Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
KULTURA
Nëse nëpër shkolla fëmijët tanë do të marrin edhe moralin islam, atëherë do të përparojnë edhe në shkencë edhe në teknikë. Kjo do të thotë se ka ardhur kultura e fesë islame.
Siç thathë edhe më lartë feja islame jo vetëm që e urdhëron studimin dhe shkencën, por vetë ajo është shkencë.
Mjeku, kur t’ia hapë gjoksin të sëmurit që ta mjekojë, duhet të thotë: -Këtu ka hyrë dora e një mjeshtri tjetër. Ai e ka rregulluar zemrën dhe e ka detyruar të punojë. Pastaj, duke vazhduar, duhet të thotë: -Meqë është ashtu, unë duhet t’i besoj All-llahut që e ka krijuar zemrën time dhe që ma dhuron shëndetin tim.
Sistemet e njerëzve po plaken një nga një, kurse feja islame po përtërihet dhe po freskohet çdo ditë. Kjo tregon se sundimi i fesë së All-llahut e ka ruajtur freskinë në çdo shekull dhe prapë ka për ta ruajtur në të ardhmen.
Besimtari që të përparojë duhet t’i bashkojë tek vetja dynjanë bashkë me ahiretin, trurin me zemrën, tezgën me sixhaden, shkollën me xhaminë, teologjinë me shkencat ekzakte. Në këtë mënyrë, e dëbojmë prapambetjen dhe përparojmë.
Kultura e fesë islame mbështet mbi katër themele: dijen, teknikën, zejen dhe moralin. Po ta kuptojnë muslimanizmin si të tillë, vendet muslimane nuk do të bëhen treg për vendet e huaja, por do të dalin nëpër vendet e tjera për të kërkuar treg.
Kush e kundërshton fenë islame, ai nuk bën gjë tjetër veçse i ndihmon armikut.
Evropianët dëshirojnë që muslimanët të mendojnë dhe të jetojnë si ata (pra, të adhurojnë veset epshore).
Familja është qeliza bazë e shoqërisë. Kur kuptojmë se flaka ka hyrë nëpër familjet tona duhet ta dimë se shoqëria është duke u lëkundur nga themeli.
Kultura e sotme e ka shndërruar mbrapsht çdo gjë. Mizorët janë bërë heronj. Hajdutët janë bërë të pafajshëm. Kurse armiqtë e fesë islame po e shfaqin veten si bashkëkohorë.
Para 50 vitesh mësuesi thoshte: “Ai që hap një shkollë, e mbyll një burg”. Prej asaj kohe e deri sot, po hapim vazhdimisht burgje e s’po na mjaftojnë.
Një popull, apo një shtet, që nuk investon që t’i edukojë njerëzit me moral, ai popull patjetër përballet me rreziqe.
Si mund t’i shpëtojmë nga skllavëria ata që janë bërë rob të plaçkave? Që t’i shpëtojmë është e nevojshme të mundohemi që ata t’i bëjmë robër të All-llahut xh.sh..
Duke ecur nëpër ara me ferra detyrohesh që ta mbrosh veten nga ferrat. Por njerëzit që janë me ferra janë të fshehtë dhe nuk është e lehtë të mbrohesh nga njerëzit e fshehtë që janë plot me ferra.
Të presësh vepra të këqija prej njeriut të keq është normal, por të përballesh me të këqijat e njerëzve që i ke ditur si njerëz të mirë, kjo të befason dhe ta helmon zemrën. Kur jeta vështirësohet, vrasjet dhe mbytjet shtohen aq shumë saqë edhe forcat e qeverisë e kanë të vështirë t’i pengojnë.
All-llahu, që e ka rregulluar sistemin e universit, e ka dërguar edhe fenë islame. Sa është i përsosur universi, po aq është e përsosur edhe feja islame. Edhe muslimani që e përjeton dhe e praktikon fenë islame është i përsosur dhe është më i suksesshmi i botës. Ai që nuk është i përsosur nuk ka mundur ta kuptojë fenë.
