Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Pra besimtari duhet të dijë se pa lejen e All-llahut asnjë send nuk bëhet. Njëherë njëri nga kosovarët më pyeti: “Si e lejoi Allahu që në luftën e Kosovës të merren shpirtrat e gjithë atyre fëmijëve?” Atij i thashë: “Ti a beson në një Allah që ka nevojë ta mësosh ti atë se si të bëjë, a t’i mbysë fëmijët që i ka krijuar Ai apo jo? Ti nuk po besojshe Allahut ti eke gabim. Ai është All-llahu I Gjithëdijshëm, që përnjëherë e di fillimin dhe mbarimin e secilit send. Ai e dinë a është më mirë që ata fëmijë t’i braktisë në dorën e prindërve ateistë që nuk e kanë qëllim t’ia japin edukimin e fesë dhe më në fund ata të bëhen nga një copë dru për xhehennem.
Jo! Kjo e jotja nuk është tjetër vetëm se mosbesim! Këto fjalë, nga mosbesimi yt po del. Ti nuk po beson se fëmijët i ka krijuar Ai dhe Atij i dhimbsen më tepër se ty. Atij i janë dhimbsur të mbesin këtu dhe i ka marrë e i ka çuar drejt e në xhennet.
Vëllezër dhe motrët e mi!
Ngaqë në shekullin 20 armiqtë e jashtëm duke u bashkuar me ata të brendshmit na okupuan të gjithë shtetet myslimane. Në këtë mënyrë si me dijeni ashtu edhe fizikisht ne myslimanët mbetëm mbrapa. Për këtë arsye disa materialistë të Kosovës, duke parë shtetet e perëndimit që u bënë të pasur, duan të bëjnë demagogji e thonë: “Tek All-llahu duhet të jetë e pranueshme edhe feja e të krishterëve dhe katolikëve.” Atyre iu thashë kështu:
- Një shtet nuk nxjerr të reja deri sa ligjet e vjetra e kushtetuta t’i mjaftojnë për funksionimin e tij normal. Kur ligjet nuk i përgjigjen nevojave, pra ka mbaruar gjykimi i tyre atëhere nxjerr të reja. Kjo është arsyeja që tani nuk gjykohet me ligjet e Krajlit dhe të Marshall Titos.
Njësoj, të tilla kanë qenë edhe ligjet e All-llahut të zbritura më parë. Kur këto ligje nuk kane mundur t’i përgjigjen nevojave, All-llahu xh.sh. ka zbritur një tjetër ligj dhe më në fund ne na ka gëzuar me ligjin e botëkuptimit të Kur’anit Famëlartë.
Disa nga intelektualët tanë që kanë devijuar, Mehmet Akif Ersojin poeti Turk me origjinë shqiptare, nuk e kanë futur në radhë të parë me Sami Frashërin dhe Naim Frashërin, ngaqë ka qenë besimtar i fortë dhe për arsye se u ka thënë shqiptarëve: “Tre milionë popull mos vraponi pas tre vetëve pa tru.” Tani po pyes ju: “A nuk e dëshmon historia këtë fjalë të Mehmet Akifit?” Në historinë jetës së shqiptarëve tanë a nuk ka ndodhur që duke zënë besë ndonjërit me kokë pa tru si Enver Hoxhën që kanë hipur në krye të tyre dhe më pas janë penduar, por kaloi.
Ndërsa Mehmet Akifi ka qenë një person që prej 725 vetëve ka dalë i pari për të shkruar himnin e Turqisë dhe ka shkruar. Nxënësit e Turqisë, çdo ditë të hëne, para se të fillojnë mësimit fillojnë me fjalët e Akifit dhe në ditën e premte prap mbarojnë me himnin e tij. Aq i zoti ka qenë saqë për t’ju dhënë vullnet dhe energji ushtarëve në luftë, ka lexuar një vjershë dhe ata janë bërë gati të sakrifikojnë shpirtin. Vetë thotë: “Jam i Tahir Efendiut të Pejës së Kosovës.” Ai në shumë fusha ka fituar dhe ka dalë i pari në Turqi. Si në poezi, në sport edhe në shumë degë të tjera dhe jeta e këtij njeriu të famshëm është përmbledhur me besnikëri në 12 libra vëllimesh.
