Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Këtë vit studion në vitin e fundit në fakultet. Ai ju njeh juve, keni qenë në të njëjtën klasë. Qëllimi i tij s’ishte gjë tjetër veç të jetonte si kafshët. I kishte e i merrte si për nder zotësitë e pavlera e jo të njohura. Shoqëritë e qejfit i ndiqte hap pas hapi. Ndjenja të larta si respekt, turp, nder, mëshirë, sipas tij qenë gjëra të pavlera. Kisha turp t’i thosha djali im. Ai materializëm shekullor ma shkriu ekzistencën time. Kur kam dashur ta paralajmëroja, ose kam dëgjuar fjalë të këqija, ose kam ngrënë dajak. Pale s’mund ta harroj kur më rrahu si kriminel e ma theu krahun. Rënkova me ditë. S’më erdhi as edhe një mik që të më hapte derën e të më çonte tek doktori. Ngushëllimin e gjeja gjithnjë tek të qarat.
Kur kuptoi se më mbaruan paratë, më hoqi nga supi pardesynë e re dhe deshi ta shiste. Iu luta: "Biri im, aman mos e bëj këtë",- i thashë. Po fle në një dhomë të ftohtë, jam i moshuar e s’mund të duroj. Por u gjenda përballë një sjellje të rëndë, e jashtëzakonisht të sertë.
M’u duk sikur më ra gjithë bota përsipër. U drodha deri në palcë. Në gjirin tim sikur kisha rritur një gjarpër e jo një evladë (fëmijë).
Ja pra or bir, isha një i shkretë që shkrinte mes qarqeve të kësaj jete të dhimbshme. Gjërave të tilla si dashuri, qeshje e qetësi, u harrova bile edhe emrin. Por shiko se ç’do të ngjasë:
Kishte arritur në ndihmë Risale-i Nur (Mesazhet e Dritës)
Një ditë në dhomën time të ftohtë i mbështjellë me jorgan, isha kokë më kokë me hallet e mia. Dera u hap ngadalë. Hyri brenda. Derën gjithmonë e hapte duke i rënë me shqelm dhe hynte si i hardisur. Erdhi duke vrapuar dhe më holli duart në qafë. Lotët i rridhnin nëpër faqe dhe i kullonin poshtë në mjekër. Qante duke u dridhur.
"Më fal, babai im i dashur",- thoshte. "Harro çdo gjë, prano sikur tani kam ardhur në këtë botë, çdo gjë do të fillojë nga e para", e të tilla fjalë.
Më besoni, pandeha se po shikoja ëndërr. Për atë moment edhe unë e humba fare.
Më tha se në shkollë ishte njohur me ju. Një mbrëmje e ftuat si mysafir në shtëpinë ku qëndronit. I paskeni lexuar pjesë nga veprat me emrin "Risale-i Nur" (Mesazhet e Dritës), që shpjegonin qëllimin e jetës së njerëzve dhe të tij. Atij i kishte bërë një ndikim të atillë saqë s’mbaron me të shpjeguar. Tani i lexojmë bashkë ato vepra dhe falemi sëbashku. Arritëm tamam në qetësi dhe na u mbush shpirti me gëzim. Po e kuptoj përsëri që jam baba dhe për këtë falenderoj All-llahun.
S’di si t’ju falemderoj mor bir. E shtoftë All-llahu numrin e të rinjve si ju. Hizmeti, shërbimi që po bëni është shumë i shenjtë. Njerëzimi në historinë e vet s’mund të tregojë hizmet (shërbim) më të madh se ky. Një njeriu që jeton jetën e xhehennemit, t’ia bësh të shijojë atë të xhennetit, është një e mirë që s’përshkruhet. Nëse këto momente do të kisha ndonjë pasuri, do ta shpenzoja të gjithë për këtë rrugë. All-llahu qoftë i kënaqur pafundësisht prej jush.
Pres duatë tuaja dhe ju puthi sytë.
05.04.1984.
