Sigurisht me anë të këtyre ushqimeve njeriu bën punë të shumëllojshme, jeton një jetë të tërë dhe pastaj vdes. Ashtu si në fillim kur të gjithë këto ushqime erdhën nga të katër anët e botës dhe u grumbulluan në trupin e njeriut duke i dhënë atij një tjetër formë, po ashtu shpërndahen në katër anët e botës. Zoti për herë të dytë do t’i urdhërojë ata që të grumbullohen, njerëzit do t’i ngrejë sërish në këmbë dhe do t’u kërkojë atyre llogarinë e jetës.

Në muajt e dimrit detet përreth Turqisë nuk avullojnë por në qiell ka re. Nga vijnë këto re? Zona e ekuatorit meqë jeton gjithmonë stinën e verës, atje vazhdimisht detet avullojnë. Avujt që ngrihen lart nuk mund të kapërcejnë atmosferën dhe të ikin. Me t’u ngritur në lartësinë afro katër mijë metër, ato ndalojnë. Nëse nuk fryn erë këta avuj do të rikthehen sërish në zonën e ekuatorit në formë shiu. Atëherë në zonën tonë nuk do të binte kurrë shi apo borë. Dhe po të mendojmë me kujdes do të vëmë re se sa fatkeqësi është mungesa e reshjeve.

Zoti i ka krijuar erërat dhe u ka dhënë atyre një shpejtësi dhe një drejtim të caktuar. Kështu që retë kanë hipur mbi “mjetin fluturues” që quhet erë dhe vijnë në zonën tonë, ku fillon edhe të pikojë mëshirë dhe mirësi e dërguar nga Zoti për njerëzit.

Zoti që retë e ekuatorit sërish në të njëjtën zonë të erërave i ka sjellë si mirësi në këtë tokë që e ka bërë si një tryezë gostie, ka krijuar botën e amshueshme për falenderuesin dhe për përbuzësin e së mirës. Mosrënia e shiut është një fatkeqësi, por edhe rënia e tij pa pushim është një fatkeqësi e dytë. Gjithashtu edhe rënia e shiut në mënyrë të vrullshme e jo në formë pikash do të përbënte një fatkeqësi të tretë.

Allahu i Madhëruar dhe i Plotëfuqishëm, duke na mbrojtur neve, na e çon shiun si një mëshirë. Kështu që Zoti i Madh e Mëshirues, a ka mundësi të mos i dënojë fajtorët dhe përbuzësit? Ekzistenca e botës tjetër dhe dënimi i fajtorëve është mëshirë dhe drejtësi për besimtarët.

Edhe tek era fshihen tre fatkeqësi të tjera: nëse do të kishte furtuna që frynin me shpejtësi 1.000 km/s, çdo gjë që do të gjenin përpara do ta flakëronin si një copë letër. Nëse era do të frynte pa pushim nuk do të piqeshin frutat dhe shumica e perimeve nuk do të haheshin. Dhe po prapë e kundërta, nëse nuk do të frynte erë, detet do të avullonin dhe shiu sërish do të binte po atje. Jeta në qytet do të ishte e pamundur si rrjedhojë e papastërtisë së ajrit. Bimët gjithashtu nuk do të mund të farëzoheshin.

Zoti që ka në dorë kapistolin e erërave dhe të reshjeve, çdo gjë e rregullon dhe e cakton sipas një rregulli të caktuar. Dhe si vazhdim i këtij rregulli do të jetë bota tjetër. Allahu që e ka krijuar botën dhe gjithësinë sipas një rregulli kaq madhështor, pas shkatërrimit të frikshëm, ka krijuar një jetë të përjetshme ku në të do të ketë vazhdimisht drejtësi dhe dhembshuri. Sepse çdo gjë është ushtari i Tij, i mbledh dhe i shpërndan…

