Për çfarë arsye bota është rregulluar sipas nevojës së njerëzve? Për arsye se, prej të gjithë krijesave, vetëm njeriut i është dërguar feja. Pra, rruzulli është i muslimanëve. Këtu kuptohet se njeriu është krijuar për t’i plotësojë kushtet e fesë… Nuk do të krisë kiameti derisa besimtarët do të qëndrojnë në këtë botë. Kiameti do të krisë mbi kokat e mohueseve.

        Pra, qëllimi i krijimit të botës është muslimani. Kur nuk do të ketë më muslimanë, rruzulli do ta humbë qëllimin e krijimit të tij.

All-llahu i ka krijuar edhe melekët, të cilët nuk bëjnë gjynahe. Po ashtu ka krijuar edhe shejtanët, që nuk dinë të bëjnë ndonjë sevap. Kurse kafshët nuk dinë të bëjnë as gjynahe, as sevape. Një lloj tjetër prej krijesave janë edhe xhinnët. Prej tyre ka edhe besimtarë, edhe mohues.

Por, përveç këtyre, All-llahu ka krijuar edhe një krijesë tjetër: Ai është njeriu! Atij i ka dhënë aftësi të pakufizuara, ai mund të futet në gjynahe sa të dojë, po ashtu, mund të bëjë edhe sevape sa të dojë. Për këtë arsye, All-llahu i Gjithëmëshirshëm dhe i Plotëmëshirshëm e ka krijuar babanë tonë, Hz. Ademin dhe nënën tonë, Hz. Havvanë, në një tjetër botë. Ata, kur erdhën në këtë botë, e gjetën çdo gjë gati. Fëmijët e tyre qëndronin të vdekur në një botë tjetër, pastaj u ringjallën në trupin e nënëve të tyre.

Pra, megjithëse ne duam të jetojmë këtu një periudhë të gjatë, kjo nuk është e mundur, sepse mosha jonë është e kufizuar nga zero deri në njëqind vjet. Brenda kësaj periudhë, patjetër do të vdesim një ditë dhe do të kalojmë nga dera e varrit, që të shkojmë në jetën e ahiretit. Atje do të japim llogarinë e jetës sonë, fije për fije, përpara All-llahut xh.sh.!

Njeriu, duke kaluar nga një jetë në tjetrën, duke u shndërruar nga një formë në tjetrën, ikë e shkon drejt jetës së varrit. Sepse për njeriun nuk ka humbje absolute. Allahu njerëzit nuk i çoi në këtë dynja në një kohë që dynjaja ishte një copë zjarr, por i çoi njerëzit në momentin kur bota u bë e përshtatshme për të jetuar gjallesat në të.

         Po mos dyshoni fare se All-llahu i do njerëzit shumë. Ai i ka ngritur ata përmbi të gjitha krijesat dhe prapë do t’i ringjallë.  Besimtarët do t’i çojë në xhennet, sepse ata i janë nënshtruar urdhrave të Tij, kurse ata që kanë kundërshtuar dhe e kanë merituar dënimin do t’i torturojë. Ai na ka krijuar nga asgjëja dhe ne patjetër do të japim para Atij llogarinë e jetës sonë.

Pjesa më i vogël e njeriut është atomi, i cili mund të shihet me vështirësi me mikroskop. All-llahu e ka krijuar njeriun prej tij. Duke komanduar prej së largu, All-llahu xh.sh i ka rregulluar ato në trupin e njeriut. Atëherë, më tregoni cilin sevap apo gjynahun tonë nuk e sheh All-llahu? Ai ka krijuar nga atomet elementet, nga mineralet dheun, nga dheu bimët, kafshët dhe njerëzit. Pra, ‘babai’ i secilit send është  atomi.

        All-llahu e krijon çdo send nga dheu. Pra, secili send, edhe sikur të bëhet prapë dhé, prapë Ai mund t’i krijojë ato sende. Po ashtu, Ai i krijoi edhe gjallesat nga uji Ai. Sepse Ai është Fuqiplotë dhe fuqia e Tij arrin në çdo kënd.

KOHA

Krijesat vijnë e kalojnë nga një botë në një botë tjetër. Secili send e vazhdon jetën duke u shndërruar dhe duke e ndryshuar formën.

Flluskat e ujit që humbin e dalin, tregojnë përkohshmërinë e tyre, dhe në të njëjtën kohë tregojnë edhe vazhdueshmërinë e lumit. Njësoj, edhe vdekja e gjallesave, që vdesin njëra pas tjetrës, tregon se ato janë kalimtare. Kurse Krijuesi i tyre vazhdimtar.

Tani po shohim se secili send po vjen e po shkon si lumenjtë që rrjedhin. Ku rrjedhin? Në lumin e kohës!.. Sepse koha është një lumë nëpër të cilin kalon çdo send. Ne nuk e dimë se çfarë cilësie ka koha, por ne shohim punët që bën ajo. “E shihni si e ndërron koha trupin e njerëzve …” Shndërrimi i njeriut, tregon muajt e vitet.

         Orët dhe kalendarët që tregojnë kohën janë gjë tjetër. Të sëmurëve një orë iu duket sa një vit, ndërsa në ëndërr një punë apo një lëvizje bëhet për një moment. Ndërsa i zgjuari ato vepra nuk mundet t’i bëjë me vite. Këto janë nocione të ndryshme të kohës.

Koha e planetit është tjetër. Koha e tij nuk ngjan me tonën. Ne, nëse presim pesë minuta dikë, mërzitemi dhe themi ‘oh, po më del shpirti’. Kurse drurët frutorë qëndrojnë me qindra vite në një vend pa u mërzitur.  

        Pra, edhe kohën e ka krijuar All-llahu. Ajo është një krijesë që na shërben vetëm në këtë dynja. Kur nuk ekzistonte bota, edhe koha nuk ishte. Dikush që ka devijuar bën demagogji e thotë: “Kur nuk ekzistonte as All-llahu, çka kishte?” Pyetsi këtë fjalë po e flet në një moment  që ekziston koha, kurse. Mosha e kohës është paralel me krijimin e rruzullit. Më përpara koha nuk ka qenë, por vetëm  All-llahu,  ka qenë!

Pra, kohën e ka krijuar All-llahu xh.sh. dhe All-llahu nuk është i lidhur me kohën. Shihni: në shkencën e matematikës ekziston një fjalë “pambarim” [ose: infinit], por kësaj fjale nuk i dihet kuptimi. Megjithë se matematika nuk mund ta mohojë ‘pambarimin’. Kuptimi ‘i pambarimit’ është ‘i përjetshëm’. Pra,  “koha e përkohshme”, apo njeriu që jeton  brenda kohës së përkohshme, nuk mundet ta konceptojë funksionet e All-llahut të përjetshëm. Në këtë mënyrë, duhet kuptuar se All-llahu nuk ka as fillim, as mbarim. Pra, duhet ta dimë se këto pyetje që i bëjnë demagogët, bien në kundërshtim me shkencën, me dijen dhe me logjikën.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>