Mësuesi i letërsisë në pension
Kemal Küçükarslan
Një letër:
Librat "Sözler" (Fjalët) dhe "Lem’alar" (Ndriçimet)
që u pyetën nga farmacia
E kam përpara letrën e parë dhe të dytë të z. Salih Gökkaya. Kushedi sa herë i kam lexuar. Jam prekur dhe kam marrë shumë përvojë.
Përveç kësaj, mes jetës sime ka pak a shumë të njëjtën ngjashmëri. Edhe mua Risale-i Nur më shpëtoi nga një krizë e madhe. Mund të them se u riktheva edhe një herë në jetë. Po e shpjegoj shkurtimisht.
Kam ardhur në jetë si biri i një biznesmeni të pasur. Kishim një jetë familjare që s’kishim ndjerë ndonjëherë në emër të së nevojshmes ndonjë mangësi. I ndërroja makinat si këpucët dhe i harxhoja paratë si uji. Rinia më ikte me të shpejtë e dinamizëm. Bëhesha pronar i çdo gjëja që doja, i shëtita dhe i pashë të gjitha vendet e bukura. Përveç kësaj edhe shtetet që tërhiqnin më tepër turistë i shëtita një nga një.
Çdo gjë e kisha përpara dhe nën këmbë. Erdhi një moment që s’kisha më ç’të arrija, e s’mbeti qejf pa shijuar. Tashmë bukuritë dhe qejfet s’më shijonin më. Brenda meje filloi të dukej një mungesë qetësie që dalë-ngadalë dhe fshehtas, filloi të më brente pa e kuptuar.
Gjithnjë prisja që viti të kalonte vitin. Por ajo mosqetësi e fshehtë, me kalimin e kohës më shtohej më tepër. Gjumin, jetën dhe gëzimin ma bënte lëmsh e li. Babai kur e kuptoi që isha i lodhur fizikisht dhe më ra shëndeti, më dërgoi për të më kuruar në çdo psikiatër e psikolog të njohur që ishin brenda, e jashtë vendit. Sa keq që të gjitha këto, s’ishin zgjidhje për depresionin tim që ishte futur brenda si një gjarpër i vogël. Familja jonë që ishte e lumtur dhe e aftë për çdo gjë, kishte vite që jetonte në atmosferën e një dhimbje vdekjeje.
Erdhi një çast që s’mund të rezistoja më. Më dukej sikur një dorë e fshehtë më mbërthente kokën, shpirtin, zemrën, më mërziste, më shtypte dhe më tmerronte sikur po çmendesha. Në këtë kohë kur më vdiq edhe babai, u mërzita shumë dhe pothuajse u shkatërrova fare. Fillova të frikësohem, m’u duk sikur u bëra për çmendinë.
Një ditë pashë një shok që studionim bashkë dhe ia shpjegova atij gjendjen time.
-Po dil ore jashtë shteti për udhëtim,- më tha.
-S’më ka mbetur vend që s’e kam vizituar,- i thashë
-Unë punoj në një firmë italiane që bën veprimet e veta në Arabinë Saudite. Po deshe shkojmë atje. Mbase të bën mirë. Është një vend paksa i ndryshëm,- tha.
U mendova. Kështu pranova sikur "ka dobi". Atje është një shtet musliman. Por nga islami s’njihja gjë tjetër veç emrit. Në shtëpinë tonë gjendet çdo gjë, por nga islami s’kishte as edhe një shenjë.
Së bashku fluturuam për në Xhidde. Për disa ditë me rradhë shëtita qytet më qytet. Po s’po e gjeja dot dermanin që kërkoja.
Brenda një pesimizmi, ndodhesha në një dhomë hoteli në Medine. Tani çdo gjë po më dukej e këndshme. "Ah",- thashë, "mbase erdha në fund të rrugës". Për herë të parë e ndjeva veten kaq të dobët e nevojtar. Menjëherë më erdhi në mend Zoti. Por s’dija as se si t’i lutesha. Pëshpërita disa fjalë.
U zhyta brenda kësaj mërzie. Në ëndërr pashë se m’u hap dera e dhomës. U dallua një me xhybe dhe çallmë. Më pyeti:
"Ti je i sëmuri?"
