Pjesa tjetër në jetën që ekspozojnë duket shumë qartë se nuk janë të qetë e rehat. Sepse këta njerëz e presin vetëm lumturinë në planin material të jetës që përjetojnë. Ata jetojnë duke bërë xhelozi: Përse shtëpia e tij e bukur e imja jo? Përse ai ka makinë luksoze e unë të modelit të vjetër? Ai padron e unë punëtor... Këto mendime të tij e pengojnë atë që të jetojë lumturinë e jetës. Pra, këta njerëz nga që nuk i besojnë lumturisë së jetës ahiretit, por vetëm të kësaj jetës kalimtare. Edhe atë kur nuk munden ta sigurojnë, nuk mund të kënaqen, sepse kërkojnë të jetojnë lumturinë e shtresës së lartë. Asnjëherë nuk mundin të arrijnë atë që mendojnë dhe jetojnë me vështirësi dhe shqetësohen.

Këto njerëz të klasës dytë u ngjiten pas shkaqeve të shumëllojshme, duan të kënaqen në rrugë të ngushtë që nuk u jep mundësi të përparojnë. Megjithëse dikur vonë kuptuan se nëpër rrugën në të cilën ecnin ata nuk do të munden të arrijnë qëllimet të tyre. Kuptimi real i tyre sipas kohës nuk u garantoi ndonjë dobi. Sepse nga epshi i tyre, duke mësuar disa mëkate dhe ngaqë për vehten e tyre ata i bënë zakon, nuk mundën të kthehen, dhe akoma nuk po mund të kthehen pas. Sepse uka shku shumë vjetë nëpër rrugë të mëkatarëve.

Ndërsa edhe këto ndahen në dy pjesë. Njëra prej tyre, duke vazhduar jetën me brengat e ardhshmes, nuk mundohen të shqetësojnë askënd, këta përpiqen vetëm për dëmin e vetvetes. Nëse ne nuk kemi mundësi t’i ndihmojmë, kundër tyre nuk kemi drejtë të bëjmë asgjë.

Por grupi tjetër është grupi më i dëmshëm. Këta njerëz janë aq të dëmshëm saqë duke iu mbështetur veseve dhe urdhërave të epshit dhe të djallit, mendja e tyre e helmuar nuk i lejon fare që të mendojnë të kthehen nga rruga e keqe që janë nisur. Këta devijues, duke vazhduar në rrugën e keqe, fillojnë të marrin kënaqësi prej veprave të këqia. Duke mos mundur të qëndrojnë në këmbë vetë, ata duke i mashtuar fillojnë të marrin edhe shokë të tjerë në rrugën e tyre që nuk dihet se ku të çon. Rezultati i kësaj që veprojnë së bashku me shokët që kanë mbledhur është shumë i keq. Nuk mundin të qëndrojnë qetë vazhdojnë t’i shqetësojnë njerëzit si gjarpri që nuk rehatohet pa ia lëshuar helmin. Pra këta që të marrin kënaqësi nga jeta e tyre fillojnë që t’i shqetësojnë njerëzit pa e menduar fare dëmin e tyre.

Në kohët e mëparshme këto njerëz të devijuar që të arrijnë në qëllimet tyre, merrnin pushkën në krah jetonin nëpër bjeshkë e nëpër shpella duke bërë kusarllëk vidhnin mallrat e kafshët e popullit. Kurse pas fillimit shekullit të njëzetë shokët e tyre e kanë shndërruar tërësisht formën. Megjithëse studiuan, kryen fakultete, prapë u bënë kusarë me shkollë, me veshje të bukur me maskë, në dukje të qytetëruar, si njerëz elegantë e të kollarisur. Megjithë se lapsat janë përgatitur që nga majat e tyre të rrjedhë dritë, por nga majë e lapsit të tyre po rrjedh gjak dhe me ta po shkruajnë libra që t’i bëjnë njerëzit anarkistë, që as forca e qeverisë nuk po mund t’i ndalë.

Domethënë, këta kusarët me shkollë të qytetit i lanë shumë pas ato të bjeshkës, që kishin mendjen për të vrarë njerëz. Pra këta u bënë hajdutë modernë dhe vjedhës me diplomë. Atë që kusarët e bjeshkës vidhnin për një vit me vështirësi, këta për një kohë të shkurtër, të ulur para një tavoline, duke ua shtuar zerot e numrave po arrijnë e po kalojnë hajdutërinë e të parëve.

Pra, ky mall i huaj dhe këto prodhime të shkollarëve falco, që me përpjekje dhe metoda të shumëllojshme, me teori dhe doktrina, mashtrojnë aq sa s’ta merr mendja dhe vranë në thellësi të zemrës jo vetëm njerëz të llojit të tyre, por edhe ne myslimanëve.

