Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Një herë në festën Kurban Bajramit Muhammedi a.s.m. ka shkuar te Hazreti Fatimja r.a dhe pyet: “O bija ime, a pretë kurban?”
Hazreti Fatimja r.a. i tha: “Po o Babai im, e premë.”
Po mishin çfarë e bëtë?”- tha.
Hazreti Fatimja i përgjigjet: “Shumicën ia dhamë tjerëve dhe pak e lamë për vete.”
Hazreti Pejgamberi a.s.m. kështu i thotë vajzës vetë: “Gabim e ke. Në të vërtetë ato që u keni dhënë të tjerëve, ato janë tuajat, janë mall që do t'ju ndihmojë në jetën tjetër. Ajo çfarë keni ngrënë ajo s’është asgjë, është kalimtare, ja keni parë hajrin vetëm ndonjë orë.”
IDEALIST I VËRTETË ËSHTË AI I CILI VRAPON TIA JAPE FUND JETËS NË RRUGËN E ALL-LLAHUT XH.SH.
Në realitet kuptimi i fjalës idealist, është pa kurrfarë tolerance që t’i shërbeje një mendimit dhe të sakrifikoj edhe jetën e tij për idealet e tij fetare. Por, mjerisht në këtë kohë shumë lloj njerëz“idealist”jan bë dhe vrapojnë pas mendimit të përkohshëm të pa vlerë, bile edhe anarkistet janë idealist, por ata vrapojnë pas ideve të gabuara dhe që shkaktojnë tollovi dhe telashe në mesin e besimtarëve të pa fajshëm.
Ne duke i lënë mënjanë këta idealist, do të hedhim sytë që ta shohim se cili është idealisti i vërtetë. Pra, në këtë kohë për njeriun as një send nuk vlen sa një mendim apo një ide që zotin e tij e detyron duke hetuar të bindet dhe të zë besë ekzistencës së All-llahut xh.sh. së bashku me funksionet që Ai i zotron. Për një besim të tillë, çdo send duhet të sakrifikohet, veçanërisht në këtë kohën e vështirë njeriun e zgjuar as një send nuk e gëzon më tepër se kjo ide. Ky person që bën durim të zotërojë një bindje të tillë, fiton një pasuri e lumturi të pafundme që vlera e saj nuk përshkruhet dot, që lëvizje në të do të ishte në lehtësinë e forcën e shpirtin në shpejytësinë e imagjinatës. Pra, megjithë se ai nuk pret kësi sende, por çdo njeri që e njeh një njeri të tillë duhet ta uroj atë me fjalë të bukura.
Në dukje jeta e tij e përkohshme mund të jetë edhe jo e lumtur, ndërsa ndjenjat e tij të brendshme bëjn gazmend e hare, por rrethi i tij atë nuk mund ta kuptojë.
Mendoni gëzimi i këtij idealisti çfarë gëzim është që njerëzit duke shpenzuar jetën pas një jetë kalimtarë në vlerën cope të qelqit të thyer të kësaj bote përplotë me gabime dhe gjynahe që rezultati i tyre është zjarri i xhehennemit, Ky person punon dhe pasi e kryen detyrën e punës për nevojat e kësaj dynjasë, duke u bindur i mbështetet All-llahut. Sepse bindja e tij që ka zotëruar duke hetuar nuk e lenë të besoje forcës së vetë, atë e shtynë për secilin send të mbështetet tek Ai. Që të mbrohet nga armiqtë e panumërta që atë e kanë rrethuar nga çdo anë Atij i mbështetet, se e din se forca e njeriut është aty kur veten ndaj All-llahut e quan i dobët i varfër dhe e dinë se pa kurrfarë meritimi All-llahu atë e ka hipur përmbi të gjithë krijesash dhe e ka krijuar njeri që ka shans të ngrihet në gradën përmbi melekëve, në këtë rast tërë fuqinë e pakët që ka, shpenzon ta gëzoje All-llahun xh.sh.. Përballë kësaj durimi i këtij personi All-llahu në zemrën e tij ia sjell një “Nur” (dritë) dhe atij ia forcon dritën e besimit dhe në këtë mënyrë madhërinë e Tij Allahu ia njofton robit të Tij. Pastaj edhe mendja e këtij robit idealist përballë mirësive të panumërta të All-llahut, Atij i lutet që t’i ndihmoje t’i lutet Atij që të ul kokën në ruqu e në sexhde. Prapë me ndihmën e Tij ia tërheq vërejtjen për gabimet nga ana emocionale (veseve të këqija) dhe që të bëj detyrën e duhur ndaj Krijuesit të tij.