Kosovarëve që janë patriotë të sinqertë e jo fallco, atyre u takon të mendojnë mirë dhe të thonë: “Mos e merituam ne këtë luftë, duke kundërshtuar All-llahut! Mos u bëmë shkak ne që All-llahu na dha këtë bela dhe vuajtëm gjithë ato ndëshkime? Mos u bëmë shkak ne që gjithë ata fëmijë të pafajshëm i mbytën, që mijëra nuse e vajza i dhunuan duke ia shkatërruar jetën?
Ta dini saktë se të shtypyrit që nuk i kanë merituar ato ndëshkime që kanë marrë, nuk kanë humbur por kanë fituar. Në tjetrën jetë ato kanë për të marrë shpërblime të mëdha. Por mjerisht antarët e atij karvani, që nuk kanë mundur të marrin kulturën e duhur që i takon njeriut dhe më pas e kanë keqpërdoruar mendjen duke mos dashur të zotërojnë besimin e fesë së vërtetë dhe kanë devijuar, duke kundërshtuar Allahut, Ai përsëri ka lejuar të vuajë goditjen e armiqve ashpër. Këta individë kanë humbur një jetë që lumturia e saj nuk soset kurrë. Ne duam që t’i dalim zot atyre, ngaqë na bashkon kombi me ta. Por ne na pengon Hadithi i Pejgamberit a.s.m. dhe nuk na lejon t’i dalim zot duke thënë: “Errazi bizzarari la junzaru leh” domethënë: (Nuk duhet të të dhimbset për atë që pranon të dëmtohet) Kësaj çështjeje dijetari i shekullit Bediüzzaman Said Nursiu në Përmbedhjen e Risale-i Nur ka bërë një sqarim të mirë. Kështu që:
Mëshira e besimtarit nuk lejon që të ngadhnjejë dhimbshuria e tij ndaj devijueseve.
Meqë mëshira e njeriut është vetëm një shkëlqim i mëshirës së Edukatorit Madhështor, atëherë mëshirën tonë nuk duhet ta paraqesim përpara mëshirës së Allahut xh.sh. dhe të Profetit Muhammed a.s.m.. Po në qoftë se dikush mëshirën e tij don ta paraqesë përpara mëshirës së All-llahut xh.sh. dhe të Pejgamberit a.s.m, atëhere mëshira e tij nuk është mëshirë; por një sëmundje e zemrës që atë e çon drejt devijimit dhe mohimit.
Përshembull: Ne qoftë se ti me tolerancën tënde, duke devijuar nuk pajtohesh me atë që të digjen në xhehenem hipokritët dhe mohuesit, (hipokrit e mohues nuk bëhet vetëm serbi e maqedonsi, mund të bëhet edhe shqiptari) atëherë mendimi yt megjithë drejtësinë e botëkuptimit të fesë islame ka përgënjeshtruar edhe ligjet qiellore. Pra ky mendim i yti është një mizori pa asnjëfarë mëshire.
Sepse një njeri që i del krah egërsirave që i copëtojnë kafshët e pafajshme, ai është bërë një mizor i pamëshirë dhe i ka bërë zullum të pafajshmëve. Njësoj është edhe kur ti, duke shfaqur mëshirë, t’i dalësh krah mizorëve që kanë kontribuar për t’i futur besimtarët nëpër gjynahe dhe për të shkatërruar jetën e përjetshme të mijëra besimtarëve. Në këtë rast, gjoja ty të ka ngadhënjyer mëshira dhe për ta lutesh që të shpëtojnë nga zjarri i xhehenemit, kjo e jotja nuk është tjetër veçse një pamëshirshmëri ndaj besimtarëve që i kanë shtypur mizorët.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>