Mes një habie i thashë: "Po".
"Unë jam doktor dhe do të të vizitoj",- tha. U çudita. S’kishte ndonjë anë që t’i ngjante doktorit.
"Po ç’doktor jeni ju?"- e pyeta.
"Bir",- më tha. "Unë jam doktori i këtij shekulli. Tani më shpjego problemin tënd."
Ia shpjegova. Më dëgjoi pa zë.
"Do të të shkruaj një recetë",-tha, "nëse i përdor këto ilaçe, mos u frikëso fare, do të shërohesh menjëherë". Më përkëdheli flokët duke më buzëqeshur.
"Shkruaji ato që të thashë",- më tha.
Mora në dorë lapsin dhe po shkruaja shkronjë për shkronjë: "...Sözler, Lem’alar, Mektubat, Sualar, Asa-i Musa…".
“Nëse përdor këto ilaçe, s’ke për të pasur më asgjë”.
U zgjova me një emocion të madh. Me të rrokur një laps e një fletë, i shkruajta identikisht ilaçet që u thanë. Po këto s’i ngjanin ilaçeve që kisha përdorur unë. Dhe në mes të natës vrapova jashtë në rrugë. Nga gëzimi s’po dija se çfarë të bëja. Serioziteti i ëndrrës më dha një forcë të mjaftueshme, saqë besova se do të shpëtoja nga ky problem që më kishte bluar prej vitesh.
Hyra në farmacinë e parë që rastisa. Ia zgjata fletën farmacistit. Burri pa mirë e mirë e pastaj tha:
"Tek ne s’ka ilaçe të tilla. Këto ilaçe ose janë shumë të vjetër, ose janë tani të rinj e s’na kanë mbërritur akoma.
Hyra në një farmaci tjetër. Në një tjetër, në një tjetër përsëri… Por tek askush s’gjendeshin ilaçe të tilla. Sipër rrugës kishte një spital. Bëra kërkesë atje. Një doktor i ri me fytyrë të bardhë ma mori recetën nga dora dhe buzëqeshi:
"Këto s’janë ilaçe, por libra",- më tha.
"Si ka mundësi",- u habita unë.
"Unë jam me origjinë gjermane",- tha ai. Këta libra i kam lexuar edhe unë. Shkrimtari është nga Turqia. Mund t’ju ndihmoj për të qenë i sigurtë në këtë gjë.
I sigurova librat dhe duke u mbyllur në dhomën time, i lexova deri sa i mbarova.
Tani unë e numëroj veten mes atyre që kanë ardhur përsëri në jetë. Dhe për të gjithë ata që janë në gjendjen time i këshilloj të njëjtat ilaçe.
Mesut UÇAN
Një letër e ardhur pas botimit të dytë të librit
I nderuar Yavuz Bahadiroglu!
U bënë dy muaj që jam njohur me ju. Çdo gjë filloi kur Halit Ertugrul mori në dorë lapsin dhe shkroi veprën me titull "Njeriu që kërkon vetveten". Ky libër më dha një miqësi. Në fillim fillova ta lexoja pa interes. Po kur u futa në brendësi dhe u mpleksa me të vërtetat brenda tij, s’kisha mundësi ta lija më. E kam lexuar plot pesë herë. Ana që më tërhoqi mua nga ai libër s’ishte stili, rrjedha apo tregimi në mënyrë të shkëlqyer i temave. Mua më tërhiqnin të vërtetat origjinale të imanit (besimit) që gjendeshin brenda tij.
Ka vite që brenda marksizmit e kemi parë veten të ndriçuar e të kulturuar me frymën e mohimit të çdo gjëje. Përveç kësaj edhe z. Salih Gökkaya, që bën fjalë edhe libri e kam njohur shumë mirë. Ai burrë ishte shoku i afërt i babait tim. Edhe mua më preku së tepërmi e më emocionoi shumë bërja kthesë e një marksisti të tillë. D.m.th. kjo ishte diçka, sikur të thoshe:
"Kjo është një kthesë e Marksit".
Së pari përgëzoj shtëpinë botuese dhe shkrimtarin e këtij libri, z. Halit Ertugrul.
