Edhe unë, si përkthyesi i këtyre librave, ju rekomandoj leximin e tyre sepse e kam provuar vetë që rileximi i tyre më ka sjellë shumë dobi, mendonëse ka 50 vjet që i rilexoj. Për këtë ndiej një kënaqësi të madhe. Kryetari i bashkësisë islame të Shqipërisë, i ndjeri zotëri H. Sabri Koçi, po ashtu edhe kryetari i parë i bashkësisë islame të Kosovës, zotëri Rexhep Boja, duke i nënshkruar veprat e Risale-i Nurit, e kanë porositur popullin shqiptar për leximin e këtyre librave. Këta libra bashkëkohorë janë përkthyer në mbi 50 gjuhë të botës. Këto vepra i vërtetojnë me argumente kushtet e besimit islam. Po ashtu, duhet ta dimë se veprat e Risale-i Nurit shërbejnë si një dylbi, që nëpërmjet shkencave bashkëkohore, na tregojnë të vërtetat e besimit. Tani po parashtroj 20 argumente për të arsyetuar se përse ne duhet t’i rilexojmë vazhdimisht veprat e Risale-i Nurit:  
 1.     Ne veprat e Risale-i Nurit i rilexojmë për arsye se: Nëse një shtëpi merr flakë, atëherë njerëzit e saj, pasi garantojnë shpëtimin e shpirtit tyre, menjëherë përpiqen që të shpëtojnë paratë, apo xhevahiret që kanë. Më pas u vjen radha edhe gjërave të tjera. Pra, ashtu siç preferohet shpëtimi i parave ndaj mallrave të tjerë, po ashtu edhe leximi i librave të Risale-i Nurit preferohet ndaj leximit të librave të tjerë për të shpëtuar dhe forcuar besimin. Kur ta kuptoni se kohët e fundit filozofia materialiste i ka lënë shumë njerëz pa besim dhe shumë të tjerë, veçanërisht intelektualët, i ka bërë dyshues, atëherë do ta pranoni rëndësinë dhe vlerën e Risale-i Nurit. Gjatë leximit të tyre, njeriut i bindet mendja, shqisat dhe ndjenjat dhe, në këtë mënyrë, ai garanton besimin e duhur.
Siç e kam thënë edhe më lart, besimi në fenë e vërtetë është për njeriun si geni i shëndetshëm në trupin e tij dhe është kushti i parë për të fituar xhenetin dhe një çiflig në madhësinë e rruzullit tokësor. Me të mund të fitosh edhe kënaqësinë e All-llahut të Madhëruar dhe të përjetosh lumturinë e te dy jetëve.

2. Ne veprat e Risale-i Nurit i rilexojmë sepse: Në kohën tonë, kur po sundon pozitivizmi, imitimi dhe transmetimet e dijetarëve, veçanërisht tek shkollarët, nuk kanë vlerë, sepse nëpër shkollat laike nxënësit i detyrojnë që t’iu besojnë vetëm atyre sendeve që i shohin dhe e prekin me dorë. Kështu shkencëtari kërkon argument që të bindet se 2x2=4 apo se 2+2=4. Askush s’guxon të thotë se bëjnë 5. Ajetet e Kur’anit dhe hadithet e Pejgamberit (a.s.m.) janë argumente vetëm për besimtarin, ndërsa njerëzve që janë zhytur në pellgun materialist iu duhen argumente fizike. Pra, materialistëve dhe natyralistëve duhet t’ua shpjegosh fenomenet e universit. Në origjinalin e Risale-i Nurit, që janë 14 vëllime librash që përmbajnë 6000 faqe, direkt ose indirekt, gjenden argumentet e të gjashtë kushteve të besimit.

Numrët kliko dhe vazhdo: 1 2 3 4 5 6 >>>