Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Për këtë arsye luftën kundër atyre që marrin armët duhet ta bëjnë forcat e sigurimit. Detyrë e çdo bashkatdhetari është që të jetë mbështetës shpirtëror për forcat e sigurimit. Në rast të kundërt të thuash: "Ne luftojmë kundër komunizmit",-kjo gjë nxit e shpejton rrëmujat që do komunizmi dhe dobëson autoritetin e shtetit. Dhe kjo është një gjendje që komunizmi e do më tepër.
Tani të kthehemi tek pyetja jonë:
Lënda e parë e komunizmit që janë rinia, tërhiqen drejtë komunizmit me premtime në para, mendime boshe, dëfrime, mosbesim dhe përdoren për fitim.
Kështu pra drita e këtyre librave u fut në një luftë pa zë me të rinjtë që shtyjnë rrjedhën e komunizmit. Ngaqë nuk përdoret dhunë e forcë, kjo lloj lufte s’të bie në sy. Me metodën e shkëlqyer të këtij hizmeti çlirohen zemra dhe mendje. Pastrohen mbeturinat e mosbesimit dhe të dyshimit. Mendimet materialiste shkatërrohen e zhduken me argumente shkencorë e mendorë. Si përfundim të rinjtë që ecin me këto lloj mendimesh duke u shpëtuar një nga një, marrin rrugën e vërtetë. Gjatë bisedës sonë vura re se Risale-i Nur është një shembull i shkëlqyer i komentimit dhe shpjegimit të Kur’anit. Autori komentimin e Kur’anit e ka bërë duke i ditur nevojat e këtij shekulli, e duke parë dyshimet në mendjet e zemrat e njerëzve. Duhet ta them hapur se një njeri me mend, logjikë, e pak i drejtë, nuk mund t’i kundërshtojë të vërtetat në këto vepra. Kështu që një shtet që do të luftojë komunizmin duke mbështetur me forcë shërbimin e këtij Nuri (Drite), duhet ta zhvendosi nëpër shkolla, për të shpëtuar të rinjtë nga kënaqësitë dhe epshet, mendimet boshe dhe papërgjegjësitë, sepse nuk ka zgjidhje tjetër veç kësaj.
U futa përsëri në bisedë:
"Komunizmi me gjithë sakrificën e madhe, përse nuk mundi të ketë sukses në Turqi?"
Duke më buzëqeshur lehtë më tha:
"Komunizmi me gjithë se ka përgatitur një shtrat të përshtatshëm a nuk jam unë tani shembulli më i mirë se përse nuk është futur në vendin tonë? Pesëdhjetë vjet të jetës sime i kam harxhuar për këtë çështje. Kushedi sa herë e kam vënë veten në rrezik për hir të kësaj ideologjie. Nëse do të shpjegoj vështirësitë që kam hequr në këtë rrugë do të mbushej një biblotekë me libra plot. Por në fund të një bisede disa orëshe botërat e mia, mendimi, besimi dhe filozofia ime u dogjën. Po pendohem dhe po bie në sexhde. Sipas meje kjo është ndodhia e shekullit. Kjo e vërtetë jo vetëm në shtetin tonë por në të gjithë botën duhet shpjeguar. Kur është kështu s’do të mund ta kalojë dot komunizmi pengesën e fortë.
Kur erdhi fjala për tek jeta e tij private tha: "Mua më quajnë Salih Gökkaya (Gëkkaja). Unë me këtë emër njihem. Kështu më di shoqëria."
"Po ju pyesja cili është emri juaj i vërtetë?"
Përsëri duke buzëqeshur thotë:
"Mjaftohuni me kaq sa dini tani për tani. Tashmë jemi miq e më tutje vëllezër. Duke u takuar më shpesh, në të ardhmen kemi për të folur më shumë reth meje. Keni për të mësuar dhe veçorinë më të vogël, por për momentin më mirëkuptoni në qoftë se mbaj disa të fshehta.
