Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Për ato që përjashtohen nga drita e besimit, gjithësia është shumë e errët. Në qoftë se këtë udhëtim nëpër yje do ta bënin mosbesimtarët, ata do ta ndjenin veten shumë të vetmuar, do të tërboheshin nga egërsia dhe tmerri... Sepse ato miq i shikojnë si armiq. Por s’mund të vijë dëm nga nëpunësit e bindur të Zotit. Edhe errësira është një prej nëpunësve të Tij. Nëse dëshironi le ta vazhdojmë dhe pak udhëtimin tonë imagjinar dhe ta mbarojmë:
Në qoftë se do të vazhdonim udhëtimin tonë me shpejtësinë e dritës edhe për 2 milionë vjet akoma, do të arrinim galaktikën me emrin Andromeda! Sa largësi e tmerrshme apo jo! Në çdo rast tani kuptohet më mirë vogëlsia e njerëzve dhe madhështia e Allahut... Si do ta përceptojë mendja jonë e vogël Mbizotëruesin e një “atdheu” kaq të gjerë? Përballë nesh dalin grupet e galaktikave. Grupi më i madh për të arritur Herkulin ka nevojë për 300 milionë vjet. Kini kujdes do të shkojmë 300 milionë vjet me shpejtësinë e dritës pa pushim dhe në fund do të arrijmë në grupin Herkul. Në këtë grup ka më tepër se 10 mijë galaktika dhe në çdo galaktikë ndodhen miliarda yje.
Tani në mendjen tonë vjen një pyetje e tillë: Sa është numri i yjeve në gjithësi? Dijetarët me aq sa kanë parë në teleskop janë përpjekur ta llogarisin këtë. Sot në teleskop në gjithësi shihen 1 miliard galaktika. Kjo shifër është aq sa mund të shikojë teleskopi. Këto galaktika, në kufirin e fundit të teleskopëve tonë nuk tregojnë asnjë gjë të shterrshme. Në gjithësi numri i përgjithshëm i yjeve është 1020 (dhjetë në fuqi të njëzetë). Kjo do të thotë numri që del nga shtimi i 20 zerove pas numrit 1. Këtë shifër mund ta shprehim edhe kështu: 1 miliard do ta shumëzojmë me 1 miliard dhe shifrën që do të dali këtë herë do ta shumëzoni me 100. Në përfundim do të dali shifra 1020.
Çdo njëri prej këtyre yjeve është një diell. Këta e ndriçojnë gjithësinë. Për këtë është e nevojshme herë pas here dhe drita e besimit. Në vlerësim të kundërt gjithësia sipas nesh është shumë e errët. Sa e tmerrshme të mendosh se shëtisin kot një numër kaq i madh yjesh. Sa komod është të dish se ndodhesh nën urdhërin e një Zoti deri në gradën maksimale Mishërues dhe i Drejtë...
Dielli ynë ka 9 planete. Në gjithësi edhe yjet (diejt) kanë planete. Ashtu si rrotullohen rreth diellit, ashtu edhe planetet e çdo ylli rrotullohen rreth vetes. Për këtë arsye në çdo yll që llogaritëm në gjithësi mund t’i shkojnë si mesatare 10 planete.
Nëse e shumëzojmë numrin e yjeve me 10, do të gjejmë shifrën e planeteve. Le të përcaktojmë sërish që këto janë shifra që mund t’i shohim me teleskop. Ka akoma sa e sa yje që nuk i kemi parë. Ne nuk jemi në dijeni për shifrën e plotë të yjeve që gjenden në gjithësi. Sa e mundur është t’i vesh kufi numrit të yjeve, gjerësisë së pasurisë së një Zoti, Pronar i Fuqisë së Pafundme!
O njeri! E pe se sa e madhe është gjithësia. U bëre dëshmitar i banorëve viganë si yjet. Tani mendo pak edhe veten! Në një atdhe të gjerë të tillë ti je si një grimcë. Ja pra nëse ti e harron Zotëruesin tënd dhe i beson vetes tënde, bëhesh një qënie e tillë kaq e vogël dhe e brishtë. Mbetesh si një hiç i vetëm dhe i dobët. Por në qoftë se e njeh Zotin dhe i bindesh atij, atëherë kuptimi i çdo gjëje është ndryshe.
Egërsinë dhe tmerrin e kthen në butësi. Edhe një yll bile ty të bëhet mik dhe ndihmues...
