Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Dijetari që i praktikon dituritë e tij është shumë i mirë. Në të kundërtën, e djeg edhe veten, edhe tjerët. Çdo njeri mund të bëhet dijetar, por gjeni nuk mund të bëhet.
Çdo njeri është dijetar i diturisë vetë. Njeriu nuk duhet të harrojë se është injorant i asaj që s’di.
Kush i shikon shkaqet, patjetër duhet ta shohë edhe Krijuesin e tyre. Kush i shikon artet permes tyre duhet ta shohe edhe mjeshtrin e tyre.
Çdo dijetar islam është sikurse puna e magnetit, mirëpo dijetari nuk ka faj në qoftë se ata që janë përreth tij janë sikurse alumini.
Në Evropë, në shekullin 18 filloi lëvizja e iluminizmit, që ishte një lëvizje kundër fesë dhe në të cilën feja nuk kishte vend.
ALL-LLAHU
Krijesat e All-llahut nuk mund t’i krijojë askush tjetër, përveç All-llahut. Disa thonë se i ka krijuar natyra. Natyra nuk është krijuese, por krijesë. Po të mos ishte Krijuesi – All-llahu, edhe krijesat nuk do të ekzistonin.
Shihni veprën e Allahut: nga bërthama e vocërr krijon një dru gjigant. Pastaj e përmbledh drurin dhe e fut sërish në një bërthamë të vogël.
Çdo vepër dhe çdo art ka mjeshtrin e vet. Po qe se çdo gjë në këtë univers është një vepër e mrekullueshme, padyshim se mjeshtri i tyre nuk është askush tjetër përveç All-llahut. Prandaj, qëllimi i krijimit të universit është që ta njohim krijuesin e tij – All-llahun. Meqë është kështu, “kush e sheh me kujdes universin” ai mëson për funksionet dhe veprat e All-llahut dhe, si rrjedhim, fiton një besim të fortë.
Dhurata më e madhe e All-llahut për besimtarët është që t’i largojë nga mëkatet dhe t’i afrojë tek sevapet.
Nëse e vështrojmë me kujdes universin do të kuptojmë se All-llahu është mirëbërës i madh… All-llahu, që është i Gjithëmëshirshëm dhe Mëshirëbërës, na del në ndihmë në çdo situatë.
“Kaderi” (caktimi i All-llahut) ka këtë kuptim: Çdo send e ka krijuar vetëm All-llahu, Gjykimi i Tij është mbi çdokënd dhe mbi çdo gjë dhe Ai e rregullon secilin send.
Mohuesi mund ta mohojë All-llahun me gjuhë, por triljona qeliza të tij dëshmojnë dhe e lartësojnë All-llahun nga të metat.
është një fjalë që thotë: ”Kush thotë All-llah, ai nuk mbetet në rrugë.” Këtë fjalë nuk duhet ta keqkuptojmë: Një njëri, edhe nëse fillon me emrin e All-llahut, nëse nuk largohet nga ndalesat e All-llahut dhe nuk i zbaton urdhrat e Tij, ai do të mbesë në gjysmë të rrugës.
Organët të tona nuk mund t’i krijojë dhe nuk mund t’i vërë në funksionim askush tjetër përveç All-llahut të madhëruar.
Po ta kishin gjetur të vërtetën ata që largohen nga feja, mendimet e anarkistëve nuk do të ishin bërë aq djegëse.
Prof. Dr. Sinanoglu’ja në një libër kështu thotë. Anarkistët kanë pëlqyer çdo njeri, përveç besimtarit. Përveç veshjes së besimtareve (mbulesës së femrave) janë pajtuar me çdo veshje/zhveshje tjetër. Përveç sevapeve, u përqafuan me çdo mëkat dhe i emëruan ato ‘bashkëkohore’. Dhe kjo, në të vërtetë, s’është gjë tjetër veçse anarkizëm i vërtetë.
SHTYPI PUBLIK
Media është truri i popullit. Ajo nuk duhet ta kundërshtojë ligjin e Krijuesit. Prandaj muslimanët duhet të jenë të suksesshëm në fushën e shtypit publik, jo vetëm në media, por edhe në të gjitha degët e shkencave bashkëkohore. Pra, besimtarët duhet të përparojnë kudo: në dije, në art, në teknikë dhe në moral, këto përbëjnë tërësisht kulturën e besimtarëve muslimanë. Besimtarët, derisa të mos e dominojnë shtypin dhe mediet, nuk mund t’i dalin zot fesë së tyre.
Asnjë popull nuk e tregon anën e keqe të tij. Gazetat shtetërore, duke e shtyrë popullin në mbrapshti, vazhdimisht i reklamojnë dhe u japin vend njerëzve të ultë e të prishur.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>