Kërkesën me masa të veçanta në lidhje me kthimin e z. Salihut që ishte një lider në vendet e para për rrugën e vet, veçanërisht nga ana e jetës për sigurinë e saj gjen përshtatje me mendjen dhe pa ngulur këmbë e ndërrojmë temën. Kur e pyeta se cila është forca e vërtetë e marksistëve tashmë në Turqi, m’u përgjigj:
1- 60 % janë të dhënë pas qejfeve dhe dëfrimeve.
2- 30 % janë të dhënë pas parasë dhe posteve.
3- 5 % përpiqen për të arritur me këtë rrugë llogaritë e tyre private.
4- Ndërsa 5 % për të përfaqësuar botën që ëndërrojnë, duke u përpëlitur pa pritur asnjë shpërblim.
Pra siç shihet forca e vërtetë e komunizmit në vendin tonë, është pesë përqind. Ka aq pak njerëz sa mund të thuash se në të vërtetë s’ka njeri për ta provuar këtë rrugë."
I bëra pyetjen që desha t’ia bëja që në fillim të bisedës:
"Vallë cili ishte funksioni juaj brenda këtij ideali?"
Qesh. "Përsëri nga jeta ime private?"- thotë. "Mirë do të mundohem ta shpjegoj duke e përmbledhur:
-Çdo gjë timen e hodha në këtë ideologji. Pandehja se çdo mangësi e të metë që kisha përpara do ta hiqja në këtë mënyrë dhe pandehja se me këtë rrugë do të përqafoja ëndrrën që kërkoja. Kjo filozofi u fut në veprim në shpirtin dhe egon time. Vitet më me vlerë të jetës sime i kam harxhuar për të mësuar këtë mendim e këtë filozofi. Pothuajse mësova përmendësh çdo gjë në emër të komunizmit. U mbusha mirë. Kjo s’ishte një pjesë por gjithë jeta ime. Mora famë menjëherë dhe që në moshë të re kam shkuar në vende shumë të rëndësishme.
Për t’i shërbyer çështjes sime mësova anglisht, frëngjisht, rusisht dhe gjysma gjysma arabisht. Kush e di sa herë jam dëbuar nga puna. Aq shumë kam ngrënë dru nga mbrëmja deri në mëngjes në stacionet e policisë, saqë s’më kujtohet as numri. Kam qëndruar i lidhur nëpër burgje.
Megjithë këto që hoqa, asnjerë s’kam pritur ndonjë shpërblim. Por ata që dolën me mua në këtë rrugë zunë vende që s’ta merr mendja. U bënë të njohur. Një pjesë e mirë e tyre me anën e kësaj u njohën në botë. Derisa një pjesë e tyre u bënë edhe miliarderë. Kurse unë s’e mendova asnjërën prej këtyre. A nuk m’u propozuan? Jo. Më besoni që isha në gjendje që t’i kisha të gjitha në pëllëmbë të dorës. Por sinqeriteti në zemrën time dhe kuptimi që ta bësh punën pa pritur shpërblim, s’ma lejonin këtë gjë. E dini se askush s’dëshiron të punojë në radhët e mbrapme. Është më bukur të kalosh në radhët e para. Por unë me gjithë këtë duke menduar se kjo punë s’mund të ecë pa mua, punoja që të organizoja edhe radhët e pasme. Kam bërë shumë udhëtime jashtë shtetit. Jam takuar me shumë liderë marksistë. Në shumë pika e shihja veten si një element me aftësi sa mund të konsultoheshim së bashku dhe kështu ka ndodhur. Jam takuar me marksistë të tillë si: Enver Hoxha, Marshall Tito, Milovan Gilas, Fidel Kastro, Abdunasir dhe të tjerë rusë e kinezë. Duke parë jetën e tyre zhgënjehesha shumë. Por gjeja ngushëllim duke thënë:
-Këta s’e kanë kuptuar ashtu siç duhet marksizmin, nëse e përceptojnë mirë s’do i kenë këto të meta. Tani atë botë e shoh të paqartë brenda një mjegulle që dua ta harroj.
