Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
M’u afruan dy vetë dhe më kapën për krahësh. “Eja me ne, tani bëhet llogaria,”- më thanë.
- Çfarë llogarie? Ej, ej, ku po më çoni? - i pyesja i shqetësuar.
- Në llogarinë e atyre që në botë nuk i kryejnë ato gjëra që i ngarkoi Zoti...
- Pra unë vdiqa kështu? Mos më thoni që këtu s’jemi në jetë? - u thashë.
- Këtë do ta vendosin ata që do të të gjykojnë.
Sikur ta dini se sa u frikësova, një panik i paparë, fillova të bërtas e të çirrem. Iu luta Zotit dhe i premtova që nëse do të më jepte një shans tjetër, do t’i bëja të gjitha çfarë më urdhëronte dhe se nuk do të kryeja më punë të ndaluara. Mua më çuan në një vend të frikshëm që kurrësesi nuk mund ta shpjegoj. Atje ishin të gjithë si unë duke u lutur e duke kërkuar mëshirë.
Dhe unë vazhdova të lutesha dhe të qaja. Një i panjohur u afrua.
“Eja” - më tha. “Ti përfitove nga duatë (lutjet) e gruas tënde. Shko bëhu njeri për së mbari, pastaj eja.”
Ja pra hapa sytë dhe pashë që isha në jetë. Pra u riktheva përsëri në jetë.
Çdo gjë paska qenë gënjeshtër zonjë. Kjo jetë, njerëzit, vitet e jetës, rinia, pasuria, çdo gjë… E vërteta qenka në një vend tjetër. Mua më qenka dashur ta përjetoja atë një herë…
Ja pra dhe gjendja ime sot… Rinia, planet, synimet dhe çdo gjë e imja… mbaroi. Më dëboi kjo jetë.
I qofsha falë Zotit, mua më dhuroi një jetë krejt tjetër, një jetë të re. U bashkova me fëmijët e mi. S’ka problem le të vazhdoj edhe në këtë gjendje, gjysëm njeriu. E mora mësimin tani më.
Të afërmit vijnë dhe qajnë kur më shohin në këtë gjendje. U them të mos qajnë sepse unë nuk kam humbur asgjë, për më tepër mora një mësim të rëndësishëm. Kjo është një fitore. Unë fitova shumë dhe nuk humba asgjë…”
Ai i ri tregoi gjëra të tilla që ma lidhën gjuhën dhe më lanë të hutuar e syhapur. M’u duk sikur nuk ishte ai i sëmuri por ne.
Kishte filluar të lexonte Kur’an dhe gjithashtu kishte thirrur një teolog që i vinte çdo ditë dhe i mësonte dijet e islamit.
Shikojeni këtë gjendje, si ishte dhe si u bë tani? Sa i Madh dhe i Plotëfuqishëm qenka Allahu!
Kjo ngjarje na ka ndikuar shumë. M’u bë sikur ai njeri po më përplaste në fytyrë ato gjëra të mira që nuk i kisha bërë gjatë gjithë jetës sime. M’u bë sikur po më shpjegonte mua veten time. Kur ai shpjegonte, unë shihja gabimet dhe mangësitë që kisha lënë në jetën time.
E dija që në spital ishte një vend ku edhe femrat mund të falnin namaz. Gjithashtu kisha dëgjuar që ishte një doktoreshë besimtare. Ajo falej atje dhe herë pas here i shpjegonte të tjerave gjëra rreth besimit.
Shkova. Sapo kishin falur namazin e ikindisë. Shoqet që më njihnin u gëzuan shumë kur më panë atje. Por arsyen nuk ia thashë asnjeriu. Edhe doktoresha të cilës ia kisha dëgjuar emrin por s’e kisha takuar ndonjëherë, ishte aty. U prezantuam edhe me të. I thashë që doja të filloja të falesha dhe që do t’i isha mirënjohëse, nëse më mësonte si të falesha.
Edhe ajo u gëzua shumë.
“Të përgëzoj,” - më tha. “Tani nuk kam kohë, por mund të takohemi shpesh bashkë. Por si fillim nëse më lejon dua të të dhuroj një libër. Pastaj flasim gjërë e gjatë,” - më tha.
Kështu nxori nga çanta dy libra. Njëri ishte “Udhëzuesi i grave” dhe tjetri, libri i juaj “Njeriu që kërkon vetveten”. Më pas librin e lexuan edhe djali im, nusja e djalit, shoqet… Shëtiti dorë më dorë. Më pas me ndihmën e doktoreshës fillova të lexoj librat e Risale-i Nurit.
Shtëpia u mbush me qetësi shpirtërore, me gëzim dhe dritë. Kështu unë fillova namazin dhe më pas edhe djali me nusen.
Gjatë fundjavave bëjmë biseda rreth islamit në shtëpi. Mblidhemi me disa shoqe. Sa e embël paska qenë kjo qetësi shpirtërore.
Dhe kjo nuk mund të bëhej me mall e pasuri, me pushtet dhe para, por me besim, adhurim dhe Kur’an…
Profesor! Libri i juaj “Njeriu që kërkon vetveten” po bën shumë punë. Kush e lexon ia sugjeron një tjetri. Dhe pasi fillojnë namazin vijnë nëpër bisedat që organizojmë.
Zoti qoftë i kënaqur prej jush dhe jua pranoftë gjithnjë punën tuaj.
01.09.1996
motra juaj
infermierja Sabrije
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>