Zoti që i ka krijuar oqeanet që duken pa fund e pafillim dhe që i mban ato sipas një rregulli të caktuar, ka krijuar edhe rrjedhat e ujit në këto oqeane. Duket sikur në oqenin Atlantik janë shtruar gypa me diametër një apo dy kilometër. Rrjedhjet e nxehta që vijnë nga ekuatori duke prekur bregdetet lindore të Amerikës Veriore vijnë deri në veri, duke ngrohur Anglinë, vendet rreth detit Baltik, Danimarkën, Norvegjinë, Suedinë dhe Finlandën dhe i shndërrojnë këto në vende jetese. Por së bashku me këtë rrjedhë të ngrohtë uji, fillon edhe riprodhimi i peshqëve. Kështu që në këto vendo që tanimë jetojnë njerëz, Zoti dërgon edhe ushqimin për ta.

Allahu i Cili një zone të meridianit 60 gradë, që duhet të kishte një klimë të ftohtë, i ka sjellë ujin e ngrohtë nga disa mijëra kilometra larg, duke i kthyer këto në zona të banueshme, sigurisht që duke hapur një rrugë nga dera e varrit për në botën tjetër, ka bërë të mundur jetën tonë edhe në botën tjetër.

a

Duke iu afruar portit, shikoja bregdetin nga anija. Nga një kanal i vogël i bërë para disa shekujsh në det, vinte rrjedha e këtij kanalizacioni. Dallgët e vogla përplaseshin në muret e këtij kanali, pastaj tërhiqeshin dhe sërish rridhte ujë. Atëherë e kuptova që gjatë këtyre shekujve ujët e detit nuk ishin ngritur as 10 cm. Po të mendojmë që lumenjtë e rrjedhshëm, reshjet dhe të gjithë ato gjëra që derdhen në det, është logjike që niveli i detit të ngrihet. Por Zoti i Gjithfuqishëm e ka mbajtë të njëjtë nivelin e deteve për shekuj me radhë.

Në qoftë se Hëna do të ishte pak më afër me Tokën, atëherë niveli i deteve do të ngrihej jo 17 m por 170 m. Dhe atëherë bregdeti në të cilët njerëzit argëtohen do të ktheheshin në strofë fatkeqësish. Por edhe shumë toka pjellore në bregdet do të mbeteshin nën ujë.

Zoti që i mban në ekuilibër çështjet klimatike dhe detet, që i pastron detet me erë, baticë dhe zbaticë, e ka vendosur Hënën në një trajektore të tillë që e ka bërë të lehtë jetesën tonë në Tokë. Zoti që e ka bërë atë Hënë aq të madhe, ndihmë për njerëzit e vegjël, po për të njëjtët njerëz ka hapur edhe dyert e jetës në botën tjetër.

Duke qenë çdo gjë e matur, veprimet e pamatura të disa njerëzve shpien në dënimin e tyre. Për të kryer dënimin dhe për të vënë në vend drejtësinë është e nevojshme bota tjetër (ahireti). Ushqimet që përzihen në gjak me anë të rruazave të kuqe të gjakut i dërgohen qelizave. Kjo është një ushtri e përsosur më e madhja në botë. Çdo gjë e çon në vendin e vet pa kaluar as një përplasje apo bllokim. Në qoftë se kalciumi që duhet të shkojë në kocka, shkon tek truri, atëherë truri ynë do të bëhej gur. Por gabime të tilla nuk mund të ndodhin. Edhe sëmundjet që shfaqen herë pas here janë sërish një dëshirë e Allahut, Krijuesit të njeriut, që edhe këto kanë rrugë të dobishme.

Kështu që: Njeriu që ngre krye kundrejt Allahut kur është i sëmurë, a e falenderon atë kur është i shëndoshë? Njeriu që nuk falenderon kur është në gjendje të mirë shëndetësore, atëherë ai nuk ka të drejtë të ankohet kur është i sëmurë. Sëmundja është një paralajmërim për ato njerëz që i duket vetja se janë Zot të vetvetes për t’i treguar atyre se Zoti i Vërtetë i tyre është Allahu (xh.sh.).

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>