Gurët ringjallen

Duke u ringjallur qëniet më të vdekura a është e mundur mosringjallja e njeriut të varrosur? Shkëmbinjtë coptohen në guralecë, guralecët në rërë dhe rëra në dhé. Pra shkëmbinjtë formojnë dheun.

Me ndihmën e librave të gjeologjisë le të shkojmë në vitet e para të krijimit të botës. Bota le të jetë e shkëputur nga dielli ose le të krijohet nga bashkimi i gazërave.. në të dy rastet bota në fillim ishte një copë guri i madh pa ajër, ujë dhe dhé. Allahu që krijoi detet, atmosferën dhe gjallesa të ndryshme, nga kjo copë e ngurtë a nuk mund të krijojë edhe një herë gjallesat? Në qoftë se është e vështirë, vështirësia qëndron në krijimin e parë e jo në të dytin. Prandaj edhe në qoftë se plasë kijameti dhe çdo gjë shkatërrohet, Allahu do t’i krijojë përsëri të gjitha gjallesat. Për njerëzit për të cilët me vullnetin e tyre zgjodhën të mirën apo të keqen, krijon një sistem gjyqësor; të mirët dhe të drejtët shpërblehen, të gabuarit dënohen.

Hekuri pasi ndryshket kalbet dhe kthehet në dhé, duke u ringjallur në trupin e bimëve. Në një botë ku ringjallet hekuri, a mund të mendohet mosringjallja e njeriut? Nëse dëshironi le të bëjmë një provë: merrni një gur të madh dhe coptojeni ne pjesë shumë të vogla. Në qoftë se është e mundur silleni në gjendjen e miellit. Pastaj këtë miell guri vendoseni në një vazo dhe në të mbillni një farë. Prej saj do të rritet një bimë. Kjo bimë nuk do të këtë një rritje normale sepse rërës së gurit i mungojnë substancat organike. Nëse i hedhim pak pleh kafshësh, do të shohim një rritje të papritur. Tani le të mendojmë, në qoftë se rëra e gurit ringjallet nga plehu, si është e mundur mosringjallja e njeriut të vdekur? Allahu që i ka dhënë cilësinë e ringjalljes gurit, a është e mundur mosringjallja e njeriut, krijesës më të përsosur? Po, me të vërtetë gurët ringjallen, por zemrat e zbrazura nga mëshira ndoshta nuk ringjallen. Plehërat mund të ringjallen, por njerëzit që e kanë bërë jetën e tyre si një pleh nga imoraliteti ndoshta nuk ringjallen në botën shpirtërore dhe materiale të islamit. Megjithatë dera e pendimit është gjithmonë e hapur, sepse ashtu siç ringjallja, ashtu edhe e shkuara për në xhennet, është shumë e rëndësishme.

Jeta në qelizë

Pjesa me e vogël e njeriut nuk është qeliza, por atomi. Atomet me energjinë e tyre janë pjesë themelore e qënieve të gjalla dhe të pajetë. Pastaj atomi kryen detyrën e tij në trupat e shumë qënieve, pa humbur asgjë nga vetja. Shumë punëtorë dhe nëpunës, edhe pse i kushtojnë kujdes dhe vëmendje punës së tyre, ndonjëherë nuk mund t’i kryejnë obligimet përkatëse. Kurse atomet edhe pse nuk kanë mendje e logjikë, i kryejnë detyrat e tyre, që do të thotë se ato punojnë sipas urdhërit të Krijuesit.

Atomet janë gurët e pallatit të quajtur “njeri”. Ashtu sikurse pjesët ndërtimore të pallatit nuk mund të bëhen vetvetiu themel ose mur, ashtu edhe atomet dhe molekulat nuk mund të ndërtojnë të vetme pallatin “njeri”. Çdo gjë e krijuar në atome është vepër e Krijuesit Allah. Ne shpesh shohim ndërtesa që prishen dhe bëhen përsëri. Vallë Allahu që ka ndërtuar ndërtesë “njeri”, a nuk është në gjendje që ta prishë dhe të rindërtojë përsëri? Allahu që krijoi atomet, molekulat dhe qelizat kaq të vogla, i ka pajisur ato me cilësi si të njeriut, si p.sh. riprodhimi, ushqimi dhe vdekja. Një qelizë jeton si një njeri. Prandaj mund të themi që në trupin e njeriut të përbërë prej miliona qelizash, jetojnë njerëz të vegjël. Allahu që bën të mundur jetën e miliona qelizave në trupin tonë, a nuk do t’i jepte jetë Hz. Junusit në trupin e peshkut? Nga atomet, molekulat; nga molekulat, qelizat dhe nga qelizat është bërë njeriu.