Po i pyesja pyetjen time të fundit z. Salihut:
"Ju me gjithë se keni qenë vetë dëshmitar disa herë për mbrapështirat e komunizmit dhe praktikimet e qejfit, përse për pesëdhjetë vjet me radhë vazhdonit ta mbronit?"
Duke u munduar t’i japë edhe kësaj pyetjeje një përmbledhje thotë:
"Po i besoi njeriu diçkaje s’është e lehtë që t’i pranojë gabimet e tij, vazhdon me forcën e mendjes dhe të krahut gjatë gjithë jetës, me shumë punë dhe sakrifica. Për gjërat ters që duken në marksizëm shtjellohet shpesh mendimi për rregullimin e tyre. Nëse kishte ndonjë gabim duke thënë:
"Është pjellë e gërmadhës së borxhezisë",- i anashkalonin punës.
Humbjet dhe zhdukjet e vogla nga ana tjetër dukeshin të pranueshme për revulucionet botërore. Në qoftë se numri i këtyre njerëzve do të ishte edhe me mijëra, sëbashku edhe me disa shtete, nuk kishin rëndësi fare.
Ngaqë në dorë s’kemi alternativë tjetër, s’keni mundësi të gjeni krahasim. Po këtë e besoj me gjithë zemër që, me këtë shpejtësi që po përparon shkenca dhe teknologjia, komunizmi s’ka për të rezistuar dhe shumë në këtë botë. E ka jetën të shkurtër."
E tregoi koha se sa të goditura ishin fjalët që tha z. Salihu dhjetë vjet më parë. Drejt fundit të viteve 1989 vendet komuniste u rrëzuan nga populli dhe njerëzit e tij. U hoqën partitë komuniste dhe u zhvilluan zgjedhjet e lira. Inshallah kjo lloj udhëheqje e frikshme që e lau me gjak këtë shekull, harrohet nëpër histori...
Kemi shumë gjëra për të folur, por u afrua orari i autobusit. U takuam dhe u përshëndetëm mes emocioneve, lotëve, me një dashuri të madhe. I dhamë adresën tonë dhe i thamë se i prisnim letrat e tij. Por s’e kuptuam se kjo do të ishte hera e parë dhe e fundit që e takonim atë njeri të nderuar. Me anë të këtij mikut tonë që si morëm dot vesh as emrin e vertetë, i kuptuam edhe një herë vlerat e vërteta që zotëronin librat Risale-i Nur (Mesazhet e dritës) në shekullin tonë. Kur kemi pyetur më vonë për të, kemi rastisur njerëz që e dinin me të njëjtin emër.
"Letra e shekullit"
Pikërisht shtatë muaj pas asaj ngjarjeje, mora një letër që ishte dërguar nga Ankaraja. Kishte edhe një shënim përveç letrës ku thuhej: "Tani e kam marrë të gjithë përmbledhjen e librave Risale-i Nur. Nuk mendoj dhe s’bëj gjë tjetër përveçse lexoj e lexoj dhe futem në meditim.
Mua më jepte një numër kutie postare në Izmir, Allsanxhak.
Menjëherë duke mbërthyer një letër e një laps, shkruajta e shkruajta dhe derdha në të, të gjithë mallin, ndjenjat dhe emocionet. Por kishin kaluar muaj dhe s’po merrja dot ndonjë përgjigjje. Në këtë kohë unë i dërgoja letra njëra pas tjetrës.
Në një kohë kur më ishin prerë të gjitha shpresat, tamam pas tre vjetësh më erdhi në dorë letra… Ajo ditë ishte si festë.
Letra që njihte sëmundjet e shekullit e që tregonte rrugët për shërimin e tyre, mbante cilësinë si "Letra e shekullit". Këtë letër që ishte e gjatë e që nxirrje mësime prej saj, e lexova kushedi sa herë dhe qaja.
