Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Pasuria e parë dhe e fundit
Një pronar nuk ndërton një fabrikë pa e ditur se çdo të prodhojë në të. Atë fabrikë para se ta themelojë, përcakton se çfarë do të prodhojë, makina, frigoriferë apo çimento. Sipas kësaj e ndërton fabrikën. Në qoftë se do të ndërtojë një fabrikë makinash, më parë përcakton modelin e tyre, madhësinë, tipin, fuqinë, shkurt vizaton një plan me vogëlsitë më të imëta. Pastaj ndërton fabrikën dhe më pas kalon në prodhim.
D.m.th. se makina që do prodhohej fillimisht ishte në mendje dhe më pas u hodh në letër si një plan, pra çdo gjë u bë sipas një programi të përcaktuar. Kjo gjithësi është si një mbretëri... është zbukuruar me veprat më të bukura të artit. Tamam si një fabrikë e pashoqe... vendi nga dalin qëniet ose krijesat më të mrekullueshme. Sigurisht që fruti më i bukur i kësaj mbretërie ose fabrike, qëllimi kryesor i tij është menduar dhe përcaktuar që më parë. Meqenëse fruti më i mrekullueshëm i gjithësisë dhe përfundimi e kuptimi më i bukur i saj është profeti Muhammed (a.s.), atëherë duhet që fillimisht të jetë krijuar Nuri (drita) dhe Kuptimi, pra kuptimi (mana-ja) që i sjell ai kësaj gjithësie. Ai sado që të jetë profeti i fundit edhe sikur të jetë me trup i tillë, në kuptim ai është i pari.
Allahu ekziston
Le të krahasojmë atë që i beson një Zoti dhe botës së përtejme, me një njeri që nuk beson. Cili prej tyre vepron me mendje dhe logjikë?
Në çështjen e të kuptuarit të ekzistencës së një gjëje, ka dy gjendje. E para është brenda në një vend të kufizuar dhe në një kohë të fundme. E dyta është në një vend të pakufizuar dhe në një kohë që zgjat nga pafillimsia deri në përjetësi.
Në një pallat, saraj, mund të vërtetohet nëse ka apo jo xhevahirë. Kontrollohet mirë në çdo kënd të këtij pallati dhe më në fund mund të jepet një mendim i saktë. Por është e vështirë të thuash se më parë nuk ekzistonte dhe pas kësaj nuk do të jetë fare. Dhe në qoftë se nuk dihet fillimi i atij pallati, kush ka hyrë e ka dalë në të dhe çfarë do të jetë fundi i tij, është e pamundur të japësh një vendim të prerë në lidhje me xhevahirët (gurët e çmuar), nëse nuk ka fare prej tyre ose as pas kësaj nuk do të hyjnë.
Tani le të mendojmë pallatin e gjithësisë. Drita në një vit merr një rrugë 900 miliardë km. Gjithashtu është aq e gjerë saqë janë përcaktuar sinjale në tokë me teleskopë viganë me mesatare 10 miliardë vjet dritë dhe në sistemet yjore të ashtuquajtura galaktika. D.m.th. që drita e cila niset nga këto yje, duke ardhur me 300 mijë km/orë, mund të na arrijë pas 10 miliardë vjetësh. Kjo botë e madhe mbi të cilën jetojmë, brenda kësaj madhësie mbetet e vogël sa një grimcë.
A kanë kërkuar me imtësi në çdo anë të gjithësisë ata që thonë se nuk ka Zot, parajsë apo ferr? A mos e morën këtë vendim duke i shëtitur miliarda yje një nga një? Meqë është e pamundur diçka e tillë, mendimi i mohuesve është i kalbur dhe i pamundur. Gjithashtu nuk dihet se ç’fshehin në brendësi pjesët e vogla të atomit, protonet dhe elektronet...
është kuptuar se mosha e sistemit diellor është 5 miliardë vjet. Për moshën e gjithësisë thuhet se është akoma më tepër. Si do që të jetë, ajo ç’ka ne i themi botë e amshueshme ka një afat kohor të pambarueshëm. Çfarë ngjan vallë në këtë afat? Gjithashtu ka edhe një kohë që zgjat deri në përjetësi. Çfarë do të ndodhë gjatë kësaj periudhe të pambarim që kemi përpara? A mund të jepet një vendim i prerë? Të thuash që parajsa dhe ferri nuk do të jetë, të japësh një vendim duke parashikuar përjetësinë për këtë, fuqia e asnjë mohuesi nuk mjafton. Për të vërtetuar ekzistencën e Allahut është shumë e thjeshtë... Nuk mund të jetë rastësi bota jonë e bukur. Çdo gjë duhet parë me një qëllim të caktuar. Ekziston një Zot i Cili e ka krijuar gjithësinë nga asgjëja dhe me fuqinë e tij ka krijuar pallatin e madh të kësaj gjithësie... Kjo botë e bukur e jona që është si një xhennet (parajsë), është vetëm se një model dhe shembull i vogël i asaj reale. Kjo botë dëshmon për botën e vërtetë, xhennetin, që është i rrethuar me lloj-lloj të mirash dhe e kurorëzuar me lumturinë e përjetshme. Kurse zjarri në bërthamën e tokës është një shembull i xhehennemit.
v
Pjesa e dytë
Jeta pas vdekjes
Çfarë është jeta?
Jeta është një lëvizje, që e tregon veten e saj ne katër forma:
1. Në gurë, dhera, minerale dhe në trupa qiellorë, merr emrin energji.
2. Bimët janë qëniet më të thjeshta të gjallesave.
3. Tek kafshët ka jetë dhe gjallëri më të zhvilluar.
4. Njerëzit janë edhe të gjallë edhe të pajisur me shpirt. Me anë të shpirtit njeriu i pajisur me mendje dhe me cilësi të tjera të arta, ka fituar cilësinë e të qënurit ‘krijesë e lartësuar’.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>