Tani le të shohim universin. Nga atomet, molekulat; nga molekulat, trupat qiellorë; nga trupat qiellorë, sistemet diellore dhe nga sistemet diellore janë krijuar galaktikat. Si rrjedhojë njeriu është një univers i zvogëluar. Ai që krijoi universin, krijoi edhe njeriun. Ai që nuk mund të krijojë njeriun, nuk mund të krijojë as universin. Natyra nuk është krijuese por e krijuar. Asgjë nuk mund të krijohet vetvetiu. Krijuesi i vetëm është Allahu. Natyra është një vepër arti, jo artiste. është një libër e jo një shkrimtar. Një ndër emrat e njohur në shkencën e qelizave (citologji), Aleksi Konet, nëpërmjet analizave dhe studimeve të bëra mbi qelizë, ka shkruar librat “Zgjohuni njerëz” si dhe “Njeriu, ky i pazbuluari”, ku i fton njerëzit në besimin e të Vetmit Krijues, Allahut dhe në largimin e besimit në idhullin e natyrës.

Në një bisedë të bërë me një studiues citolog, i theksova rëndësinë e punës së tij. Kur më pyeti se përse, fillova t’ia shpjegoj:

Format e qelizës së çdo gjallese janë të ndryshme nga njëra tjetra. P.sh. numri i kromozomeve të qelizave të majmunit ndryshon nga numri i kromozomeve të qelizave të njeriut. Përveç kësaj genet që gjenden në kromozome janë zbuluar si trashëgues të brezit. Ngjasimi i një foshnjeje më të afërmit e tij, ndodh si rrjedhim i geneve. Ky është shpjegimi i shkencës. Atëherë le të mendojmë, si është vendosur një sy, hunda apo veshi i njeriut në një gen aq të vogël? Si është e mundur që duke filluar nga një qelizë e vetme, të krijohet më vonë dikush si majmun, dikush si njeri, dikush si mace apo lopë? Krijimi i trupave të ndryshëm nga një qelizë e vetme, nuk mund të jetë rastësi. Në botë ka aq fytyra sa ka edhe njerëz. Kjo do të thotë që edhe njerëzit që shohim në fotografi nga vitet e kaluara ndryshonin nga njëri tjetri. Prandaj Ai që ka krijuar njeriun e parë, ka krijuar dhe njerëzit e tjerë. Allahu i ka krijuar fytyrat e njerëzve të ndryshme, në mënyrë që të ruhet rregulli njerëzor, islami. Nëse njerëzit do të ngjasonin atëherë çdo njeri do të hynte në shtëpinë e një tjetri dhe kështu do të prisheshin lidhjet martesore. Pra Allahu që ka krijuar gjënë më të vogël, ka krijuar edhe lidhjen mes kurorës martesore dhe genit. Me anë të geneve ka bërë të mundur identifikimin e njerëzve, ndërsa me anë të kurorës ka bërë të mundur krijimin e një familjeje të rregullt me bashkëshortësi. I gjithë ky rregull i përsosur a ka mundësi që të jetë kalimtar? Ai që krijoi këtë rregull a nuk mund ta vazhdojë atë dhe në ahiret (jetën tjetër)?

Pasi ai studiues shkencor m’i vërtetoi ato që thashë, duke thënë se janë të bazuara në argumente dhe në të vërteta shkencore, tha: “Flitet për diçka që është jashta fizikës, pra për metafizikën. Në të vërtetë çdo shkencë është e kufizuar. Dhe përtej kufijve të çdo shkence shihet edhe më tej. Genet për të cilët po flasim, është e mundur që t’i shohim me ndihmën e mikroskopit, por përsa i përket strukturës së brendshme, citologjia dhe anatomia nuk kanë arritur në një konkluzion përfundimtar. Le të mos flasim vetëm për genet, por p.sh. edhe mikrobet kanë organe, madje nëpërmjet reagentëve të mikroskopëve, në analizat laboratorike të bëra, është parë që edhe mikrobet kuptohen mes tyre. Lëvizja e mikrobeve aq të vogla dhe pajisja e tyre me organe, ashtu si njeriu, dhe fitimi i tyre përmbi ne në raste sëmundjesh, tregon për një Krijues që i mbron mikrobet dhe çdo gjë tjetër që ekziston. Çdo njeri që nuk mbytet në oqeanin e dijes, mund të dalë në brigjet e besimit.”

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>