Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Nga ajo del se, në qoftë se mendja e njeriut nuk ka mundur të marrë dijeninë shpirtërore në kohën e duhur, jeton duke mos menduar të tjera gjëra dhe përshtatet ambientit të rrethit dhe përpiqet të plotësojë dëshirat e veseve epshore.
Le t’i hedhim sytë çifteve të reja që kanë vendosur të martohen dhe kanë formuar një stofkë që të shumëzohen. Siç kam treguar edhe herë të tjera, përveç besimdrejtëve që kanë vendosur t‘i nënshtrohen urdhërave të Allahut, këta të rinjtë po martohen duke mos menduar të ardhshmen, pa marrë ushqimin e duhur shpirtëror, me shtytjet e veseve epshore e jo me logjikë e mentalitet, pa këshilluar me prindërit apo me ndonjë që ka përvojë dhe pastaj nuk po mund të gjejnë atë që kanë menduar. Shkaku i kësaj nuk është tjetër vetëm se u mungon edukimi i duhur. Siç thashë edhe më parë njeriu po nuk mori atë që i duhet ai është gjysëm njeri dhe pas kësaj kohe gjendja e tij vështirësohet. Nëse nuk më zini besë shikoni çfarë imoraliteti ekspozojnë nëpër rrrugë këta gjysëm njerëz.
Ja pra, këto të rinjtë kanë hyrë në moshën madhore, bile edhe janë martuar edhe me mend në kokë janë. Ne kemi drejtë të presim nga ata vepra normale e jo anormale. Çiftet duhet të respektojnë dhe të sillen me mirësi me njëri tjetrin. Nëse pendohen dhe i besojnë Krijuesit të tyre dhe durojnë njeri tjetrin shpëtojnë vehten e tyre dhe fëmijët që Allahu do t’ju falë në të ardhmen. Duke respektuar njëri tjetrin bëhen shembull i mirë edhe për të tjerët. Pra edhe për këtë atyre i duhet formim.
Për këtë profeti Muhammed a.s.m. ka thënë: Djemtë për katër gjëra martohen me ndonjë vajzë që u pëlqen:
1- Për bukurinë e saj.
2- Për pasurinë e saj.
3- Për sojin e saj të moralshëm.
4- Ngaqë është fetare .
Dhe thotë ju të pëlqeni fetaren që t’ia shihni hajrin.
Megjithatë tek çiftet kërkohet barazim, jo të jenë njëri me dy fakultete e tjetri me filloren. Sepse kur bisedojnë ta kuptojnë fjalën, hallin e qëllimin e njëri-tjetrit.
Dijetarët e fesë islame që të kalojnë një jetë lumtur e larg divorcit, u porosisin çifteve këto kushte:
1- Burri duhet të jetë më pasanik, vajza më e varfër.
2- Burri duhet të jetë më i dijshëm e vajza pak më poshtë.
3- Burri duhet të jetë më i vjetër, vajza më e re.
4- Burri duhet të jetë më i gjatë, vajza më e shkurtër.
5- Burri duhet të jetë më trim , vajza më frikacake.
6- Burri duhet të jetë më bujar, vajza më koprace.
7- Nusja duhet të jetë më e bukur se djali.
8- Nusja duhet të jetë më e urtë se djali.
9- Nusja duhet të jetë më e turpshme se djali.
10- Nusja duhet ta presë vazhdimisht burrin e saj duke qeshur.
12- Nusja nuk duhet të qeshë, por duhet të jetë serioze ndaj burrave të huaj.
Çiftet që janë besimdrejtë, që të mos humbin lumturinë e xhennetit të pafund ka nevojë të durojnë njëri - tjetrin.
Hazreti Alinë e kanë pyetur:- “Sa duhet të lidhet një mashkull me besim të fortë me bashkëshorten e tij?”
Hazreti Alija iu përgjigj kështu: -“Ai burrë kurrë nuk duhet të imagjinojë dikë përveç gruas së tij.”
Edhe Hazreti Fatimen, pra gruan e Hazreti Alisë e pyesin: “A ka mundësi ndonjë besimtare të mendojë ndonjë burrë tjetër përveç burrit të saj?”
Ajo iu përgjigjet kështu:- “As në imagjinatën e saj nuk do të pranojë ndonjë burrë tjetër!”
CILI ËSHTË NË TË VËRTETË HUMANIZMI
Sot materializmi, që mendjet e njerëzve i ka bërë si një gjarpër, që lëshon helmin të kafshojë njerëzit dhe me këtë ndjen kënaqësi. Këta tradhtarë janë ulur në çdo qoshe të rrugës që të lëshojnë helmin e na presin aty si kusarë. Kusarë të tillë na kanë rrethuar duke përdorur mjetet e ndryshme. Jemi bërë për t'u dhimbsur se keq na sulmojnë! Na vjedhin paratë, djalin, vajzën... Na mashtrojnë, na vjedhin traditat e mira, moralin e nderin, sedrën... Bile duke e quajtur kulturë e modë, edhe rrobat e veshmbathjet nga trupi na i vodhën...Dhe na veshën ca rroba të pahijëshme, me shkrime të mëdha nëpër gjokse e shpina... Dhe ne lavdërohemi me të tilla veshje dhe u bëjmë reklamë atyre... U bëmë si ata që s’kanë para për të blerë rroba që të mbulojnë trupin... Duke na bërë të gjitha këto vjedhje, ata bëjnë hipokrizi dhe ne na thonë: “ Ju duam shumë dhe mundohemi për të mirën e juaj!!!”
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>