Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Pra, ai që nuk është i zoti ta kuptojë Krijuesin, ai nuk arrin t’i kuptoj as krijesat. Sepse ai që nuk ka mundur të dalë në bregun e detit të besimit, ngulfatet në oqeanet e dijes shkencore. Sepse shumica e tyre janë produkt i shkencëtarëve ateistë.
All-llahu me funksionin e Tij ”Ibda” (shpik pa pasur nevojë për kohë apo për materie) e krijon çdo send nga asgjëja. Ai, me shpikjen dhe krijimin e Tij, i sjell krijesat në ekzistencë. Në këtë rast, krijesat që janë krijuar, për ne që mendojm bëhen objekt i dijes. Me anën e shqisave që na ka dhënë Ai, ne i njohim ato. All-llahu i ka krijuar krijesat nga asgjëja dhe Ai mund të krijojë përsëri edhe krijesa të tjera dhe secilën prej tyre e furnizon dhe ia cakton riskun e duhur.
Si zjarri që e ushqen diellin, po ashtu edhe All-llahu e ushqen fëmijën me qumësht. Madje, Ai e ka pajisur me këtë cilësi të vlefshme edhe nënën e fëmijës, që është heroina e mëshirës dhe përkujdesjes ndaj tij.
Shihni si vrapon nëna pas fëmijës së saj kur ai qan. Atë mëshirë nëna nuk e ka nga vetja e saj. Ai që ia ka dhënë asaj fëmijën, Ai ia ka dhënë edhe mëshirën dhe ngrohtësinë që ta mbrojë atë nga dëmet e llojllojshme.
Allahu është Ai që duke i dhënë secilit send një formë të ndryshme, i ka vendosur ato brenda një rregulli në një mënyrë të përkryer. Funksionet e All-llahut janë të pafillimta dhe të pambarimta. Me këtë kuptojmë se në çdo send shkëlqejnë funksionet e All-llahut të Madhëruar.
Ne duhet ta dimë se All-llahu, ashtu sikurse e ka krijuar botën tonë, mund të krijojë edhe botë të tjera. Por, ne ato mund t’i kuptojmë brenda aftësive të shqisave tona. Me këtë mund të kuptojmë se edhe zbulimet tona nuk janë të mjaftueshme.
Teleskopët që i kanë krijuar njerëzit, akoma nuk kanë mundur të arrijnë në thellësitë e qiejve. Njësoj edhe mikroskopët, nuk kanë mundur të arrijnë që të hulumtojnë organet e mikrobeve. Shihni, akoma nuk po dihet cilësia dhe thelbi i korrentit dhe i magnetizimit.
Pra, çdo shkencë përmban një anë të metafizikës. Psikologët tregojnë vetëm veprimet që bën shpirti. Kurse çka është shpirti, ata nuk mund ta dinë. Biologjia tregon veprimet e gjërave të gjalla, por nuk mund të shpjegojë gjallërinë.
Fizika flet për energjinë, kimia për elektronet, por ato nuk mund t’i dinë cilësitë e elektroneve. Pra, shqisat tonë, që janë të kufizuara, nuk mund të kenë dijeni për botët e tjera.
Ne besojmë se ka edhe botë për të cilat ne nuk kemi dijeni. Ky është një argument që krijesat që dalin në shesh, janë gjëra që gjoja vijnë nga botë të tjera.
Shkaqet nuk janë krijuese, çështjet që krijohen janë vetëm një sebep. Pra nuk dallon, si të thuash se pula u bë prej vezës, apo se veza u bë prej pulës. Sepse Krijuesi i ka fshehur ato tek njëra tjetra.
Krijesat, që nga më të mëdhatë e deri tek ato më të imtat, janë gjëra që po rrjedhin në lumenj dhe një ditë do ta gjejnë fundin. Kurse shpirti është duke mbrojtur pavdekësinë e tij.
Krijesat që humbin e dalin në shesh, janë argument për përjetësinë e “Esmaul-hysnasë” (Emrave të bukur të All-llahut xh.sh.) Kurse, në botën që jetojmë, sendet mund t’i njohim brenda dijenisë sonë. Të mohosh botët e kaluara dhe të ardhshme do të thotë të mos ta shikosh rrjedhjen e lumit të kohës që përjetojmë.
Ai person që ka mundur që duke hulumtuar t’i besojë All-llahut xh.sh. dhe ringjalljes pas vdekjes, ai ka bërë detyrën më të madhe. Sepse, megjithëse kushtet e besimit janë gjashtë dhe asnjë prej tyre nuk ndahet, megjithatë mund të themi se këto të dyja janë më të rëndësishme.
Pra ky besim, nuk e pengon njeriun nga hulumtimi i shkencave. Për besimtarin, puna dhe hulumtimet për të zbuluar çështjet shkencore janë njëlloj si adhurimi ndaj All-llahu xh.sh.. Sepse as hulumtimet, as shpikjet nuk kanë fund. Dijetarët, akoma nuk i kanë dhënë përgjigje secilës shkencë. Dera e hulumtimit është e hapur. Librat mund të kritikohen, megjithëse ato hulumtohen nëpër laboratorë.
Shkenca në shekullin e fundit përparoj dhe erdhi deri këtu në dorën e materialistëve. Koha e përparimit ishte shekulli i 20. Në këtë shekull, shumë nga vendet muslimane ishin të okupuara, disa nga armiqtë e jashtëm, e disa nga armiqtë e brendshëm. Për këtë arsye, besimtarët mbetën mbrapa. Në të ardhmen do ta shohim se çfarë do të bëjnë besimtarët.
Shkenca e astronomisë thotë se zbrazëtia e kozmosit është krijuar më parë…Por edhe zbrazëtia nuk është asgjësend. Edhe në tenxheren bosh ekziston ajër. Ekzistencë absolute është vetëm All-llahu. Pra, ngaqë funksionet e All-llahut e konceptojnë çdo send, atëherë nuk ekziston asgjësimi absolut.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>