Allahu që ka krijuar qumështin mes përzierjes së gjakut me plehun, si lëndën më të vlefshme, mund të krijojë edhe jetën e përtejshme. Xhenneti si vend i lumturisë dhe xhehenemi si vend i dënimit. Çdo krijesë e Tij vërteton një gjë të tillë.
Le të mendojmë se një çifti të sapomartuar, për dy muaj me rradhë i jepet vetëm bukë dhe ujë. Buka që hanë duke u tretur i jep jetë trupave të tyre. Me bukë dhe ujë do t’i rriten thonjtë, flokët do t’i zgjaten, sytë do të shohin, veshët do të dëgjojnë dhe gjithë organet do të punojnë rregullisht.

Siç shihet buka dhe uji janë ringjallur në trupin e burrit dhe të gruas dhe kanë marrë formën e fëmijës. Asnjë fabrikë duke mos bërë vetveten, fabrika e quajtur njeri krijon një vepër të mrekullueshme arti, fëmijën. Por ky fëmijë që do të lindë nuk është i njëjtë me nënën ose babain. Megjithatë aty ku i ka veshkat babai aty do t’i këtë dhe ai. Zemra dhe qarkullimi i gjakut është i njëjtë. Kjo do të thotë që Krijuesi i nënës dhe i babait është në të njëjtën kohë edhe Krijuesi i fëmijës. Meqë buka vjen nga gruri dhe gruri vjen nga toka, nëna dhe babai takohen me një fëmijë të krijuar nga toka. Njerëzit të cilët habiten dhe nuk besojnë krijimin e Ademit (a.s.) nga balta, harrojnë krijimin e tyre nga toka. Njeriu që ha frutet dhe perimet e krijuara nga toka, në çdo vend dhe kohë është njeri, por ata që nuk e jetojnë islamin, kanë humbur të qënurit njeri. Nga ata që humbin këtë, mund të pritet çdo gjë e keqe.  

Atëherë kur ringjallet plehu...  

Plehu i vërtetë është i dobishëm. Por ndër thesaret që njeriu nuk ka zbuluar akoma, është jashtëqitja e njeriut. Në vitet e fëmijërisë, në stinën e vjeshtës pemëve u hidhnim pleh të bollshëm. I gjithë ky pleh thithej nga toka me ndihmën e shirave të dimrit, për t’u gjallëruar në pranverë dhe për t’u dhënë gjelbërim pemëve. Nganjëherë në kohën e pjekjes së frutave, kur fryente erë, manat dhe kajsitë binin me bollëk në tokë dhe nëna mërzitej se kush do t’i mblidhte kaq shumë fruta. Tani me kanalizacionet e shumta nuk e bëjnë të mundur shfrytëzimin e tyre, madje shpesh bëhen shkak edhe për ndotjen e mjedisit.

Kur i hidhnim pleh pemëve, ata rriteshin më mirë dhe në këtë kuptoja se edhe jashtëqitja e njeriut ringjallej në rrënjët e bimëve.  A është e mundur që kur jashtëqitja e njeriut të ringjallet, njeriu vetë të mos ringjallet?

Nëse shohim me kujdes tokat e plehëruara, kanë një prodhim të bollshëm. Në qoftë se nuk e plehërojmë arën, ndoshta si prodhim do të merrnim dy apo tre fishin e farës së hedhur në tokë. Por nëse e plehërojmë, do të marrim 50-60 fishin e saj. Si rrjedhojë plehu është kthyer ne grurë. Njerëzit që e nënvlerësojnë këtë mirësi të Allahut, do të dënohen me frutat e hidhura të xhehennemit. Për këtë arsye ekziston ahireti.

Në të vërtetë plehu në pamje të parë është i pistë, por në të njëjtën kohë është një thesar. Prandaj themi që asnjë krijesë e Allahut nuk është e pistë, e shëmtuar apo e dëmshme. Çdo lloj gjëje e keqe, duhet kërkuar aty ku ka prekur dora e njeriut. P.sh. në qoftë se plehun e hedhim mbi kokë bëhemi të papastër. Por plehu i hedhur në kopësht është një mirësi për të. Allahu asgjë nuk e ka krijuar pa një qëllim të caktuar. Njeriu ha fruta dhe perime dhe më pas i nxjerr jashtë me anë të jashtëqitjes. Pastaj kjo jashtëqitje do të shërbejë si ushqim për frutat dhe perimet të cilat me vonë do të jenë sërish ushqim për njeriun. Shikoni një mollë, portakall apo një pjeshkë të bukur… dhe kujtoni plehun. Allahu duke krijuar një frut kaq të bukur nga plehu që konsiderohet i pistë, për njeriun i cili nuk e jeton islamin, duke bërë të këqija nuk ka dënim tjetër përveç xhehennemit.

