Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
O All-llahu ynë! Në një anë, frutat dhe krimbat biejnë vetë nga degët e pemëve, e nga ana tjetër, degët që janë plot fruta bien poshtë plotësisht. Ne jemi të dobët. Ne nuk na mjafton aftësia jonë për ta kuptuar realitetin e këtyre veprave. Ku je, O Largpamësia jonë? Përse s’po arrin të na ndihmosh? A mëkatet tona po të pengojnë a?!
Kur në brendësinë e njeriut lind dëshira për të studiuar, ai shndritet dhe përparon vazhdimisht.
Kush nuk mund të përsoset, ai bëhet si një mbeturinë pa vlerë që e merr vërshimi dhe humbet pa lënë gjurmë.
Aq sa njeriu mbështetet për veprat e tij tek ligjet e All-llahut, aq ai edhe i arrin suksesit.
Sa më tepër që tek njeriu mungon mësimi dhe adhurimi, aq më tepër shumëfishohen ankesat e tij.
Po aq sa është i dëmshëm ujku i uritur për kopenë e dhenve, po aq është i dëmshëm për fenë islame dhe për popullin e tij edhe njeriu që adhuron interesin e tij.
Kemi shumë nevojë për njerëzit që e kontrollojnë botën e tyre të brendshme, sepse në bazë të kësaj gjykojmë edhe botën e tyre të jashtme.
Në shkencën e matematikës vlera e çdo numri lidhet me vlerën e numrit që është para dhe me atë që vjen mbrapa tij. Njësoj, edhe vlera e njeriut lidhet me vlerën e njerëzve me të cilët ai jeton, dhe me të cilët ai shoqërohet dhe bashkëpunon.
Njeriu mund të mos studiojë inxhinierinë, por mund të bëhet inxhinier i vetvetes. Kjo është një bazë e fortë që njerëzit të mos shkatërrohen.
Ai njeri që i përmend dhe i vlerëson njerëzit e ditur të fesë islame, edhe sikur të mos mund të bëhet vetë i ditur, për të shpëtuar veten do të mjaftonte që në brendsinë e tij të ndiente hidhërim ndaj njerëzve të paditur.
Në botën islame nuk ka papunësi, por janë të shumtë ata që nuk dinë të punojnë, por vetëm shëtisin nëpër rrugë.
Forca mund ta shtypë lirinë e mendimit, por nuk mund ta zhdukë. Gjatë gjithë historisë së njerëzve ka ekzistuar edhe forca edhe mendimi. Këto dy gjëra të kundërta do të vazhdojnë të ekzistojnë edhe më tej. Kur mendja e ka gjykuar forcën, fytyra e njerëzve ka qeshur. Kur ka ndodhur e kundërta, pra kur forca i ka gjykuar mendimet, atëherë njerëzit janë zvarritur për toke.
Janë të pakta ato principe që i çojnë njerëzit tek suksesi. Kush mund t’i zotëroje ato, ai arrin sukses. Kush i nënvlerëson dhe largohet prej tyre, ai zvarritet.
Në qoftë se jemi me të vërtetë trima duhet të përpiqemi që ta përjetojmë me zell fenë islame.
Ne jemi të humbur në dy anë: në njërën anë njerëzit pa vlerë që kanë mbetur pa punë, në anën tjetër kemi edhe njerëz të ditur që nuk hapin ndonjë punë, por qëndrojnë në vend.
Në gjethet e një filizi të njomë, të freskët e të gjelbëruar, ( tritë e trejat që donin të fluturojn me dy krah, materjalisht dhe shpirtrishtë) nëpër ato filize fanatikët shkruan nga një fjalë: i prapambetur, jopërparimtar, fanatik, nurxhi... Kurse për ardhmerinë e botës musliman keto jan shpresë.
Kur bie shi themi se është mëshira e All-llahut. Të mos harrojmë se edhe lotët që vijnë nga pendimi i mëkateve është një mëshirë e All-llahut.
O njeri! Ti je nëpunës i All-llahut që është: “Ekber” (më i Madhi). Ashtu siç e sundon një fshat, ashtu duhet ta gjykosh edhe dynjanë.
Njeriu i mirë nuk duhet të shoqërohet, e as të bashkëpunojë me njeriun e keq, sepse kur vlera e minusit shumëzohet me vlerën e plusit, përfundimi del negativ.
Kush nuk mundet të bëhet ngadhënjimtar i vetvetes ai kurrë nuk mund t’i ngadhënjejë zemrat e tjerëve. Së pari, duhet të mos bëhemi problem i vetvetes, pastaj mund t’i zgjidhemi problemet e të tjerëve. Sepse problemi kurrë nuk mund të zgjidhë ndonjë problem.
Shtëpinë përpiqemi që ta vendosim në themel të fortë. Po qe se themeli i trupit tonë është i kalbur, si mund të qëndrojë ai në këmbë?!
Edhe sikur fjalët tona t’i dëgjojnë njëmijë vetë nuk kanë aq vlerë se sa kur e bindim vetëm një njeri që ta pranojë me sinqeritet idenë tonë. Atëherë ai idealisti bëhet frymë dhe na çon në fitoren e ardhmërisë. Kështu njerëzit e vlershëm do të arrijnë sukses në veten e tyre dhe kjo do të jetë pasuria më e vlefshme për ta. Me këtë arritje, ata do ta përjetojnë me sukses Islamin edhe në botën e brendshme, edhe në botën e jashtme.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>