Tani ky person që ka mund ta zotëroje këtë pasuri që ika ra në dorë pa u tërhequr fare mund të thotë All-llahu im “diellin mua më ka bë një llambë, hënën e ke bërë të më shërben si një kalendarë, edhe rruzullin tokësorë të më lëkunde si fëminë në gjep” dhe thotë sa shumë të falënderoj Allahut xh.sh., prap edhe kjo nuk është mjaft.
Prapë duke vazhduar, vetes i drejtohet: Unë kurrë nuk mund të kryej detyrën e falënderimit ndaj All-llahut se me ndihmën e Tij Unë Atij i besoj sikur ta kem parë Atë. Si bëhet të mos besojë se Ekzistenca e Tij në secilin send duket qartë. Por mjerisht disa njerëz nuk po mund ta shohin Atë, ngase mëkatet e tyre ua kanë rënë në sy dhe ua kanë mbyllur sytë. Pra kush e përjeton fenë Islame, edhe qëllimi i tij që është të vdes me besim, ai thotë: Si ka mundësi që unë të mos besoj dhe të mos adhuroj All-llahun tim që Ai All-llah në çdo vit për mua pranverën e bën një sofër plot mirësi, e një tufë lulesh dhe një treg.
Prapë vazhdon dhe thotë: A ka mundësi All-llahut tim duke përulur të mos bëjë rruqu e sexhde që, më ka gëzuar duke dërguar një kushtetutë për jetën tim me Profetin Muhammed a.s.m. nëpërmejt saj më ka njoftuar se kush jam. Dhe me Atë mua më ka njoftuar me dashamirin më të madhe, pra, me All-llahun, xh.sh.. Sepse shumica e njerëzve duken tmerrësisht të frikësuar nga vdekja, por besimi im mua më thotë vdekja për ty është një shkak për të shkuar më një jetë më të mirë dhe më shtyn të bëhem gati për të. Të tjerët ditë e natë duke vrapuar pas shijeve kalimtarë, unë e falënderoj All-llahun që nuk jam prej tyre.
Besimtari zgjuar duke vazhduar thotë: Unë jam shumë fatbardhë që po përpiqem që ta kënaqi Udhëheqësin e Universit, që Ai Allahu Fisnik të gjitha shtazët ka krijuar për mua me të gjitha elementet përkatëse dhe që janë të dobishme për njeriun. Për shembull lopën, ku prej saj marrim qumështin dhe me të ushqehemi me ushqime nga më të ndryshmet, pastaj pulën, bletën e shumë gjallesa tjera. Bile Ai, nga materiët të dendura, dhe nga balta ka krijuar pjeshkën qerëshin e shumë frute të tjera që janë në shërbim të njeriut. Përballë gjithë këtyre mirësive, përveç disa njerëz dhe egërsirat tëgjithë krijesat tjerë përkulen ndaj Allahut të Madhëruar. .
Ai që të krijoj prej së largu secilit send i urdhëron dhe bëhen. Por, fatëkeqësishtë në këtë kohë shumica e njerëzve ato ia mbështesin shkaqeve, sepse ngaqë gjynahet e tyre ua kanë prishur optikën e syrit tyre, formën e çdo gjëje e shohin prapë. Ngase, ju ka nxi zemra atyre, krijimin e çdo gjëje nuk mund t’ja përshkruajnë Krijuesit të vërtetë. Nga kjo arsye idealisti i vërtetë thotë: “Ju nuk dini se unë sa jam i kënaqur, lumtë për mua që kam mund të gjej dhe t’i përkulem All-llahut që çdo sendi më ka dhënë në shërbimin tim, kjo më gëzon së tepri”.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>