Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Mbasi u shpjegua shembulli, tregohet që pikërisht ky shembull kishte lidhje me ne. Jeta jonë krahasohet me jetën e Hz. Junusit (a.s.).
“E ardhmja jonë i ngjason natës së errët. Nuk e dini se çfarë do të sjellin ditët e ardhshme. Për këtë arsye e ardhmja jonë i ngjason natës, koha me shi, deti me dallgë i ngjason gjendjes sonë të brendshme shpirtërore. Sikur stuhia e cila të frikëson, ashtu edhe gjendja jonë është e mbushur me frikë. Në çdo vend jetohen ngjarje të rrezikshme dhe ndodhen varreza të panumërta. Deti ynë është më i frikshëm se deti i Junusit (a.s.).
Nefsi (uni) ynë dhe dëshirat tona janë si peshku që gëlltiti atë. Peshku i tij i shkatërroi vetëm jetën e kësaj bote. Ndërsa dëshirat tona shkatërrojnë jo vetëm botën ku jetojmë, por edhe ahiretin, botën e përtejshme. Atëherë peshku ynë është më i rrezikshëm dhe më i tmerrshëm se peshku i Hz. Junusit. Ai përpiqet që nëpërmjet dëshirave të këqija dhe gjërave të shëmtuara, të na largojë nga rruga e drejtë. Fuqia që mund të na shpëtojë nga këto rreziqe dhe gjëra të dëmshme, mund të shpëtojë të ardhmen tonë. Përndryshe njeriu nuk mund të luftojë i vetëm përballë të gjitha rreziqeve. Dëgjimi i urdhërave të Allahut, të qetëson zemrën, shpirtin, të ndriçon të ardhmen dhe të shpëton nga dëshirat e dëmshme. Përkundrazi bota e njeriut nxihet dhe bëhet e zymtë.”
I nderuar profesor!
Kjo bisedë e juaja ndikoi shumë tek unë. Në mbrëmje kur u kthyem në shtëpi, bashkë me Meten, diskutuam rreth bisedës dhe për herë të parë në jetën tonë kishim kuptuar se çdo të thotë “qetësi e zemrës”. Libri juaj “Njeriu që kërkon vetveten” si dhe “Risalet”, na ndryshuan jetën si mua ashtu dhe Metes. Në shtëpinë tonë ku më parë kishte pije, mbrëmje, etj., tani lexohen libra dhe falet namaz. Si mund t’jua shpjegoj juve këtë qetësi? Nuk ka gjë më të lumtur në këtë botë për njeriun, se sa të vesh kokën në sexhde dhe t’i lutesh Allahut.
Problemi kryesor u shfaq kur kreva shkollën dhe u ktheva tek familja ime. Kthimi im si i tillë dhe fillimi i faljes, nuk u pritën mirë nga nëna dhe babai im, veçanërisht babai reagoi shumë ashpër. Kur u ktheva babai më tha që:
“Duhet ta lësh këtë rrugë dhe të largohesh nga ato njerëz, përndryshe do të kesh një fund tjetër.”
Përballë këtyre fjalëve qëndrova i qetë dhe nuk reagova. Mendova se me kalimin e kohës çdo gjë do të rregullohej. Nënës i ishte shfaqur kancer në gji. Ata e dinin, kurse unë e mora vesh më vonë. Brenda një kohe të shkurtër humba nënën. Në prag të vdekjes iu lut Allahut më shumë dhe kërkoi falje për gjynahet e mëparshme. Bashkë me të lexuam librin “Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët”. Ndërkohë babai nuk dinte asgjë për këtë. Pas vdekjes së nënës komunikimi me babain ishte bërë i pamundur. Më në fund më përzuri nga shtëpia. Dhe mua nuk më mbetej tjetër, veç të ikja. U mërzita shumë. Përse njerëzit ishin kaq të pakuptueshëm? Përse i shikonin si armiq njerëzit që kishin lidhje me fenë edhe pse jeta ime e mëparshme ishte më e dëmshme? Harxhoja shumë para dhe isha i pabindur ndaj tyre. Këto sjellje priteshin mirë. Tani që jam një njeri i respektuar, nuk bëj harxhime të panevojshme dhe i vura rregull jetës, u bëra një njeri i padëshiruar dhe i dëmshëm. Nuk arrij ta zgjidh këtë gjendje.
Tashmë punoj në një shoqëri private dhe kam të ardhura të mjaftueshme. Pavarësisht nga kjo më merr malli për babanë dhe shtëpinë. Babai është martuar sërish dhe tani kam një nënë të dytë. Atë e mora në telefon dhe ia urova martesën. Kur më del babai në telefon gjithnjë ma mbyll dhe më vjen shumë keq për këtë. Ajo që më frikëson më tepër është mendimi se babai im i cili më ka rritur, mund të vdesë pa besuar.
Profesor, ju lutem më thoni se çfarë të bëj? Në çdo çast e mendoj këtë gjë. Çdo natë e bëj llogarinë e saj dhe nuk nxjerr asnjë përfundim. Ju lutem më jepni një mendim. Zoti na e dha besimin, inshallah na ndihmon ta zgjidhim edhe këtë problem.