Këta armiq me dy fytyra dhe hipokritë na dëmtojnë më tepër se djalli. Sulmi i tyre nuk arrinë vetëm në anën e dukshme materiale. Qëllimi më i madh i tyre është që ne myslimanët të na lënë pa besë për të humbur jetën e të xhennetit lumturia në të cilën nuk soset kurrë. Ajo djallëzia e tyre, shumicën e tanëve, pra të myuslimanëve e bënë nga një copë dru për zjarrin e xhehennemit

Këta na fusin në batakun e devijimit me metoda të ndryshme dhe na dëmtojnë aq shumë saqë në historinë e kaluar nuk mund të hasim ndonjë dëm të tillë.

Ne myslimanët kemi mbetur nën ndikim e tyre e jemi në një gjendje të vështirë, pa marrë ndonjë arsim për fe dhe fëmijët po i rrisim me një edukim të sistemeve boshe të këtyre të pabesëve. Pra edukata e këtyre sistemeve laike është shkak që arritëm një fis pa besë, pa respekt ndaj pleqve, pa nder. Bile anarkizmin e tyre nuk po munden ta ndalin as forcat e qeverisë.

Numëroji sa vetë përpiqen që të rrisin fëmijët për përsosshmërinë e të dy jeteve dhe sa vetë janë ata që shpenzojnë kohën në vende të kota. A më tregoni, përveç studimit për nëpunësi, sa vetë e kanë bërë zakon të lexojnë libër që të shpëtojnë nga injoranca?!

 Shihni! Fëmija pa hyrë në moshën madhore po ia fillon seksit, bixhozit, alkoolit dhe drogës. Prindërit le t’u luten shumë atyre që kanë shpikur futbollin. Djemtë le ta bëjnë deshazh energjinë duke e shpenzuar në vendin ku as ka dobi as dëm. Se të mos ishe fotbolli rinia që ka mbetur pa kulturë, shumë më tepër kishte bërë dëm popullit me dhunë dhe hajdukri.

Megjithëse nuk është derë shpëtimi që t’i radhosh hallet, por që në të ardhmen të përparosh me hapa sigurtë, duhet të dish nga ke ardhur. Për këtë po ju porosis shumë herë vëllezër e motra të mbani ndërgjegjen, t’i dilni zot dhuratës më të madhe të Allahut, pra fëmijëve juaj. Sepse në zemrën e atij të riut që nuk ekziston frika e All-llahut, stacioni i tij është strofka e anarkizmit.

Shkurt, të mësojm vehten që të lexojm libra, që ato ne na Forcojn besimin në këtë rast përmirësojm moralin dhe së pari ta shpëtojm vehten, familjen veçanërisht dhuratën më të madhe të Allahut fëminë, mrapa ku na kalon fjala të mos kalojm pau përpiqur që tia japim diçka. Ai mund të jetë një vëlla, një kushuri, një shoç apo një atdhetarë që të kalon fjala tek ai.
 
DUHET TË PËRGATITEMI PËR NJË RRUGË QË PATJETËR DO TË UDHËTOJMË NË TË

1- Një gjuetar lepujsh, fillon t’i tregojë peshkatarit, ngaqë të dy janë gjuetarë, se si mund t’i afrohet më lehtë lepurit. Peshkatari ia pret fjalën atij duke i thënë “Çfarë më thua? Peshku nuk ngjan lepurit tënd që të vrapojë nëpër pyll.”

2-Një parukier grash, duke bërë piknik takon një roje dhensh dhe i thotë atij. “O vëlla! Po të të mësoj unë ty për një orë t’i rregullosh flokët e grave, ti a më jep mua një qingj?” Rojtari i thotë parukierit: “Hiqu prej këtu. Ti qenke çmendur. Mua nuk më intereson aftësia jote. Më duket se don të më mashtrosh që të marrësh qingjin se edhe ti vetë e di se aftësia jote nuk ka lidhje fare me punën time.”

Një udhëtar që është i detyruar patjetër të kalojë në një rrugë. Në udhëtim e sipër, takon një tjetër duke ardhur nga ajo rrugë që që ky don të shkoje, i tregon me argumente se në atë rrugë ka rreziqe. A ka mundësi që udhëtari të cilit i duhet medoemos të kalojë nëpër atë rrugë të mos marrë parasysh fjalët e shokut?! Në qoftë se nuk merr parasysh fjalët e tij, a nuk duhet të dyshojmë për mendjen e tij? është e qartë se kjo nuk ngjan ndodhisë së gjuetarit dhe e rojes së dhenve.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>