Librin me titull "Njeriu që kërkon vetveten", e njohën që të gjithë dhe filluan tua bënin të ditur edhe mjedisit përreth. Çdo i ri duhet ta lexojë këtë libër. Duhet ta bëni që t’u bie në dorë të gjithëve. Gjenden shumë njerëz si unë që janë mbas një mosbesimi të madh e që s’e shprehin dot brendësinë e tyre.
Përveç kësaj shokët, që ua dhashë këtë libër për të lexuar, më pyesin: "Pse kjo çështje kaq e goditur s’është bërë film?" Me të vërtetë që del një film i mrekullueshëm. Uroj që të bëhet më shumë reklamimi i këtij libri. Dhe me shpresën se në të ardhmen do ta shohim si një film, ju uroj suksese në punën tuaj.
Fevzi Yokush
Seyranbaglari – Ankara
Një letër e ardhur pas botimit të 3-të
(Salih Gökkaya, me emrin e vërtetë
Salman Eser)
Z. Halit!
Unë jam një lexues…
Do të prezantohemi për herë të parë bashkë. Rruga ime është një rrugë e vështirë dhe e gjatë. Së pari kam qenë në krahun e majtë të qeverisë, e më pas një kurban i dëfrimeve. Sytë e mi m’i hapi, pasvdekja e tim shoqe, pas një martese prej gjashtëmbëdhjetë vjetësh. Kjo ngjarje tregoi se s’mund të arrij gjë në këtë botë. Më zgjoi nga gjumi, në një moment kur isha duke mbaruar dhe shkatërruar. U zgjova por kush do të më ndihmonte? Mendja e përqendruar, zbrazëtinë e zemrës, shpresat e shkatërruara, kush do të m’i ngrinte në këmbë? Cili hoxhë? Cili libër? Cili dijetar? Cili filozof? Tek cilido që të shkoj s’mund ta gjej sigurinë që dua. Si përfundim, e lashë atë rrugë të ulët e të poshtër… Po rruga e re? Nëse s’e gjej, përsëri do të kthehem atje? Me të vërtetë s’dija ç’të bëja. Këtu fillonte edhe kriza.
Kështu në një kohë kur kisha arritur në kulmin e pasigurisë në vetvete e të mosvendosjes dot…, shkuam në dasmën e një të afërmi tonë. Kaluam në një dhomë që ishte veçuar për të biseduar me mysafirët e moshuar që vinin. Filloi një bisedë e thellë. Një i ri kishte marrë një libër në dorë dhe po ua lexonte njerëzve që kishte përballë. Pashë librin; "Njeriu që kërkon vetveten"… Pra libri juaj.
Filloi një bisedë me shumë diskutime. Një i ri e kundërshtoi librin. "Edhe unë e kam lexuar, është shkruar shumë, por çdo gjë është prodhim i imagjinatës.",-thoshte ai. Tjetri mundohej që ta bindte atë. Shkurtimisht ishte një diskutim e debat i këndshëm.
Dëgjova me kujdes. Një libër që shpjegonte kthesën e Salih Gökkaya-s… Po ai… D.m.th. Salih Gökkaya ynë… Me emrin e vërtetë Salman Eser. A s’e njihja? Njeriu i pasperdes një herë e një kohë. Kur u pyeste komunizmi në Turqi prej tij, edhe unë kam qenë një prej militantëve, prandaj... Jo pak i kemi dëgjuar fjalimet dhe taktikat e tij. Po ai... Salihu i famshëm…
Dëgjova që kishte bërë kthesë… Po si? Ku?
I shpjegova të gjithë ato që dija. Në të vërtetë s’dija gjë tjetër përveç se formimin e një revulucionari, lideri, apo një aksionisti. Por atë e njihja shumë mirë.
Mora në dorë librin që lexonte zotëria. Me një fjalë këtij i thoshin udhëzim. Ajo natë… Plot dy herë e lexova udhëheqësin tim të vjetër. Duke lexuar njeriun që më bëri komunist, gjeta atë që kërkoja. Metoda që shpëtoi atë, më shpëtoi edhe mua. Më besoni që ato rreze Nuri (drite), do të shpëtojnë edhe shumë njerëz të tjerë.
