Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Biografi e shkurtër e autorit
Abdylkadir Haktanër ka lindur në vitin 1937 në rrethin e Preshevës, në fshatin Bilaç. Gjatë Luftës se Dytë Boterore ndërron jetë i ati dhe e merr në mbikqyrje xhaxhai i tij. Ndërsa edukatën dhe asrimin e duhur e mori nga daja i tij i mirënjohur në zonën e Gjilanit Molla Hamidi Hoxh.
Gjatë viteve 1953-1960 nga Jugoslavija në Turqi pati një shperngulje masive rrethë 2,5 000,000 banorë. Megjithë këtë, ai nuk pranoi te braktise atdheun. I gjendur ngushtë u detyrua që të emigroje edhe ai në vitin 1970 megjithese nuk e donte ta bënte një gjë të tillë.
Në Turqi, edhe pse atij i propozuan të marre detyrë në shoqatën fetare, ai nuk pranoi nga frika se nuk do të munde ta përmbushte siç duhej atë.
Deri me vitin 1995 vazhdoi jetën një jetë të thjeshtë duke u angazhuar në profesione të ndryshme. Me gjithë atë kur ishte i lirë nuk e braktisi studimin. Kjo e shtyu atë që të thuaje vetes se pas kësaj kohe atdhetarëve duhet të jap diçka për Islamin, duke e shikuar si një detyrim shumë të rendësishem atë. Në këtë rastë nisi të perktheje pjesë nga Risale-i Nur, të autorit Bediuzzaman Said Nursi. Nga kjo ka përkthyer 15 pjese. Të cilët deri me tani nëpër vende ku jetojn shqiptarët janë shpërndarë rreth 50,000 copa. Se këto vepra nga që përgjigjen nevojave të kësaj shekulli, janë përkthyer përmbi dyzet gjuhëve tjerë. Krahas kesaj Autori ka shkruajtur edhe disa libra ne gjuhen shqipe dhe turke. Ndër këto me të njohurat janë libri me poezi “Perlat e Zemres” dhe libri që ka për qellim përgjigjen e pyetjeve që mbizoterojnë në qarqet ateiste “Pergjigje Pyetjeve materialiste” si dhe libri “Cështjet serioze për te dy palët”. Ndërsa në gjuhën turke ka botuar 3 libra dhe një me poezi.
Ai banon se bashku me familjen e tij në Stamboll.
Bismil-la hirrahmanirrahim
Me emrin e All-llahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit
ÇËSHTJET JETSORE
PËR TE DY PALËT
Autor
Abdylkadir HAKTANËR
PARATHENIE
Të nderuar vëllëzër dhe motra!
Ky libër që keni në dorë është një përmbledhje e shumë librave që përmbajnë çështjet serioze. Unë besoj se shumë njerëz, do të habiten kur t’i lexojnë çështjet që janë trajtuar në të. Secili edinë se, atdhetarët tanë të shekullit të njëzetë, duke patur ndikime nga intrigje të ndryshme, kanë marrë një kulturë që nuk përshtatet me traditat e kombit tonë. Duke mos mundur t’i kapërcejnë këto ndikime, ata nuk kanë mundur të mësojnë dhe të të dijnë çështjet e tyre parësore.
Duke shkruar këtë libër, unë e dija se mga imponime të traditave jo normale ndokujt nuk do t’i pëlqejë ndonjë çështje. Por të mos harrojmë se kur shkruhet ndonjë libër fetar nuk ke drejtë të bësh filozofi e reformë, që t’i përkëdhelësh ata që jetojnë duke përshtatur parimeve të huaja.
Unë jam një vëlla i juaji që, duke dëshiruar me sinqeritet që të bëhem i dobishëm për popullin tim shqiptar, me ndihmën e Allahut arrita ta shkruaj këtë libër. Duke e lexuar ju do të qartësoni shumë dyshime që ju janë grumbulluar në mendjen tuaj. Sepse, sikurse nga një farë e vogël të fikut All-llahu mundi të krijojë një dru gjigand, njësoj edhe një personi si unë, i dha ndihmë që ta shkruaj me sukses librin ku mund të gjeni përgjigjen e nevojave të kësaj kohe. Libri është shkruar me plot kuptimin pa filozofi boshe dhe me stil modest.
Unë, së bashku me vëllezërit shqiptarë, kam përjetuar ato kohra të sistemit socialisto-komunist kur na sulmonin me metoda të ndryshme. Pra, e di shumë mirë se në çfarë niveli i kanë katandisur vëllezërit dhe motrët e mi shqiptarë. Sistemi i atëhershëm, shumë njerëz i ka shtyrë të devijojnë dhe shumicën e shkollarëve, duke iu imponuar, i kanë shtyrë t”i besojnë vetëm asaj që e shohin me sy; pra i ka bërë materialistë e ateistë. Besoj se me këtë libër, edhe nëse s’do të mundem t’i bëhem i dobishëm pleqve, tek të rinjtë do t'ia arrij. Me këtë libër ata do të mësojnë realitetin e shumë çështjeve, sepse nga padija kanë bërë zakon një jetë që nuk i pëlqen as atyre dhe janë duke pritur që dikush t’ua zgjatë dorën që të shpëtojnë.
Numrët kliko dhe vazhdo: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>