Në këtë letër z. Salihu thoshte kështu:
"Shumë me vlerë vëllai im i nderuar! Për shkak se para dy vjetësh kalova një paralizë, u detyrova që t’i vonoja përgjigjet e letrave. Në letër më pyesje se si isha nderuar me të vërtetat e besimit dhe kërkoje të dhëna rreth karakterit dhe ngjyrës së jetës që kisha kaluar. S’mendoj të të shpjegoj se si u përqafova unë me dritën e besimit, sepse t’i ishe vetë dëshmitar i saj. Për të të shpjeguar se si "Risale-i Nur" që i tregon të vërtetat e Kur’anit këtij shekulli, se si ai shkatërron ideologjinë komuniste, që në emrat e mbushura me mohim nxirrte në pah një ndryshim të pabesueshëm dhe që paraqitej si një rrugë e vetme për njerëzit, do të mundohem ta shpjegoj në vija të trasha jetën time, prandaj dëgjoni me kujdes duke marrë mësim.
Babai im ka qënë një copë fshatari që ka hequr shumë e ka qenë i mjeruar që prej lufte. S’e mbushte kurrë barkun me ato që fitonte dhe s’mundi të thoshte haptazi "edhe unë jam njeri". Mes kësaj zbrazëtie në fillim humba nënën dhe më pas humba edhe katër vëllezërit më të mëdhenj se vetja. Kurse babai për të mos më lënë të uritur shkoi për peshkim në mes të dimrit dhe u mbyt nëpër ato ujra. Shkoi dhe iku pa pasur as edhe një qefin për t’u mbështjellë. Atë herë isha pesë vjeç dhe mbeta fill i vetëm. S’kisha njeri që të më fërkonte ballin duke thënë "eja vogëlush" apo të më fshinte lotët e të më tregonte dhembshuri ndaj meje.
U braktisa në mjedisin e rrugëve mes kushteve të paimagjinueshme. Barkun e mbushja me lëmoshat dhe shumë herë gdhihesha i uritur. Lëkura e këmbëve që kishin mbetur pa këpucë, ishte kthyer në atë mënyrë që jo gjembat por as gozhdat s’e shponin. Kjo torturë e thellë zgjoi tek unë ndjenja huliganizmi dhe rebelimi. Që në moshën dhjetë vjeçare, tek unë përfunduan ndjenjat e ndërgjegjjes dhe të mëshirës. Mes këtyre ndjenjave u regjistrova dhe u futa në shkollë. Mësuesit dhe nxënësit që më rrethonin ishin krejtësisht përfaqësues të mjerimit tim. Për çdo rast të bënin të pranoje se shpëtimi ishte tek komunizmi. Njerëzve që më flisnin me gjuhën e dertit tim ia fala zemrën time. Mësuesit donin që të mos i besonim asgjëje që nuk shihej me sy, s’dëgjohej me veshë e s’prekej me dorë. Në këtë formë na bënë t’i mohonim një për një themelet e besimit. Aq sa talleshin edhe me Zotin, engjëjt dhe kaderin (përcaktimin e Tij). Na faltë Zoti.
Kurse unë ngaqë isha punëtor e i zgjuar dhe si një që punonte brenda një mohimi absolut, tregohesha si një komunist shembull. Aq sa filozofinë marksiste e mësova shkronjë për shkronjë përmendësh, si komunistët e mëdhenj klasikë. Për këtë që të gjithë më thërrisnin "Lenin". Duke u zvarritur me të shpejtë kësaj rruge si fillim në shkollë pastaj u bëra drejtues e më vonë përgjegjës zone. Tashmë më ishin hapur para meje të gjitha rrugët. Kisha ardhur në pikën e organizimit dhe të planifikimit të planeve. Dola në jetë me një detyrë të rëndësishme në mbrojtje. Këtë punë deri në daljen time në pension e bëja me një oreks të madh pa u nevrikosur dhe pa u mërzitur.