I nderuar zotëri, dua të njihem me ju, ju lutem. Me respekt...
06.05.1993.
Izzet Satilmis
Një letër pas botimit të katërt të librit
Shumë i nderuar dhe i respektuar mësues!
S’mund t’ua shpjegoj se mes ç’emocionesh ua kam shkruajtur këtë letër. E keni vënë re nëpër filma se si një pemë rritet menjëherë, një trëndafil çel menjëherë dhe një njeri plaket menjëherë. Ja pra emocioni i tillë i ndërrimit në një tjetër.
Njeriu që kërkon vetveten… Ky është titulli i librit që ju keni shkruar. Para dy muajsh mora një libër të tillë për ta lexuar në një udhëtim vetëm prej dy orësh. S’mund t’ua shpjegoj ç’ndodhi më vonë. More pash Zotin, ju për mua e kishit shkruajtur atë libër?
Libri a ishte përgjigjja e mijëra pyetjeve që më kishin mbushur kokën, apo për të më sqaruar përse jetoj, kush jam dhe cilat janë detyrat e mia?
A e dini se ç’më solli mua e familjes sime njohja me këtë libër?
Po ua përmbledh:
Nëna ime solli në botë gjashtë fëmijë. Duke mbetur gjallë në jetë vetëm unë, mund ta imagjinoni se si dridhej sipër meje e se si përkëdhelesha. Por duke u rritur, kjo përkëdhelje u kthye në mosrespektim. Ngaqë nuk m’u dha gjë tjetër pëveçse dëshirës për të qenë i pasur, i ngritur dhe i famshëm, fatkeqësisht nuk i njihja fare cilësi të tilla si: njerzillek, respekt, nder e gjëra të tilla me vlerë. Pa lëre pastaj, Zot, Pejgamber, Kur’an, ahiret, llogari apo dhe term të tillë si adhurim, që s'ia kisha idenë fare.
Një formë e tillë jete më çoi në një mosbesim me një karakter që mos të kisha respekt. Kurse nëna dhe babai, duke mos parë atë që pritet nga fëmija, filluan që të vuanin në lidhje me drejtimin tim të gabuar.
A mund ta mendoni, të duash prindërit, të duash atdheun dhe popullin, t’u japësh të drejtë njerëzve, është e mundur me gjetjen e vetvetes, apo jo?
Kështu pra, "Njeriu që kërkon vetveten" më bëri që ta gjeja vetveten.
Mësues i nderuar.
S’jam unë ai që s’e mban vendi, që gjeti atë që kërkonte, që u lumturua dhe kapi qetësinë e vërtetë. Të shihnit një herë nënën dhe babain tim. Sikur të dinit kënaqësinë që ndjenin ata pas kthesës sime me faljen e namazit, jam i sigurtë që do prekeshit edhe ju, do të mbylleshit brenda për një kohë të gjatë e do të luteshit: "O All-llah, mos qoftë kjo një ëndërr".
Mësova se ishit në Universitetin "Gazi Osman Pasha" në Tokat. Sa do të doja që të isha nxënësi i juaj, por në rastin më të parë që do të vij në Turqi, kam për t’iu bërë një vizitë.
Mësues s’u kushton gjë t’ua këshillosh të gjithëve këtë libër. Përse disa gazeta, duke i bërë reklamën këtij libri të mos ta shpjegojnë atë? Përse firmat e shoqëritë myslimane s’e bëjnë film?
Mbase jam shumë i entuziazmuar dhe po kërkoj shumë gjëra. Por një gjë e dëshiroj shumë, që mes mijëra vetëve që do të lexojnë "Njeriu që kërkon vetveten", do të ketë edhe prej atyre që të më ngjajnë mua.
Ju lutem veçanërisht të rinjve në vendin tim, ta lexojnë këtë libër.
Ju puth duart mësues. Na bëni dua të qëndrojmë në këmbë.
Murat Güngör
08.12.1994