Feja është dritë, kurse ateizmi errësirë. Në këtë rast, lufta e dritës me errësirën i ngjason luftës që bëjnë fetarët me mohuesit.

        Çdo gjë lulëzon së bashku me të kundërtën e vet. Kur shohim të tjerët që i shërbejnë devijimit, atëherë ne duhet të nxitemi akoma më tepër që t’i shërbejmë fesë islame. Ata që ndjekin rrugën e drejtë janë një shembull i ekuilibruar. Pra, duhet t’i kopjojmë ata të rrugës së drejtë me qëllim që ta përmirësojmë veten. Në këtë rast, duhet të pendohemi sa më shpejt për veprat e këqija që kemi bërë, se patjetër do të vijë dita kur njerëzit e këqij do të gjykohen, por atëherë pendimi nuk vlen. Meqë është kështu, duhet ta pyesësh vetes me kë dhe si je duke jetuar.

Besimtari po e blen shtëpinë me miliarda para, kurse xhennetin dëshiron ta blejë me para të imta.

Ec o vëlla! Unë e di se ti nuk dëshiron të vish i vetëm. Gabim e ke! Edhe sikur të mos vijë askush tjetër, ti mos u ndal se çdo ide me njërin ka filluar. Ec! Eja këtu të fillojmë ta praktikojmë sunnetin e Pejgamberit a.s.m.! Edhe qofshim të vetëm do të përparojmë në rrugën për të cilën jemi të bindur se është drejtë.

       Feja islame është një shërbim, një ide, një qëllim dhe një jetë përmbi të tërë jetët. Pra, meqë je besimtar, je i detyruar të jetosh me masë e harmoni.

Kur besimtarët janë të përsosur, edhe familja, edhe populli, edhe shteti i tyre është i përsosur.

Kur të gjitha organet tona, të jashtme e të brendshme, e përjetojnë fenë islame, atëherë ne bëhemi një musliman i përsosur. Nga këto organe, më të rëndësishmet janë: duart tona, goja jonë dhe organet tona seksuale. Ai që këto tre organe i përdor sipas fesë islame, ai ka fituar xhenetin edhe në dynja, edhe në ahiret.

       Historia na ka dëshmuar se kur besimtarët e kanë studiuar, e kanë kuptuar dhe e kanë përjetuar muslimanizmin, atëherë ata janë bërë forcë superiore. Ndërsa, kur janë larguar nga feja kanë rënë nën këmbët e armiqve.
     
         Kur muslimani qëndron me xhahilë, nuk duhet të bëhet edhe ai xhahil. Kur qëndron me dembelë, nuk duhet të bëhet dembel. Domethënë nuk duhet që: “Çka të bëjë secili, ta bëj edhe unë.” Në qoftë se të tjerët janë dobësuar, muslimani nuk duhet të dobësohet shpirtërisht, por me punën dhe me dijen e tij duhet të bëhet udhëheqës i të tjerëve.

Kush nuk e përjeton diturinë e tij, ai ngjan qiririt. Qiriri duke u bërë dritë të tjerëve, vetë shkrihet dhe mbetet në errësirë.

       Muslimani me të tërë besimtarët që janë në fytyrën e tokës janë një popull. Ai, kur ka hyrë në fenë islame, është lidhur me besimtarët e tjerë dhe është shndritur nga drita që ka marrë nga shumë anë kur ka qenë së bashku me tjerët. Të gjithë besimtarët kanë një All-llah, një libër, një Pejgamber a.s.m., një Kible… Që të shpëtojmë,  këto njësha duhet që të na lidhin njërin me tjetrin.

       Muslimani, edhe kur është i vetëm, nuk duhet ta ndiejë veten të vetmuar. Duhet ta dijë se Dikush vazhdimisht interesohet për të. Le të vërejë se si i zgjaten flokët, le të mendojë se si i rriten thonjtë, le të shqyrtojë se si i rriten organet. Me këto le të bindet se ai asnjëherë nuk është i vetëm. Prandaj le t’i pranojë gabimet që është duke bërë ndaj All-llahut xh.sh.. Në këtë rast duhet të thotë: -O All-llah! Falmi gabimet! Me ndihmën Tënde nuk do t’i bëj më ato.      

      Besimtarët janë trëndafili i njerëzimit. Derisa të qëndrojnë këto lule, mëshira do të zbresë edhe mbi ferra. Kur të shumohen ferrat pa lule e pa fruta, atëherë ato ferra do të hidhen në zjarr. Pra, shkaku i djegies së ferrave është se ato kanë mbetur pa lule. Me këtë lidhet edhe paralajmërimi i Pejgamberit që thotë: “Kiameti do të krisë përmbi kokat e mosbesimtarëve.”

Dija, teknika dhe ekonomia zënë vend të rëndësishëm në fushën e besimit dhe të adhurimit, Por, fatkeqësisht, besimtarët e sotëm nuk po i japin rëndësi këtyre. Ata po i vënë në lëvizje duart për qëllime të gabuara. Po të hidhëroheshin për pasivitetin e tyre më tepër se komunistët, kapitalistët dhe masonët, ata do të shpëtonin. Po të kishin bërë edhe vetë diçka, në vend se të presin çdo gjë nga shteti, ata do të shpëtonin. Besimtari ka nevojë të kthehet së pari nga vetvetja. Bile edhe për fenë islame thonë gjoja se e duan, por për ta praktikuar thonë le ta praktikojnë të tjerët. Ata, duke qenë vetë të shkatërruar, po mundohen t’i drejtojnë të tjerët.

     Feja islame na urdhëron që t’i ndihmojmë dhe t’ua mjekojmë plagët të tjerëve. Po qe se besimtarët nuk po mund të arrijnë në kulmin e moralit, kjo do të thotë se të tjerët po e sulmojnë  fenë e tyre.

Po qe se besimtarët e mësojnë, e kuptojnë dhe e praktikojnë fenë islame, atëherë rruzulli tokësor do të bëhet “Bejtullah” – shtëpi e All-llahut xh.sh..

Duhet të gëzohemi dhe ta falënderojmë shumë All-llahun xh.sh. që jemi muslimanë, sepse po jetojmë në kohën e laicizmit, që e ka kufizuar bërjen e sevapeve, ndërsa bërjen e mëkateve e ka lënë të lirë.

Njerëzit nuk mund t’i krijojnë organet e tyre të gjalla, sepse ato dhe të gjitha krijesat e tjera të gjalla i ka krijuar vetëm All-llahu xh.sh.. Shpirti ynë ka lidhje me gjallërinë e All-llahut. Pra, ushqimi i shpirtit është feja islame. Ata që largohen nga feja islame, edhe sikur ta ushqejnë me muzikë shpirtin e vet, prapëseprapë  nuk do të ndalen  ‘ah’-et e ‘of’-et e tyre.

 Në periudhën e historisë njerëzore, zejtarët kanë përparuar duke plotësuar mangësitë e njëri tjetrit. Megjithatë, zejet po mungojnë shumë.

       All-llahu na i ka dhënë shqisat që ta duam Atë, e jo që t’i sakrifikojmë ato shqisa nëpër vende të tjera. Kush e do All-llahun, ai i nënshtrohet Atij. Njeriu që nuk i nënshtrohet Atij, pra ai që bën çfarë t’i dojë qejfi, a nuk i ka bërë idhull veset e tij epshore?!

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>