumë pyetjeve që kisha brenda vetes. Duke njohur librin tuaj fillova të lexoj edhe librat e Risale-i Nurit. Me ndihmën e mësueses së fshatit fillova namazin dhe u mbulova. Problemet që ekzistonin më parë, tashmë kishin mbaruar. Të paktën kisha mësuar të ngushëlloja veten. Më kanë bërë përshtypje disa fjalë në Risale-i Nur:
“Çfarë humbet ai që gjen Allahun dhe çfarë fiton ai që e humbet atë? Atë që e gjen Atë ka gjetur gjithçka. Ai që nuk e gjen humb çdo gjë.”
Kur njoha faqen tjetër të jetës, kuptova pavlefshmërinë e asaj që unë quaja lumturi apo qetësi. Si t’jua përshkruaj? Kjo qetësi është diçka që të dërgon tek Allahu dhe ti mbështetesh tek Ai. Kjo është edhe ngushëllimi i njeriut. Mbasi e gjeta këtë qetësi nuk mund t’jua shpjegoj se sa netë të tëra i kam kaluar duke qarë. Qetësimin që gjen kur qan, lehtësimin kur lutesh dhe qetësinë që gjen kur pendohesh nga gabimet, mund t’i kuptojë vetëm ai që e jeton.”
Të gjithë nxënësit po dëgjonin me kujdes historinë emocionuese të vajzës. Nganjëherë në momentet kur vajza nuk mund ta mbante veten, në sytë e nxënësve të tjerë shihja lotë mallëngjimi. Një nxënëse e ulur në bankat e para, po dëgjonte me kujdes dhe me padurim priste të bënte pyetjen:
“Çfarë ju tha nëna juaj? Cili ishte reagimi i saj?”
Vajza u përgjigj me të njëjtin ton zëri:
“Të gjitha këto emocione i kam ndarë me të. Ngaqë vuante më shumë se unë, kishte nevojë edhe më tepër për mbështetje dhe ngushëllim. Kemi filluar të falemi bashkë. Gëzimin e mbulimit për herë të parë e ndamë duke u përqafuar dhe qarë me njëra-tjetrën. O Zot çfarë gëzimi që ndjeja! Ishte sikur gjeta jetën ose sikur gjeta pavdekshmërinë duke jetuar me frikën e vdekjes...”
Nga bankat e fundit u ngrit një djalë dhe pyeti:
“Po babai juaj ç’u bë?”
Sytë e vajzës të mbytur në lot, u turbulluan përsëri dhe u përpoq të përgjigjej as si e mërzitur dhe as si e gëzuar.
“Babain e kërkuam një vit me radhë. Nuk lëmë vend pa e kërkuar. Në një moment kur i humbëm shpresat morëm vesh që ishte shëndosh e mirë. Na mori në telefon. Me ndihmën e një shoku kishte shkuar në Gjermani dhe kishte filluar punë. Punët i shkonin mirë. Pas një viti e gjysëm ndarjeje u bashkuam përsëri me babanë. Erdhi në fshat. Momenti i takimit ishte shumë mallëngjyes.
Zoti i Madhëruar e kishte ndihmuar babanë në Gjermani me anë të një njeriu. Babai kishte braktisur të gjitha veset e mëparshme.
Edhe babai kishte filluar namazin. Kur pamë njëri-tjetrin fluturonim nga gëzimi. Ndoshta Zoti (xh.sh.) bëri të falimentonte babai në mënyrë që të shihnim këto ditë. Babait i tregova librin që kishte luajtur rolin kryesor në kthimin tim.
“Ja ky është libri që më dha shumë gjëra,”- i thashë.
Ai qeshi kur ia tregova librin dhe nga çanta e tij nxori disa libra.
“Unë e kam këtë libër. Kam edhe librat e komentit të Kur’anit të autorit Bediuzzaman Said Nursi, Risale-i Nur (Mesazhet e dritës). Këto janë librat që ndriçuan jetën time”.
Që nga ajo ditë mezi prisja që t’ju takoja. Ku ta dija unë që në orën e parë të mësimit në universitet do të hynit ju? Ai që më tepër dëshiron t’ju takojë, është babai im. Ata do vijnë të më vizitojnë. Do t’ia jap këtë lajm të dyve”.
Para se të mbaronte fjalën vajza, ra zilja. Kuptohej që kishte akoma shumë gjëra për të treguar. Duke dalë nga klasa falenderoja Allahun që më bëri të mundur të dëgjoj historinë e këtyre njerëzve që kishin gjetur qetësinë. Nxënësja e quajtur Melek na kishte dhënë një mësim të shkëlqyer. Kjo orë e parë e mësimit kishte qenë shumë frytdhënëse. Nxënësit dolën nga klasa duke diskutuar rreth historisë së vajzës. Më vonë erdhën nëna dhe babai i Melekut. Ajo familje kishte jetuar kaq shumë gjëra të mrekullueshme saqë nganjëherë thoja me vete:
“O Zot sa e madhe qenka mirësia dhe mëshira jote.”
Fjalët e babait të Melekut, Hilmiut, ishin shumë prekëse:
“Në qoftë se je duke kaluar një fatkeqësi, tek ajo duhet të kërkosh gjënë e mirë. Nuk duhet të thuash “ah, vaj halli për mua”. Me durim të madh duhet të presësh fundin. Unë kam menduar të vras veten shumë herë. E konsideroja veten si një njeri që i kishte humbur të gjitha. Por shihet që Allahu është ai i cili i jep jetë në pranverë një toke të thatë e të pajetë. Më përpara ishim të pasur, por nga ana shpirtërore të varfër. Në qoftë se do të kishim qenë gjithnjë të pasur, ndoshta nuk do të arrinim të kuptonim vlerën e besimit. Zoti në fillim duke na bërë të varfër, tregoi pafuqishmërinë dhe varfërinë tonë të vërtetë. Më vonë ai na dha një pasuri më të vlefshme se të parën. Nuk duhet harruar që ne jemi udhëtarë dhe mbajmë një amanet mbi supe. Erdhëm në këtë botë dhe në çdo çast mund të ikim. Gjëja më e rëndësishme e çdo njeriu është të ketë dije për vendin ku do të shkojë dhe sipas saj të përgatitet për të”.
Halit Ertugrul
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>