Për çështjen që propogandoja, personalisht vetëm unë bëra të mundur sigurimin e miliona ndihmave. Në kolltukun që u ula kisha një vend të tillë që mund të përshëndetesha me të gjithë komunistët e botës. E prisnim me pa durim dobësimin e shtetit. Duke qenë edhe me cilësinë se ishim ruajtës të vendit. Mijëra të rinj i bëmë të na besonin. Së fundi kur na zunë shpëtuam me një dënim të lehtë. Por këtë e quajtëm si nder të vogël. Nuk na u shuan ndjenjat, përkundrazi na u shtua edhe më tepër dëshira. Të gjitha fuqitë tona i dhamë dhe i futëm në rrugën e komunizmit. Edhe gjumin e harruam. Por shihni se si del kismet. Të vërtetën që kërkoja në botën e komunizmit duke harxhuar gjithë jetën time në këtë rrugë, do ta gjeja gjatë një udhëtimi.
Buzëqeshje të mbushura me habi
Në vjeshtë të vitit 1979 i hipa autobusit nga (qyteti) Kajseri për të shkuar në Adana. Kur tha shoferi i autobusit: "Nëse ka ndonjë që do të thotë ndonjë këngë ose baladë le të vijë tek mikrofoni. Rrugën e kemi të gjatë, edhe kalon koha edhe neve na argëton",-unë duke e ditur këtë si një rast të mirë ia beha menjëherë në këmbë. Mbase në këmbë do t’u shpjegoja udhëtarëve çështjen që unë propogandoja. Meqë e kisha zërin e bukur, udhëtarët i tërhoqën dhe i bënë për vete këngët që këndova. Duke e ndjerë se ishte formuar një dialog i mirë mes meje dhe atyre në autobus ia fillova bisedës.
-Bashkatdhetarë,-u thashë. -A ka ndonjë prej jush që ndodhet në kënaqësi dhe lumturi të plotë?
Kjo pyetje ra si një gjyle në ambjent. Të gjithëve u ngjalli kureshtjen. Vazhdova: -A ka ndonjë prej jush që e ka të sigurtë jetën e vet?
Mirë thashë: -A ka ndonjë prej jush të thotë se i ka përballuar të gjitha nevojat, se s’ka më nevojë për asgjë? Vazhdonin buzëqeshjet e mbushura plot habi. Dhe shtova: -Vëllezërit e mi, padyshim se kjo nuk është e mundur, sepse ne jemi të privuar që të drejtohemi prej një regjimi që do t’i hiqte qafe këto lloj mundimesh. Pa ua neveritur udhëtarëve, fillova që t’ua shpjegoja komunizmin me një gjuhë që ata ta kuptonin. E shtyva dy orë të plota fjalimin tim. Të gjithë mbetën të habitur nga unë. Por dukej qartë se një të ri s’e mbante vendi. Dallohej qartë se nga çdo lëvizje kërkonte rastin për të shprehur kundërshtimet e veta.
Kur plasi goma e autobusit duke u ngjitur në malet Toros, ai i ri më kapi menjëherë. Me një sjellje prej modesti më tha: "Ju përgëzoj. Na gjallëruat me fjalimin tuaj. E keni përsosur shumë mirë veten. Duhet të ketë shumë çështje që unë mund të përfitoj prej jush. Për shembull sipas jush ç’është njeriu?"
Sikur u budallallosa përballë një pyetjeje të tillë që s’e prisja fare. Në të vërtetë megjithëse unë dija jetën qoftë edhe të një komunisti krejt të thjeshtë, dija përmbajtjen e çdo vepre marksiste dhe njihja gjithashtu shkronjë për shkronjë historinë e vendeve komuniste, këto gjëra s’më kishin shkuar fare në mend. Kisha pasë harruar të njihja veten time. Të njëjtën pyetje ia bëra dhe unë atij: "Mirë pra! Ç’është sipas jush njeriu?" I riu që qëndronte përballë meje me nje fytyrë të ndritur, do të jetë qetësuar ngaqë më solli në temën që deshi e që vazhdoi duke buzëqeshur: "Kjo s’është një temë që mund të sqarohet vetëm në një aspekt. Nëse dëshironi në xhep më ndodhet një vepër e vogël dhe mund ta lexojmë prej saj atë temë".
