HYRJE
 
 
Sot Islami është një nga temat më të përfolura në rang botëror. Rreth tij çdo ditë shkruhen shkrime të panumërta. Arsyet janë të shumta dhe njëra prej tyre është për faktin se kjo fe madhështore përbën një të katërtën e popullsisë së botës, prej brigjeve të oqeanit Atlantik deri në ishujt e Paqësorit. Ajo është e pranishme në të gjitha pjesët e botës.
 
Fyerja dhe nxirja e vazhdueshme e Islamit, në ditët tona, është bërë mision dhe pjesë e pandashme e aktivitetit të disa grupeve të politikës dhe të mediave vizive dhe të shkruara, që ka për pasojë perceptimin e deformuar të Islamit dhe shpërfytyrimin e imazhit të tij.
 
         Si pasojë e të pavërtetave historike, edukimit eklektik, qëndrimit evrocentrist, gjë për të cilën përgjegjësinë e mbajnë veçanërisht qarqet ekstreme fetare, shtypi dhe mediat, në Perëndim është formuar një imazh i shtrembëruar dhe tejet i errët për Islamin. Mungojnë informacionet e sakta për islamin, kurse pjesa më e madhe e informacionit që qarkullon në Perëndim, s’është tjetër veçse një grumbull paragjykimesh negative për Islamin.
 
Është e vështirë të besohet se si në kohën e komunikimit kaq masiv dhe udhëtimeve të shumta të përditshme në të dy drejtimet të ketë kaq shumë dyshime mes këtyre dy botëve. Disa intelektualë në Perëndim shkojnë deri aty sa Islamin ta paraqesin si rrezik për Perëndimin dhe të parashohin konfrontim të pashmangshëm mes këtyre dy qytetërimeve. Perëndimit nuk po i kërcënohet Islami, por degradimi shpirtëror dhe shthurja morale.

Numrët kliko dhe vazhdo: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>