Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Parathënie
Në kuadër të disa paketa botimesh të shtëpisë botuese “Gelenek”, autori i famshëm Hekimoglu Ismail, paraqitet për herë të dytë para lexuesit shqiptar pas librit të parë “Për ata që mendojnë”, libër i cili ka paraqitur interes të veçantë për tematikën interesante që përmban.
Shkrimtari i shquar H. Ismail, në takimin që kemi patur, është shprehur i gatshëm për botimet në shqip të librave të tij dhe tepër dashamir ndaj shqiptarëve, të cilët sipas tij janë shquar për vendosmërinë e tyre në besim. Kështu që është kënaqësi për ne, që bëhemi shkas që autori ynë të paraqitet sërish para lexuesve shqiptarë me disa punime tepër interesante.
Ky libër i ri i botuar në shqip për herë të parë, përmban edhe një titull interesant, “Drita e mendjes”. Ashtu siç janë dijet shpirtërore “drita e zemrës”, po ashtu edhe “drita e mendjes” janë dijet e shkencës. Kur këto dy drita bashkohen, arrihet ndriçimi i vërtetë material dhe shpirtëror, duke u bërë udhëzues për njeriun si individ dhe për mbarë shoqërinë.
Meqë në këtë libër me anë të dijeve shkencore vërtetohen tema të tilla si besimi në Zotin si Krijues i çdo gjëjë, jetën pas vdekjes dhe të tjera si këto, menduam që ky libër të titullohet “Drita e mendjes”, ku me arsyetime logjike dhe bindëse, njeriu duke u çliruar nga paragjykimet, të gjejë rrugën e lumturisë dhe harmonisë së përgjithshme.
Ky libër ka dalur në dritë si rezultat i përpilimit dhe i bashkimit të dy libërthave me titull, “Uji dhe natyra” dhe “A është vdekja një mosekzistencë”, ku i shoqëruar edhe me disa ilustrime fotografike, shpalos përpara lexuesit vërtetimet shkencore në lidhje me ekzistencën e Krijuesit të gjithësisë dhe tema të tilla ku njerëzit hasin vështirësi në pranimin dhe kuptimin e tyre, si ringjallja dhe jeta pas vdekjes.
Në pjesën e parë “Uji dhe natyra” jepen të vërteta shkencore nga fusha e astronomisë, hidrologjisë, mjekësisë, citologjisë, etj., ku gjithësia me gjuhën e mrekullive të saj na dëshmon për të Vërtetën Absolute dhe Hyjnore. Kurse në pjesën e dytë krahas shpjegimeve shkencore, vend të rëndësishëm tanimë zë çështja e besimit të jetës pas vdekjes dhe a është e mundur ringjallja, e në qoftë se po, si realizohet ajo. Kështu që tashmë del në pah se edhe shkenca vërteton jetën pas vdekjes dhe rrjedhimisht edhe ringjalljen.
Autori me të drejtë në një vend thekson, “A kanë kërkuar me imtësi në çdo anë të gjithësisë ata që thonë se nuk ka Zot dhe jetë pas vdekjes? A mos e morën këtë vendim duke i shëtitur miliarda yje një nga një? Meqë është e pamundur diçka e tillë, mendimi i mohuesve është i kalbur dhe i pamundur.”
Tashmë ju lëmë në shoqërinë e fjalëve të brilanta të autorit, duke ju uruar lexim të këndshëm dhe dobi prej saj...
Genti Kruja
Pjesa e parë
Uji dhe natyra
Uji
Duke i radhitur pranë njëra tjetrës qelizat bimore, pa e fshehur habinë tonë, duke mos marrë ndonjë formë të caktuar, na tërheq vëmendjen që edhe uji që është tek bimët nuk është nga lloji që ne e dimë. është e vërtetë se këta ujëra janë kripëra lëndore dhe këto kripëra përzihen në një raport të caktuar.
Ju e dini që i ashtuquajturi ujë është i përbërë nga dy pjesëtarë të përbashkët. Njëri prej tyre është hidrogjeni dhe tjetri oksigjeni.
Ndoshta para mijëra, ose miliona vitesh... kur në botë nuk kishte asnjë qënie, hidrogjeni dhe oksigjeni duke vrarë mendjen kishin menduar.
Oksigjeni kishte thënë:
- Në tokë do të vijnë bimë, kafshë dhe njerëz. Këto do të kenë nevojë për ujë. Dhe ndoshta në sajë të ujit do të gjejnë jetë. Eja e të bëjmë së bashku një punë të dobishme...
Hidrogjeni ishte emocionuar:
- Aman, unë vdes për punë të dobishme.
Oksigjeni kishte vazhduar më tej:
- Po të bashkohemi bashkë, kjo punë quhet e mbaruar...
Hidrogjeni ishte çuar në këmbë menjëherë:
- Unë jam gati,- dhe kishte hapur krahët.
Oksigjeni:
- Prit një herë jo kaq shpejt, pastaj unë jam më i vlefshëm se ti.
Hidrogjeni kur dëgjoi këtë vari buzët.
Oksigjeni sikur të mos kishte ndodhur gjë filloi sërish:
- Por edhe kjo e ka një zgjidhje. Zoti e ka krijuar zgjidhjen e çdo gjëje, mjafton që të vëmë në punë mendjen...
Pas kësaj, hidrogjeni i emocionuar:
- Shpejt, shpejt, thuaje...,- i ishte lutur.
Oksigjeni me të njëjtën pjekuri kishte thënë që:
- Po, unë jam më i vlefshëm se ti, kjo është një e vërtetë. Që të jemi ortakë bashkë, duhet t’i bashkojmë dy grimca prej teje dhe një prej meje, duke formuar atë gjënë e magjishme që quhet “ujë” dhe të gjithë qëniet do të na jenë mirënjohëse neve.
Komunistët nuk janë dakort me çështjen “dy me një”, sepse mbajnë parimin e barazisë në çdo gjë, por falë Zotit atëherë nuk kishte komunistë, kështu që u realizua formimi i ujit, sepse nuk është punë që të pengohet uji. Në qoftë se oksigjeni dhe hidrogjeni nuk do të na bënin këtë mirësi, natyralistët tanë duke e marrë ujin do të lageshin kokë e këmbë... Që mos ta zgjasim, ja pra kështu u formua uji.
Numrët kliko dhe vazhdo: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>