Meqë energjia formohet nga materia, atëherë kuptohet se energjia është një shkëlqim i gjallërisë së pafundme të Allahut xh.sh.. Meqë është ashtu, të gjitha qeniet i ka krijuar All-llahu. Kurse, në realitet, në univers nuk ekziston asgjë tjetër përveç krijesave dhe Krijuesit.

Edhe zeroja nuk është asgjë. Edhe ajo ka një vlerë. Zbrazëtia e kozmosit është një enë e universit. Në këtë rast, edhe universi nuk është i pafundmë. Ai është një send, mbi të cilin qëndrojnë emrat e bukur të All-llahut xh.sh.

SHPËRTHIMI I MADH – BIG BANG

Fizikanët thonë se universi po hapet e po zgjerohet çdo ditë: “Në këtë rast, në qoftë se universi brenda këtyre viteve është hapur kaq sa është tani, atëherë para pesëmbëdhjetë milionë vjetëve, universi ka qenë sa një atom… Ky univers, duke qenë aq i vogël, dalëngadalë u rrit dhe u bë ai që ne sot e quajmë univers. Ky mendim nuk është mendimi i Islamit.

Tani, më tregoni se kush e krijoi thelbin e universit?

Ai, atomi, pra thelbi i universit, ku qëndronte?

Atë atomin e vogël, kush e detyroi të rritet e të bëhet univers?

Atmosfera, yjet, galaktikat, malet e lumenjtë, si u formuan?

        All-llahu na dhe ne një grimc dije, nga dija e Tij e pafundme, dija jonë është vetëm një pjesë fare të vogël. Ndërkaq, shumë pyetje mbesin pa përgjigje. Por, logjika na thotë: “Grimca e vogël nuk u bë vetvetiu univers. Ajo grimcë nuk ka mundur ta krijojë universin. Por atë e ka krijuar vetëm All-llahu xh.sh..”

         Meqë historia ka filluar me shkrime dhe meqë shkrimi nuk ka ekzistuar para pesëmbëdhjetë milionë viteve, atëherë duhet ta dimë se paraqitjet e mendimeve për  shpërthimin e madh nuk janë ligj, por vetëm teori. Megjithëse provat i kanë çuar shkencëtarët e astronomisë në këtë përfundim, prapë se prapë duhet ta dimë se provat dhe eksperimentet janë pyetje me të cilat shkencëtarët i paraqiten natyrës.

Çdo hulumtues, sipas pyetjes, e merr edhe përgjigjen. Për këtë arsye librat e astronomisë, arkeologjisë dhe të gjeologjisë ndryshojnë vazhdimisht. Enciklopeditë gjithmonë janë të mangëta. Ato, edhe pse iu përgjigjen shumë pyetjeve, prapë se prapë shumë pyetjeve nuk kan mund tiu japin përgjigje.

Materialistët që nuk i besojnë All-llahut, i besojnë vetëm materies të cilën e shohin dhe me mosbesimin e tyre i vazhdojnë  hulumtimet. Vetëm shkencëtarët që i besojnë All-llahut mund të arrijnë në majë të hulumtimeve të shkencës. Dallimi mes tyre duket qartë edhe në degën e sociologjisë, edhe në degën e psikologjisë. Ndërsa shkencëtarët duhet të jenë të vetëdijshëm për atë që dinë dhe për atë që nuk dinë. Sepse në realitet “atij që i shtohet dija, tek ai mendjemadhësia duhet të zbresë në zero. Ai që di duhet ta konsiderojë veten se nuk di.”

Kontributet dhe hulumtimet nuk mund t’ia atribosh vetëm një populli, apo një shteti, apo një feje. Teknika dhe shkenca janë produkt i njerëzimit. Pra, për njeriun, nderi dhe titulli më i lartë është të përpiqet që të lartësohet në ndonjë shkencë apo në ndonjë dituri tjetër.  


UNIVERSI ËSHTE  RREGULLUAR SIPAS NEVOJËS SË NJERIUT

Molekulat janë të krijuara nga atomet, ndërsa yjet dhe planetët  janë të krijuar nga molekulat. Rruzulli tokësor është paracaktuar dhe është rregulluar ashtu sipas nevojës së njeriut që do të vijë në të, as do të digjet, e as do të mërdhijë.

Nëse rruzulli tokësor do të ishte pak më afër diellit, ai do të na kishte djegur. Po të ishte pak më larg, do të ishim mërdhirë. Atëherë, pa dyshim, kuptohet se krijimi i atmosferës përputhet me nevojat e njerëzve. Meqë është kështu, atëherë përse njeriu nuk i përkulet Krijuesit të Madhëruar dhe thotë rastësishtë u krijuar?!

       Sipas konstatimit të shkencëtarëve të astronomisë: rruzulli tokësor, kur u krijua, kishte qenë një copë zjarr. Meqë bota ka qenë një copë zjarr dhe me qëllim që globi të mos shqetësohet nga meteorët e planetëve, All-llahu ka krijuar atmosferën. Sepse njerëzit që do të jetonin në të, do t’i kishin mushkëritë e bardha.

       All-llahu ka krijuar ujin e dheun… Sepse njerëzit që do të jetonin në të, do të hanin bukë dhe do të pinin ujë.  Ka krijuar diellin, sepse njeriu që do të jetonte këtu, do të kishte sy. Ka krijuar zhurmën [tingullin], ngaqë njeriu do të kishte veshë. Ka krijuar erën, ngaqë njeriu do të kishte hundë. Ka krijuar shumë lloj shijesh, ngaqë njeriu do të kishte gjuhë, që do t’i shijonte ato.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>