Lindja e yjeve
Në kohët e fundit astronomët janë ndeshur me gjëra shumë të çuditshme, si p.sh. me yjet e humbur, Quasar-ët, etj.. Këto janë çështje që kanë përzier kokën dhe mendjet e dijetarëve. Si përfundim dhe kur kanë dalë supozime të reja natyrisht këto nuk kanë arritur në një fazë përfundimtare. Më poshtë do të tregojmë lindjen e një ylli. Në lidhje me krijimin na jepet një shembull i paparë mbi ngjarjet madhështore të gjithësisë.
Ne jemi përballë elektroneve dhe protoneve të pafundme. Këto pjesë të atomit janë copa themelore të vogla. Nga kanë ardhur këto grimca themelore që sjellin atomin? Kush i vendosi? Kur pyesim pyetje të tilla menjëherë na vjen në ndihmë besimi në ekzistencën e Zotit. Në të kundërt me çfarë do t‘i zgjidhim këto gjëza? A mund të na bindi ne krijimi vetvetiu nga asgjëja i aq shumë elektroneve dhe protoneve të pafundme? Cila mendje do ta besonte këtë?
Elektronet janë me ngarkesë negative, kurse protonet janë me ngarkesë pozitive. Këto pjesë të vogla me ngarkesa të kundërta tërheqin njëra-tjetrën. Elektronet fillojnë të rrotullohen në një trajektore rreth protonit. Kështu që del në pah atomi i hidrogjenit.
Pasi Zoti ekziston, të gjitha këto janë të mundshme. Në të kundërt është e pamundur dalja e atomeve të hidrogjenit më të thjeshtë. Sepse trajektoret dhe veprimet e shumëllojshme të elektronit janë deri në pikë të fundit të ngatërruara, por po edhe në atë raport të mirëmatura. është e pamundur t’ia mveshësh këtë rastësisë. Pa ekzistuar Zotëruesi i një Fuqie të Madhërishme, është e pamundur të shpjegosh daljen në pah edhe të gjësë më të vogël.
Këto atome të hidrogjenit, duke u bashkuar, herë pas here sjellin një re gazi. Atomet e tërheqin njëri-tjetrin. Në qoftë se atomet do të bashkoheshin në një gradë të mjaftueshme, kjo forcë tërheqëse renë do ta dendësonte, duke e mbajtur atë në mënyrë të mbledhur. Kështu fillon të lindë një yll.
Kjo re gazi që do të sjelli një yll është shumë e madhe. është 16 milion km largësi nga një cep në cepin tjetër. Përafërsisht sa 3.000 herë sistemi ynë diellor. Toka jonë në krahasim me këtë re është një pikë e vogël. Mendoni se Zotëruesi i kujt është Zoti...
Tani ka filluar zvogëlimi i resë dhe ka filluar të rritet fuqia tërheqëse e atomeve me njëri-tjetrin. Reja duke u ngjeshur fillon edhe nxehet. Kështu që brenda resë nxehtësia shkon deri 55.000 gradë. Sa nxehtësi e madhe! Por ajo që nuk duhet të harrojmë është se zjarri i xhehennemit është shumë më i frikshëm se ky... Nga një anë njeriu në një zjarr 55.000 gradë digjet e shkon, por nga ana tjetër për mosbesimtarët në ferr ka një vuajtje pambarim. Atje ndoshta nuk ka një zjarr të tillë si ky këtu. Por duke parë të mirat e parajsës dhe duke mos i përfituar dot ato, atëherë njeriun e djeg dhe e përcëllon shkretëtimi i përjetshëm. Për këtë arsye thuhet që “Sikur parajsa të mos ishte, ferri nuk do të jepte vuajtje”. Atomet e hidrogjenit aq fuqishëm përplasen me njëri-tjetrin, saqë ato ndahen sërish në copa të vogla negative dhe pozitive. Tani reja jonë është kthyer në një plazmë. Këto që përplasen dhe kërcejnë me njëri-tjetrin janë përbërjet e dy gazeve që sjellin protonet pozitive. Largësia në sferën e këtij gazi nga një cep në cepin tjetër është 160 milionë km. Dhe kërcimet në sferën e gazit zgjasin 10 milionë vjet.
O njeri! Edhe yjeve që duan miliona vjet për të ardhur dhe që jetojnë miliona vite, i vjen fundi një ditë. Edhe ato nuk shpëtojnë nga putra e vdekjes. Kështu që edhe vitet e gjata mbesin një hiç përballë vendimit të jetës së përjetshme. Shiko sa e shkurtër është një jetë e jotja 70-80 vjeçare! Me çfarë mendje punon në këtë botë sikur nuk do të vdesësh fare? Pse nuk mendon se minutat e jetës tënde janë duke shterruar?
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>