Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Pra, në këtë rast ne a nuk duhet t’i pyesim materialistët, duke u thënë: “A thua po i dhimbsemi botës që po bën kështu!?”
Kurse, rrotullimi i dytë të rruzullit për rreth Diellit me shpejtësi 10.800 km në orë është më interesant. Kjo sjellje e tij aq e shpejtë, si nuk i derdh ujërat e detrave dhe si nuk i nxjerr njerëzit në ajër!? Fizikantet thonë se njeriu ka mbi vehte 3 ton peshë. Atëhere, si është e mundur që ne lëvizim pa veshtirësi? Ekspertët e fizikës thonë se shqisat e njeriut e largojnë atë peshë dhe ne mund të lëvizim. Atëherë, përse nuk ngrihemi në ajër? Thonë se na mban graviteti i tokës. Atëherë, ky gravitet pse s’na ul përtokë por na lejon të lëvizim? S’ka përgjigje. Atëherë, si është e mundur që megjithëse kanë kaluar miliona vjet, rruzulli vazhdon të rrotullohet dhe nuk i është prishur ekuilibri për asnjë sekondë? Po të ishte rrotulluar pak më shpejt, do të ishte përplasur me ndonjë planet. Po ashtu, po të rrotullohej pak më ngadalë prap do t’i dilte përpara ndonjë planeti dhe të përplasej. Bile është shumë interesante se, rruzulli tokësor ka marrë formën e elipsit e në këtë rast rruzulli pa mend duke pasuar nevojat e njerëzve, taman në një vend që duhet lakohet 23 gradë e 27 minuta qëndron ashtu, përsëri drejtohet e ikë. Po më thoni ju, ku e din se ai nuk shkon as më shpejt dhe as më ngadalë? Ja kalendarin e ke përpara. E kanë shkruar para një viti. Siç e kanë shkruar, po në atë sekondë lind dielli. Po për çfarë sillet përreth Diellit? Për të formuar stinët. Të bëhet vera, dimri, vjeshta e pranvera.
Tani edhe për këtë a nuk duhet prap t’i pyesim materialistët: “Si i di nevojat tona, dynjaja pamend!? Si e di që kemi nevojë për vjeshtë e dimër, verë e pranverë?! Si mban ekuilibër e s’po bën ndonjë aksident me ndonjë planet dhe rrotullohet me ekuilibër të përkryer për dobinë e njerëzve?!
Të nderuar vëlla dhe motra!
Ekspertët e shkencës së astronomisë thonë se drita është aq e shpejtë sa që lëviz me një shpejtësi 300,000 mijë k.m në sekund. Pra, drita e diellit në rruzullin tokësor arrinë për 8,4 minuta. Domethënë 8,4 minuta ta shumëzojmë 60 sekonda, bëjnë 5040 dhe 5040 x 300,000= 150,120,000 km.. Pra mes nesh dhe diellit distanca është 150,120,000 km. Sikur kjo distancë të ishte 149,000,000 dielli na djegte të gjithëve. Prap po të ishte 151,000,000 km, atëherë do të ngrinim të gjithë. Tani, a nuk duhet t’i pyesim materialistët, cili e bëri atë mençuri? Dielli apo rruzulli ynë? Apo e bënë si fshatarët kur ndajnë arën me njëri- tjetrin dhe thonë: “ Hajde, ngrije litarin, e aty ngul një kunj. Hoja! Mos shko më tutje se pas miliardë vitesh do të vijë koha e do të vijnë njerëz, e të gjithë do ngrijnë.”
Pra, këtë çështje lopa nuk mendon, por vallë edhe ne nuk duhet ta mendojmë a?! E a nuk duhet ta zgjidhim këtë problem, duke u bërë pyetje materialistëve e natyralistëve duke u thënë: “Kush i bëri këto saktësime të krijesave gjigande? A natyra e pamend, e verbër dhe e shurdhër?! Apo tjetër ndonjë Fuqi, pra Allahu i Madhëruar?!!!
T’I HEDHIM SYTË NEVOJËS SONË PARËSORE
Ja, oksigjeni është një nevojë kryesore për secilën gjallesë, veçanërisht për frutin e gjithësisë, njeriun, që nuk mund të jetojë pa të asnjë minutë. Si thoni, a s’duhet të mendojmë ne se kush na solli atë deri tek hunda jonë?
Supozojmë se ekspertët e ekologjisë thonë se është pothuajse 100% e sigurt se oksigjeni i Shqipërisë mund të mjaftojë edhe për rreth 6 muaj. Atëherë, si i bëhet halli i popullsisë sonë? Tani, në qoftë se falenderojmë një mikut që na zgjat e na jep një cigare duhan, atëherë, a nuk duhet të falenderojmë për këtë mirësi jetësore të dhuratës së Allahut?
Ngaqë All-llahu e ka ditur se ne nuk mund të jetojmë pa ujë, ne na ka sjellë atë diku afër, që të mund ta arrijmë pa u munduar shumë. Bile uji, duke qenë lëng rrjedh, dhe kullon e zbret poshtë në deti. Allahu, që e ka dashur pa masë njeriun, ia ka sjellë ujin te këmba e tij, ku ai qëndron, atje në kodër, rreth 1500 metra lart mbi deti.
A e dini se uji është krijuar prej dy elementëve, hidrogjeni dhe oksigjeni? Tani, a nuk duhet t’i pyesim materialistët se si janë bashkuar, pa e djegur njëri- tjetrin, hidrogjeni që është një element që djeg dhe oksigjeni elementi që digjet?!
Një profesor i biologjisë më tha se në qiell ka njëmijë herë më shumë ujë se në tokë. Prap duhet t’i pyesim natyralistët se ku po qëndron, në çfarë depoje, gjithë ai ujë. Një tjetër pyetje: Përse nuk bie shi nëpër oqeane, detra e shkretëtira ku edhe në qoftë se bie, bie pak?! Pse shkon e bie aty ku bëhet prodhim gruri, patatesh e të kulturave të tjera të bujqësisë?!
Bile kur bie, nuk rrjedhë si rrjedhë nga ndonjë kanal por bien pikë-pikë. Nganjëherë rrallë bien kokrra, por asnjëherë nuk bien sa një shalqi. Edhe sa molla nuk bie, por bie sa fara e qërshisë. Allahu ato nuk i lëshon të mëdha që t’i mbysë njerëzit që i don shumë.
A jua tërheq vëmendjen, përse dimrit nuk mërmëron kur bie shi, edhe sikur të mërmërojë s’mërmëron shumë? Duhet të dimë se All-llahu i Madhëruar, çdo gjë e bën me ekuilibër të jashtëzakonshëm. Shtrohet pyetja: Dimrit për ç’arsye nuk mërmëron? S’mërmëron se tërë gjallesat janë brenda. Kurse verës që janë përjashta. Pra që të mos lagen ato, All-llahu u thotë atyre me zërin mërmërimës, duke bërë bu bu bu: “Ikni, ikni që të mos lageni!”- dhe e lëshon shiun.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>