Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
FEMRA
Ashtu sikurse një grua me moral të mirë e bën dynjanë e burrit të saj xhennet, po ashtu edhe gruaja e pasjellshme e bën dynjanë e burrit të saj xhehennem.
Gruaja që u thotë jo gjynaheve dhe i ndihmon burrit të saj për bërjen e sevapeve, ajo e ka bërë xhennet jetën e saj edhe në këtë dynja, edhe në botën e përtejme.
Gruaja e mirë për burrin e saj, si edhe burri i mirë për gruan e tij, janë një dhuratë e veçantë e All-llahut xh.sh.
Kemi nevojë për nënat me të cilat lavdërohen besimtarët! Kemi nevojë për ato nëna që u thonë djemve të tyre: “Or biri im! Ti je musliman. Ti ekziston për fenë tënde! Në shpatullat e tua të freskëta është vendosur një ide gjigante, e madhe sa universi. Ajo është feja islame.”
Askush tjetër, por vetëm këto nëna, do të bëhen dritë e mëngjeseve të errësirave të natës që duam të përjetojmë.
Femrat duhet t’i shpëtojmë nga shtëpitë publike, nga baret, nga kazinotë, nga reklamimi. Sepse femra është e shtrenjtë dhe e shenjtë. Nuk duhet të lejojmë që një pjesë e vogël e tyre të shkelet me këmbë. Nëna nuk duhet të robërohet në kuzhinë. Ajo nuk duhet të kalojë kohën me këngë e vargje popullore. Që besimtarët për të ngrihen në këmbë duhet që nënat e tyre ta duan fenë islame.
Nëna duhet të qajë para djalit të saj që pi duhan. Ajo, duke derdhur lot, duhet t’i thotë: “O biri im! Ti nuk je njeri i punëve të vogla. Feja islame ka ardhur në një gjendje që po përballet me vështirësi, a do të ekzistojë më apo jo. Çoje mëshirën nëpër të katër anët e botës, kudo që të shkelë këmba jote, sepse ti je djalë muslimani dhe feja islame është mëshirë për botët”.
Duhet të mos harrojmë se dje, sot dhe nesër, arkitektët tanë shpirtërorë janë nënat tona.
Familja mund të bëhet e fortë atëherë kur cakton si pikësynim që në të ardhmen të bëhet një institucion bamirësie që t’i ndihmoje fytyrëqeshjes së njerëzimit dhe kur e kupton dashurinë ndaj atdheut. Në këtë rast, anëtarët e familjes duhet të kenë si pikësynim që të bëhen dijetarë e shkencëtarë. Përndryshe falimentojnë.
Në historinë njerëzore, gruaja nganjëherë është lartësuar, kurse nganjëherë është poshtëruar. Por s’ka dyshim se gruaja vendin më të mirë ka mundur ta gjejë në përsosmërinë e fesë islame.
Mësuesi dhe edukatori i parë i çdo fëmije është nëna e tij. Nëse secila nënë e edukon fëmijën e saj si duhet, ajo ka edukuar njerëzimin.
A ka mundësi që Islami t’i cilësojë dhe t’i vlerësojë femrat në gradën e dytë të njerëzimit, kur dihet se Islami është feja që u ka urdhëruar burrave që të mos e shqetësojnë dhe të mos e thyejnë zemrën e gruas, dhe feja që ndaj nënave, pa kurrfarë kushti, ka urdhëruar respektin?! Feja islame e ka angazhuar dhe e ka obliguar burrin me përgjegjësi të mëdha për rehatinë dhe lumturinë e gruas. Duke qenë kështu, atëherë si ka mundësi që Islami ta renditë gruan në gradën e dytë të njerëzimit?!!
Gruaja që e ka shndritur fytyrën me dritën e besimit, nuk ka nevojë ta lyejë e ta ngjyejë fytyrën.
Në themelin e kulturës së fesë islame është mëshira e respekti. Kur burri e thërret gruan, jo me fjalë të thjeshta, por me fjalët: “O Zonjë” edhe gruaja do ta thërresë burrin e saj me fjalën e bukur: “O Zotni.” Në këtë mënyrë, lartësohet familja. Vila dhe pallati i familjes është shtëpia e tyre e thjeshtë. Në atë shtëpi, burri është mbret, kurse gruaja është mbretëreshe.
Nëna e njerëzve të mëdhenj dhe e gjenive është gruaja. Gruaja nuk është vetëm gjysma e njerëzimit, por është edhe nëna e të gjithë njerëzëve, pra te dy gjinive.
Përveç fesë islame, çdo regjim, çdo ide dhe çdo mendim dënohet të vdesë në krahët e femrave lakuriqe, të cilat ata vetë i kanë zhveshur ato.
Kërkesat e burrit ndaj gruas mund të jenë vetëm brenda urdhrave të fesë islame. Po ashtu edhe kërkesat e gruas ndaj burrit. Pra, kësisoj, kuptohet se as gruaja nuk duhet t’i nënshtrohet burrit, e as burri gruas. Këto palë nuk duhet t’i nënshtrohen njëra-tjetrës, por që të dy palët duhet t’i nënshtrohen urdhrave të All-llahut dhe sunneteve të Pejgamberit Muhammed a.s.m..
Skajet e shamisë së gruas janë të lidhura në zemrën e saj.
Një popull që nuk mund t’i mbrojë interesat e gruas, nuk mund të mbrojë asgjë tjetër.
Një popull që nuk mund ta mbrojë kulturën e tij, nuk mund ta mbajnë kurrë në këmbë kulturat e tjera.
E vërteta është si era e këndshme të trëndafilit. Zemra e kupton erën e trëndafilit. Edhe prej së vërtetës zemra ndien erën e këndshme. Prandaj nuk duhet të lidhemi me gjërat fals, por duhet të lidhemi me të vërtetat.
Ngaqë ne nuk po dimë të notojmë, femrat tona kanë mbetur pa ndihmë dhe po ngulfaten nga ligjet që nuk e lejojnë ta mbulojnë kokën me shami. Nëse edhe ne po ngulfatemi, si do të mundim t’i shpëtojmë ato?!
Oj motër, që je duke qarë për të drejtat e tua, që nuk po të lejojnë ta mbulosh kokën! Nuk je e vetme! I gjithë populli po qan bashkë me ty, sepse jemi të dobët.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>