U tërhoqëm në një qoshe pa njerëz. Donte që me gjithë mënyrat të më shpjegonte besimin në Zot. Në disa pyetje që bëra mora përgjigje të mrekullueshme. Kuptova se ky i ri s’ishte një njeri dosido. Së fundi pas shumë vitesh gjeta një njeri mendimtar sipas gradës time. Mbi të gjitha e njihte po aq mirë sa unë filozofinë komuniste. Debati ynë vazhdoi deri në Adana. Mbeta i habitur. Rruga e shokut tim të ri s’kish mbaruar ende. E kapa për krahu. "S’ka mundësi, ty s’të lë",- i thashë". Çështjet duhet t’i lidhim në një përfundim. Koka m’u bë lëmsh. Kam shumë gjëra për të pyetur. Këtë ditë duhet të qëndroni patjetër këtu. "Qëndroj me një kusht",- më tha i riu. "Nëse sot bëheni mysafiri im". Ramë dakord. Shkuam së bashku tek shtëpia e një shoku të tij. Mësuesi i ri duke iu përgjigjur një nga një të gjitha pyetjeve të mia, më shkatërroi mendimet dhe rrugën propoganduese gjysmëshekullore. Vazhduam deri në ezanin e sabahut. Bota ime ndryshoi komplet. Mendimet që mbaja me mburrje prej vitesh, mund t’i rezistonin vetëm disa orëve. Tashmë përpara meje kishte horizonte të reja e dritëdhënëse.
Falëm së bashku namazin. Ky ishte namazi (falja) e parë në jetën time. Aman o Zot! Oh ç’kënaqësi e lezet qe ajo! Gjatë namazit qava pa zë. "Risale-i Nur" (Mesazhet e Dritës), duke e zgjatur dorën në zemrën time, çdo gjë që gjendej në të prej mohimit dhe papastërtisë, e fiku dhe i mori. Tashmë kishte rënë shqetësimi për të rindërtuar të shkatërruarat tona.
Ngushëllimi i Bediuzzamanit
Kur isha për vizitë në Amerikë tek im bir, në 1981, në qershor më zuri një paralizë e rëndë. Duke qenë se s’lëvizja dot asnjë pjesë të trupit u mora në renimacion. Ja pra atë kohë pashë një ëndërr shumë ndikuese e që i ndjej ende emocionet e saj:
Bediuzzaman Said Nursi bashkë me një tjetër pas tij, hyri në dhomën ku isha i shtruar. Kur e pashë atë fillova të qaj me gjithë dëshirën e qënies sime. Erdhi e u përkul sipër meje dhe duke buzëqeshur më tha: Ti aq gjynahe të mëdha ke, saqë do të mbushej e gjithë kjo Amerikë e do të derdheshin në det. "Risale-i Nur" (Mesazhet e Dritës) u bënë garanci për jetën tënde. Dhe kjo sëmundje të është dhënë për të shlyer gjynahet aq të frikshme që ke bërë. Duro e falendero Zotin. Më pas u kthye nga personi pas tij që qëndronte i palëkundur: "Apo s’është kështu, Mevlana Halid?",-tha. Dhe ai i dha përgjigje: "Ashtu është udhëheqësi im".
U zgjova me emocionet e asaj ëndrre, duke m’u gjallërua gjysma e trupit.
I vetmi ngushëllim për këtë sëmundje të pandashme ishte njohja që bëra para katër vjetësh dhe përqafimi i lumturisë prej Risale-i Nurit (Mesazhet e dritës). Mua s’më mbeti takat për të lexuar. Disa pjesë i dëgjoja me zërin e nipit tim. E dëgjoja deri në mbrëmje me një kënaqësi e meditim të madh. Veçanërisht në atë mënyrë ndikonin komentimi i librit "Ayetü’l-Kübra" (Argumenti i madh) i Bediuzzamanit dhe argumentet e njësimit në shpirtin tim saqë pa qenë nevoja për të më dhënë morfinë apo novalginë i harroja ato dhimbje të forta dhe pa zë zhytesha e ikja.
Ende mua libri "Ringjallja" më bën për të qarë si fëmijë. Por në fakt edhe kur më ka zënë plumbi në këmbë, as "of" s’kam bërë.