26.11.1999
Onur Söker
Faqja tjetër e jetës
Hyra në klasë. Si nxënësit ashtu dhe mua na kishin përfshirë emocionet. Të gjithë kishin fituar universitetin për herë të parë, ishin shumë të rinj. Në shikimet e tyre vërehej një ndrojtje e brishtë. Shkolla, klasa, profesori, ishin të huaj për të gjithë. Ishin kureshtarë për gjithçka. Ky emocion do të vazhdonte edhe më tej. U prezantova me ta duke shkruar emrin tim në tabelë.
Quhem “Halit Ertugrul”.
Një vajzë e ulur në bankën e parë papritur u ngrit në këmbë e emocionuar dhe pyeti:
“Profesor a jeni shkrimtar?”
Ishte aq e emocionuar sa kishte filluar t’i dridhej zëri dhe duart. Përpara kësaj skene jo vetëm unë por edhe nxënësit e tjerë mbetën të habitur. E mblodha veten dhe i thashë se kam shkruar disa libra. Përsëri e emocionuar tha:
“Pra qenkeni ju ai Halit Ertugrul?”
Pastaj e habitur kthen shikimin nga shokët që po vështronin. Kisha kuptuar se çfarë donte të thoshte. Pas pak duke qartësuar pyetjen e mëparshme m’u drejtua:
“Pra ju jeni Halit Ertugrul, shkrimtari i librit “Njeriu që kërkon vetveten”?!
“Po”- iu përgjigja. Menjëherë u çua dhe shumë e emocionuar erdhi pranë meje duke më thënë:
“Profesor më lejoni t’ju puth duart.”
“Të lutem,”- i thashë duke i tërhequr dorën.
“Profesor duhet t’ju puth duart. Ju nuk e dini se çfarë do të thotë kjo për mua.”
Në të vërtetë shkakun e këtij emocioni nuk e kuptova as unë, as edhe nxënësit e tjerë që po e shikonin me një habi të madhe.
“Qetësohuni, zëre se ma puthët dorën. Në fillim ulu dhe na trego shkakun e kësaj, sepse të gjithë po presim me padurim që ta dimë”- i thashë.
Vajza u ul në vendin e saj. Duke pritur që ajo të qetësohej, ajo mbuloi fytyrën me duart e saj dhe filloi të qante. Nga njëra anë unë, nga ana tjetër shoqja e saj e bankës u munduam ta qetësonim. Por ajo vazhdoi të qajë për gati një gjysëm ore. Në klasë kishte rënë një qetësi e pafund dhe të gjithë ishin ndikuar nga kjo sjellje. Vajza doli të lajë fytyrën. Të gjithë prisnin me padurim të dinin shkakun që e bëri vajzën të qante.
Vajza u kthye dhe u ul përsëri në vendin e saj. Sytë e të gjithëve ishin drejtuar nga ajo.
“Kam dëshirë të di se cili qe shkaku që të emocionoi kaq shumë? Në qoftë se do të mund të na tregosh...”
Vajza nuk u përgjigj. Qëndroi e heshtur për pak minuta. Përsëri e pyeta:
“Në qoftë se do ta tregosh privatisht, mund të të dëgjoj”. Në atë çast një djalë u ngrit në këmbë dhe tha:
“Profesor edhe ne jemi kureshtarë ta dimë, por siç duket shkaku i këtij emocioni ka qenë libri juaj “Njeriu që kërkon vetveten”. Për këtë arsye nuk ka çfarë të fshehë. Edhe ne duam të dëgjojmë shkakun e kësaj ngjarjeje.”
Vajza pasi e mblodhi veten, u ngrit në këmbë dhe duke iu drejtuar shokëve vendosi të tregojë historinë e saj.
“Jam e sigurt që ajo që më bëri të qaj mua, do t’ju prekë dhe juve. Kam dy vjet që jetoj me këtë. Dy vjet më parë pasi lexova librin “Njeriu që kërkon vetveten”, njoha një botë tjetër dhe krijova ideale dhe qëllime të reja. Për këtë arsye që dy vjet jam kureshtare të njoh shkrimtarin e këtij libri. Njeriu që prisja të takoja doli para meje papritur, prandaj u emocionova dhe nuk munda të kontrolloj veten. Ju kërkoj falje për sjelljen time.
Libri “Njeriu që kërkon vetveten” dhe Halit Ertugrul, për mua kanë një kuptim të veçantë. Ne banonim në vendin më të njohur të brigjeve të Mesdheut, në Antalja. Babai im ishte i pasur por kur punët nisën t’i shkonin keq, filloi të pinte. Unë jam fëmija i vetëm që kishte me gruan e tretë. Para se të martohej me nënën time ishte martuar dy herë dhe i kishin vdekur si gratë ashtu edhe fëmijët që kishte pasur me to. Për këtë arsye mua më kishin si sytë e ballit. Kur babai filloi të pinte na u prish e gjithë qetësia dhe lumturia që kishim. Brenda një viti falimentoi, madje edhe shtëpia ku rrinim nuk ishte më e jona. U shitën edhe gjërat e çmuara të nënës dhe të miat. Po kalonim aq ditë të këqija saqë babai nga mërzia nuk vinte në shtëpi me muaj të tërë. Unë dhe nëna kishim mbetur vetëm dhe të frikësuara. Nëna kishte një dajë në moshë të thyer. Vinte të kontrollonte se mos na ndodhte gjë dhe nganjëherë na merrte me vete në fshat. Të paktën ndiheshim të sigurta. Por nga babai nuk vinte asnjë lajm. Jeta ime ishte bërë aq e pamundur, saqë kisha filluar të mendoja të bëj vetëvrasje.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>