Njeriu që përpiqet ta përjetojë dhe ta praktikojë fenë e përsosur islame është në shërbim të fesë islame.
E falënderojmë All-llahun xh.sh. që tani po vjen një rini të cilën bota nuk ka mundur ta shohë treqind vitet e fundit. Deri tani sheshet kanë qenë të mbushur me të rinj pa kulturë, pa dije, që shkruanin nëpër mure vetëm slogane. Por të rinjtë e sotëm po e dinë edhe kulturën e Evropës, edhe fenë e vërtetë islame të cilën po e praktikojnë pa lëkundje fare. Madje po dinë edhe shumë gjëra të vlefshme që iu nevojiten atyre. Duke ditur vlerën e tyre respektoni ato.
Z. Ihsan Kasëmin, që ka përkthyer në gjuhën arabe veprat e Risale-i Nurit, profesorët arabë e kanë pyetur: Çfarë ju shtyri që të përktheni një libër nga gjuha turke në gjuhën arabe, ndërkohë që Kur’ani, hadithet dhe shumica e librave me karakter fetar janë në gjuhën arabe? Deri tani, në gjuhën arabe nuk është përkthyer asnjë libër fetar nga gjuhët e tjera. Zotëri Ihsan Kasëmi iu përgjigj atyre kështu: Nuk ka nevojë për koment. Shkoni në Turqi dhe shihni se çfarë ndikimi kanë pasur ato vepra tek të rinjtë. Aty mund ta merrni përgjigjen.
Ata që e kanë mbushur trurin e tyre me mbeturina të dijes, nuk mund ta përjetojnë asnjëherë lumturinë. Ata e kanë mbushur zemrën me besime fals dhe nuk e dinë qëllimin e krijimit të tyre.
Ata që e kundërshtojnë All-llahun le ta dinë se po kundërshtojnë pasurinë që atyre ua ka dhënë Ai. Edhe sikur të jenë me famë e me nam në këtë botë, prapë vjen dita që ata do të fluturojnë e do të shkojnë në varr si mbeturinë kashte.
Disa thonë se: “Që mos të të shtypin të tjerët, duhet t’i shtypësh ti ata.” Ja, ky është mendimi i kulturës së sotme. Ndërsa feja islame e ka ndalur muslimanin që t’u bëjë zullum të tjerëve. Kur njerëzit nuk i shqetësojnë të tjerët, atëherë shfaqet një popull me nder e respekt.
Do të bëhemi besimtarë dhe me atë besim do t’i hipim tankeve dhe aeroplanëve të ushtrisë. Kështu mund të fitojmë paqen. Kush përgatitet për luftë, ai e garanton dhe e siguron paqen.
Në shekullin që po jetojmë, mund të shohësh shumë shembuj veprash të njerëzve analfabetë. Kjo është për arsye se njerëzit çdo gjë e kuptojnë dhe e kapin mbrapsht.
Po jetojmë në një kohë që, duke filluar nga individi, familja, kompanitë e deri tek shtetet, asnjëri nuk po lëviz me vullnetin e tij në rrugën që do. Në këtë rast, individët, nëse duan, mund ta shpëtojnë veten. Po qe se individët shpëtojnë, atëherë shpëton edhe populli.
Kur njerëzit fetarë vizitojnë njëri-tjetrin, kjo nuk është thjesht një vizitë apo gosti, por ata në të njëjtën kohë edhe e lulëzojnë fenë islame.
Disa njerëz ikin nga njerëzit e tjerë, por çfarë t’iu bëjnë miqve që iu vijnë për vizitë?! I devijuari që bën një jetë të vetmuar dhe të izoluar, për çfarë të futet në jetën e të tjerëve?!
Në disa shtëpi janë në shesh haptazi disa gjëra që ca njerëz nuk duan t’i shohin. Për këtë arsye, shumë njerëz nuk i ftojnë në shtëpi as më të afërmit e tyre.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>