Bashkim i dy të vdekurve krijon një të gjallë

Çdo gjë që cilësohet si e pajetë apo e vdekur ringjallet. Nuk mund të tregohet asgjë e paringjallur. Mendoni pak; në mendje mund të na vijnë eksperimente të ndryshme. P.sh. merrni një gjysëm buke dhe në të vendosni një farë gruri. Pastaj ujiteni atë dhe me kalimin e kohës do të vini re se fara e grurit do të nxjerrë filiz, pra do të ringjallet.

Tani le ta shohim bukën si “të vdekur” dhe të shohim se si bëhet ajo. Në fillim mbillet gruri, rritet dhe bëhet gati për t’u korrur. Kokrrat e grurit ndahen nga kallinjtë. Pastaj këtë grurë e marrim dhe e çojmë në fabrikë. Atje bluhet në pjesë shumë të vogla dhe bëhet miell. Nga mielli bëmë brumin dhe më vonë atë e fusim në furrë. Pra mund të themi që morëm në dorë një bukë të vdekur disa herë.

“I vdekuri” i dytë është gruri. Të mbjellat e gjelbërta u kthyen në të verdha dhe u thanë. Pastaj e korrëm atë. Tashmë grurin mund ta quajmë të vdekur, apo jo? Pastaj në bukën e vdekur vendosëm një farë gruri dhe si ushqim i dhamë vetëm ujë.

Pamë që nga ajo farë gruri doli një filiz i gjelbërt. Po të vazhdojmë që ta ujisim, do të vëmë re që do të krijohet edhe kalliu. Le të numërojmë farat e grurit ne kallinj. Njëzet? Tani le të mendojmë, ne vendosëm në bukë vetëm një farë të vetme gruri dhe përfituam njëzet. Nga erdhën vallë këta nëntëmbëdhjetë të tjera. Ja pra buka e vdekur disa herë më parë u kthye në formën e mëparshme, në rrënjë, filizë, gjethe. Dhe më në fund erdhi në formën e grurit. Të njëjtin rezultat marrim edhe në qoftë se mbjellim grurë në miell dhe e ujisim atë.

Teknika e shekullit tonë nuk mund të kthejë në formën e parë asnjë veturë të presuar e të shkatërruar, por gruri i kthyer në miell ringjallet dhe kthehet përsëri në grurë. Njeriu edhe pse vdes dhe kalbet në varr, ai do të ringjallet ashtu si buka. Ashtu si fara edhe njeriu i vdekur hyn në tokë dhe bëhet pjesë e saj, po ashtu siç ringjallet fara edhe njeriu do të ringjallet për të dhënë llogari.

Muzeu i përjetësisë

Muzeu më i madh i Turqisë është ai i Topkapisë në Stamboll, por kjo tokë a thua vallë nuk është një muze më vete? Në muzeun Tokë, a nuk janë shpalosur vepra arti?

Allahu që krijon vepra kaq madhështore dhe u jep jetë atyre, pse të mos krijojë edhe ahiretin?

Bota është një avion i madh i mbushur me male, oqeane dhe me njerëz si pasagjerë. Kush është Ai që e mban këtë rregull? Kush e jep gjithë këtë energji dhe e udhëheq gjithë këtë vepër të madhe?

Të gjitha yjet dhe planetet, madje edhe krejt gjithësia, qëndrojnë shumë të vegjël përballë shprehjes “Allahu ekber” (Allahu është më i Madh).

Allahu që ka krijuar këtë botë si një muze para nesh, ka krijuar edhe botën që nuk e shohim. Ekzistojnë edhe botë të tilla, që janë jashtë pamjes së teleskopëve, mikroskopëve dhe imagjinatës. Shkenca që nuk mohon këto botë që nuk shihen, nuk mund të mohojë ahiretin, sepse kjo gjë do të ishte kundër saj dhe vetë dijes.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>